2013-01-27

Inida Gjata - Zhaku - Tju rrefej disa sekrete?




Inida Gjata


Inida Gjaten jemi mesuar ta njohim te gjithe me emrin e saj Zhaku qe shumekush mendon se eshte emri i saj i artit. Historia e emrit te saj eshte paksa e ndryshme nga gjetjet e emrave artistike. Ermira dhe Leonardi, prinderit e saj duke qene vazhdimisht te zene me pune e ndodhte qe nje pjese te dites ta linin Iniden e tyre tek komshinjte. Ne ate kohe jepej nje film francez me nje djale te vogel jetim per te cilin kujdesej e gjithe lagja dhe ndodhi qe ky djale i vogel e kishte emrin Zhaku. Keshtu lindi dhe Zhaku i Gjatajve qe sigurisht nuk ishte jetime, por qe komshinjte filluan ti therrisnin Zhaku. Zhaku francez i cau vete rruget e jetes dhe arriti te behej nje njeri i suksesshem dhe i njohur. Te njejtin fat pati dhe Zhaku i Gjatajve.

K omplimenti me i bukur: Ti e ke filluar rebelimin tënd që kur ke ndryshuar emrin tënd.
- Gjëja më e pakëndëshme që të kanë thënë
Unë nuk i fiksoj gjërat e pakëndëshme, nuk mbaj asgjë në mëndje pasi nuk i kushtoj rëndësi.
- Ngjyrat e preferuara: bluaja e kuqja
- Para pasqyrës ka dhe momente që i bëj komplimenta vetes sime: O Zot kush është kjo gjë e mrekullueshme që kam përballë
- Mendimi i parë në mëngjes: Çfarë do të vesh sot


Inida Gjatën jemi mësuar ta njohim të gjithë me emrin e saj Zhaku që shumëkush mendon se është emri i saj i artit. Historia e emrit të saj është paksa e ndryshme nga gjetjet e emrave artistikë. Ermira dhe Leonardi, prindërit e saj duke qenë vazhdimisht të zënë me punë e ndodhte që një pjesë të ditës ta linin Inidën e tyre tek komshinjtë. Në atë kohë jepej një film francez me një djalë të vogël jetim për të cilin kujdesej e gjithë lagja dhe ndodhi që ky djalë i vogël e kishte emrin Zhaku. Kështu lindi dhe Zhaku i Gjatajve që sigurisht nuk ishte jetime, por që komshinjtë filluan ti thërrisnin Zhaku. Zhaku francez i çau vetë rrugët e jetës dhe arriti të bëhej një njeri i suksesshëm dhe i njohur. Të njëjtin fat pati dhe Zhaku i Gjatajve.
Fillimisht ajo paraqitet para publikut në moshën 16 vjeçare në ekranin e Alba Tv për të prezantuar Hit-parade. Më pas prezanton Këngët e Stinës, një eksperiencë që do të kalojë nga viti në vit për tre vjet me rradhë. Është ngjitur dhe në skenën e Mikrofonit të Artë si prezantuese e tij në edicionin e parë dhe si këngëtare në edicionin e dytë. Vargje ka filluar të shkruajë qysh e vogël. Për herë të para ajo prezantohet para lexuesit me librin e titulluar thjeshtësisht Zhaku. Ndërsa poemën e jetës sime -thotë ajo - e kam titulluar Madhërisht dhe përkon me gjashtë etapa të jetës sime. Kjo është mënyra më e vërtetë për të treguar veten time. Në këtë poemë i jam dedikuar vetes në detajet më të hollësishme.

E madhe si..
Bota kur është e madhe.
Ka dhe botë të padukshme.
Dhe është kaq e trishtueshme kur je pjesë e saj.
Një njeri i dukshëm në një botë të padukshme.
Në çdreq bote jeton

Unë zmadhohem për të mos qenë e vetme - thotë ajo - por njëkohësisht bëhem dhe e papërshtatëshme për të tjerët.
Ndërsa pas kësaj poeme të vërtetë ajo është në kërkim të kalit për të plotësuar vetveten në romanin e saj me të njëjtin titull. E dija se duhet ta titulloja kështu por deri më tani nuk kam arritur ta gjej akoma kalin e romanit tim, megjithatë unë e ndjej që ai egziston.

- Zhaku tashmë ne jemi mësuar që të të shikojmë të marrësh pjesë në fusha të ndryshme të artit. Ku ndjehesh më mirë
- Është e vërtetë që jam përfshirë në fusha të ndryshme të artit si në muzikë, regjizurë, si prezantuese madje edhe si top modele për një periudhë të caktuar për Anila Zaimin, Enada Atnikollën etj. Unë bëj gjithmonë atë që kam dëshirë të bëj por më mirë ndjehem në teatër dhe në të shkruar. Jam shumë e lidhur emocionalisht me këto të dyja. Duke patur një mardhënie shumë të hapur me veten, kam kuptuar gjithmonë atë që duhet të bëja.
- Çka në gjakun e Inidës nga prindërit
- Gjithçka. Unë jam një përftim i mrekullueshëm i prindërve të mi dhe për këtë jam e lumtur.
- Ju u shkëputët për një periudhë kohe nga Shqipëria për të vazhduar studimet për juridik në Itali. Çfarë ju shtyu të largoheshit
- Ishte një moment që në Shqipëri po përballesha me një realitet mediokër. Kjo ishte një gjë që më kishte përfshirë dhe mua duke më bërë pjesë të tij. Ishte diçka që unë doja ta evitoja. Kështu shkova të studioja në Itali për juridik dhe atje u përballa me një realitet krejt tjetër por që përbëhej përsëri nga ato gjërat e zakonshme që lanë pas dore anën time kreative. Duhet ti rifilloja gjërat nga e para, të rifilloja një jetë timen që më kushtoi shumë lodhje nervore. Duke qenë se dhe punoja gjatë asaj kohe, u lodha si psiqikisht ashtu dhe fizikisht, por u bëra shumë e përgjegjëshme. Kur u ktheva nw Shqipëri, fillova Akademinë e Arteve. Kam përshtypjen se dhe për disa vjet të tjera unë do të vazhdoj të qëndroj me shumë dëshirë në Shqipëri.
- Çfarë mendoni kur dilni në skenë
- Mendoj që janë shumë sy që më shikojnë dhe shumë njerëz të ndryshëm që presin nga unë diçka që tu pëlqejë dhe që tu përshtatet, ndaj dhe unë mundohem të përmbush dëshirat e të gjithëve duke përfshirë brenda meje një larmi të madhe komportimesh.


- Veset dhe virtytet e Inidës
- Unë kam mjaft vullnet dhe kam një forcë të madhe për të përmbushur dëshirat e mija. Gjërat i shikoj gjithmonë në sensin poetik të tyre. Ndërsa gjërat që mendoj se janë më pak të admirueshme tek unë.. mosdëshira për të ngrënë. Unë nuk e kuptoj se përse duhet të hajë një njeri. (qesh dhe thotë se kjo ishte thjeshtë një shaka për të njohur tipin e saj).

Gjithashtu nuk admiroj dot tek vetja pafuqinë time për të ndryshuar gjërat. Megjithatë unë jam munduar të gjej një rrugë të mesme: Meqë jam e pafuqishme për të ndryshuar realitetin, të paktën të bëj diçka për të ndikuar në të. Dicka tjetër është rënia ime në zakonshmëri. Kjo ndodh rrallë por është diçka që nuk e admiroj tek vetja.


- Çvend zë opinioni në jetën tuaj
- Unë brenda vetes kam një fëmi shumë të madh artisti që sa vjen dhe rritet më shumë. Por duke qenë se unë kam gjithmonë domosdoshmërinë e të treguarit se çfarë bëj, është e nevojshme që unë të kem audiencë dhe opinioni ka të bëjë me audiencën. Është shumë e rëndësishme ajo çka të tjerët mendojnë. Në qoftë se opinionet jepen nga personat e duhur, atëherë domosdo që unë i marr parasysh.
- E njeh kompromisin me veten
- Për të ruajtur gjithmonë marrdhënie të mira me njerëzit që unë i dua dhe i vlersoj, jam e detyruar që të bëj kompromise për gjëra të vogla me veten, por që rregullojnë mardhëniet e mija. Unë nuk gjykoj asnjëherë dhe fal shumë. Falja është gjëja më e bukur që arrij të bëj. Kam një dashuri shumë të madhe brenda vetes dhe nuk hakmerrem kurrë. Nuk e kuptoj se përse njerëzit hakmerren.. Do të vuaja vetëm unë dhe askush tjetër në qoftë se do të mendoja për hakmarrje. Nuk ka asgjë më të shenjtë se sa dashuria që jap.


- Je e dashuruar
- Po.
- Çfarë ka të veçantë i dashuri juaj
Ai është një njeri jashtëzakonisht i aftë për të superuar realitetet që jetojmë. Kështu, duke qenë se unë shikoj sensin poetik të gjërave, ai i superon realitetet konkrete dhe kemi një mardhënie shumë të larmishme. Prej tij unë kam kuptuar shumë gjëra tek vetja.

- Xheloze
- Jam xheloze për ato gjëra që unë i konsideroj shumë të rëndësishme. Xhelozinë e përjetoj shumë momentale dhe më pas mendoj se çdo njeri është i lirë që ti bëjë gjërat ashtu siç dëshiron. Unë jam shumë xheloze për njerëzit. Mendoj se përtej realitetit që ofrohet, egziston një realitet tjetër për çdo person. Kjo është ajo që më pëlqen tek njerëzit. Çdo njeri e shikoj me idenë e të papriturës. Unë kam bindjen se çdo njeri merr atë që jep në jetë.
- Si e shikoni figurën e mashkullit në jetën tuaj
- Vetëm mashkulli mund të më ofrojë mua mundësinë për të kuptuar se çfarë jam, çfarë gëzoj prej femre, gjë që është shumë e rëndësishme. Në momentin që unë dua të vlerësohem si femër në kompleks të gjërave që unë kam, atëherë këtë gjë mund të ma bëjë të mundur që ta kuptoj vetëm mashkulli. Gëzon një rol shumë të rëndësishëm në jetën time.
- Cila është mardhënia juaj me instiktet
- Unë i ndjek instiktet e mija. Jam besnike e tyre dhe ato gjithmonë më kanë qëndruar besnike. Kurrë nuk më ka rezultuar diçka e gabuar kur kam ndjekur instiktet.
- Çfarë ju lumturon më shumë
- Unë lumturohem në varësi të predisopozitës sime të momentit. Në qoftë se jam enuziaste, unë lumturohem dhe me një gjë shumë të vogël, ndërsa në qoftë se nuk jam e predispozuar, duhet të jenë gjëra shumë të mëdha për të më bërë të ndjehem mirë.

- Si reagoni kur jeni e mërzitur
- Kur jam e mërzitur dhe e kam të pamundur të komunikoj, thjeshtë qaj. Më pas e kaloj këtë gjendje duke menduar dhe e qara ia ka vlejtur.
- Kur pendohesh
- Asnjëherë. Jam me atë idenë që njeriu është ai që është në sajë të së kaluarës së tij dhe unë e vlerësoj shumë veten kështu siç jam. E di që po të ndryshoja diçka në të kaluarën time, do të më mungonin shumë gjëra të së tashmes, ndaj dhe nuk jam penduar kurrë.


- Endrra juaj
- Të mos ngelin vetëm në kuadrin e ëndrrave synimet e mija.
- Si e mendon veten pas shumë vjetësh
- Nobeliste, me dy deri në tre fëmijë. Njëri do ta ketë emrin Pol, tjetra Minimi ndërsa tjetra do ta ketë emrin Gloria. Gloria do të jetë violinçeliste, Poli piktor kurse Minimi do të jetë pak nga të tëra ashtu si unë. Unë e di që do të jenë shumë të famshën në specifikat e veta. Realizimi i kësaj familje do të jetë gjëja më e bukur që do të kem bërë ndonjëherë.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...