2013-01-31

16 vjet nga rënia e tre ushtarëve emblematik të UÇK-së

Dëshmorët meritojnë vlerë dhe lavdi dhe jo vetëm një përkujtim dhe lëmoshë. Dëshmorët nuk meritojnë vetëm statuja të akullta,por meritojnë zemra ët ngrohta. Andaj ne duhet ët bëjmë edhe shumë më shumë për vendin tonë ,për amanetin e dëshmorëve. Ndërsa njëri ndër bashkëluftëtarët më të ngushtë të Zahirit, Avni Ajeti duke përkujtuar disa nga fjalët që ia thoshte Zahiri ndër tjera tha se ai ditën e rënies më tha duhet të shkoi në një rrugëtim ku edhe mund të vritem,por aktiviteti për çlirim duhet të vazhdoi. Vështrimi i tij atë ditë thuajse shkrinte edhe atë acar të madh që mbretëronte. Ai shpesh më thoshte njeriu s’ka emër,s’ka identitet pa liri. Armikun duhet goditur,kudo dhe ne çdo kohë pamëshirshëm,thoshte Zahiri....






Më 31 janar të vitit 1997, pikërisht në kufirin mes ditës dhe natës, ndodhi njëra nga betejat e para madhore të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tre aksionisti dhe strategët, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ishte duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë, derisa grupi i tij zbulohet nga sigurimi serb, të cilët kishin vënë pritë në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në luftë me ta.

Aktivitetet ushtarake, Zahir Pajaziti i fillojë gjatë viteve 90-ta. Në rrethanat e krijuara gjatë grevave të përgjithshme në Kosovë të mbajtura më 3 shator të vitit 1990, Zahiri dhe aktivistët tjerë fillojnë të punojnë për ngritjen e një rrjeti sigurimi në Kosovë. Si rezultat i kësaj pune Zahiri dhe aktivistët e Orllanit krijojnë Shtabin e Njësisë Guerile në Orllan.
Në vitin 1991 pasi që në Kosovë fillojnë që punët e ilegales të koordinoheshin me legalen Zahiri shkon në Shqipëri për qëllime ushtarake. Me të kthyer në Kosovë në vitin 1992, grupi i tij zbulohet dhe Zahirit i duhet të kalojë në ilegalitet për disa muaj. Deri në 1992 ai kontribuoi në furnizimin me armatim të shtabeve të krijuara në rrethinën e Orllanit.

Gjatë vitit 1994, Zahiri filloi të angazhohet edhe në pjesë tjera të Kosovës për krijimin e UÇK-së. Kështu, ai është një nga themeluesit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe anëtar i tij nga fillimi, nga ku fillon të bëhet koordinimi i aktiviteteve politike dhe ushtarake në të cilat Zahiri luante një rol të madh si në zgjerimin e fushës së ndikimit, po ashtu edhe në furnizimin me armatim. Zahiri shquhet në këtë kohë si organizues dhe zbatues i shkëlqyeshëm i sulmeve guerile ndaj forcave serbe në Kosovë, po veçanërisht në rajonin e Llapit. Për te gjithe aktivitetin e tij ndihmën me te madhe ia ka dhene kusheriri i tij Fadil Pajaziti i cili ishte nje biznismen dhe pothuajse te gjithë financimin e ka pasur nga ai.

Më 31 janar 2008, në 11-vjetorin e rënies, Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës Urdhrin Hero i Kosovës.

Zahiri ishte drejtuesi i njërës nga degët e mëdha të luftës, që më pas, natyrshëm, është shkrirë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.Duke qenë drejtues i njërës nga degët e mëdha të luftës, ai ishte njëkohësisht edhe njëri nga bashkëkrijuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Edmond Hoxha ishte junikasi që kishte ndër mend të krijonte përmasat e reja të traditës së tij familjare apo të Kosovës. Duke qenë se në moshën gjashtëvjeçare, kur ishte ende fëmijë, kishte parë prangimin e burgosjen e të vëllait të tij të madh, Xhavitit, duke qenë se nga kjo kishte parë se kishte pasur dhimbje, por nuk kishte pasur thyerje, ai kishte vendosur të bëhej shtyllë e mosthyerjes, sado e dhimbshme të kishte qenë kjo dhe sado e mundimshme të kishte qenë rruga. Edmondi ishte studenti mes dëshirës për t’u bërë ushtarak dhe njeri i shkencave, i riu që kishte zgjedhur të bënte një jetë ndryshe e megjithatë tepër rinore; ndoshta më shumë se gjithçka ai do të niste një rrugë që njerëzit e tij e kishin hapur, me gjithë dhimbjen që kishte mbartur ajo, me gjithë gjakimin që kishin përjetuar e do të përjetonin. 






Duke qenë më i vogli nga fëmijët, djali pas shtatë motrave, ai qe krejt natyrshëm thelbi i zemrës së tyre, dritësim nga jeta e prindërve të tij e, megjithatë, kjo nuk e bëri atë, dhe mendoj se nuk kishte se si ta bënte, një djalë të ri, por të plakur që në moshën njëzetvjeçare, pra një djalë plak njëzetvjeçar. Në të kundërtën, e gjithë ajo që kishte lidhje me përkujdesjen ndaj Edit, me thelbëzimin e zemrës së motrave dhe dritësimin e prindërve, ishte e lidhur me Kosovën. Asnjëherë në kullën e Junikut dhe përgjithësisht në kullat dukagjinase dita e zakonshme e secilës stinë nuk ka qenë e shkëputur nga Kosova.

ILIR KONUSHEVCI ''MERGIMI''

Hakif Zejnullahu është një nga figurat më të pabujshme të luftës. Si duket, edhe natyra e tij njerëzore ka qenë e tillë, e pabujshme. Ka një kontradiktë mes heshtjes së tij dhe punës së bërë prej tij. Nëse heshtjen e ka të jashtëzakonshme, punën e ka po ashtu të jashtëzakonshme. Është një nga rastet më të veçanta të luftës, kur një figurë e rëndësishme si ai të ketë qëndruar, me një natyrshmëri të thellë, në vendin që i ishte caktuar, si zëvendës i Zahir Pajazitit dhe ndihmës i tij, dhe e gjithë kjo të ishte shumë e heshtur. Hakifi dhe Zahiri ishin jo thjesht nip e dajë, por kishin të përbashkët gjithçka të virtytshme. Ai kishte virtytin e luftës dhe të guximit, të mosthyerjes dhe mosfjalëve të mëdha, kishte identitetin e tij të pashoq dhe njëkohësisht merakun e gjithkundshëm për shokët, i pafjalë e gjithsesi një urë lidhëse mes komandantit të zonës dhe luftëtarëve.

Ndryshe, sot përveç homazheve pranë varrit të heronjëve, është organizuar edhe një akademi përkujtimore.

Loading Image

EDMOND HOXHA ,JUNIK
-------------------------------------------
2.
Zahir Pajaziti u lind në një familje bujare në fshatin Turuqicë të Llapit më 1 nëntor të vitit 1962, ishte fëmiu i pestë i prindërve Qerim Pajaziti dhe Fatime(Rudari) Pajaziti.

Nga dyert e kësaj familje kanë dalë ushtarakë që në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore. Po ashtu edhe babai i Zahirit, Qerimi ishte pjesëmarrës aktiv në forcat progresive të asaj kohe.

Zahiri që në fëmijëri ishte rritur në frymën e babait të tij për dashurinë ndaj atdheut.

Shkollën fillore e kreu në fshatin e tij, kurse të mesmen, shkollën e policisë, e regjistroi në vitin akademik 1976-‘77 në Vushtrri. Nga shkolla u përjashtua me arsyetimin: sjellje të papranueshme ndaj organit të shkollës, arsyetim që përdorej zakonisht për persona që kishin pikëpamje tjera nga organi shkollor i asaj kohe.

Në vend të përkujtimit ...

Në vitin 1980, bashkë me dy bashkëpunëtorë të tij, Raif Sfishta dhe Nexhmi Dabinofci kalojnë ilegalisht kufirin e Shqipërisë dhe për këtë burgosen në Shkodër për 18 ditë. Pas kthimit në vendlindje ai burgoset nga policia lokale e Orllanit dhe dënohet si i mitur me 15 ditë burg.

Pasi që kreu shkollën e mesme në Podjevë(Drejtimi:Kulturo-humanita), Zahiri në vitin 1981 fillon ndjekjen e mësimeve në Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës drejtimin e gjuhës angleze. Po në këtë vit ai vijon shërbimin ushtarak për 12 muaj dhe në vitin 1985 e vazhdon atë edhe për tre muaj në Beograd.


Aktiviteti politik


Në vitin 1981, Zahiri fillon të marrë pjesë aktive në organizimin e Demonstratave të 81-shit në Podujevë. Nga kjo kohë veprimtaria e tij deri në vitin 1989 kryesisht është në organizimin e tubimeve protestuese dhe shpërndarjen e trakteve të ilegales.

Kështu gjatë kohës së ndryshimit të kushtetutës së Kosovës 1988-‘89, Zahiri rrit intensitetin e punës së tij duke u angazhuar në rrethe më të gjera dhe organizon protestën e parë anti-jugosllave në Orllan.

Gjatë kohës së krijimit të partive politike në Kosovë, Zahiri merr pjesë në themelimin e Parlamentit Rinor dhe formimin e degës së saj në Orllan, e më vonë, në vitin 1994, kur Palamenti Rinor u shndërrua në parti politike, themeloi degën e Partisë Parlamentare të Kosovës në Orllan.

Zahir Pajaziti po ashtu ishte pjesëmarrës aktiv në tubimet e pajtimeve të gjaqeve. Ai ndihmoi këto tubime dhe njëherit filloi formimin e grupeve rinore me qëllim të aktivizimit të rinisë në aksione të ndryshme shoqërore e më vonë pas shpalljes së Pavarsisë ë Kosovës edhe në aksione ushtarake.


 Aktiviteti ushtarak


Në rrethanat e krijuara gjatë grevave të përgjithshme në Kosovë të mbajtura më 3 shator të vitit 1990, Zahiri dhe aktivistët tjerë fillojnë të punojnë për ngritjen e një rrjeti sigurimi në Kosovë. Si rezulltat i kësaj pune Zahiri dhe aktivistët e Orllanit krijojnë Shtabin e Njësisë Guerile në Orllan.

Në vitin 1991 pasi që në Kosovë fillojnë që punët e ilegalës të kordinoheshin me legalen Zahiri shkon në Shqipëri për qëllime ushtarake. Me të kthyer në Kosovë në vitin 1992, grupi i tij zbulohet dhe Zahirit i duhet të kalojë në ilegalitet për disa muaj. Deri në 1992 ai kontribuoi në furnizimin me armatim të shtabeve të krijuara në rrethinën e Orllanit.

Gjatë vitit 1994, Zahiri filloi të angazhohet edhe në pjesë tjera të Kosovës për krijimin e UÇK-së. Kështu, ai është një nga themeluesit e Shtabit të Përgithshëm të UÇK-së dhe anëtar i tij nga fillimi, nga ku fillon të bëhet koordinimi i aktiviteteve politike dhe ushtarake në të cilat Zahiri luante një rol të madh si në zgjerimin e fushës së ndikimit, po ashtu edhe në furnizimin me armatim. Zahiri shquhet në këtë kohë si organizues dhe zbatues i shkëlqyeshëm i sulmeve guerile ndaj forcave serbe në Kosovë, po veçanërisht në rajonin e Llapit.


 Vdekja


Në janar të vitit 1997 grupi i tij zbulohet nga sigurimi serb. Më 31 janar Zahir Pajaziti ishte duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë së bashku me bashkëluftëtarin dhe nipin e tij Hakif Zejnullahu dhe bashkëluftëtarin tjetër Edmond Hoxha nga Juniku, forcat serbe kishin vënë pritë në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në luftë me ta.

Historia e njerëzimit per ne shqiptaret karakterizohet me nje varg dukurish ku mbi te gjitha dominojne ngjyrat e Rezistences dhe luftes ne te gjitha format qe na i percolli ne historine tone shekuj me radhë, andaj te rrallë janë popujt ne kete nenqiell qe e donin lirine si vet ne shqiptaret, me guximin tone, mençurinë dhe me nje moral te parezervë arritëm qe perfundimisht te dalim ngadhnjimtarë perballë një armiku vertete barbar dhe te paskrubullt, te gjitha keto i arriti dhe perfundimisht për te qenë me te lire se kurrë me pare e beri realitet lufta e lavdijshme e UÇK-së me një perkrahje t’madhe nga Forcat e Nato-s.

Synimet e armiqëve kurder nesh ishin nder me te egrat, nder me pacivilisueset e botes e te shekujve neper te cilet shqipet ballë-lartë i treguan kesaj bote se ishim, jemë e dot’ jemë zot ne tokat tona Ilire e dardane. Synimi kryesor i të gjithë armiqve që na u sulën ishte ta shlyenin Kosovën e mbarë Shqiperine edhe nga harta e Ballkanit e Europes, ta copëtonin e ta ndanin ndërmjet veti si bishat e malit njëra mbi tjetren apo si ujqit e terbuar!!!. Por kot. Populli shqiptar anekend rruzullit mblodhi forcen, guximin dhe luftoi per te qenë zot ne token e vet andaj edhe fituam.

Për këto qëllime, armiqë të shumtë shkelen mbi tokën tonë arberore, romakët e Cezarit e të Mark Antonit, turqët osmanë, hordhitë serbo-sllavo-çetnike që nga Shtefan Dushani, Karagjorgjeviqët e gjerë te ato të Millosheviqëve, …. por populli shqiptarë perballë te gjithe armiqeve jo vetem qe u ben ballë padrejtesive por si rezultat final pas çdo shkelje te çdo pushtuesi ishte me i fortë, me i kalitur dhe me i bashkuar.

Shumë arhiva te shume kancelarive e zyreve nderlidhese ne Europë sikur po mbeteshin te mbyllura ,të mbyllura mbetën edhe arhivat e Stambollit, Beogradit fashist, Athinës greke, Romës, Moskës, Berlinit, Parisit e të Londrës. Por, më qartë dhe shumë me mire se shkresat “e territ” që po ngelnin ne terr, historia jonë po shkruhej me gjak te bijeve e bijave me te mire shqiptarë, historia jonë po kendohej anekend tokave ku flitej e mendohej shqip, kendohej me optimizmin e kenges traditë –patriotike permes se ciles po i shuanim dhimbjet , thjesht, kendohej dhe do të këndohet brez pas brezi, nga vetë populli shqiptar ngase ne brendine e atyre notave e rreshtave nga poetet e kengetaret eshte diç e rendesishme e cila ka vetem një pikësynim te perbashket, vetem nje ideal dhe vetem nje deshirë se “jemë, e dot jemë pergjithmon zot te tokës sonë dardane , Ilire dhe mbare shqiptare”.

Ka pak popuj si populli ynë që nga 365 ditë ne vit, te ket afer krenarisë edhe dhimbjen por mbi te gjitha e kemi pra edhe krenarine per t’I kujtuar “ata te cilët ranë per të mos vdekur kurrë”, janë pishtaret e Shqiptarisë e te Kosovës që njeherit janë bijtë e lavdisë sonë kombtare, janë deshmoret që janari I vitit 1997 I solli ne altarin e lirisë që perjete te mbeten rreze drite nen qiellin e Kosovës sonë te dashur, e tillë është dita e 31 janarit. Kjo ditë është përvjetori i një Epopeje të historisë të lavdishme shqiptare, të cilën ia dhuruan tre bijtë tanë besnik:

Zahir Qerim Pajaziti ( 1 nëntor 1962-31 janar 1997),
Edmond Hysni Hoxha ( 10 tetor 1975 – 31 janar 1997) dhe
Hakif Sabit Zejnullahu ( 22 qershor 1962 – 31 janar 1997).

Në muzgun e mbrëmjes së 31 janarit 1997, si pasojë e përcjelljes speciale të sigurimit armik, gjatë rrugëtimit të tyre drejt Vushtrrisë, ranë në një pritë të forcave të mëdha policore-ushtarake të okupuesit serbo-çetnik, pikërisht në vendin e quajtur “Pestovë”. Përnjëherë drejt automobilit me të cilin po udhëtonin luftëtarët e lirisë u hap zjarr i furishëm dhe i kryqëzuar nga armatimet më të sofistikuara.
Atë mbrëmje u dha lajmi i zi, se ranë tre dëshmorët e kombit!
Ranë dëshmorë për çlirimin e trojeve shqiptare nga thundra e pushtuesit barbar serbo-sllav dhe për ribashkimin e tyre në një shtet të vetëm shqiptar-Shqipërinë.

Dëshmoret si Zahiri, Edmondi dhe Hakifi gjatë tërë veprimtarisë së tyre i qëndruan me besnikëri Betimit para Flamurit Kombëtar Shqiptar:

“Si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin e tyre, do të jem përherë besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm, që në çdo kohë, pa kursyer as jetën time të luftoj për t’i mbrojtur interesat e shenjta të ATDHEUT. Nëse shkeli këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës, dhe nëse tradhtoj qoftë i humbur gjaku im. BETOHEM!”

Jeta e këtyre dëshmorëve ishte një luftë e vazhdueshme, të cilën e kurorëzuan me lavdi , dinjitet dhe sot me krenari anekend tokave shqiptare perkujtohet vepra dhe resistenca e tyre .

Zahir Pajaziti, i lindur nga baba Qerimi dhe nëna Fatimja, bir besnik i Turanës galabiote-vendlindjes edhe të Justinianit, ishte djalë trim, plot energji e i palodhur, i afërt me popullin, shquhet ndër themeluesit e UÇK-së, njeri i aksioneve te shumta kunder armikut , tmerr për pushtuesit dhe tradhtarët e popullit, por mjerisht i prenë hovin plumbat e armikut, të ndihmuar nga të pabesët, që nuk do të falen nga gjykatësi popull!

Edmond Hoxha, i lindur nga baba Hysniu dhe nëna Nurija, bir besnik i Junikut kreshnik, me karakter trimërie qe na e kujton të Sylë Vokshin, i afërt me popullin dhe i ashpër me shkelësit e truallit te tij, Kosoves nanë, e shkriu jetën në rininë e tij, për të mirën e popullit që e lindi dhe që kurr t’mos renkohme nga çizmja e ndytë shkine.!

Hakif Zejnullahu, i lindur nga babë Sabiti dhe nënë Qamilja, trim besnik i Llabit burrëror dhe liridashës plot atdhedashuri kombetare, i gatshëm kudo qe kerkohej nevoja, me tërë qenien në shërbim të çlirimit dhe të ribashkimit kombëtar dhe me vision te qartë per Lirine e Kosovës nanë per te cilen edhe ra per te mos vdekur kurrë.

Edhe këta tre dëshmorë, me qëndresën e tyre heroike që bënë ditën kritike, në përballje me qindra e qindra efektiva represive të pushtuesit barbar serbo-çetnik, të cilët ishin të armatosur gjer në dhëmb, me mitralozë, snajper, autoblinda e helikopter, trasuan itinerarin që duhet të ndjekin shqiptarët, drejt realizimit të plotë të aspiratave të tyre shekullore, për të jetuar të të lirë dhe me dinjitet në Adheun e tyre – Shqipërinë!

Pikerisht me 31 janar 2006, familja e Qerim Pajazitit nga Turana (Orllanit), Besianë, familja e Hysni Hoxhës nga Juniku, Deçan dhe ajo e Sabit Zejnullahut nga Gurashi (Lladovc) Besianë, i kanë portat e shtëpive më të hapura se kurrë më parë. Familjet e deshmoreve presin bashkëluftëtarët e më të dashurve të tyre: Zahirit, Edmondit dhe Hakifit, por edhe të gjithë ata që ndjejnë dhembje për rënien e parakohshme të tyre.
Edhe në këtë përvjetor të dhembjes dhe të krenarisë kombëtare, familjet e dëshmorëve, do t’i presin ballëhapur vizitorët nga të gjitha viset shqiptare .
Megjithekete ne qender te kryeqytetit, u bane edhe nderimet me te sinqerta te pjesetareve te UÇK-së dhe personaliteteve te tjera shteterore para shtatores se Komandantit tone Zahir Pajaziti.

Lavdi perjetë.




Ali Ajeti ishte sinonim i trimërisë dhe devotshëmrisë për atdheun

Sot në Prishtinë , me rastin e shatëmbëdhejtë vjetorit të rënjes heroike të dëshmorit të kombit Ali Ajeti, u mbajt një Akademi Përkujtimore. Në këtë Akademi fjalë rastin mbajtën bashkëluftëtari i dëshmorit Ali Ajeti, z.Sabri Kiçmari si dhe ish-zëdhënësi dhe anëtari i SHP të UÇK-së, z.Jakup Krasniqi.

Ndërsa, në fshatin Laberion (ish-Sveçël) të Besianës, në oborrin e shkollës fillore e cila mban emrin e dëshmorit Ali Ajeti, u bë zbulimi i bustit të tij. Zbulimin e bustit të dëshmorit Ali Ajeti, e bëri ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, z.Rrustem Mustafa-Remi.

Më poshtë po prezentojmë fjalimet e z.Jakup Krasniqi dhe z.Sabri Kiçmari, të mbajtura në Akademinë përkujtimore për dëshmorin Ali Ajeti. (Fjala e z.Jakup Krasniqi, sekretar i përgjithshëm i PDK-së në Akademinë Përkujtimore me rastin e përvjetorit të rënies së dëshmorit të kombit Ali Ajeti)

Shumë të nderuar pjestarë të familjes Ajeti Të nderuar pjestarë familjeve të dëshmorëve Të nderuar pjesmarrës

E dhimbshme ishte ajo dita e 30 Majit të vitit 1989 per të gjithë veprimtarët dhe për gjithë shqiptarët kur dëgjuam për rënien heroike të Ali Ajetit.

Ali Ajeti ishte sinonim i trimerisë, i devotshmërisë për atdheun, i vetmohimit, përkushtimit dhe sakrificës. Ai që nga rinia e hershme e tij ishte përcaktuar për lufte të pakompromis kunder pushtuesit. Dhe Ai nuk u ndal asnjëherë. Nga rruga e lirise nuk mundën ta ndalin as burgjet, as ndjekjet, as vuajtjet as rreziqet. Nga rruga e lirisë e ndalën plumbat e policisë vrastare të okupatorëve para 17 viteve. Armiqt, me plumba e ndalën jetën e tij, por jo idealin e tij – çlirimin e Kosovës

Ali Ajeti dhe bashkëveprimtarët e tij jetuan dhe punuan në rrethana jashtëzakonisht të vështira. Ata i paraprinë forcimit dhe ngulitjes së idealeve të lirisë në mendjet e popullit të përvuajtur shqiptarë.

Të gjithë ata që patën fatin dhe rastin ta njohin e dinë se Aliu jetonte për të luftuar, jetonte për të bërë ndryshime, ndonëse nuk arriti që të rreshtohet në radhët e UÇK angazhimi i tij dhe sakrifica e tij sublime më shumë se nje dekadaë para se të themelohet UÇK-ja, është pjesë e parahistorisë së saj. Me shembullin dhe frzmëyimin e marrë nga dëshmorët si Ajeti, Afrim Zhitija, Fahri Fazliu, Hasan Ramadani etj ne radhet e UCK u rreshtuan me qindra e mjëra djem e vajza të trevës së Llapit dhe të tërë Kosovës.

Sot në përvjetorin e 17 të rënies heroike të Aliut ne po e përkujtojmë dhe nderojmë personalitetin e tij. Ne do të përkujtojmë gjithmonë me nder e krenari të gjithë dëshmorët e të gjitha kohërave të rezistencës sonë kombëtare.

Lavdi jetës dhe vepres se Ali Ajetit dhe të gjithe dëshmorëvë të rënë për liri.

(Fjala e anëtarit të kryesisë së PDK-së, z.Sabri Kiçmari në Akademinë Përkujtimore kushtuar shtatëmbdhejt vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit Ali Ajeti.)

. Ali Ajeti ishte një nga pjesëmarrësit më aktiv në demonstratat e vitit 1981. Si pasojë e veprimtarisë së tij antipushtuese u burgos në Janar të vitit 1984. Nga burgu u lirua në vitin 1988. Vetëm pak muaj qëndroi në shtëpinë e tij si qytetar i lirë. Pas demonstratës së 27 marsit 1989 ai u kërkua nga policia për t’u arrestuar dhe kaloi në ilegalitet. Ishte organizatori kryesor i Grupit të Ilegalëve, që populli i dha emrin „Çeta e Llapit“. I shquar për aftësinë e tij në organizimin ushtarak, ai i dha formë dhe përmbajtje veprimit antipushtues, duke e futur tek Lëvizja për Republikë idenë e organizimit ushtarak, si mjet për realizimin e lirisë. U vra më 30. Maj. 1989 në Arat e Mirofcit në përleshje me policinë pushtuese dhe shërbëtorët e saj. Fjalët e tij të fundit “Të fala shokëve. Unë po vdes për liri….!” jehuan si kushtrim në të gjithë Kosovën.

Kam qenë pranë tij në momentet e fundit të jetës së Ali Ajeti. Ky moment e ka përshkuar dhe do ta përshkojë jetën time si njeri, si qytetar, si veprimtar dhe madje si studies. Ky moment, jam i bindur, është ngulitur thellë në kujtesën e qytetarëve të Llapit dhe gjithë Kosovës. Le të më falin gazetarët, studiuesit dhe veprimtarët që në këto shtatëmbëdhjetë vite të kaluara janë refuzuar nga ana ime për të dhënë deklarata dhe intervista për dhe rreth ngjarjeve të vitit 1989. Droja ime se nuk do të mund t’i them të gjitha dhe saktësisht për njeriun, veprimtarin, aksionistin dhe udhëheqësin Ali Ajeti ka ndikuar që të rezervohem në deklarime publike. Ndjenja e përgjegjësisë për gjithë ato familje që na strehuan, na siguruan, na mbrojtën dhe ushqyen ishte shumë më e madhe se motivi për të dëshmuar për historinë. Një drojë dhe përgjegjësi e ngjajshme, që është krejtësisht njerëzore dhe humane, e ka përshkuar edhe gjendjen time emocionale në dy javët e fundit, në kuadrin e përgatitjeve për manifestimet e sotme.

Kam gjykuar atëherë dhe gjykoj edhe sot njësoj se mesazhi i Ali Ajetit më 30.maj.1989, me vetë aktin e rënjes së tij, është përcjellur aq qartë te dhe për qytetarët e Kosovës.

Dhe cili ishte mesazhi i Ali Ajetit, më 30. maj.1989?

Mesazhi politik drejtuar qytetarëve të Kosovës: për t’u fituar e drejta për Republikë të Kosovës dhe shtet të pavarur duhet sakrifikuar gjithcka, pra edhe jeta!

Mesazhi organizativo – ushtarak drejtuar forcave clirimtare: për të fituar të drejtën për Republikë dhe pavarësi ne duhet të organizohemi jo vetëm politikisht, por edhe ushtarakisht!

Mesazhi diplomatik drejtuar Parlementit Evropian: ka një popull në Evropën Juglindore që shtypet nga regjimi i egër serb, i cili nuk kërkon asgjë tjetër vetëm liri, barazi dhe vetëvendosje, vlera që Evropa i cmon dhe respekton si të sajat!

Tabloja e 30 majit 1989 besoj ka mbetur e freskët në kujtesën e qytetarëve të Kosovës. Ajo karakterizohej nga dy zhvillime të ndryshme. Në njërën anë: ishte suspenduar me dhunë autonomia e Kosovës, ishin shtypur me egërsi demonstratat e marsit 89, Serbia përgatitej për të marshuar drejt Kosovës me rastin e 600 Vjetorit të Betejës së Kosovës dhe pritej të vinte një delegacion i PE Evropian për të parë nga afër gjendjen në Kosovë. Establishmenti autonomist ishte shtrënguar në defansivë. Parulla „Kosova Republikë“ konsiderohej si e rrezikshme, Serbia kishte arritur përmes taktikës së saj mësymëse të reduktonte kërkesën e qytetarëve të Kosovës nga kërkesa për Republikë, në kërkesën për mbrojtje të statusit të autonomisë.


                         ALI AJETI

Kurse, në anën tjetër: djemtë dhe vajzat më të mirë të Kosovës ishin hedhur në veprime antipushtuese, pjesëmarrës të shumtë kishin marrur pjesë në demonstratat e marsit, Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës ishte riorganizuar mirë dhe drejtonte veprimet antipushtuese, elita intelektuale e Kosovës kishte filluar të shprehej kundër pushtimit, në Llap vepronte grupi i organizuar ushtarak, që populli i kishte dhënë emrin „Çeta e Llapit“, i cili strehohej, ushqehej dhe mbrohej nga qytetarët e Kosovës. Në këtë sfond erdhi edhe deri te demonstrata e marsit. Më 28. Maj. 1989 në shtëpinë e Ramosh Fazliut (i cili sot është këtu dhe e falenderoj publikisht për gjithë ato që ka bërë për ne) vendosëm të organizonim demonstratën. Planin detal e realizuam në shtëpinë e Adem Ajetit, babai të Aliut. Parullat u shkruan nga Aliu. Ai kishte shkrim shumë të bukur. Vendosëm që krahas parullës për Republikë të futnim për herë të parë në fjalorin politik të Lëvizjes Antipushtuese katër vlerat qytetëruese e politike të Perëndimit: „Liri – Barazi – Demokraci – Vetëvendosje“!

U demonstrua në pak vende, me pak demonstrues. Por efekti ishte shumë më i madh se numri i demonstruesve. Për herë të parë u kombinua veprimi ilegal me atë legal: ato mesazhe që barti rënja heroike e Ali Ajetit, atë që thamë ne ilegalët në demonstratën e 30 majit, e thanë edhe intelektualë të njohur në takim me Parlamentin Evropian.

Vite më vonë jeta e Ali Ajetit do të ishte frymëzim dhe udhërrëfim për djemtë dhe vajzat më të mira të popullit të Kosovës: ushtaret dhe ushtarët e UCK. Ata do të bënin realitet dy ideale të larta të Aliut: krijimin e Ushtrisë së Kosovës dhe shporrjen e pushtuesve nga trojet e Kosovës.

Ka mbetur që të finalizohet në rrafshin politik e diplomatik edhe pavarësia e plotë e Kosovës. Nevojitet edhe më mund politik, shkathtësi diplomatike dhe guxim qytetar. Pavarësia është megjithatë e pashmangshme, sepse ajo i ka themelet në gjakun e djemëve të Kosovës si Ali Ajeti...

FLORI BRUQI



------------------------

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...