Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/01/30

Hiqet Shqiperia e madhe nga Xhamadani

http://www.youtube.com/watch?v=cg_eiE7tl84




Megjithë nacionalizmin që ka shpërthyer kohët e fundit në Shqipëri, ku fraza si ato për "Shqipërinë e madhe" janë artikuluar shpesh madje edhe nga vetë kryeministri i qeverisë shqiptare, Sali Berisha, Ministria e Mbrojtjes eshte treguar mjaft e kujdesshme me terma të tilla.
flamuri

Pas një studimi të vëmendshëm, mediat shqiptare kanë ardhur në përfundim, se organizatorët e koncertit të 100-vjetorit të themelimit të Forcave të Armatosura censuruan tekstin e këngës himn "Xhamadani vija-vija", e cila u këndua nga Ansambli i Ushtrisë Shqiptare në koncertin e zhvilluar në Pallatin e Kongreseve.


Kori i Ansamblit të Ushtrisë këndoi këngën e kompozuar nga Zef Çoba me tekst të Alfred Çapalikut, por me një ndryshim të "vogël". Në vend të frazës "Xhamadani vija-vija, sa e madhe është Shqipëria", teksti është ndryshuar dhe përsëritet fraza "Xhamadani vija-vija, është Kosova është Shqipëria", shkruan BW.Kjo vërtetohet nëse dëgjon këngën në videon që ministria e Mbrojtjes ka publikuar në You Tube.


Koncerti "Një shekull këngë dhe marshe patriotike" u organizua nga ministria e Mbrojtjes, nën kujdesin e ministrit të Mbrojtjes se Shqiperise, Arben Imami.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...