2013-01-27

Flori Bruqi:Mungesë e barnave esenciale në Kosovë ...




Ministri i Shëndetësisë, Prof.Dr.sci.Ferid Agani pas konsultimeve të bëra me Auditorin e Brendshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik, ka kërkuar nga Ushtruesi i Detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm dhe Departamenti i Prokurimit të Ministrisë së Shëndetësisë që të ndërpresin aktivitetin e prokurimit përkitazi me kontratën “Furnizim me citostatikë: nr. 206/12/044/111, konkretisht për Lot 36 të këtij tenderi, që ka të bëjë me produktin medicinal Palonosetron (preparat kundër vjelljeve pas hemoterapisë ose pas anestezionit të përgjithshëm) në sasi prej 16 000 copa, në vlerë të përgjithshme prej 1 247 840 euro.

Ministri Agani ka konstatuar se në bazë të dokumentacionit të shqyrtuar lidhur me “deklaratën e nevojave dhe disponueshmërisë së mjeteve” përkitazi me këtë tender, vlera e kontratës për këtë produkt medicinal shumëfish tejkalon në aspektin përpjestimor vlerën prej 4 000 000 eurove të parapara për blerjen e 44 llojeve të citostatikëve të përcaktuar në fillim të procedurës së tenderimit dhe rrjedhimisht, ka konstatuar se është e palejueshme që gati një e treta e mjeteve financiare të parapara për prokurimin e 44 llojeve të citostatikëve të zotohet për blerjen e një preparati, që nuk është citostatik, por preparat ndihmës, pavarësisht faktit se bëhet fjalë për një kontratë kornizë, e cila nuk e obligon Ministrinë që të blejë në tërësi sasinë e parashikuar.

Ministri, gjithashtu, ka konstatuar edhe faktin se titulli i dosjes së tenderit nuk përmban specifikimet e detyrueshme teknike në mesin e të cilave duhet të përshkruhet edhe saktë produkti i cili duhet të blihet nga autoriteti kontraktues, që arsyetojnë blerjen e këtij produkti medicinal.



Mbështetur në këto fakte, Ministri Agani konkludon se kontrata e ofruar për nënshkrim nuk vërteton se është në pajtim të plotë me ligjin, ashtu siç kërkohet në nenin 26, paragrafi 2 të Ligjit për Prokurim Publik, dhe se për këtë arsye, nuk do ta nënshkruajë këtë kontratë.









Ndryshe, më 23 nëntor të vitit 2013, KDI kishte dal me një raport ku ishte bërë e ditur se Ministria e Shëndetësisë ka hequr nga Lista e Barërave Esenciale, përkatësisht nga Lista e Citostatikëve, llojin e barit Ondansetron dhe Granisetron, që ishin në përdorim në dy vitet e fundit duke zëvendësuar ato me Palonosetron që nuk është përdorur më parë. 



Sipas KDI-së, këto ndryshime në Listën Esenciale, përveç që kishin qenë të panevojshme, njëkohësisht kishin rënduar buxhetin e shtetit për 1.2 milionë euro. Prandaj edhe kishte kërkuar nga ministri i Shëndetësisë Ferdi Agani, që mos ta nënshkruajë një tender të tillë.



Qendra Klinike Universitare e Kosovës po vazhdon të përballet me mungesë të theksuar të barnave nga lista esenciale. Sipas zyrtarëve të saj, prej vitit 2000 e këndej asnjëherë nuk është arritur që lista esenciale me barna të përmbushet tërësisht, si pasojë e buxhetit të limituar me të cilin disponon Ministria e Shëndetësisë.

Shpend Fazliu, zyrtar për informim në QKUK, tha  kohë më parë për Radion Evropa e Lirë se aktualisht lista esenciale me barna nëpër klinika është e përmbushur rreth 52 për qind.
“Buxheti aktual për barna nuk mjafton që të përmbushet lista esenciale dhe të gjitha kërkesat e klinikave e reparteve, si dhe procedurat e prokurimit nuk përshtaten me specifikat e shëndetësisë dhe marrin shumë kohë, derisa vonon furnizimi me barna dhe material shpenzues”.


Diellza Nimonaj, e shtrirë në spital.

....“Gjithsesi ka prioritetet sa i përket furnizimit. Me barnat që janë shumë të domosdoshme dhe emergjente, gjithherë kemi qenë më mirë të furnizuar, dhe kjo është arsyeja pse Qendra Emergjente, sallat e operacionit dhe mjekimi intensiv çdo herë furnizohen me prioritet”, ka tha Fazliu.

Ndërkaq, Mehmet Maxhuni, ushtrues detyre i drejtorit në Klinikën Kirurgjike, ka bërë të ditur se ka mungesë të theksuar në klinikën që ai udhëheq, sidomos në sallat operative, ku, sipas tij, çdo herë duhet improvizuar për të bërë zgjidhje.

“Fatkeqësisht, nuk qëndrojmë mirë, as me barna, as me furnizime. Përqindje nuk mund të them se nuk e di sa, por nuk është realizuar asnjëherë përqindja që është e paraparë me listën esenciale. Pacientët nuk kanë pësuar asnjëherë, por na shkoi jeta me improvizime. Pacientët vetë po i blejnë barnat, nuk do të duhej, por ata i blejnë”, deklaroi Maxhuni.
Foto
Zyrtarë në MSH thonë se buxheti i ndarë për barna nuk mund t’i përmbushë gjitha nevojat që i ka QKUK-ja.

Lidhur me këtë, Faik Hoti, drejtor i Departamentit për informim në MSH, dha më shumë hollësi:
Foto
“Ajo që Ministria e Shëndetësisë bën, është se siguron barna, material shpenzues dhe citostatikë me prioritet, sidomos për kategoritë më të rrezikuara, pastaj për ato shërbime që duhet të jenë në funksion gjatë tërë kohës, si Shërbimi i emergjencës, Mjekimi intensiv, Klinika e pediatrisë, dhe Gjinekologjia”.

Por, sipas Hotit, planifikimi joadekuat nga klinikat brenda QKUK-së shpeshherë  reflektojnë në mosfurnizim adekuat me barna nëpër klinika.

“Ndodh që në fillim të vitit bëhet kërkesë për lloje të caktuara të barnave, dhe derisa MSH-ja i furnizon, ato sjellin kërkesa tjera që janë në shpërputhje me kërkesat paraprake. Kjo e vë në telash MSH-në, sepse buxheti i kufizuar nuk lejon që të bëhen kalkulime të këtilla dhe të bëhen ndryshime në kalkulim apo listë esenciale”, sqaroi Hoti.

QKUK në Prishtinë  vazhdon të përballet me mungesë të theksuar të barnave nga lista esenciale.
Foto: Gezuar 2013 nga Kardiologjia Invazive
Sipas zyrtarëve brenda këtij institucioni, që prej pas luftës së fundit në Kosovë e këtej, asnjëherë nuk është arritur që lista esenciale me barna të përmbushet tërësisht.


foto
Kjo si pasojë e buxhetit të limituar që Ministria e Shëndetësisë e ka të ndarë për furnizim me barna dhe material shpenzues.

E, qytetarëve-pacientë të QKUK-së, u duhet t’i blejnë vetë shumë nga barnat dhe materiali i nevojshëm, që, sipas tyre, kushton shumë shtrenjtë.

Por, ky nuk është problemi i vetëm, me të cilin qytetarët apo pacientët përballen.

Problem tjetër paraqet edhe përdorimi i barnave. Për të mësuar përdorimin, dozimin apo edhe efektet anësore të një ilaçi, në disa raste pacientët janë të detyruar të kërkojnë ndihmën e ndonjë familjari që njeh gjuhën, e cila përdoret në udhëzimin e atij ilaçi.


Kjo si pasojë e asaj se në tregun farmaceutik në Kosovë ende ka barna, të cilat nuk përmbajnë udhëzimin në gjuhën shqipe, kurse shpjegimi nga ana e farmacistit që shet barin e caktuar, nuk u jepet qytetarëve blerës.

foto

Mungesa e barnave të listës esenciale dhe materialeve shpenzuese, ende mbetet problem që kërkon zgjidhje. Ekspertë shëndetësorë nga radhët e opozitës, thonë se derisa nuk ka decentralizim të klinikave, furnizimi do të jetë i tillë, ku e tërë barra u bie pacientëve.


Lista e Barnave Esenciale gjendja aktuale në 

në stoqe

www.msh-ks.org/.../436_...



Mungesa e barnave të listës esenciale, materialeve shpenzuese dhe të tjerave, nuk është diçka e re në QKUK, thonë mjekët. Drejtori i kirurgjisë në QKUK, Mehmet Maxhuni, thotë se mungesa e barnave dhe materialeve shpenzuese, është problem jo vetëm për personelin mjekësor, por edhe për pacientët.

“Si nuk është e vështire ku në mes të natës duhet t’i qesim jashtë në mes të natës më ble penj. Klinika ime asnjëherë nuk ka qenë e furnizuar 100% dihet ajo”, thotë Maxhuni.

Për familjaret e pacientëve është kuptueshme mungesa e ndonjë medikamenti, por jo edhe mjeteve elementare për pacient:

“Është dashtë me ble gjithcka para operacionit, me infuzione e me krejt, këtu asnjë send nuk po ekzistojke”.

Ndërsa, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, mungesën e barnave e arsyeton nënshkrimin e kontratave të reja.
Mungesë e barnave esenciale
“Ka pasur telashe këto ditë me furnizimin me penj për shkak se ka qenë në proces nënshkrimi i kontratave me operatorët të cilët e bëjnë furnizimin me penj, e gjithashtu ka pas pak vështirësi rreth alokimit të buxhetit”, thotë Hoti.

Ndërsa, sipas dr. Luan Jahës, ekspertë shëndetësor nga AAK, problemi qëndron të Ministria e Shëndetësisë.

“Problemi është që me furnizimin e barnave dhe pajisjeve të QKUK-së dhe spitaleve regjionale po merret Ministria e Shëndetësisë. Sipas neve, zgjidhja është decentralizimi i plotë i këtij funksioni, duhet furnizimi me barna të jetë i klinikave, bile jo as e Qendrës Klinike, por drejtpërdrejtë e klinikave”, theksoi Jaha.

Tashmë, është vështirë të besohet më në premtimet e zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë, se në të ardhmen do të ketë përmirësim me furnizim të barnave dhe materialeve shpenzuese, thonë pacientët....


Dhe krejt në fund Barnat nga lista esenciale, të dedikuara falas për pacientët, po kontrabandohen. Kështu konstaton Inspektorati farmaceutik, i cili ka arritur të kapë sasi të konsiderueshme të barnave nga kjo listë në institucionet private shëndetësore, e madje edhe në barnatore.


Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...