Ka filluar punimet dita e dytë e kongresit zgjedhor të PDK-ës,hapjen e punimeve e ka bërë Basri Musmurati, derisa më pas është zgjedhur Kryesia e Punës.
Për këtë detyrë janë zgjedhur Enver Hoxhaj, Hajredin Kuçi, Flora Brovina, Vlora Çitaku, Xhavit Haliti, Ganimete Musliu, Arsim Bajrami, Drita Kadriu dhe Ramë Buja.
Në agjendën e Kongresin tash janë miratimi i ndryshimeve statutare, derisa në mesditë pritet të zgjidhet Kryetari i partisë dhe më pas do të votohet për Këshillin Drejtues.
Deri më tash Hashim Thaçi është kandidati i vetëm për postin e të parit të PDK’së.
* * * * *
Konventa zgjedhore e PDK-së i vazhdon punimet sot ku priten të zgjedhet kryetari dhe Këshilli Drejtues i PDK-së. Dje në pjesën solemne e Konventës së Gjashtë të PDK-së, përveç drejtuesve të partisë, folën edhe më shumë se 20 përfaqësues të subjekteve politike nga të gjitha trojet shqiptare.
“Shteti i Kosovës dhe unë do të vazhdojmë të mbesim gardian të mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, Luginë të Preshevës e në Mal të Zi, tha kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në hapjen solemne të Konventës së Gjashtë Zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës.
Thaçi tha se bashkimin e kombit e kanë vulosur dëshmorët, ndërsa bashkimi do të ndodhë në BE.
Ai theksuari tha se PDK-ja nuk është lodhur me qeverisje dhe se do të vazhdojë ta qeverisë Kosovën edhe në të ardhmen.