2013-01-27

Rita Ora, ka marrë pjesë në Javën e Modës në Paris, në sfilatën e Chanel, për koleksionin Pranverë-Verë 2013.


Dizajneri i njohur i modës, Alexandre Vauthier është i preferuari i yjeve Kylie Minogue, Heidi Klum dhe Rita Ora.
Por duket se asnjëra prej tyre nuk do ketë ndonjëherë guximin që të veshë rrobat e koleksionit të tij të fundit, të prezantuar në Javën e Modës në Paris.
Apo do ketë ndonjëra guxim?

Kritikohet për veshjen

Këngëtarja 22 vjeçare, u kthye në personazhet më të komentuara të ditës. Ajo është shfaqur në ngjarjen që zhvillohej në Grand Palais, me një kombinim rrobash që nga mediat britanike u cilësua si ”i çuditshëm” dhe “i gabuar”.

Rita tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, e veshur me një fustan të gjatë, me ngjyrë të bardhë, që ngjasonte me fustan nusërie, kombinuar me një xhaketë lëkure të kuqe dhe këpucë të zeza.
Asaj iu sigurua një vend prestigjoz, në rradhë të parë, krahas reperit Theophilus London dhe aktores franceze, Anna Mouglalis.

Këngëtarja takoi edhe mikeshën e saj të afërt, modelen Cara Delevinge, e cila ka përshëndetur Ritën nga pasarela, ndërsa më pas kanë pozuar së bashku.

Rita Ora po shndërrohet në një Rihana
Rita Ora duket se është në rrugën e duhur për tu shndërruar plotësisht në një kopje të Rihanës. Këtë e tregojnë së paku edhe fotot e fundit të publikuara në rrjeti social Tëitter. Shqiptarja e rritur në Britaninë e Madhe duket shumë e ngjashme me yllin e këngës më të fundit “Diamondds”. 22 vjeçarja në njërën prej fotografive ndodhet thuajse e zhytur tërësisht në ujë dhe në një tjetër shfaq format fizike ndërsa pozon pa vëmendje.

Rita Ora, e veshur por sportive
Falë mënyrës se si zgjedh të vishet Rita Ora po krahasohet ndonjëherë edhe me mikun e saj Kanye West që njëkohësisht është i dashuri i bukuroshes Kim Kardashian. Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe e rritur në Britaninë e Madhe ishte pjesë e javës së modës në paris ku u takua edhe me mikeshën e saj Cara Delevigne.




Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...