2013-01-27

“Flaka e Janarit 2013-Gjilan”




Flaka e Janarit është një manifestim letrar që mbahet në Gjilan, në shenjë respekti për atdhetarin dhe shkrimtarin disident Jusuf Gërvallën. Flaka Janarit ka traditë mbi 12 vjeçare. Laureat e shpërblimit Flaka e Janarit janë shumë shkrimtarë.



“Flaka e Janarit” u themelua për t’i bërë homazh të përjetshëm punës së palodhshme, vendosmërisë e vetëmohimit dhe sidomos rënies heroike të Kadri Zekës, Jusuf e Bardhosh Gërvallës, Rexhep Malës e Nuhi Berishës më 1982 dhe 1984, kështu është thënë në Akademinë e Flakës së Janarit.

Kjo akademi është organizuar nën patronatin e kryeministrit të vendit, Hashim Thaçi. Ndonëse ishte e paralajmëruar pjesëmarrja e tij, ai nuk ishte prezent, për shkak të një takimi që kishte me anëtarët e shteteve të Quintit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa në hapje të akademisë tha se “Flaka e Janarit” u mbajt nën kushte të jashtëzakonshme për disa vite, por ajo pavarësisht vështirësive ajo gjithmonë u mbajt në mënyrë të dinjitetshme.
flaka
Mustafa ka thënë se mirënjohja kryesore dhe respekti i pakufishëm u takon atyre që na e mundësuan themelimin, rritën, krijimin dhe shijimin e Flakës së Janarit e që janë heronjtë dhe dëshmorët tanë Kadri Zeka, Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Rexhep Mala e Nuhi Berisha dhe të gjithë dëshmorët e hapësirës shqiptare.

I pari i komunës ka thënë se “Flaka e Janarit”, u themeluar edhe për një arsye tjetër, atë të angazhimit për lirinë e vendit.



“Flaka e Janarit u themelua edhe për një arsye tjetër të madhe e që ishte përçuarja e mesazhit kristalt zëshëm dhe qartë te okupatori se rruga dhe angazhimet tona për liri e kishin marrë hovshëm dhe seriozisht shpejtësinë e vet dhe kjo nuk do të ndalej më kurrë deri në realizim”, ka thënë Mustafa.

Ndërkaq, Ismajl Syla këshilltar politik i Hashim Thaçit tha se Flaka e Janarit u ndez para 31 vitesh në Gjermani atje ku vepronin e punonin Kadri Zeka e vëllezërit Gërvalla.

Syla ka folur për dimensionin politik, kulturor e arsimor të Zekës e familjes Gërvalla.

“Ata kishin si synim bashkimin dhe unifikimin e njerëzve. Këta heronj të kohës fuqizuan indin intelektual, andaj me të drejtë do të themi se “Flaka e Janarit” pasqyron pjesën e ardhme të historisë moderne shqiptare” ka theksuar Syla.

Një fjalë rasti mbajti edhe akademiku, Mehmet Halimi, i cili tha se “Flaka e Janarit” e këtillë si është e dizajnuar me dinjitet po pasqyron vlerat tona kombëtare e çlirimtare.

Kjo akademi është organizuar nën patronatin e kryeministrit të vendit, Hashim Thaçi, gjë që ka gëzuar udhëheqësit komunal që është futur kjo nën ombrellën e Qeverisë së Kosovës.

Ky është edicioni i 22-të i “Flakës së Janarit” që nga themelimi i saj më 1991.

Ndryshe, këto aktivitet kanë filluar me 11 janar, ndërsa do të përfundojnë me 26 janar.

********
folk flaka
Rreth 200 poezi dhe 37 tregime kanë mbërritur në adresë zyrtare të Komunës së Gjilanit për konkursin anonim letrar të “Penës së Flakës” e cila mbahet në kuadër të “Flakës së Janarit 2013”, rezultatet e të cilave do të publikohen me rastin e mbajtjes së Orës së madhe letrare, thanë përgjegjës së shtyllës së artit letrar të këtij manifestimi.
folk flaka 3
Sabit Rrustemi, anëtar i Këshillit të Flakës dhe përgjegjës për artin letrar, tha se në konkursin anonim letrar për poezi dhe tregim të shkurtër, përmes postës me kopje fizike dhe postës elektronike, kanë ardhur rreth 200 poezi dhe 37 tregime, të cilat janë në proces të vlerësimit nga juria profesionale.

“Në këtë konkurs ka prurje të shumta nga të gjitha trevat shqiptare, Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe mërgata të cilët i ka bashkuar ‘Flaka e Janarit’.

folk flaka 2
Mundësia e dërgimit të punimeve edhe me postë elektronike e ka shtuar interesimin e pjesëmarrësve e me këtë edhe konkurrencën dhe cilësinë”, tha Rrustemi. Duke folur për punimet e pranuara, Rrustemi tha se ka edhe autorë që janë joserioz, pasi kanë konkurruar me shumë punime dhe se nuk kanë respektuar kriteret e konkursit. Shpërblimet e këtij konkursi përfshijnë tri çmime për poezi dhe tri çmime për tregim të shkurtër si dhe çmimi “Pena e Flakës”, që jepet për poezinë më të mirë të lexuar në Orën e madhe letrare.


Në Drejtorinë për Kulturë, Rini e Sport (DRKS) në Gjilan, thonë se çdo gjë është gati për fillimin e manifestimit tradicional “Flaka e Janarit 2013’, që hapet më 11 dhe mbyllet më 25 janar. 

Veton Nevzadi, drejtor për Kulturë, ka thënë se manifestimi hapet me homazhe te Varrezat e Dëshmorëve dhe  një pritje për familjet e dëshmorëve, që organizon kreu i komunës. Në mbrëmje ndizet edhe flakadani i Flakës, në ballinën e Tetarit të Qytetit. 
Ditën e parë zhvillohet edhe Festivali i muzikës për fëmijë “Xixat e Flakës” si dhe turneu i futbollit “Rexhep Mala e Nuhi Berisha”. 

Manifestimi vazhdon më 15 janar, me koncertin e muzikës folklorike “Folk Flaka” për të vazhduar më 17 janar, me akademinë e “Flakës...” dhe  ekspozitën e arteve pamore “Peneli i Flakës”.

Nga data 19-23 janar, për pesë net rresht, zhvillohet Festivali i Dramës Shqipe “Talia e Flakës”. 

Me 24 janar mbahet “Pena e Flakës”, ku do të bëhet shpallja e rezultateve të konkursit letrar në poezi dhe tregim të shkurtër si dhe organizohet Ora e madhe letrare. 

Më 25 janar, me mbrëmjen e muzikës popullore “Fest Flaka”, përmbyllet ky manifestim, i cili pritet të tubojë në Gjilan, si gjithmonë deti tani, qindra artistë e artdashës nga të gjitha trevat shqiptare, për ta shndërruar këtë qytet të Kosovës, në një kryeqendër të kulturës mbarëshqiptare.


“Flaka...” është  ndër më të rëndësishmit në trojet shqiptare, që mbahet prej më shumë se njëzet vitesh, në nderim të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të historisë sonë kombëtare.

“Flaka...” është bërë tashmë identitet kulturor i Gjilanit, ka thënë Nevzadi.





Vlenë theksuar se në ketë enviniment kulturor nuk janë ftuar shkrimtaret me të afirmuar te trevave shqiptare....


Abdullah Konushevci





Manifestimet letrare

Më pyeti një mik nga Shqipëria se ç’është “Flaka e janarit”? I thashë se më duket që është një manifestim provincial, që organizohet në Gjilan. U detyrova të lexoj pak dhe të mësoj se është manifestim letrar, muzikor e ku di unë çka tjetër. I tregova se kurrë nuk jam ftuar në këtë manifestim, si në shumë manifestime të tjera të tilla dhe se për këtë jam pak edhe krenar. Ka shumë shpirtligësi dhe dashakeqësi tek organizatorët e këtyre manifestimeve, që janë, për fat të keq, jo rrallë disa mediokër letrarë, që gjejnë kënaqësi, prehje të mos përfillin krijuesit e vërtetë.

Bekim Kqiku

Bekim Kqiku: eshte kohe e pa koke,kur ndytesirat notojne mbi uje!



Rrok Berishaj

Rrok Berishaj:... po kam dhimbje per organizatoret, sipas tyre letersia shqipe duhet kufizuar me zona ! Pjesemarrja e poeteve nga trevat shqiptare do ia kishte rrit vlerat ketij manifestimi dhe do kishte nderuar organizatoret. Keshille per organizatoret, mos luani dhe mos injoroni vlerat letrare shqipe....





*****
14 vjec dhender

Shfaqja “14 vjeç dhëndër”, e regjisores Elma Dorezi, u vlerësua me tre çmime në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrove “Flaka e janarit” në Gjilan të Kosovës.

Jo vetëm që u përzgjodh si shfaqja më e mirë e këtij festivali, por regjisorja Elma Dorezi mori çmimin “Realitet i ri teatror”, ndërsa aktori Devis Muka u vlerësua si aktori më i mirë i festivalit për rolin e Gjinos.
Teatri i Metropolit u përfaqësua në këtë festival me komedinë e Çajupit, që nën interpretimin e aktorëve Devis Muka, Marsela Lena, Lorenc Kaja, Erjona Kaçeli, Alban Musa, etj, sjell një komedi që flet përmes groteskut.

Festivali u hap me shfaqjen premierë “Kopshti me lule” i Teatrit të Gjilanit, me regji të Iliriana Arifit. Pjesë e festivalit ishin dhe shfaqjet “Frigoriferi”, e teatrit “Adriana Abdullahu” nga Ferizaj, me regji të Fatmir Hysenit, “Shtëpia në erë”, nga Teatri i Tetovës, nën regjinë e Kushtrim Bekteshit, ndërsa Tetari Kombëtar i Kosovës u prezantua me shfaqjen “Shtëpia në ankand”, me autor e regjisor Fadil Hysaj. Ky është edicioni i 22-të i Festivalit Mbarëkombëtar që mblodhi trupat teatrore nga gjithë trevat shqipfolëse.
flaka_janarit601
Në ndryshim nga filmi, regjisorja Dorëzi ka menduar që shfaqjen “14 vjeç dhëndër” ta mbajë në grotesk, duke bërë një adaptim të tekstit, i bazuar tek Çajupi me të njëjtët personazhe, por duke sjellë skena dhe karaktere të ndryshëm dhe interesant.

Një nga trajtimet e personazheve është ndryshimi i gjinive jo tek aktorët, por në interpretimin e personazheve, që do të thotë, gratë do të sillen si burra dhe burrat si gra, gjë që vihet re kryesisht tek dyshja kryesore, Tanë dhe Vangjel apo dhe tek dyshja Gjino- Marigo.

Flori Bruqi

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...