2013-01-27

Hashim Thaçi rizgjedhet Kryetar i PDK-së

Kryetari i porsazgjedhur i PDK-së, ka propozuar Sekretarin e kësaj partie, Jakup Krasniqin dhe Fatmir Limajn për Këshillin Drejtues.

Propozimi i tij është miratuar nga të gjithë delegatët e partisë.

Ky propozim vjen edhe përkundër mos-pjesëmarrjes së dy emrave të propozuar për Këshillin Drejtues në Konventën e VI-të të PDK-së.

Ndërkaq, PDK edhe zyrtarisht është profilizuar si parti e Qendrës së Djathtë, pas votimit unanim nga delegatët e Konventës.
Në votimin për Kryetar të PDK’së kanë marrë pjesë 719 delegatë, nga ta 718 kanë votuar pro kandidaturës së Hashim Thaçit, derisa vetëm 1 delegat ka votuar kundër. 

Në fjalën e tij para delegatëve, Thaçi i ka falënderuar për besimin e dhënë.

“Ju falënderoj për besimin që ma keni dhënë”, ka thënë ai.

“Në këto 13 vite PDK ka kaluar neper sfida dhe ka qenë përballë vendimeve të rënda, por bashkërisht i kemi tejkaluar këto situata. Kjo është vlerë e PDK’së”, ka pohuar Kryetari i PDK’së.

Më pas, ai i ka siguruar ata se partia, nën udhëheqjen e tij, do t’i fitojë zgjedhjet.

“Të nderuar delegatë, ju siguroj se si Kryetar i PDK’së do t’i fitojmë zgjedhjen lokale dhe nacionale”.


Një fjalë të shkurtër ka mbajtur edhe zëvendësi i deritashëm i Thaçit, Hajredin Kuçi.

“Jemi me fat që kemi një Lider që reflekton unitetin e partisë”, tha ai.

Tani delegatët kanë dalë në pauzë, për t’u kthyer më pas për procesin e zgjedhjes së Këshillit Drejtues të PDK’së. 




12:42 Hashim Thaçi është zgjedhur Kryetar i PDK’së, unanimisht, me aklamacion.

Nis Kongresi i PDK’së, zgjidhet Kryesia e Punës

12:14 Kryesia e Punës ka hapur diskutimin për delegatët e PDK’së.

Aktualisht po flet Arsim Bajrami, derisa më herët të pranishmve iu ka drejtuar Rexhep Hoti.

Ai ka thënë se Jakup Krasniqi duhet të jetë i pranishëm në strukturat udhëheqëse të partisë, pavarësisht se refuzoi të jetë pjesë e Kongresit Zgjedhor.

“Nëse nuk përfshihen gjithë figurat kyçe të PDK’së, nuk kemi bërë asgjë”, tha Hoti, i cili në mandatin e kaluar ishte deputet i PDK’së për një kohë të shkurtër.

11:40 

Para pak çastesh ka nisur punimet Kongresi i  6 -të Zgjedhor i Partisë Demokratike të Kosovës.

Hapjen e punimeve e ka bërë Basri Musmurati, i cili ka prezantuar Raportin e Punës së Këshillit dhe Kryesisë së PDK’së.

Më pas është zgjedhur Kryesia e Punës.

Për këtë detyrë janë zgjedhur Enver Hoxhaj, Hajredin Kuçi, Flora Brovina, Vlora Çitaku, Xhavit Haliti, Ganimete Musliu, Arsim Bajrami, Drita Kadriu dhe Ramë Buja.

Në agjendën e Kongresin tash janë miratimi i ndryshimeve statutare, derisa në mesditë pritet të zgjidhet Kryetari i partisë dhe më pas do të votohet për Këshillin Drejtues.

Deri më tash Hashim Thaçi është kandidati i vetëm për postin e të parit të PDK’së.




Ndaj kryeministrit Thaçi ka një simpati të veçantë. Është në koalicion me të qe 12 vjet dhe thotë se ai nuk e ka tradhtuar kurrë. E mirëkupton edhe pse nuk e ka marrë në qeveri. “Nuk është se nuk do, por nuk ka mundësi ta bëjë këtë”. Veç kësaj Haxhi Zylfi Merxha, prijësi i romëve në Kosovë, rrëfen se si njëherë e kishte vartës të tij liderin e LDK-së, Isa Mustafën, pse nuk e do ish-presidentin francez Nichola Sarkozy, liderin e Vetëvendosjes Albin Kurtin dhe pse ia ka marrë inati Adem Demaqit. Po ashtu, ai tregon se si kishte ndikuar që Ibrahim Rugova të merrte votat e duhura për President të Kosovës.
Thaçi: Që sot ne mund të fitojmë!
Vitet e gjata si punëtor i tekstilit kanë ndikuar që të duket pedant, edhe me moshën që e ka, gati 79 vjeç.

Në fillim paraqitet më serioz, por kah mesi i bisedës shakatë janë të paevitueshme nga ky politikan i njohur por që vitet e fundit nuk është parë shpesh në media pasi nuk është deputet i legjislaturës së fundit.

Aktualisht është Ambasador i Paqes për Kosovë, Ballkan dhe Evropë dhe kryetar, siç thotë, i përjetshëm i Partisë së Romëve të Bashkuar.

“Si parti e vetme për romët në Kosovë, kemi bërë shumë. I kam 35 studentë që marrin edhe bursa në fakultete. Kam punësuar të rinj nga Fushë Kosova, Prizreni”, thotë Merxha.

Ai thotë se partia që udhëheq nuk është e madhe, por, sipas tij, përpiqet për të ndihmuar. “Sa e kemi jorganin, aq i shtrijmë këmbët”.
PDK profilizohet si  Parti e Qendrës së Djathtë
Haxhi Zylfi Merxha, ish-deputet i parlamentit të Kosovës, është i lumtur që jeton në Kosovë dhe mendon se Kosova është vendi model ku respektohen të drejtat e pakicave, më mirë se në Evropë e Amerikë.

“Kam qenë tri herë në Amerikë, e kam pa atje qysh shkon jeta, ata janë shumë prapa nesh sa i përket të drejtave të pakicave”, thotë ai.

Jeta e tij, prej kur i përfundoi mandati si deputet ka ndryshuar. Ishte deputet në tri mandate legjislative dhe shpesh ishte kapur nga kamerat televizive duke fjetur në seancë parlamentare.

Tash punon më pak, por si kryetar partie që është, vijnë dhe e informojnë për zhvillimet në politikë.

Ndaj kryeministrit të Kosovës ka një simpati të veçantë, dhe mjaftë besnike. “Thaçin e kam lavdëruar, edhe prapë e lëvdoj sepse Thaçi vërtet e bënë punën e vet. Pse s’ka mundur ta ketë në qeveri edhe një rom nuk them që ai s’na do, por nuk ka mundësi”, thotë Merxha.

“Një herë jam nënshkruar para 12 vjetëve, edhe s’kam mendjen të lëvizë më, edhe këtë vit jam prapë në koalicion me të”, thotë ai.

Ndërsa mendon se Vetëvendosje është një grup që po ia prish imazhin Kosovës. “Në zyrën tonë ka shumë fotografi të Albinit me Adem Demaçin. Ata kanë qenë gjithmonë mysafirët e mi, mirëpo tash nuk më pëlqejnë gjestet që i bënë Albini (protestat)”.

Ndërkohë për Demaçin thotë se prej se është rehatuar nga Qeveria, e cila i kishte dhënë veturë e pagë, më nuk i ka ardhur për vizitë.

Historitë me Sarkozyn, Rugovën dhe Isa Mustafën

Kushti kryesor për pavarësi e shumë vendime të mëdha politike për Kosovën kanë qenë pakicat, thotë Merxha.

Ai përmend shumë takime të mbajtura në Vjenë e vende të tjera të Evropës ku ka qenë pjesëmarrës. “Më kanë pyetur shumë herë nëse kemi të drejta në Kosovë, e unë u thosha që askund në botë nuk ka vende të sigurta sikur ne që i kemi në parlament”.

Nga këto takime, kishte edhe momente të veçanta që ai nuk i harron.
Thaçi propozon Krasniqin e Limajn për Këshillin Drejtues
Qeshet me faktin se si një kohë e kishte vartës kreun e tanishëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës. “Kur kam qenë në Vjenë, këshilltar imi ka qenë Isa Mustafa, shkoni pyetni kë të doni. Ai akademik, unë me shkollë të lartë (qesh)”.

Ka pasur raste kur është treguar i ngutshëm, por me krenari tregon se si e ka ndërruar situatën.

“Kam qenë në Parlament të Rumanisë, atëherë kur Sarkozy i përzuri 20,000 rumunë dhe atje e qova zërin. Thash kam kujtuar që Hitleri ka vdekur, tash paska ardhur një Hitler i ri e ai është kryetari i Francës”, kujton Merxha.

Të nesërmen e kishte ftuar ambasada e Francës në takim, kujton ai, për fjalët e rënda që i kishte thënë. “Ju drejtova me gisht dhe ju thashë: ‘unë popullin e Francës e dua shumë, mirëpo kryetarin e juaj nuk e dua’. E për këtë që s’e dua Sarkozinë, le të më paditë e të shkojmë në gjyq...edhe ata veç më shikonin”, kujton Haxhia.

Edhe ish-presidenti Ibrahim Rugova ishte në zor për Haxhi Merxhen.

Duke parë që për dy herë me radhë nuk i mori votat e deputetëve të Parlamentit, i kishte dërguar disa njerëz tek Haxhia.

“Erdhën në mes të natës, dhe më morën. Unë ia lashë djalit targat e kerrit, dhe përshkrimin e personave, e i thashë nëse nuk kthehem brenda dy orëve, shko lajmëro në polici zhdukjen time”, tregon ai se si ishte frikësuar për këtë vizitë të papritur.

“E kur mbërrimë në Prishtinë, Rugova na shërbeu me raki e cigare...ai pinte shumë, e unë si Haxhi nuk e kam shti në gojë qe 40 vjet”, rikujton Haxhia.

“Më tha, ‘Haxhi nëse edhe kësaj here nuk zgjidhem, kurrë nuk do të zgjidhem...’”.

“Të nesërmen, ishte mbledhja e radhës e parlamentit, dhe unë u ngrita në këmbë dhe thash votat e minoriteteve i shkojnë Ibrahim Rugovës. Të gjithë aplauduan”, kujton si me krenari këtë veprim.

Kjo kishte ndikuar që Rugova të merrte votat e duhura për tu zgjedhur nga parlamenti në postin e Presidentit të Kosovës, më 2004.


Komuna e Prishtinës e cila udhëhiqet nga Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një deklarate për shtyp ka akuzuar televizionin publik RTK se ka injoruar fatkeqësinë kombëtare të aksidentimit të nxënësve, duke i dhënë përparësi transmetimit të kongresit të Partisë Demokratike (PDK).

Për Komunën e Prishtinës, aksidentimi i autobusit me rreth 60 nxënës dhe arsimtarë të Shkollës së Muzikës ‘Prenk Jakova’ në Prishtinë, që ndodhi të shtunën, paraqet një fatkeqësi kombëtare dhe “të gjithë qytetarët e Prishtinës dhe mbarë Kosovës i kishin sytë kah këta fëmijë dhe luteshin e uronin që nuk kishte ndodhur më e keqja”.

“Në momentin kur të afërmit dhe qytetarët e tjerë të Kosovës pritnin të merrnin lajmin detal në lajmet qendrore të ditës në televizionin e tyre publik RTK, se sa prej fëmijëve janë lënduar, sa rëndë janë lënduar dhe kush janë të lënduarit, RTK vendosi të transmetoj drejtpërdrejt kongresin e partisë në pushtet. Për më tepër, edhe kur emisioni i lajmeve filloi me shumë vonesë, qytetarëve iu servua kongresi i partisë në pushtet. Sipas politikës redaktuese të RTK-së, fatkeqësia kombëtare ku aksidentohet autobusi me 60 fëmijë, nuk merituaka të transmetohet para kongresit të partisë në pushtet”, thuhet në deklaratë.

Komuna e Prishtinës shpreh indinjatën e thellë për këtë politikë redaktuese të RTK-së.

“Komuna e Prishtinës pret që RTK të kryejë misionin e tij si televizion publik në shërbim të qytetarëve dhe publikut, e jo në shërbim të partive politike dhe pushtetit. Qytetarët e Kosovës e njohin RTK si televizion publik, e jo televizion shtetëror që vihet në shërbim të pushtetit”, thuhet në deklaratë.

Komuna e Prishtinës përkujton RTK-në se po shpenzon 8.2 milion euro taksa të qytetarëve të varfër të Kosovës për të qenë në shërbim të tyre.

Komuna e Prishtinës i bën thirrje Kuvendit të Kosovës të mbikëqyrë se si po keqpërdoren këto mjete nga RTK me këtë politikë redaktuese, që është jashtë çdo etike profesionale dhe në kundërshtim me qëllimin e themelimit dhe funksionimit të RTK-së si televizion publik.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...