Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/02/01

MPB-ja bllokon 1.4 milionë euro garanci bankare të OeSD-së





 

Kompania austriake OeSD ka humbur 1.4 milionë eurot e deponuara si garanci për zbatimin e kontratës për prodhimin e pasaportave biometrike të Kosovës.

Këtë e parasheh neni 5 i kontratës, e cila është shkëputur të enjten nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme për shkak “të mosrespektimit të saj” nga ana e partnerëve austriakë, të cilët kanë paralajmëruar padi me kërkesën për dëmshpërblim.

OeSD-ja ka “humbur” edhe 1.4 milionë euro të tjera, të cilat kanë shkuar në llogarinë e përfaqësueses së tyre në Kosovë, Natali Velijaj. Velijaj ndodhet në paraburgim si e dyshuara kryesore për vjedhjen e kësaj shume. Ajo pretendon se këtë shumë e ka dhënë ryshfet për tenderin.

Shkëputja e kontratës imponon shpalljen e një tenderi të ri ndërkombëtar për prodhimin e pasaportave biometrike, i cili mund t’i marrë deri në 120 ditë, në rast ankesash nga ndonjë konkurrent i pakënaqur.

No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...