Mbijetesa e hebrejve në Kosovë
Gjatë luftës së Dytë Botërore në Kosovë janë strehuar dhe mbrojtur rreth 500 familje hebreje. Në Kosovë aktualisht jetojnë vetëm 56 prej tyre.
Njëra nga tri motrat e familjes hebraike Bahar, të cilat pas mbijetesës së Holokaustit në kampin nazist “Bergen Belzen” në Gjermani, ishte paraardhësja e familjes Demiri, në Prizren. 8 dekada pas, i biri i saj Votim Demiri, sot 70 vjeç, sjell rrëfimin njërin ndër miliona rrëfimet hebraike, njëtragjedi më vete:
“Pas kapitullimit të Italisë në 1943, gjermanët u kthyen sërish me njerëzit kuisling në Kosovë, të cilët i kishin listat e përgatitura të hebrejve. Ata i mblodhën dhe i deportuan në kampin “Bergen Belsen”, në të cilin gjetën vdekjen 92 hebrej dhe mbijetun vetëm tri vajza në moshën katër deri në dymbëdhjetë vjeç, njëra prej të cilave nëna ime.
Dhe kur i pyes sot se si e keni gjet Prizrenin, ato thonë: ”Kemi ardhur në këmbë nga “Bergen Belzeni”, por nuk e dimë se si?!” , rrëfen Demiri, duke shtuar se ndër burimet më të përpikta të të dhënavë për paraardhësit e tij janë ato nga autoritetet gjermane.
Hebrejtë të mbrojtur nga Besa Shqiptare
Besa Shqiptare, sipas Kanunit, një fjalë e dhënë dhe e mbajtur për mbështetje, besnikëri dhe mbrojtje të pakompromis deri në vetëmohim dhe flijim jete ishte atëbotë streha më e sigurtë e hebrejve të kërcënuar në çdo hap ga shfarosja prej Gjermanisë naziste të Hitlerit.
”Ndërsa, ekzistojnë të dhënat se i vetmi popull brenda, të cilit ëshë rritur numri i hebrejve në kohën e Holokaustit, janë shqiptarët.
Dhe thënia se ‘Shtëpia e shqitparëve i dedikohet Zotit dhe mysafirit’ nuk është vetëm parrullë, por e vërteta të cilën hebrejtë e kanë prekur nga afër”, mendon Demiri, i cili përmend emra të dhjetra familjeve shqiptare, që kanë strehuar hebrej. Por në Kosovë nuk asnjë trashëgimi të prekshme të hebrejve, përveç asaj shpritërore, kjo sepse ata nuk patën mundësi të shpëtojnë tjetër veç jetës së tyre.
Mirëpo, në një qytet multietnik, multikulturor dhe multifetar siç është Prizreni, të 56 familjet e mbetura hebreje kanë të imishëruara brenda vetes të gjitha aspektet e kësaj jete. Kryefamiljarja Suzana thotë se: ”Në familje unë flas turiqsht, bashkëshorti më flet serbisht, ndërsa fëmijët mësojnë në shkolla shqipe.
Kremtojmë të gjitha festat e secilit komunitet. Këtu kemi xhamitë, teqetë, kisha, manastire dhe që nga stërgjyshi e deri më sot të gjithë jetojmë së bashku e në harmoni me popujt e tjerë.“
Aktualisht në Kosovë jetojnë 56 familje hebreje
Shteti i Izraelit u themelua në vitin 1948 nga hebrej të shpërndarë anekënd globit. Si shumë bashkëkombas të tjerë u kthyen në Izrael edhe dy tezet e Votim Demirit, që i mbijetuan Holokaustit, por ëma e tij mbeti në Prizren.
“Nëna ime qëndroi sepse ajo e gjeti veten këtu, na kishte ne ishte e respektuar në shoqëri, në të cilën u integrua për mrekulli. Qëkur ishte maturante ajo iu bashkangjit partizanëve dhe luftoi kundër fashistëve”, thotë Demiri.
Ai shton se ata i ruajnë rregullisht kontaktet me familjarët e larguar nga Kosova.
Sipas Votim Demirit, kryetar i Bashkësisë Hebreje në Kosovë, prania e hebrejve në këto hapësira daton që nga shekulli i 15-të. Hebrjtë përgjatë viteve ndërtuan një jetë të organizuar me shkollë për fëmijë, komunë dhe sinagoga. Aktualisht në Kosovë jetojnë 56 familje hebreje, të cilat janë të përqëndruara në Prizren, ndërsa hebraizmi është përfshirë si pjesë e besimeve tradicionale në Kosovë.