2013/01/27

LDK-ja ka financuar stërvitjet ushtarake të Adem Jasharit

Ani pse parti që kundërshtonte luftën, Lidhja Demokratike e Kosovës ka menduar për mundësinë e konfrontimit të armatosur me Serbinë qysh në fillim të viteve 1990. Madje, me të hollat që ka mbledhur partia e Ibrahim Rugovës në Perëndim, nga mërgimtarët shqiptarë atje, përmes Fondit për Vetëmbrojtje, është financuar stërvitja e luftëtarëve të Kosovës, përfshirë komandantin legjendar, Adem Jashari. 

Kështu thotë Hafiz Gagica, ish-drejtues i LDK-së për Gjermani dhe koordinator i saj për diasporë, në një intervistë për emisionin “Pressing” të KTV-së, të transmetuar të shtunën mbrëma.

Mirëpo Gagica ka edhe fjalë kritike për partinë e tij, dhe nuk ngurron që edhe ato t’i shpalosë. Në emision ai ka folur edhe për dyshimet në lidhje me menaxhimin e Fondit të Republikës së Kosovës, të njohur si Fondi i 3-përqindëshit, ndërsa ka lansuar edhe kritika të ashpra për mënyrën se si udhëhiqet partia e tij sot. Ai ka ka folur edhe për rolin e mërgatës shqiptare në vitet e rezistencës paqësore dhe luftës për çlirim të Kosovës nga Serbia, ndërsa ka theksuar se ekziston një mungesë e respektit dhe njohjes së këtij kontributi të diasporës nga ana e institucioneve në Kosovë.

Gagica, i cili vite të tëra ka qenë kryetar i LDK-së për Gjermani, si dhe kryetar i kolegjit të degëve të kësaj partie për tërë Evropën Perëndimore, SHBA-në dhe Australinë, ka shpalosur detaje të shumta edhe për organizimin e veprimtarisë së komunitetit shqiptar në diasporë, në kuadër të LDK-së por edhe jashtë saj, ndërsa ka theksuar se në Kosovë tani pak flitet për rolin e mërgatës për çështjen kombëtare politike dhe patriotike, por edhe të mërgimtarëve shqiptarë të Kosovës, në përgjithësi.

No comments:

Post a Comment

Kisha ose Katedralja e Krishtit shpëtimtar,është godinë e paligjshme e ndërtuar në kampusin e Universitetit të Prishtinës në kohën e Sllobodan Millosheviqit

Shkruan Flori Bruqi, PHD.  “Pohimi i Igumenit Sava Janjiç , i cili thekson së Manastiri i Deçanit është ruajtur nga ushtria e Perandorisë Os...