2013/01/27

Vajza e Ukshin Hotit: Thaçi po i shfrytëzon fëmijët e dëshmorëve për interesa të veta







Vajza e Ukshin Hotit, Erleta nuk është ndarë e kënaqur se vëllai i saj radhitur në terrenin e PDK-së. Prezantimi i djalit të Ukshin Hotit në Konventën e PDK-së i duket asaj shfrytëzim nga kjo parti, pikërisht nga vetë kreu Hashim Thaçi.

Këtë e ka thënë publikisht përmes një reagimi.

Më poshtë reagimi i plotë i saj:

REAGIM:

Nuk dyshoj se kryeministri i Kosovës z. Hashim Thaçi do të ndjehej krenar, nëse pas 20 vjetësh partia e ardhshme politike në pushtet do ta shfrytëzonte fëmijën e tij për interesa partiake. E aq me pak nëse larg qoftë, ky kryeministër më nuk do të ishte gjallë. Do të ishte më e drejtë që qeveria e tij të kontribuonte në mënyrë ligjore në familjen e dëshmorit të kombit Ukshin Hoti.

Dua ta theksoj fuqishëm se: Mendimet dhe vizionet politike rreth shtetkrijimit të Kosovës, Ukshin Hoti i ka shfaqur si analist politik e kurrsesi si politikan. As edhe në kohën kur ishte anëtar i LDK-së, përkrahës i luftës apo edhe lider i UNIKOMB-it.

Asnjë pasardhësi apo të afërmi të tij, nuk na takon të flasim në emër të Ukshin Hotit, e aq më pak të bëjmë krahasime dhe ngjashmëri në mes të vizionit të tij si politolog i viteve 70-90, si dhe vizionit të ndonjë politikani të sotëm.

Me respekt,
Fëmija i parë i Ukshin Hotit - Erleta Hoti

No comments:

Post a Comment

BASHKEKOHESIT E FLORI BRUQIT NJE KEMBANE ZGJIMI

Search inside image ZEF PERGEGA “I dashur Flori. Ju percjelle urimet me miqesore per daljen ne drite te librit “Flori Bruqi ne shenimet e ...