2013-01-31

Projekti amerikan për të krijuar “Shqipërinë e Madhe” po realizohet që disa vite, ngadalë, me mjete ushtarake dhe diplomatike, shkruan ditorja kroate “Slobodna Dalmacija”.



Projekti amerikan për të krijuar “Shqipërinë e Madhe” po realizohet që disa vite, ngadalë, me mjete ushtarake dhe diplomatike, shkruan ditorja kroate “Slobodna Dalmacija”.

“Është i pandalshëm bashkimi i shqiptarëve”, ka thënë në Tiranë Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, gjë që në mediat rajonale është komentuar si shpallje e projektit të “Shqipërisë së Madhe”. Për këtë ide është folur edhe gjatë 100 vjetorit të shënimit të pavarësisë së Shqipërisë, që është festuar në Tiranë, Prishtinë, Shkup…



Kah fundi i vitit 2010, Koço Danaj, Drejtor i Institutit të Parashikimeve Rajonale, ka thënë se në vitin 2013 në mënyrë paqësore duhet të formohet shteti që do të përfshinte territoret shqiptare. Derisa disa analistë thonë se shteti i ri shqiptar është projekt real i cili tek disa ngjallë frikën se mund të sjellë tensione të reja, të tjerët thonë se fjalët e Berishës janë keqinterpretuar.

Projekti amerikan i krijimit të “Shqipërisë së Madhe” po realizohet ndër vite me mjete diplomatike dhe ushtarake. Ekziston një histori e angazhimit amerikan në rajon, por kur është fjala tek ky projekt, duhet cekur disa detaje kyçe. Këtu është bombardimi amerikan, i NATO-s, ndaj Serbisë më 1999, pas së cilës NATO në Kosovë ka dislokuar 50.000 trupa të armatosura mirë.


Këtu është edhe Marrëveshja e Ohrit, projekti i SHBA-ve, me të cilin filloi procesi i reformave politike të Maqedonisë përmes ndryshimeve kushtetuese dhe me miratimin e një sërë ligjeve të reja që ofrojnë më tepër të drejta për shqiptarët e Maqedonisë.



Ndërsa, pika e tretë, sipas ditores kroate, është mbështetja e pavarësisë së Malit të Zi dhe Kosovës, me çka është dobësuar Serbia, është realizuar zbërthimi i saj, dhe është arritur një ekuilibër rajonal. Politika amerikane, me këto angazhime ushtarako-diplomatike, përgatit projektin e “Shqipërinë së Madhe”, thotë analistja Jadranka Polovic.



Politologia nga Spliti ceku rëndësinë e Kosovës si pjesë të Evropës Juglindore.



Ph.D.Jadranka Polovic


“Juglindja e Evropës, si në të kaluarën ashtu edhe sot, ka një domethënie të rëndësishme gjeopolitike dhe gjeostrategjike, që përcakton të ardhmen politike të rajonit. E lidhur me Mesdheun, Lindjen e Mesme, malet e Kaukazit dhe Azinë Qendrore, si dhe rajonin e Danubit dhe Evropën Qendrore, ka qenë gjithmonë subjekt i interesave të fuqive të mëdha. Për shkak të rëndësisë së energjisë në gjeopolitikën e shekullit XXI, kjo hapësirë, ku janë rrugët e rëndësishme të transitit, bëhet një zonë e konkurrencës të fortë të qendrave të pushtetit botëror. Në fakt, Evropa Juglindore është rruga më e shkurtë transiti midis Evropës Perëndimore dhe zonave të pasura me gaz dhe naftë në Azinë Qendrore dhe basenit Kaspik, dhe si i tillë është i aftë të bëhet pjesë e lojës së re të madhe gjeopolitike, pra një hapësirë ku ballafaqohen interesat e Shteteve të Bashkuara, Evropës, Rusisë dhe Turqisë”, thekson Polovic.

Ekspertja kroate shton se projekti i dominimit amerikan në Euroazi në fakt fillon në Evropën Juglindore me Shqipërinë, ndërsa përfundon në Kinë. Shtetet e Bashkuara, gjeostrategjinë e saj drejt Azisë Qendrore, e mbështesin në rrjetin e shteteve proamerikane në Evropën Juglindore, si Maqedonia, Shqipëria, Rumania, Bullgaria, Turqia, Greqia, e në kontekstin e fundit edhe Kosova, si dhe shtetet e rajoni Kaspik – Azerbajxhani dhe Uzbekistani – por edhe Gjeorgjia dhe Ukraina, në të cilën, siç thotë ajo, përhapet strategjia e unifikimit të amerikanizimit botëror.

“Në fakt, shembulli i Kosovës, si shtet i ri krijuar nga përdorimi i instrumenteve të politikës amerikane, është një tregues i dominimit të vazhdueshëm të SHBA-ve në rajon dhe përpjekjet për të ruajtur udhëheqjen unipolare amerikane jo vetëm në juglindje të Evropës, por në të gjithë rajonin e Euroazisë”, thotë Polovic, duke shtuar se Kosova mbetet një shembull amerikan në zotërimin e rregullave të demokracisë, tregut të lirë dhe të hapjes për investitorët e huaj.

“Politika amerikane tund të gjitha projektet në Kosovë. Është turp që zyrtarët amerikanë që mundën Serbinë, tani privatizojnë pjesët më vitale të ekonomisë së Kosovës”, thotë politologia kroate, e cila nuk pret trazira të reja në rajon.

“Udhëheqësit e lëvizjes kombëtare shqiptare këto ditë thanë se SHBA-të dhe Rusia kanë rënë dakord për rishikimin e kufijve, në mënyrë që Presheva, Kosova, dhe unë besoj një pjesë e Maqedonisë dhe e Malit të Zi, do të gjenden brenda një Shqipëri të Madhe. Unë ju besoj, sepse konfigurimi i deritashëm i rajoneve të ish Jugosllavisë është bërë në rrugën e dy proceseve integruese: anëtarësimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Shtetet kombëtare e kanë humbur kuptimin, ndërsa akterët globalë avancojnë me projektet e zgjerimit të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe tregut të lirë, që nënkuptojnë globalizimin e varfërisë në rajon. Shtetet e reja janë krejtësisht të varura nga kapitali i huaj, ndërsa këto ditë shohim Qeverinë kroate si shembull që adapton gjithçka që akterët e huaj u thonë”.


http://www.slobodnadalmacija.hr/Svijet/tabid/67/articleType/ArticleView/articleId/120212/Default.aspx




"Velika Albanija formirat će se do 2013. godine"

Direktor Instituta  za regionalne prognoze Koča Danaj prognozirao je kako bi nova država obuhvaćala cijelu Albaniju i Kosovo, ali i dijelove Srbije, Crne Gore, Makedonije i Grčke u kojima žive Albanci

Novoosnovana “Lista za prirodnu Albaniju”, kojoj je glavni cilj stvaranje “velike Albanije”, najavila je da će izaći na izbore u svim balkanskim državama u kojima žive Albanci.
“Za početak ćemo sudjelovati na predstojećim izborima u Albaniji i na Kosovu, a kasnije i u svim državama regije”, poručuju iz Liste. “Lista za Albaniju” zalaže se za stvaranje države svih Albanaca na Balkanu, a osim Albanije, nova država bi se protezala na teritoriju Kosova i dijelova Crne Gore, Srbije, Makedonije i Grčke.

Odluka o referendumu


Direktor Instituta za regionalne prognoze u glavnom albanskom gradu Tirani, Koča Danaj, izjavio je kako bi se do 2013. godine trebala formirati nova albanska država.

Prema njegovim prognozama, ona bi obuhvaćala cijelu Albaniju i Kosovo, ali i dijelove Srbije, Crne Gore, Makedonije i Grčke u kojima žive Albanci. Ovu ideju je Danaj iznio na promociji svoje političke liste “Prirodna Albanija”.

Smatra kako bi Albanci u tim državama trebali izaći na referendum kojim bi se izjasnili za osnivanje velike albanske države. Odluku o referendumu ubrzo očekuje na Kosovu.

Danaj misli da se stvaranje nove države može postići mirnim putem i pregovorima sa susjedima te dodaje kako će stvaranje velike albanske države biti dobro za stabilnost i razvoj Balkana kao i rješavanje albanskog pitanja.

Sam je Danaj bivši savjetnik trojice albanskih premijera pa ga se zbog toga ne može smatrati političkim marginalcem, a dodaje kako za ovu ideju ima podršku međunarodne zajednice.

Ostaje još samo vidjeti kakvu reakciju će imati države koje bi se u korist “velike Albanije” trebale odreći svoga teritorija, a mora se imati na umu kako su se u ovoj regiji u prošlosti rješavali takvi problemi.

Ovu listu na Kosovu podržavaju pokret “Samoopredjeljenje” i predsjednici općina Preševo i Bujanovac.

Danaj smatra kako bi se Albanci za svoju veliku državu mogli izboriti referendumom u sadašnjim državama.

Londonska konferencija


Glasnogovornik javnog tužiteljstva Republike Srbije Tomo Zorić u izjavi za beogradsku “Politiku” ustvrdio je kako će Tužiteljstvo, u granicama svojih ovlasti, reagirati povodom izjava čelnika općina Preševo i Bujanovac koji su na skupu u Tirani promovirali “Liste prirodne Albanije”.

Naime, predsjednik općine Preševo Ragmi Mustafa i predsjednik Bujanovaca Jonuz Musliju podržali su u subotu u Tirani ideju “Liste za prirodnu Albaniju”, da se “objedine dijelovi teritorija Makedonije, Grčke, Kosova, Crne Gore i Srbije, susjednih država u kojima Albanci čine većinsko stanovništvo”, navodi list.

Na skupu je zaključeno da od Međunarodnog suda pravde treba tražiti revidiranje Londonske konferencije iz 1913. godine kao i Berlinskog kongresa “da bi se ispravile pogreške prema Albancima koje su nastale nakon povlačenja osmanskog imperija s tog prostora”.

SD






"Great Albania will be formed by 2013."

Director of the Institute for Regional forecasts Koca danaias predicted that the new state-wide Albania and Kosovo, and parts of Serbia, Montenegro, Macedonia and Greece, where Albanians lived

The newly formed "List for Natural Albania", where the main objective is to create a "Greater Albania", has announced that they will vote in all the Balkan countries where Albanians live.
"For a start, we will participate in the upcoming elections in Albania and Kosovo, and later in all countries of the region," says the lists. "List for Albania" advocates the creation of the state of all Albanians in the Balkans, except for Albania, a new state would be extended to the territory of Kosovo and parts of Montenegro, Serbia, Macedonia and Greece.

Decision on Referendum


Director of the Institute for Regional forecasts in the Albanian capital, Tirana, Koca danaias , said to be by 2013. should form the new Albanian state.According to the forecast, it would cover the whole Albania and Kosovo, as well as parts of Serbia, Montenegro, Macedonia and Greece, where Albanians live. This idea was put forward danaias to promote their political lists "Natural Albania". believed to Albanians in those states should get to a referendum that would endorse the establishment of a large Albanian state. A decision is expected soon on a referendum in Kosovo. danaias thought that the formation of the new state can be achieved through peaceful means and negotiations with neighbors, adding that the creation of a large Albanian state be good for the stability and development of the Balkans as well as resolving the Albanian question. danaias Sam is a former adviser to three Albanian prime and ga can not therefore be considered the political margins, and added that for this idea has the support of the international community. remains just to see what the reaction will be the state that would be in favor of "Greater Albania" should give up their territory, and must be bear in mind that in this region in the past dealt with such problems. this list in Kosovo to support the movement, "Self-determination" and the presidents of the Presevo and Bujanovac. danaias considered to Albanians for their great country could win a referendum in the current member.














London Conference


A spokesman for the public prosecutor's office of the Republic of Serbia Tomo Zoric told the Belgrade's "Politika" argued that the Prosecution will, within the limits of its authority, responding to a statement by the head of the Presevo and Bujanovac, who at a rally in Tirana promoted "Lists of natural Albania". Specifically, the president of the municipality Presevo Ragmi Mustafa and president of Bujanovac Jonuz Musliuendorsed Saturday in Tirana idea of "lists for Natural Albania", to "unify parts of the territory of Macedonia, Greece, Kosovo, Montenegro and Serbia, neighboring states where Albanians are in the majority," says sheet. The event was concluded that the International Court of Justice to seek review of the London Conference from 1913. year and the Congress of Berlin "to correct errors to the Albanians that occurred after the withdrawal of the Ottoman Empire on the premises."




"Americans are preparing the project for years Greater Albania"

Flag of Albania / Illustration

- Unstoppable unification of Albanians - said in Tirana, Albanian Prime Minister Sali Berisha, as in some regional media followed the announcement of the project as a new Greater Albania. About this idea was discussed, namely, during the recent celebration of the hundredth anniversary of the establishment of the Albanian state, which is noisily celebrated in Tirana, and in Pristina, Skopje ... Even in late 2010. Koca danaias, director of regional forecasting and advisor of three Albanian prime minister, said it would be in 2013.the peacefully should establish a new Albanian state, which would bring together Albanian territory. While some analysts argue that the new Albanian state a realistic project that some awakens fears and may bring new tensions, others state that Berisha's words completely misrepresented. - U.S. project to create a Greater Albania actually slowly through diplomatic and military means realized for many years . There is a history of U.S. involvement in the region, but when it comes to this project, it should be recalled on several key points.It is the U.S., NATO's bombing of Serbia in 1999. , after which NATO has deployed in Kosovo 50,000 well-armed troops. - There is also the Ohrid Agreement, Project USA, which began a process of political reform Macedonia through constitutional changes and the adoption of a series of new laws that provide substantially more rights Macedonian Albanians. The third key point is the American support for the independence of Montenegro and Kosovo, which has been weakened Serbia, conducted its decomposition and thus established a regional balance. U.S. policy is the military-diplomatic engagement prepared project Greater Albania - said Dr. Jadranka half. Political scientist from Split indicates the significance of Kosovo as a part of southeast Europe. - Southeast Europe, as well as in the past, and today has an extremely geopolitical, geo-economic and geo-strategic meaning that determines the political future of the region. Associated with the Mediterranean, the Middle East, the Caucasus Mountains and Central Asia as well as the Danube region and Central Europe, has always been subject to the interests of the great powers. Because of the growing importance of energy in the geopolitics of 21st century, this area, which are important transit route over you, so here's Gazprom is finally in Croatia, it becomes an area of strong competition of global power centers.Specifically, Southeast Europe is the shortest transit route between Western Europe and the oil-and gas-rich areas of Central Asia and the Caspian basin, and as such his pass ability becomes part of the "new great geopolitical game", the area where rivaliziraju interests of the United States, Europe, Russia and Turkey - said Dr. halves. Our informants added that the project of establishing U.S. dominance in Eurasia actually begins in southeastern Europe with Albania, and ends in China. United States its geostrategist towards Central Asia rely on network proameričkih country in southeastern Europe - Macedonia, Albania, Romania, Bulgaria, Turkey, Greece, in the context of the recent Kosovo and the country's Caspian region - Azerbaijan and Uzbekistan, as well as Georgia and Ukraine, the which, he says, spreading malicious strategy of unification, Americanization. - It is an example of Kosovo as a new state created by the use of American policy instruments has become an indicator of continued U.S. domination in the region and efforts to keep the U.S. unipolar leadership not only in the southeast of Europe, but and the wider Eurasian space - said Dr. Polovic, adding that Kosovo remains an American "success stories" in mastering the rules of democracy, free-market adoption lessons and opening to foreign investors. - American politics is shaking all projects in Kosovo. It is a shame that the American officials who beat Serbia now privatized most vital parts of the Kosovo economy - said the political scientist. Can we expect unrest? - I do not expect unrest. Specifically, the leaders of the Albanian national movement these days say that the U.S. and Russia have agreed to redrawing boundaries in a way that will Presevo, Kosovo, and I believe part of Macedonia and Montenegro, found within a Greater Albania. I truly believe that, because they are already new configuration former Yugoslavia conducted by two of the integration process: the region joining NATO and the European Union.Nation-states are losing meaning, global actors advance the project to spread democracy, human rights and free markets, which implies globalized misery region. The new states are totally dependent on foreign capital, these days we see the Croatian government as llent students who spend all ordered by the actors .... - Region earthquake high unemployment, apathy of people, incredible social differences, and the American hit Albania, Kosovo and Montenegro may qualify as the country with the highest crime - said the political scientist. 


Vasil Tabaku: Në Shqipëri nuk ka kritikë letrare, në vend të saj ka disa “qoka”



vasil_tabaku_

Shkrimtari dhe publicisti, Vasil Tabaku është autor i 13 librave në disa gjini si poezi, prozë, publicistikë, analiza e ese me të cilat ai tashmë ka krijuar influencën e tij në letrat shqipe dhe publicistikën shqiptare dhe ballkanike. Vasil Tabaku, duket si një personazh që sikur vjen nga “Muzeu Historik i EPOKAVE”, zërin e kontributin e tij e kini dëgjuar jo vetëm në emisionet Radiofonike por edhe në RTSH. Por ajo ç’ka e bën atë të shquar,- ai ka rekord botimesh rreth 5450 shkrime publicistike, analiza politike, sociale, shoqërore si dhe shkrime të veçanta studimore në fushën e letërsisë, folklorit dhe kritikës letrare. Përveç kësaj veprimtarie të begatshëm e të larmishme, lart Vasil Tabaku ka në proces të finalizimit edhe dy libra, një roman dhe një libër poetik, kurse një pjesë e krijimeve poetike i janë përkthyer edhe në gjermanisht, italisht dhe persisht. Ai njeh mirë italishten dhe rusishten. Në këtë bisedë, shkrimtari, poeti, publicisti dhe gazetari veteran i RTSH dhe aktualisht në ATSH, -Vasil TABAKU flet për veten dhe krijimtarinë e tij.

Bisedoi: Raimonda MOISIU
Ju jeni një nga shkrimtarët pionierë të letrave shqip. Kalimi juaj i suksesshëm nga mësues në poet, prozator publicist e gazetar. Ç’mund të na thoni si filloi karriera tuaj shumë dimensionale? Si u gjendët në këtë “udhëtim” të bukur e mbresëlënës?
- …eh po ju më thoni të kthej kokën pas…natyrisht, kur njeriu ecën e ecën, dikur ndalet dhe kthen kokën. Ja, tej diku është buzëqeshja ime prej gjimnazisti, fytyra ime e çiltër dhe naive… një poezi e vogël lirike,,naive e vibruese, shkruar fshehtas mësuesit të letërsisë …Druajtje, ëndrra, net pa gjumë dhe…dështime të natyrshme. Ajo poezi nuk u lexua kurrë nga asnjë, por ama ishte poezia ime e parë…” Me fustanin prej drite të Hënës,me buzëqeshjen prej luleve të mollës,kalove ti mes për mes ëndrrës, dhe humbe ashtu siç humbet flukëza e dëborës…” Kjo bëri që unë të shkruaja pastaj e të shkruaja pambarim. Filloj kështu një maratonë e poezisë, që më bënë të ndjehem gjallë edhe sot. Ndërsa kur mbarova fakultetin dhe isha mësues në fshatin Ninësh të Mallakastrës, isha autor i një libri poetik. Kisha botuar që student vëllimin poetik “Hyrja e Pranverës” dhe ndërkohë kisha botuar dhe shkrime publicistike tek gazeta “Zëri i Rinisë” apo gazeta “Drita” duke i dhënë kështu vetes edhe një mundësi tjetër krijuese, atë të publicistikës. Sa e bukur aq dhe e vështirë, shpesh duhej të përshtateshe, të shkruaje duke anashkaluar problemet, në të kundërtën, duhej të përballeshe me një trysni politike, pa e kuptuar as vet shndërroheshe në “armik i klasës”. Pra ishin vitet 1977-1978 ku unë një mësues fshati isha edhe poet edhe gazetar, ose me saktë korrespondent i “Zërit të Rinisë” në Mallakastër dhe Fier. Në Ballsh ishte duke u ndërtuar Uzina e Përpunimit të Thellë të Naftës, një kantier i madh pune, isha si të thuash atëherë kronisti i kësaj vepre të madhe industriale duke botuar reportazhe dhe shkrime në shumë gazeta të kohës …Ishte vërtet bukur por dhe e vështirë… Por duhet të them se në Mallakastër pata një stinë të begatë krijimtarie poetike ku botova edhe dy libra të tjerë poetikë, librin “Në të gjitha ditët” dhe librin tjetër “Me këngën time dhe jetën”. E kuptova që tashmë ishte nisur një rrugë pakthim, poezia dhe publicistika…Dy bashkudhëtare të cilat nuk m’u ndanë asnjëherë gjatë gjithë jetës… Ah, edhe diçka…Në Mallakastër njoha dhe Resmën…vajzën që do të shndërrohej në Muzën time të fuqishme të poezisë së mëpastajme. Resma ishte për mua dashuria dhe jeta, ëndrra dhe drita, shpresa dhe familja. Resma ishte një realitet magjik që po e prekja për herë të parë e do të shëndrrohej për mua në një mit, himn i shpirtit të madh e të bukur të femrës…
Mu kujtua shprehja e shkrimtarit të madh, Stefan King, kur e pyetën: “Se si mund të bëhesh shkrimtar. Ai iu përgjigj –“merrni ndër duart tuaja libra të shkrimtarëve të tjerë dhe lexoni çdo gjë të tyre, –mos mendoni jo vetëm si të shkruani libra”. A ndani të njëjtën filozofi me të?
Po, do të thosha se është më tepër një sentencë se sa një rrëfim për procedurën e krijimit letrar…Të bëhesh shkrimtar? Pak e vështirë t’i pergjigjesh. Të shkruarit nuk është artizanat, zeje apo profesion…Jo të shkruarit është së pari frymë, gjendje dhe e lindur bashkë me artistin. Kam bindjen se mund të mbarosh disa shkolla dhe fakultete, por kurrë nuk mund të mësosh si të shkruash…Të shkruarit, vjen, nuk fitohet, Të shkruarit ndoshta është magji…Mbase…Stefan King, ka të drejtë..mbase…Nuk them se jam perfekt në këtë përgjigje, por gjithsesi kështu mendoj dhe…
Ju jeni prozator; romane novela, tregime esse, ….Tashmë një shkrimtar i afirmuar, autor i dhjetëra librave. Çfarë mendoni se ka mbetur konstante?
Asgjë nuk mbetet konstante. Gjithçka është në ndryshim të vazhdueshëm. Krijimtaria i ngjan një vullkani në errupsion të plotë. Cdo libër është një destinacion, ndryshe mund të them një qytet, që ti si shkrimtar në rrugëtimin tënd krijues, tashmë e ke arritur, e ke krijuar, e ke eksploruar, e ke bërë tëndin dhe pastaj ikën. Ikën se nuk mund të rrish aty përjetësisht, pasi do të shkruash librin tjetër. Dhe krijimi i një libri tjetër është një tjetër gjendje, një tjetër performancë, një tjetër botë një tjetër frymë…Ndryshimi është thelbi i krijimtarisë. Qyteti nga qyteti ndryshon ashtu si libri nga libri, roman, poezi, ese, publicistikë…dhe ti si një ZOT, i vështron nga sipër dhe kuptohet, nuk je i kënaqur. Do të doje t’i prishje dhe t’i bëje nga e para, por kjo jo gjithmonë është e mundur. Megjithatë, pikërisht ky ndryshim, kjo mosngjashmëri dhe asnjëherë konstante e bën letërsinë univers të larmishëm dhe të magjishme, të bukur dhe tërheqëse. Letërsia është perandoria e ndryshimit dhe e së ndryshmes…
Si mendoni ju, cilat janë elementët thelbësorë të një prozë, në rastin tuaj, të romanit. Sfida që përballeni me ndërtimin e tij, duke e krijuar atë me idetë që keni në mendje për ecurinë e personazheve. Ju i paraqisni personazhet tuaja nga jeta reale në përshtatje me kohën e situatën, apo anasjelltas?
Romani im “Baleti i drerit të plagosur” është më tepër fryti i realiteti. Ai është rrëfim artistik për luftën dhe paqen në Kosovë. Unë si shkrimtar,artist dhe publicist e përjetova thellë këtë luftë në vendin e Dardanisë, truallit mitik të legjendave dhe mbi të gjitha të Eposit të Kreshnikëve. Pata si të thuash afeksion të menjëhershëm. U elektrizova. Kjo mbase nga ndjeshmëritë e mia më të hershme. Në periudhën e viteve ‘90 deri në ‘98–ën, unë isha gazetar në Radio Televizionin Shqiptar dhe aty arrita të realizoj një sërë emisionesh televizive të drejtpërdrejtë për Kosovën, përpjekjet dhe luftën e madhe për liri. Po ashtu realizova disa filma dokumentarë për ngjarje dhe emra të njohur të Kosovës. Kjo e rriti mjaft ndjeshmërinë time si krijues dhe unë tashmë isha i gatshëm për një vepër më madhore. Romanin. I gjithë shkrimi i romanit si vepër për mua ishte nga sfidat më të mëdha të jetës sime…O Zot! Po kishim dëgjuar aq ngjarje dhe ndodhi, bëma heroike dhe tragjedi, makabritete dhe vepra të llahtarshme të genocidit serb në gjithë Kosovën. E pra në shënimet e mia si gazetar, në blloqet e mi dhe diktofonat, kishte shumë dhimbje, klithma, britma njerëzore, përdhunime masive, të femrave të pambrojtura. Vrasje të përbindshme dhe tortura…Dhe kuptohet, unë tashmë isha i mbushur gjer në shpërthim. Si mund të heshtja, si mund të mos ulërija…pra në rastin tim si të mos shkruaja…Dhe e shkrova romanin thuajse për një vit, pastaj m’u desh të përballesha me përpunimin e gjatë. Në roman ka skena makabre, përdhunimi, torturash, vrasjesh dhe shkeljesh të paprecedentë të të drejtave njerëzore. Natyrisht, për të mos e shndërruar veprën rimë në një libër thjesht tmerri m’u desh të hiqja shumë skena të paimagjinueshme krimesh. Skena të cilat unë i kisha marrë direkt nga realiteti i paimagjinueshëm i genocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë…Në shpirt kisha një pezm të rëndë…Isha shumë borxhli ndaj Kosovës dhe shqiptarëve atje…Romani rrinte si dhimbja pa emër brenda ndërgjegjes sime. Isha midis realitetit dhe fantazisë. Përpara atij realiteti, fantazia ime si krijues ishte tepër e varfër…realiteti i luftës në Kosovë ishte mbi çdo fantazi, sado e madhe dhe e shfrenuar të ishte ajo…Atëherë unë lashë vetëm skenat reale të krimeve të serbëve, lashë realitetin e shndërruar me shumë dhimbje në art e në letërsi. Ky është romani im për Kosovën “Baleti i drerit të plagosur” me shënimin në faqe të parë “Këtë roman ja kushtoj miqve të mi poetë të Kosovës…”
Çfarë shërben si frymëzim për të shkruar poezi? A keni ndonjë ndjesi të veçantë kur ju shkruani një poezi të bukur, të ndjeshme e të mirë?
Nuk mund të them se kam frymëzim të veçantë, sepse gjendja e të shkruarit është situatë tepër e pashpjegueshme, inkandeshencë e shpirtit dhe mendimit…Kur shkruan, (të paktën si e ndjej unë brenda vehtes) është gjendje transi…pse jo dhe magjie. Është universi i talentit njerëzor që triumfon mbi ndërgjegjen duke dhënë produktin e krijimit poetik…
Kur shkruani poezi, cili është vendi tuaj më i preferuar, në studio, në natyrë apo krejt rastësisht edhe duke pirë kafe diku?
Shiko, poezia ka një specifikë…ajo nuk shkruhet kur do ti, por kur do ajo (pra poezia), ajo vjen atëherë kur ti nuk e pret, pra nuk e parashikon, në studio, natyrë apo kafe…eh, po unë do të thosha thjeshtë, -Poezia është trilli më i bukur njerëzor. Shumicën e poezive i kam shkruar duke ecur, pastaj jam ulur e i kam hedhur në letër…
Çfarë është muza për ju, është aftësi gjenetike, sipas mendimit tuaj?
Muza…Nuk besoj se do ketë, kush aftësinë për ta shpjeguar. Muza lind,shpërthen dhe materializohet në mënyrë magjike. E vetmja fjalë që mund ta shpjegoj muzën mendoj se është fjala e mistershme MAGJI. Muza është magji. Poeti përjeton gjendje vërtetë të mistershme dhe tepër të veçantë, fjalët nuk dalin nga gjuha, por ato gurgullojnë nga shpirti i poetit, dergjen plot dritë e ngjyra nëpër qiellin e madh të poezisë për t’u shndërruar në këngë të mrekullueshme ku jeta është vërtet e magjishme. Kështu është poezia, e bukur, e mistershme dhe marramendëse…
Ju shkruani poezi dhe prozë? Cili ka qenë poezia, tregimi apo novela tuaj e parë?
E para, mbase poezia, e cila tashmë ka humbur në stuhinë time krijuese. Libri im i parë është libri poetik “Hyrja e pranverës”. Isha ende student në fakultetin e Gjuhë–Letërsisë dhe ju them sinqerisht që ka qenë ndër ditët e mia më të bukura. Kopjen e parë të sapo dalë nga shtypshkronja, ma ka sjellë shkrimtari i madh Jakov Xoxa, kushëri i nënës sime. Dhe mua m’u duk sikur më solli vet botën, jam përlotur, më pas erdhën me radhë librat e tjerë.
Kam shfletuar me interes të veçantë librat tuaj studimore, shkrime trajtesa, analiza politike, kritikë letrare e publikime në fushën e publicistikës. Si keni arritur ju, të harmonizoni aktualen mbizotëruese historike, sociale e politike, në kurriz të pavarësisë tuaj intelektuale?
Është padyshim harxh i madh që shkrimtari, artisti dhe publicisti i paguan pavarësisë intelektuale. Që të mos mbetesh peng i asnjërës e në këtë rast pavarësisë së të shkruarit dhe padyshim lirisë së të menduarit, duhet të jesh shumë i sinqertë me lexuesin, të mos e bësh atë palë, pra të mos e imponosh që ai të mendoj si ti që shkruan, por të mendoj i lirë dhe të gjykoj po aq i lirë, pavarësisht preferencave të tua politike. Në Shqipërinë e kohës sime kjo thuajse është utopi, pra tërësisht e pamundur. Veçanërisht në librat e mi eseistikë dhe me sfond politik, unë nuk do të thosha se jam SHENJT, më besoni që kam qenë tepër realist dhe i hapur. Unë i përkas asaj kategorie krijuesish që i besojmë shumë DEMOKRACISË, dhe natyrisht, liria ka qenë kështu BIBLA ime e krijimit…
A ka ndonjë moment paralel gjatë eksperiencës tuaj, që si rrjedhojë ka sjellë edhe këndvështrimin paralel mbi përvojën jetësore, social-politike e historike?
Po kjo mendoj se i ndodh shumë krijuesve. Në fund të fundit artisti dhe shkrimtari janë produkte sociale dhe si të tillë ata nuk mund të mos preken nga “virusi” i kohës në të cilën ata jetojnë. Duke qenë të tillë, padyshim janë tepër të brishtë e delikatë. Ndaj ata meritojnë gjithë përkujdesin e mbrojtjen e vet shoqërisë ku jeton, pasi unë do të thosha pa ndrojtje se shkrimtarët dhe artistët janë PASURI KOMBËTARE.
Ju keni një karrierë të gjatë në gazetari, si një nga gazetarët më aktivë në mediat e vendit.. Edhe si folës në radio, TV, edhe si kryeredaktor në disa organe të shtypit shqiptar. Keni botuar rreth 5450 shkrime publicistikë, analiza politike, sociale, si dhe shkrime të veçanta studimore në fushën e letërsisë dhe kritikës letrare. A mund të na përshkruani momente nga eksperienca tuaj të emisioneve të lajmeve dhe artikujve publicistikë?
Nuk di se si mund ti ndaj…pasi janë shumë, natyrisht është një kohë shtrirje e gjatë. Por unë do të sjell këtu një moment vërtetë të veçantë. Isha gazetar në Televizionin Shqiptar, aty nga viti 1996. Punoja për një emision të zgjeruar për Kosovën, mbylljen nga Serbia të Universitetit të Prishtinës. Një rast i jashtëzakonshëm dhe tepër tronditës. Emisioni do të ishte i drejtpërdrejt në transmetim satelitor në gjithë Europën,natyrisht për të sensibilizuar botën e Perëndimit për këtë rast tipik diktatorial të Millosheviçit. Kisha shumë pak materiale dhe një mik nga Prishtina, për të më prurë materiale për emisionin televiziv, së bashku m dy djem të rinj udhëtuan përmes dimrit (ishte muaji shkurt 1996 duke kaluar ilegalisht kufirin nëpër male sepse nuk i lejonte regjimi i egër i Millosheviçit të vinin në Shqipëri nga Kosova.) Pas një udhëtimi prej dy ditësh ilegalisht nëpër male, tre miqtë e mi nga Prishtina erdhën në Tiranë. Ishte mëngjes dhe para RTV Shqiptar rrinin tre njerëz të lodhur, të parruar, por tepër optimist, që më në fund kishin mundur të vinin dhe të takoni gazetarin e TVSH Vasil Tabakun, duke prurë materiale vërtetë të rralla. O Zot, kam shtangur. Ata të mobiluar nga një frymë e shenjtë lirie kishin sfiduar vdekjen e sigurtë, kalimin ilegal të kufirit dhe dimrin e egër të Alpeve. I pushtova si tre njerëzit e mi më të shtrenjtë dhe sytë e mi ishin të mbushur me lot…
…..që do të thotë se keni përjetuar momente mbresëlënëse, të këndshme, por edhe kritike, dëshpëruese e të trishta. A mund të na përshkruani momente nga eksperienca tuaj? Si jeni ndjerë kur keni dhënë lajmet për herë të parë”?
Lajmet…Është tepër e vështirë ti shpjegosh disa gjëra. Të transmetosh lajmin tek të tjerët është një ndjesi e bukur por dhe emocionuese, me përgjegjësi natyrisht…Në studion e Radio Kontaktit jepja edicionin e lajmeve me dy gazetare të njohura tashmë, Elona Meço dhe Eva Simoni. Kishte ndodhur diçka e pazakontë në tunelet e Krrabës ishte vjedhur floriri i depozituar për Thesarin e Shtetit. Nuk isha informuar më parë me lajmet isha ulur në pult bashkë me Eva Simonin dhe po lexoja lajmin se ishte kapur grabitësi, një fshatar me gomarin të ngarkuar me dy kosha me flori. Papritur shpërtheva në të qeshura të papërmbajtshme, ishim në transmetim të drejtpërdrejt…Po ç’të bësh edhe gazetarët njerëz janë…Si mund ta besoja që Thesari i Shteti ishte vjedhur nga një fshatar me gomarin e tij…Në një kohë kur ne në lajme lexonim deklaratat e qeverisë së kohës se “tunelet e floririt ishin të super mbrojtur dhe super ruajtur…”
A ju kujtohen ditët tuaja të para si gazetar? Çfarë ka ndikuar te ju më shumë apo diçka e papritur që ju zgjodhët të jeni edhe gazetar?
Gazetarinë e kam përjetuar herët, që student. Për arsye ekonomike, për të siguruar bursën për të vazhduar shkollën e lartë, kam punuar si korrespondent i “Zërit të Rinisë”por edhe i gazetave të tjera si Zëri i Popullit” apo “Bashkimi” dhe më tepër si gazetar me reportazhe për aksionistët nëpër hekurudhat që ndërtoheshin aso kohe si Elbasan –Librazhd dhe Fier – Ballsh. Ka qenë periudhë mjaft e bukur, intensive dhe e lodhshme, pasi njëherësh duhej të përballoja dhe studimet, leksionet dhe provimet. Megjithatë them se po të mos ishte nevoja ime e madhe ekonomike, ndoshta do të kisha qëndruar larg gazetarisë, por tashmë unë kisha hyrë kokë e këmbë në detin e gazetarisë, nuk dilja dot më pasi shumë gjëra tek unë ishin shndërruar në pasion…
A mendoni se “OLD TIMES” rezonojnë ndryshe me audiencën e sotme dhe shoqërisë, krahasuar me audiencën e viteve ’80, kur ju jepnit lajmet?
Gjithsesi ndryshimi është sa thelbësor aq dhe cilësor. Në këtë rast krahasimi mendoj se është shumë domethënës. Tashmë LAJMI, ka fituar më tepër hapësirë, më shumë intensitet dhe vjen mjaft shpejt drejt audiencës apo lexuesit. “OLD TIMES” është padyshim një revolucion teknologjik mjaft cilësor por dhe mjaft i efekshëm krahasuar me dinamikën dhe shpejtësinë e emetimit të LAJMIT në vitet ’80 apo dhe fillimit të viteve ‘90 kur unë isha gazetar televiziv apo dhe radiofonik. Padyshim që audienca e sotme mendoj se është më e madhe por edhe më e informuar, kjo falë teknologjisë dixhitale por edhe emancipimit tërësor të vet LAJMIT dhe gazetarisë shqiptare. Gazetari i viteve ‘80 përveç censurës kishte dhe autocensurën, e cila sikundër dihet i rrinte si një “shpatë Demokleu” mbi kokë, ndërsa sot, gazetarët veç formimit akademik tejet të avancuar kanë mundësinë e trajnimeve nëpër mediat prestigjioze perëndimore por edhe vjeljen e një përvoje mjaft profesionale nga kolegë të ndryshëm si në rajon, në Europë apo dhe SHBA.
Çfarë do të dëshironit të thoni në lidhje me karakterin e përgjithshëm të gazetarisë shqiptare, Ballkanike apo Lindore, në krahasim me atë perëndimore, bazuar në ato ç’ka ju keni lexuar, dhënë lajme apo vënë re?
Së pari dua të theksoj faktin se dallimet janë ende esenciale e në ndonjë rast edhe tepër dalluese. E kam fjalën në krahasimin me mediat perëndimore. Gazetaria shqiptare pas viteve ’90, përjetoj një rilindje, një transformim mjaft rrënjësor. Mjafton të flasim këtu për lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit, dy nga vlerat kryesorë që i kishin munguar tërësisht medias shqiptare nën diktaturë për më tepër se 45 vjet. Pikërisht këtu fillon dhe rilindja mediatike shqiptare, por edhe ajo ballkanike, pasi dhe Ballkani kishte po të njëjtat probleme si dhe Shqipëria. Kujtojmë këtu ish-Jugosllavinë, Bullgarinë apo shtete të tjera ballkanike. Gazetaria shqiptare pas viteve ’90 fitoj një dimension të ri: – lirinë e shprehjes dhe lirinë mediatike, e cila natyrisht pati dhe keqpërdorimet e saj, pse jo dhe deformime të dukshme. Një pjesë e mediave në Shqipëri, ende vazhdojnë të jenë të ndërvarura nga qarqe të caktuara politike apo dhe nga pronarë të politizuar, gjë e cila ka krijuar shpesh edhe debate, por më së shumti deformime të vërtetësisë së lajmit apo dhe qëndrime subjektive. Megjithatë, unë mendoj edhe pse gazetaria shqiptare ende ka probleme të raporteve të saj me realitetin apo dhe vërtetësinë e faktit, ka ecur mjaft përpara, ka euvoluar, është bërë më fleksibële dhe ka fituar një fizionomi bashkëkohore në shumë raste dinjitoze. Mes gazetarëve shqiptarë ka emra tepër të shkëlqyer, profesionistë të nderuar dhe dominant në tregun mediatik. Po ashtu dhe organe të shtypit apo media audiovizive që janë sa prestigjioze aq dhe të pavarura,që kanë fituar besimin e shqiptarëve, pse jo dhe më gjerë.
Çfarë mendoni për statusin aktual të kritikës? A ka kritikë të mirëfilltë sot për sot? Cili ka qenë keqkuptimi më i ndjeshëm gjatë karrierës tuaj krijuese?
Nëse do të flasim për kritikë letrare të mirëfilltë, mendoj se kjo kritikë në Shqipëri, aktualisht mungon. Në vend të saj ka disa “qoka” të miqve apo disa njerëzve të interesuar për autorin që bëjnë vetëm ca shënime me lëvdata. Në ndonjë rast këto lëvdata e kalojnë sensin e masës dhe e paraqesin autorin sikur të jetë gjeni, zbulim në fushën e letrave shqipe, kur në të vërtetë është thjeshtë një krijues i rëndomtë pse jo dhe mediokër. Mungesa e kritikës profesioniste si për letërsinë ashtu dhe për artin në përgjithësi, mendoj se ka sjell një pështjellim të madh tek qëndrimi estetik dhe vlerësues i lexuesit të mirëfilltë. Nuk flas këtu për lexuesin e kualifikuar, pasi ai di mirë ta bëjë vlerësimin e veprës së lexuar, unë flas për ata qindra mijëra lexuës të thjeshtë që manipulohen nga gjithfarë lloj grafomanësh.E meqë jam në këtë pikë, do të bëja apel për një qëndrim më korrekt dhe racional të atyre që marrin mundimin të bëjnë shënime për librat, pse jo dhe më të përgjegjshëm në vlerësimet që bëjnë për autorë të ndryshëm. Në kohëzgjatjen e karrierës sime krijuese, ka patur disa raste keqkuptimesh, nëse do ti etiketoja kështu. Përgjithësisht këto keqkuptime kanë ardhur nga mediat e shkruara apo audiovizive. Këto media e kanë shndërruar në biznes lancimin e mediokritetit në letërsi dhe në art duke marrë shuma të konsiderueshme lekësh…dhe padyshim që kjo përveçse është e trishtueshme për të gjithë krijuesit seriozë dhe të talentuar, por mbi të gjitha është një superfyerje dhe shkelje e çdo etike qytetare dhe mediatike. Por ç’ti bësh ja që kjo ndodh dhe është mjaft refraktare ndaj çdo vërejtje që ne bëjmë për këtë fenomen sa grotesk aq dhe të papranueshëm. Praktika të tilla ndaj letërsie dhe artit në Shqipëri duhet të marrin fund, pasi këto lloj praktikash dëmtojnë rëndë imazhin e vërtetë të Letërsisë dhe Artit.
Mendoni e shpresoni se gazeta “Drita”, do të rikthehet”
Nuk besoj….Gazeta “Drita” organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë” ishte një editim mjaft i suksesshëm dhe serioz, por gjithsesi i kompromentuar thellë nga partitizmi social-komunist i regjimit të diktaturës. Si e tillë, kjo gazetë edhe pse e suksesshme, nuk mund të kapërcej epokat dhe të rifitoj statusin e një organi të preferuar edhe në Demokraci. Çdo kalim i tillë për mendimin tim do të ishte një bastardim. Koha natyrisht sugjeron tashmë forma dhe mënyra më racionale e përfaqësuese për Letërsinë dhe Artin në Shqipëri. Është koha kur Shqipëria po ribën vlerat e saj dhe po ridimensionon shpirtin e madh, po reformon Kulturën, Artin dhe gjithë universin krijues shqiptar. Organe letrare tashmë kanë dalë disa, por ende të pakonsoliduara dhe të orientuara drejt, por gjithsesi ato kanë filluar të pohojnë vetveten dhe të shndërrohen në tribuna të vlerave të Letërsisë dhe Artit në vend.
Çfarë ju pëlqen dhe çfarë nuk ju pëlqen në punën tuaj? Në ditët e sotme tradita dhe realiteti “përzien” me vlerat fetare. Në opinionin tuaj si gazetar profesionist e i karrierës, a ka ndonjë konfuzion që ndikon në marrëdhëniet njerëzore dhe në marrëdhëniet mes vendeve të Ballkanit?
Punën time, pra gazetarinë, unë e dua, e admiroj e adhuroj dhe e respektoj. Të qenurit GAZETAR, për mua do të thotë të jesh nga njerëzit më të privilegjuar për lidhjet me realitetin, me kohën dhe njerëzit. Gazetaria është për mua një eksperiencë e jashtëzakonshme të cilën mendoj se rrallëkush e ka në profesionet e tjera. Gazetaria, më dha mundësinë të zbuloj Shqipërinë skaj më skaj, nga Veriu në Jug, nga Lindja në Perëndim. Jo unë nuk besoj se kam vënd të Shqipërisë, fshat apo qytet, pa e shkelur dhe pa e pasqyruar në shkrime, reportazhe, emisione televiziv apo radiofonik…Kjo padyshim është një nga mrekullitë që ta jep vetëm GAZETARIA. Po kështu dhe në shumë shtete si të Ballkanit, Europës apo më gjerë…Gazetari është në fakt njeri mjaft i emancipuar pse jo dhe mjaft i orientuar në kohë, traditë, histori, politikë dhe konceptet bazë. Duke qenë i tillë, gazetari është udhërrëfyes për lexuesin, shikuesin e dëgjuesin. Shpesh gazetari është një sfidues i madh i dogmave, hipokrizisë politike dhe trilleve të kohës. Gazetari di të ndriçojë mjaft denjësisht të VËRTETËN dhe unë do të thosha se gazetari është DISHEPULL i së VËRTETËS.
Projektet tuaja në të ardhmen? Çfarë iu ka mbetur peng?
Projektet e mia krijuese ende janë të shumta për fat të mirë pasi edhe unë vet ende jam në gjendje të mirë krijuese. Ndër duar kam shumë poezi që ende nuk e di se kur do t’i materializoj brenda faqeve të një libri. Po të keni vënë re në pasqyrën e botimeve të veprave të mia ndër vite, librat poetik vijnë me një kohështrirje mjaft të gjatë nga njëri-tjetri, dhe kjo për vet faktin se unë ndoshta shkruaj vërtetë shumë poezi, por botoj pak. Pra matem si të thuash shumë, duke qënë tepër i rreptë, aspak tolerantë me përzgjedhjen e tyre për një libër të ri poetik. Në projekt kam një roman të ri, i cili thuajse është në përfundim, por ende nuk mund të flas për një datë të saktë botimi . Po ashtu kam ndër duar dhe një libër eseistik për Poezinë Moderne Shqipe. Që të jem i sinqertë asgjë nuk kam peng në punën time krijuese. Por nëse do të thoshim “peng” mendoj se shkrimtari gjithmonë ka një peng, shkrimin e veprës së tij më të mirë, të cilën ende nuk e ka shkruar.
A është i lirë shtypi sot?
Të flasësh për lirinë e shtypit, është relative, pse jo dhe pak e vështirë, pasi liria ka vetëm një emër dhe vetëm një kuptim LIRI. Në Shqipëri unë e them me bindje se kjo liri është relative dhe natyrisht e interpretueshme. Shtyp të lirë unë do të quaja atë shtyp apo media që ka si bibël të VËRTETËN, dhe kjo aktualisht është ende një dëshirë apo një postulatë, se sa një realitet. Realiteti flet për shtyp të angazhuar dhe partiak, pra shtyp që ndërvaret në ekzistencën e vet nga biznesmenë, të cilët e duan gazetën, radion apo dhe televizionin për t’a përdorur në interes të biznesit dhe klaneve të tyre. Po kështu dhe shtypi partiak, i cili dihet është një shtyp i angazhuar politikisht dhe i shërben asaj partie që e financon. Në Shqipëri është ende herët për të folur për një shtyp të lirë, pasi asnjë gazetë, radio apo televizion nuk siguron ekzistencën nëpërmjet tregut mediatik. Të gjitha këto produkte medaiatike kanë si bazë të mbijetesës thjeshtë financuesit, të cilët në shumicën e rasteve janë dhe editorë apo shefa “të mëdhenj” pra më drejt -bosët. Natyrisht këta “bëjnë dhe ligjin” për editimet e tyre. Në ndonjë rast këta “shefa” mediatik apo bosa janë dhe vanitozë cinikë apo edhe mediokër. Por natyrisht, krahasuar me shtypin e para viteve ’90, kur diktatura kontrollonte çdo germë dhe çdo fjalë, tashmë ka mjaft elementë të shtypit të lirë që demonstrohen mjaftueshëm në shumë organe dhe media. Këtë gjë uroj ta thellojmë më tej dhe ta shndërrojmë në një devizë të qartë për shtypin shqiptar që të ketë për bibël vetëm të VËRTETËN.


-----------------------------------


Vasil Tabaku.jpg

Vasil TABAKU (10.9.1953). Lindi në Lushnje, në një familje me origjinë nga Gramshi. Pas disa muajsh familja e tij do të transferohet në zonën e Mallakastrës në qytetin e Ballshit, ku e kaloi fëmijërinë dhe rininë. Arsimin tetëvjeçar e kreu në Ballsh, sikurse edhe atë të mesëm në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Derivsh Hekali”.

Poeti, shkrimtari dhe publicisti Vasil Tabaku, krijimtarinë letrare–artistike e ka filluar që në bankat e shkollës tetëvjeçare, kurse botimet e para poetike i ka publikuar në vitet e shkollës së mesme, në organet e shtypit letrar të kohës.

Në vitin 1977 ka përfunduar Studimet e Larta, Fakulteti Gjuhë – Letërsi në Universitetin e Tiranës me rezultate të shkëlqyera, një vit më vonë ka dhënë provimet plotësuese dhe ka kryer edhe Fakultetin e Gazetarisë. Në vitin 1987 ka ndjekur për dy vjet Studimet e Larta pas Universitare në specializimin për skenarist i filmit artistik dhe ekranit televiziv, ku është diplomuar po ashtu me sukses të shkëlqyeshëm. Në vitin 1995 ka kryer trajnim dymujor për gazetari televizive pranë TRT - Ankara, Turqi.

Edhe pse që student botoi librin e parë dhe dhjetëra cikle poetike në gazetat letrare të kohës si dhe shumë artikuj studimor dhe publicistikë, pushtetarët komunist të asaj kohe, nuk i dhanë mundësinë të punonte në ndonjë qendër të zhvilluar apo shkollë qyteti, por “e detyruan?!”në shtator të vitit 1977 të filloj punën si mësues në fshatin Ninësh të Mallakastrës gjer në qershor të vitit 1978.

Më pas Vasil Tabakun do ta gjejmë në këto detyra dhe funksione profesionale:

- l978 – 1986, drejtues në Pallatin e Kulturës Ballsh.
- 1986 – 1987, gazetar në gazetën “Drita”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.
- 1987 – 1993, skenarist i filmit artistik në Kinostudion “Shqipëria e Re”, Tiranë.
-1992 – 1993, kryeredaktor i Revistës “Film” organ i Kinostudios dhe Film – Distribucion.
- 1993 – 1998, gazetar në Radio Televizionin Shtetëror (RTSH), Tiranë.
- 1998, hiqet nga TVSH për shkak të bindjeve të tija politike të djathta, mishëruar edhe në emisionet e tij televizive si dhe në shumë shkrime dhe analiza të botuara në shtypin e ditës si ”RD“, ”Tribuna Demokratike“, “Republika“, ”Drita“, “Albania“ etj.

- 1998 – 1999, gazetar në gazetën “Liria“, organ i shoqatës së ish të dënuarve politikë të Shqipërisë.
- 1999 - 2000, gazetar në Radio Kontakt, Tiranë.
- 2000 – 2001, gazetar në TV- ATN – 1, Tiranë.
- 2001 – 2002, kryeredaktor i gazetës „Tirana demokratike“ organ i PD Tiranë.
- 2002 – 2003, kryeredaktor i gazetës “Lajmëtari i Lirisë“ organ i shoqatës për integrim të ish të përndjekurve politikë.

- 2003 – 2004, kryeredaktor i TV – ATN - 1 dhe Reporter i Radios Ndërkombëtare „IRIB“, komentator politikë në “Radio Nacional”, bashkëpunëtor i gazetës “Bota Sot”në Zvicër etj.
- 2004 –2005, Vasil Tabaku mbetet i papunë.

- Që nga viti 2007, Vasil Tabaku punon gazetar në Agjencinë Telegrafike Shqiptare ATSH.


SHKRIME, TRAJTESA E PUBLIKIME NË FUSHËN E PUBLICISTIKËS:

Vasil Tabaku, ka botuar rreth 5450 shkrime publicistike, analiza politike, sociale, shoqërore si dhe shkrime te veçanta studimore në fushën e letërsisë, folklorit dhe kritikës letrare, në këto organe: “Drita”, “Zëri i Rinisë”, në revistat: “Nëntori” e “Ylli”. Pas vitit 1991 ka botuar kryesisht në: “Rilindja Demokratike (RD)”, “Tribuna Demokratike”, ”Republika”, ”55”, ”Koha Jonë”, ”Liria”, “Ballkan”, “Sot”, ”Tema”, ”Metropol”, ”Lajmëtari i Lirisë”, ”Drita”, ”Shkodra”, ”Bota Sot” në Zvicër etj. Po ashtu Vasil Tabakun e gjemë me poezi e tregime nëpër gazeta e revista si: “Drita”, “Zëri i Rinise”, “Ylli”, “Nëntori” dhe më pas edhe në: “RD”, “Republika”, “Drita”, “Tema“ etj.

- Vasil Tabaku është autor i rreth dyzet e pesë dokumentarëve artistik televiziv në TVSH dhe ATN – 1. Ka realizuar me qindra emisione televizive dhe radiofonike në “TVSH”, “ATN – 1”, në “Radio Kontakt”, “Radio Nacional” dhe së fundi edhe në Radion Ndërkombëtare “IRIB”.

VEPRAT LETRARE:

1. “Hyrja e Pranverës“, poezi, 1976.

2. “Në të gjitha ditët“, poezi, 1981.

3. “Me këngën time dhe jetën“, poezi, 1987.

4. “Ndërrimi i epokave“, studime, 1988.

5. “Bota në sytë e mi”, ese, 1990.

6. „Klithmë drite“, poezi, 1998.

7. “Vit i mbrapsht“, ese politike, l998.

8. “Zgjim i dhimbjes“, ese dhe studime social – shoqërore, 1999.

9. “Vështrim i ngrirë”, poezi dhe ese, 2000.

10. “Shqipëria në udhëkryq, apo politika e kryqëzuar?”, studime dhe artikuj politikë, 2001.

11. “Shkolla Iraniane dhe Shqipëria”, studime dhe intervista me akademikë dhe personalitete të shquara, 2005.

12. “Monumentet e munguara të Demokracisë”, libër eseistiko – publicistikë, 2006.

13. ”Baleti i drerit të plagosur“, roman, 2007.

14. “SHKOLLA IRANIANE DHE SHQIPËRIA”, është përkthyer në gjuhën persishte, Teheran, 2004.

ËSHTË PREZANTUAR:

15. Hasan Hasani: “LEKSIKONI I SHKRIMTARËVE SHQIPTARË 1501 – 2001”, Prishtinë 2003.

16. Ferdinan Laholli: “ANTOLOGJI E POEZISË MODERNE SHQIPE – ANTHELOGIE DER MODERNEN ALBANISCHEN LYRIK”, Holzminde/Germany, 2003.

Përveç kësaj veprimtarie të begatshëm që përmendëm më lart Vasil Tabaku ka në proces të finalizimit edhe dy libra, një roman dhe një libër poetik, kurse një pjese e krijimeve poetike i janë përkthyer edhe në gjermanisht, italisht dhe persisht. Ai njehë mirë italishten dhe rusishten.

Floripress-Prishtinë

Liljana Kondakçi: Mezi kam pritur të jem e lirë, do rikthehem në skenë


Jonida Hitoveizi


Derën e hap vetë. Nuk ka ndryshuar thuajse fare nga këngëtarja që jemi mësuar të shohim në ekran prej shumë vjetësh. Duket sikur gjurmët e asajdownload (3)që ka kaluar i ka fshirë sapo ka ardhur në Shqipëri. Tregohet e dashur dhe buzëqeshja e saj të krijon një ndjenjë komoditeti si fillim. Nuk është nevoja t’i prezantohemi si gazetarë, pasi në fillim të bisedës thotë se tashmë shumë prej tyre kanë trokitur në derën e shtëpisë së saj. Nuk mund të rrijë gjatë dhe as të ulet në një vend më komod, pasi direkt shpjegon: “Jam shumë e zënë dhe kam bashkëshortin sëmurë. Tani po fle” , dhe ul zërin ndërsa nga dera duket ambienti i shtëpisë së saj. Në shtëpi ndodhet edhe nusja e djalit të saj, e cila jeton në këtë hyrje së bashku me Liljanën. Liljana Kondakçi është bërë gjyshe dhe kjo është një lumturi tjetër e këngëtares pas gjithë sfidave që ka kaluar. Emocionet duken qartë tek ajo dhe fjalët që na thotë arrijmë t’ia shkëpusim me vështirësi. Gjatë kësaj bisede të shkurtër tek hyrja e banesës së saj, Liljana pohon se do të jetë e ftuar në një emision televiziv, pikërisht tek “Zonë e lirë” e Arjan Çanit mbrëmjen e sotme. Ajo është kthyer në Shqipëri prej më shumë se dy javësh siç pohon vetë, teksa shton se shumë gazetarë jo vetëm që e kanë shqetësuar, por janë treguar edhe të pakujdesshëm në dhënien e informacionit për të. “Nuk e kam pritur këtë nga disa gazetarë në Shqipëri. Kanë abuzuar me informacione të pavërteta siç është puna e shtëpisë. Mediat italiane janë treguar më profesionale dhe kanë shkruar  për mua me shumë superlativa, gjë që unë nuk e prisja”, – thotë ajo. Ndërkohë na lë të kuptojmë se nuk do që ta kujtojë kohën që ka kaluar në burg. Shumë miq të saj janë shprehur se ajo ka qenë një periudhë mjaft e vështirë për të, një periudhë e lodhshme dhe sfilitëse. Megjithatë, lodhjen e saj këngëtarja shumë e dashur e brezit të saj nuk e tregon aspak në bisedën tonë të shkurtër ku arrijmë t’i bëjmë vetëm 2 apo tri pyetje, përpara se ajo të vendosë për një rrëfim të plotë, pasi sipas saj jo çdo gjë që është shkruar është e vërtetë.
Liljana, a do t’i riktheheni skenës tani që jeni në Shqipëri? Çfarë do të bëni?
Karriera dhe muzika janë jeta ime. Nuk mund të bëj gjë tjetër veç kësaj. Besoj se do t’i rikthehem skenës. Unë nuk i largohem dot publikut tim që më do aq shumë, që më ka mbështetur dhe që është me mua edhe pas gjithë këtyre që kam kaluar. Po ashtu edhe familja ime që më ka ndenjur gjithmonë pranë dhe që i dua me gjithë shpirt. Unë mezi kam pritur të vij në vendin tim, në vendin tim si atdhe, jo në shtëpinë time, por të kthehem tek publiku im. Kjo më ka bërë të fortë.
Është e vërtetë se keni probleme me Përmbarimin?
Nuk kam asnjë problem të tillë me Përmbarimin. Kjo nuk është fare e vërtetë. Kanë qenë gazetarët ata që e kanë tepruar, madje duke filmuar edhe derën e shtëpisë e duke thënë gjëra të pavërteta.
Si ndiheni? Si ju kanë pritur miqtë?
Ndihem e lodhur, por tani jam shumë e emocionuar. Kam kuptuar që 90% e njerëzve më kanë mbështetur edhe pse disa kanë dashur të më dëmtojnë.
Do të jeni tek Arjan Çani?
Po, do të jem. Besoj se po dhe këto kohë kam shumë punë, ndaj nuk flas dot gjatë.
Këto kanë qenë fjalët që Liljana Kondakçi ka thënë për gazetën “Mapo” me premtimin se në një kohë të dytë do të kemi një rrëfim të plotë prej saj, pasi siç ka shpjeguar disa herë, kjo nuk është një kohë e mirë. Ndërkohë fqinjët e saj sapo kanë marrë vesh që jemi gazetarë, kanë nguruar të japin detaje për këngëtaren e njohur. “ E kanë bezdisur shumë gazetarët këto ditë. Unë kam një jetë që jetoj me ta dhe kam shumë respekt si familje, dhe për Liljanën. Janë njerëz shumë të mirë” , – thotë një zonjë, e cila nxiton të iki sapo merr vesh se kush jemi. Mbajtja larg e medias ka qenë një mision i kryer me sukses nga këngëtarja, pasi deri tani askush nuk ka pasur qoftë edhe një prononcim për ardhjen e saj apo për kohën e kaluar në Itali. Një rrëfim i cili do të përbëjë gjithmonë kureshtje në çdo kohë që ajo do të vendosë të flasë.
Nostalgjikët postojnë video të Liljanës në rrjetet sociale
Pas lajmit për lirimin e këngëtares së njohur e mjaft të dashur për publikun, shumë fansa apo njerëz që e kanë njohur nga afër kanë shpërndarë në rrjetet sociale si Facebook, këngë të Liljanës në festivale të ndryshme. Madje në shumë prej komenteve shihet një mbështetje dhe një “thirrje” për kthim në karrierë të Kondakçiut. Gazetarja dhe shkrimtarja që jeton prej kohësh në Amerikë, Raimonda Moisiu, pasi ka postuar një duet të Liljanës me Ema Qazimin, ka cituar: “ Jo vetëm nostalgji, por le të jetë edhe një rikujtesë për Liljanën tonë. I uroj qetësi, harmoni dhe vazhdim të karrierës”. Veç këtyre mbetet për t’u parë se çfarë do të rrëfejë sot këngëtarja nëse do të shkojë përfundimisht në studion e “Zonë e lirë”. Sigurisht që publiku do të dojë të dëgjojë prej saj të vërtetat, por edhe vuajtjet dhe kohën e vështirë të kaluar.
Historia:
Liljana Kondakçi u la e lirë duke shlyer kështu dënimin prej 2 vjet e 8 muaj burg në Itali, për akuzën e transportimit të lëndëve narkotike. Siti italian “La Gazzeta del Sud”, i cili bëri publik lajmin, e përshkruante Liljanën si Minën shqiptare, teksa shtonte se nga Durrësi në Vlorë e nga  Tirana në Elbasan nuk ka familje që mos të ketë në shtëpi një disk me këngë të saj. Për shumë kohë në majat e suksesit në Shqipëri, Liljana si shumë artistë të tjerë zgjodhi të emigronte jashtë vendit, por pa u përpjekur për të çuar përpara karrierën e saj atje. Për Liljanën problemet me drejtësinë italiane nisën në verën e vitit 2006, kur u ndalua në stacionin hekurudhor të Sibarit teksa transportonte tre kile kokainë, por që mundi të shpëtonte nga një dënim kapital. Ndërsa më vonë në vitin 2010, ajo u arrestua në Selanik dhe më pas gjykata vendosi ekstradimin e saj drejt Italisë në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga gjykatësi i Catanzaro-s, Vincenzo Antonio Lombardo dhe prokurori i Anti-mafias, Vincenzo Luberto. Sipas grupit hetimor italian, Kondakçi ishte pjesë e një grupi kriminal prej 20 anëtarësh dhe vetë njihej apo thërritej me nofkën “la mamma”. Madje ajo ishte akuzuar se ishte pjesë e një organizate të fuqishme kriminale, e cila operonte në Europë. Të shohim se cili do të jetë versioni i këngëtares tashmë që ajo ka vendosur të jetojë në Shqipëri, e sigurisht rrëfimi i kësaj historie do të ishte edhe një detyrim për qindra njerëz që e dëgjojnë muzikën e saj apo që kanë kujtime të bukura e nostalgji për atë kohë të kaluar.

Pierre-Marcel Favre: Në Shqipërinë e bunkerëve për të njohur Kadarenë

download (6)


Për herë të parë në Shqipëri erdhi në vitin 1979. Shqipëria i dukej si një shkretëtirë e mbushur me bunkerë dhe beton dhe brenda saj ishte një shkrimtar i madh. Arsyeja e kësaj vizite të parë e botuesit, kritikut dhe gazetarit të njohur franko-zviceran Pierre-Marcel Favre ishte pikërisht takimi me shkrimtarin Ismail Kadare. Përmes librave të tij, ai kish “gjezdisur” me imagjinatë nëpër Shqipëri, por tani ai ndodhej aty për të takuar shkrimtarin e për të njohur nga afër këtë vend të panjohur për shumë të huaj si ai. “Kam ardhur tri herë në Shqipëri, madje edhe gjatë regjimit të diktatorit Hoxha. Së pari, kam takuar shkrimtarin tuaj të madh Ismail Kadare, në restorantin e plazhit në hotelin e Durrësit. Për kujtesë, kam zbuluar një vend të mbyllur, ku shikoje praktikisht vetëm ca xhipe të vjetër kinezë, asnjë të huaj, një aeroport të shkretë dhe disa aeroplanë të vjetër “mig”. Erdha edhe gjatë kohës së Ramiz Alisë. Ndihej se vendi po dridhej. Por akoma ishte i paralizuar”. Pas shumë vitesh, Pierre-Marcel Favre rikthehet sërish në Shqipërinë e re, siç e cilësoi vetë ai. Botuesi i suksesshëm, mik i shkrimtarëve dhe botuesve në botë, por edhe shqiptarëve, është nderuar me “Medaljen e Mirënjohjes” nga presidenti Bujar Nishani. Në ceremoninë e dekorimit të botuesit të njohur franko-zviceran ishin të pranishëm ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti; ministri për Inovacionin, Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimin, Genc Pollo; Konsulli i Shqipërisë në Selanik, Riza Poda; drejtoresha e Arkivit Qendror të Shtetit, Nevila Nika; si dhe një sërë personalitetesh të tjera publike.

“Jam sërish në Tiranë dhe më ka bërë jashtëzakonisht përshtypje ndryshimi dhe zhvillimi juaj ekonomik. Shqiptarët kanë meritë në ndërtimin dhe transformimin e vendit të tyre. Ju po më jepni një shpërblim jashtëzakonisht të madh. Është absolutisht e papritur dhe e mrekullueshme. Dëshiroj t’ju falenderoj përzemërsisht! Sigurisht që mund të mbështeteni tek unë për të mbrojtur imazhin e Shqipërisë së re”- tha Favre në fjalën e tij. Presidenti Nishani e dekoroi botuesin, kritikun dhe gazetarin e njohur franko-zviceran “Për kontributin e tij në botimin e librave historikë e politikë në gjuhën frënge, duke mundësuar njohjen në plan ndërkombëtar të realitetit shqiptar nën regjimin e diktaturës komuniste”. Favre është njëkohësisht edhe themeluesi dhe Presidenti i Nderit i Panairit Ndërkombëtar të Librit në Gjenevë, ku libri shqip zë gjithmonë një vend nderi në stendat e këtij panairi. Gjithashtu me logon e shtëpisë botuese “Favre” janë sjellë në gjuhë frënge disa prej autorëve më të njohur shqiptarë qysh prej vitit 1996, kur Favre erdhi sërish në Shqipëri për të ftuar për herë të parë botuesit shqiptarë që të ishin pjesë e Panairit më të rëndësishëm të librit që zhvillohet në Zvicër.

“Në vitin 1996, herën e tretë që erdha në Shqipëri, unë ftova botuesit shqiptarë në panairin e Gjenevës, sepse ishte një rast i mirë për librin shqip, një panair që vizitohet nga më shumë se 100 vetë. Më pas pata fatin të takoj Fahri Balliun. Çfarë personazhi i jashtëzakonshëm! Është njëherësh një shkrimtar brilant, gazetar, botues, edhe diçka tjetër që nuk e njoh. Pata fatin të botoj në frëngjisht tre libra të tij: “Zonja e zezë Nexhmije Hoxha”, “Panteoni i zi”, dhe së fundi “Arkitekti”, i cili sapo ka dalë në treg.
Kjo bëri që veprat e tij të prezantoheshin jo vetëm në Zvicër, por edhe në Francë, Belgjikë e Kanada”. Për botuesin Favre Shqipëria dhe Zvicra kanë shumë pika të përbashkëta e shumë ngjashmëri mes tyre. “Së pari, dua të them se Zvicra, vendi im, dhe Shqipëria, kanë shumë pika të përbashkëta, shumë ngjashmëri. Në fakt të dy shtetet kanë territore të vogla. Të dy kanë shumë male. Të dy shtetet kanë luftuar fort për pavarësinë e tyre. Shqipëria e Zvicra janë të dyja kështjella të vërteta. Zvicra është plot bunkerë të gërmuar në male. Shqipëria e mbushur me dhjetëra e mijëra bunkerë betoni. Edhe pse kjo është bërë në kohën e regjimit të Enver Hoxhës, është e diskutueshme, përsëri tregon një përcaktim të ashpër ndaj armikut e pushtuesve.

Diasporat zvicerane dhe shqiptare janë të rëndësishme. Ne gjithashtu kemi pasur shqiponja në Alpet zvicerane. Dhe madje edhe flamujt tanë të dy kanë një ngjyrë të kuqe! Me pak fjalë, ne jemi paksa të afërt.”- tha Favre.
Pierre-Marcel Favre ishte vetëm 16-vjeç kur nisi aventurën e tij për të vizituar sa më shumë shtete. Me kalimin e viteve Favre zbulon më shumë se 100 vende, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Fillimisht ngriti një agjenci për dizajn grafik dhe reklama, e më pas hapi edhe një shtëpi botuese, ku nis të botojë veprat e para. Disa nga librat e botuar nga enti botues “Favre” janë përkthyer në shumë gjuhë të botës. Në vitin 1987, Pierre-Marcel Favre krijoi Panairin e Parë Ndërkombëtar të Librit dhe Shtypit në Gjenevë, një nga ngjarjet më të rëndësishme në botë, e cila grumbullon me qindra e mijëra vizitorëve në vit, më shumë se dy milionë vizitorë që nga fillimi i saj. Ai e drejton këtë panair prej 25 vjetësh. Pas sukseseve të njëpasnjëshme, jo rastësisht, Pierre-Marcel Favre themeloi Fondacionin për Shkrim, Fondacionin për Arte Pamore. Ai është një nga personalitetet më me influencë në vendin e tij. Shkruan rregullisht editoriale dhe komente nga gazetat dhe revistat e ndryshme. Për kontributin e tij të vyer ai është vlerësuar nga presidenti Zhak Shirak me urdhrin “Kalorës i Legjionit të Nderit”, dhe së fundi, ai u bë “Oficer i Legjionit të Nderit”. 90 romane të botuara nga “Favre” janë zgjedhur nga revista “Illustrated”, vitin që kaloi, si romanet e shekullit.

7 sekretet e errëta të Vatikanit

696 × 534 Search within image Edhe pse është vendi më i vogël në botë, i shtrirë në një sipërfaqe prej vetëm 110 hektarësh, Vatikani ka nj...