Në shekullin kur zhvillimet në fushën e standardizimit të shqipes do të merrnin rrugën përfundimtare drejt pamjes që ka ajo sot, Tirana përjetoi një urbanizim me ritme relativisht të qëndrueshme, rritje të vazhdueshme, ndërsa në dekadën e fundit ndodhi shpërthimi demografik i ardhjes së popullatës me shprehi shpesh jourbane, duke margjinalizuar në një shkallë shtresat më herët të urbanizuara. Tirana tani po merr pamjen, zhvillimet dhe funksionet e një qyteti me mundësi rrezatimi rajonal. Kjo ka rëndësi për zhvillimet në fushën e shqipes standarde në rrafshin kombëtar. Në hapësirat e tjera shqiptare po ndodhin gjithashtu zhvillime. Ky dinamizëm po shoqërohet me hapje gjithnjë e më të madhe ndaj shprehive të secilit mjedis në raport me të tjerët dhe me rritje të nevojës për zgjerim të aftësive komunikative.
Prishtina në dekadën e parë të sh. XXI po pëson ndryshime të thella shoqërore e demografike. Në fillim të sh. XX ajo ishte qytet oriental tregtar me çarshi të mbuluar, me rritje të ngadalshme dhe me elemente të vogla modernizimi. Gjuha shqipe nuk përdorej në institucione, në shkolla, nuk kishte gjë të botuar shqip, të gjitha këto hapësira ishin rezervuar për serbishten, ndërsa turqishtja vijonte të përdorej në qytete si Shkupi, Prizreni, Prishtina, etj. Në breza të mëhershëm ky ndryshim mund të shihej nga afër. Kam njohur njerëz nga ata që dinin shkrim-lexim arabisht, të cilët në leksikun e tyre të zakonshëm kishin fjalë si: beledije, rixha, kadi, efendi, asker, askeri, që pak më vonë kishin qenë të detyruar të mësonin një tjetër regjistër për të tilla fjalë, si opshtinë, sudi, mollbë, zhallbë, uverenje, knizhicë, potvërdë, etj. (komunë, gjyqtar, lutje, ankesë, dëftesë, librezë, vërtetim), e që kishin arritur që në atë regjistër të përdornin fjalë përkatëse shqipe.
Në pjesën e parë të shekullit XX në Prishtinë flitej shqip, serbisht dhe turqisht. Serbishtja ishte gjuhë e shtetit. Turqishtja flitej në shumë hapësira të jetës së qytetit, ndërsa shqipja kryesisht në hapësirat e gjuhës së familjes, në lagje dhe paralagje e në fshatrat përreth. Në periudhën 1941-45 shqipja po bëhej gjithnjë e më shumë gjuhë e jetës urbane, sadoqë ndër zanatçinj ende përdorej gjerësisht turqishtja. Administrata e lartë shtetërore, qarqet partiake, shërbimet publike, kuadri për shkollim të lartë, policët, ushtarakët, parapëlqehej të flisnin serbokroatisht. Serbishtja ishte gjuha kryesore e jetës publike: gjuha e raporteve të punës, gjuhë e mbledhjeve. Shqipes i rezervohej një vend i dorës së dytë. Megjithatë, në këtë kohë nisi të ndjehej gjithnjë e më shumë përdorimi i shqipes në shumë aspekte të jetës së kryeqytetit. Duke qenë qendër e të gjithë shqiptarëve, Prishtina bëhej vendi i përmbushjes së shumë funksioneve shoqërore-kulturore shqip.
Vala tjetër e ndryshimeve në jetën urbane të Prishtinës ndodhi pas vitit 1966, kur filluan të vinin të rinj shqiptarë nga të gjitha anët për të studiuar, a për të punuar, kur shqiptarët zunë të merrnin frymë më lirisht dhe ndodhi një liberalizim i jetës. Përdorimi i shqipes në jetën publike po merrte përmasa të reja, sadoqë në shtresat e administratës së lartë, në polici, në ushtri, në organet e pushtetit, në mbledhjet e punës, të partisë, të sindikatës a mekanizmave të tjerë, flitej dhe serbisht; kur flitej shqip në mbledhjet e punës, duhej të kishte përkthim serbisht, e kundërta ndodhte më rrallë, sepse “të gjithë kuptojnë, të mos humbasim kohë”, thuhej. Kjo ishte kohë kur gjithnjë e më zëshëm shtrohej kërkesa për të folur shqip në tërë jetën publike, kohë kur shqipja po zinte vendin që i takonte në shoqëri dhe për këtë nuk kishte nevojë të bëhej kauzë.
Prishtina pas vitit 1970 nisi të rritej me ritme të shpejtuara drejt qytetit me rreth 30.000 studentë, me shumë shkolla të mesme, me teatër profesionist shqip, me gazetë të përditshme, me radio e televizion shqip, me përdorime gjithnjë e më të plota të shqipes në të gjitha poret e jetës shoqërore, urbane dhe të kulturës. Nisën manifestime të përdorimit të shqipes në jetën urbane që as prishtinasit as popullata shqiptare në ish-Jugosllavi nuk i kishin njohur ndonjëherë, në veprimtaritë ekonomike përtej bujqësisë familjare e tregtisë së vogël, zanateve, në ndërmarrjet e mëdha ekonomike, deri te filmi e kinematë dhe manifestimet e muzikës rok. Në qytet në këtë kohë ishte krijuar tashmë një shtresë e gjerë e përdorimit të shqipes së kultivuar në funksione publike: kjo gjuhë ishte gegnishte e kultivuar dhe e normuar, e mësuar në shkolla, e ndryshme nga e folmja prej nga vinin njerëzit.
Më 1968 ndodhi ndryshimi i bazës së gjuhës standarde. U hoq dorë nga gegnishtja, u përvetësua shqipja e njësuar letrare me bazë në toskërishten. Megjithë vështirësitë, në formën e shkruar, përvetësimi nisi të shënonte suksese. Në formën e folur zbatimi realizohej kryesisht në nivelet formale, pak më mirë në emisionet e redaktuara me folës zyrtar radioteleviziv. Në shkollë, edhe pse jo plotësisht dhe mirë, përdorej gjuha e njësuar letrare, në mësimet e gjuhës dhe të letërsisë shqipe më shumë e më mirë, ndërsa më pak në mësimet e tjera. Në punë përdorej në mbledhjet dhe takimet formale, por jo në kontaktet e drejtpërdrejta të prodhimit në punishte. Në familje e në shoqëri, kur delte nevoja për një gjuhë të selitur, në qarqet e elitës, vazhdonte të përdorej forma e folur e gegnishtes letrare, e ndryshme nga e folmja lokale gege. Shqipja e njësuar letrare, për shkak të nxënies ende të çalë, për shkak të pasigurisë dhe nevojës për kujdes të vazhdueshëm, për shkak të karakterit libresk, ndjehej artificiale. Me kohë, së paku kompetenca pasive e shqipes së njësuar letrare u rrit ndjeshëm.
Derisa praktika nxirrte vështirësi, gjithandej ndeshej vullnet i madh për ta nxënë sa më mirë shqipen letrare; vlerësoheshin lart ata që kishin arritur ta zotëronin. Si varietet i të kultivuarës, i bashkimit kombëtar, ajo gëzonte prestigj të lartë shoqëror. Realitetet ishin të tjera: mësimdhënësit e brezave të mëparmë, as ata të gjuhës, nuk kishin pasur rastin ta mësonin drejtpërdrejt shqipen e njësuar; po të lëmë anash mësimdhënësit e gjuhës shqipe, një pjesë e madhe nga të tjerët studimet i kishte bërë serbokroatisht; nëse kishin arritur të mbaronin në Prishtinë, gjithnjë me standardin gegërisht. Shtresat e nëpunësve ishin në gjendje më të vështirë. Mungonin ndërmarrjet shoqërore për përvetësimin e gjuhës standarde, si ato të Qeverisë së Shqipërisë, po edhe më elementare. Çdogjë i lihej vullnetit të qytetarit. Që ajo rrjedhë e zhvillimeve me vlerat simbolike të gjuhës standarde të jepte më tepër rezultate, duhej të zgjaste më shumë.
Proceset shoqërore morën rrjedhë tjetër pas vitit 1981. Nisi stagnimi, kriza, pasiguria, shtypja e re e sforcuar dhe në vitet '90 kemi sërish një valë të ardhurish serbokroatishtfolës (nga Serbia, Mali i Zi, Bosnja e Kroacia) në funksionet e administratës së lartë sunduese të vendosur në Prishtinë e qytete të tjera. Shqiptarët dhe shqipja sërish përjetuan margjinalizim dhe tërheqje në lagjet e qytetit e në fshatra, sadoqë tani ishte e pamundur që ky fenomen të arrinte përmasat që kishte pasur dikur. U krijua distancë e prerë midis gjuhës së pushtetit okupues dhe gjuhës së vet, pavarësisht nga forma a varieteti i folur. Shqipja dhe të folurit shqip u bënë sërish kauzë, mjet dhe mjedis i rezistencës dhe kjo nuk fshihej. E gjithë kjo shoqërohej me kthimin nga popullorja, burimorja, fshatarja si autentike, ndërsa gjuha simbol i okupuesit vendosej në qendrat administrative të qytetit e në mediat indoktrinuese. Kjo situatë ndërlidhej me shtampat e ideologjizuara që kishin depërtuar përmes letërsisë së viteve ’60-’70 të krijuar në Shqipëri. Folklori dhe folklorizmi po bëheshin prestigjiozë, por kishte shtresa që mund të kishin shije të tjera. Artet figurative, letërsia, kënga e lehtë, muzika e të rinjve me rrjedhat e rokut, etj., sikur sugjeronin diçka të tillë. Të gjitha këto shtyheshin në rend të dytë, sepse ajo kohë kishte një kauzë – mbrojtjen e qenies kombëtare dhe kjo nxirrte në rend të parë faktin e të folurit shqip, pavarësisht se çfarë varieteti. Kjo ndikoi ndjeshëm në legjitimimin e gjerë të varieteteve jostandarde, duke lënë të kuptohet se bëka kështu dhe duke ritheksuar nevojën e zgjerimit të standardit.
Për ta paraqitur gjendjen komplekse në shoqërinë shqiptare në Kosovë dhe në ish-Jugosllavi, janë të nevojshëm parametra dhe analiza shoqërore më të gjera. Këtu mjafton të theksohet se ajo gjendje nuk ishte njëdimensionale. Ajo gjendje ka prodhuar mekanizma të rëndësishëm për mbijetesën e rezistencën, për zhvillimet në drejtime të caktuara dhe në fushë të standardizimit të gjuhës, por ka mundur të krijonte vështirësi sa u përket zhvillimeve të dëshiruara në fushën e standardizimit.
Para vitit 1999 Prishtina duhej të kishte rreth 200.000 banorë, ndërsa tash mund të shkojë deri në 350.000 e më shumë. Statistikat e vitit 1971 tregojnë se popullsia e Prishtinës atëherë ishte për 55% e ardhur, ndërsa pas vitit 2.000 vlerësohet madje 65% e ardhur. Lufta e viteve '98-'99 solli ndryshime të reja në Prishtinë: në fillim zbrazje të qytetit nga shqiptarët, largim të shqipes nga përdorimet publike, pastaj kthim të rrufeshëm e masiv në qytet, që u shoqërua me ikje të popullatës serbe të identikfikuar me regjimin e Milošević-it, ose pjesë të mekanizmave të tij. Rrënimet e fshatrave të Kosovës nga Serbia (kështu synohej të thyhej rezistenca, u rrënuan mbi 120.000 shtëpi) detyruan një numër jo të vogël të fshatarëve të mbeteshin në qytete, në radhë të parë në Prishtinë, sepse në brendi nuk kishin ku të jetonin. Qyteti, duke e rritur popullatën rreth dy herë, ndryshoi tërësisht shprehitë. Ky ndryshim vërehet që në kontaktin e parë, në gjuhë dhe shprehi të foluri.
Po ndodhin procese të papara të ndeshjes së shprehjeve me prejardhje të ndryshme krahinore e shoqërore me shprehjen e mëparme përplot ndikime dhe shtampa të serbokroatishtes: rritja e komunikimeve në masë (7-8 gazeta të përditshme, 3 televizione nacionale dhe dhjetëra lokale, shumë radio, teatro, etj.), hapësira e gjerë e përdorimit të shqipes të pacensuruar në funksion publik me të gjitha pamjet e saj, po i nxjerr në pah ndeshjet e aspekteve gjuhësore/ identitare/ urbane/ rurale/ të moshës/ të shtresës shoqërore/ të gjinisë, duke përtreguar hapur përdorimin e ngathët të gjuhës standarde, mjaft artificial, sepse, përveç një përqindjeje të vogël, të nxënë nga librat, në shumë raste vetëm pasivisht të njohur nga RTV, jo mjaft të asimiluar. Nevoja për ta përdorur atë shlirshëm në situata të zakonshme, ku më parë ishte përdorur gegnishtja, po e tregon më parë faktin se procesi i përvetësimit të shqipes standarde kishte pasur mungesa, ishte kufizuar në funksione më shumë të zgjedhura, solemne, të shkrimit, etj. Me urbanizimin lidhej nevoja për të pasur një shprehje sa më të natyrshme. Këto kanë prodhuar një gjendje jo shumë të pëlqyeshme gjuhësore: në një anë, jeta në qytet shtron nevoja të mëdha për shprehjen e kultivuar, urbane, në anën tjetër, shprehja ekzistuese urbane po manifeston veçori të një zotërimi të mangët të gjuhës standarde, shpesh të reduktuar e me shprehi që e largojnë dukshëm prej saj, pra krijojnë një varietet rajonal. Bie në sy se kjo tendencë shënohet sidomos ndër breza të rinjsh të qytetit.
Po pse ka ndodhur që në Kosovë, siç po e shohim, shkalla e zotërimit të gjuhës standarde të jetë kaq e ndryshme nga përkatësja në Shqipëri? Hulumtimet empirike sociolinguistike do të duhej të tregonin saktësisht së pari sa i vërtetë është një supozim i tillë, nëse po, deri ku shtrihet, në cilat shtresa të shoqërisë në Kosovë, në cilat aspekte të përdorimit, a vlen dhe sa vlen për Shqipërinë, etj. Është e sigurt se probleme ka dhe në Shqipëri, porse atje ato shfaqen ndryshe dhe në segmente të tjera. Këtu mund të rikujtojmë ndonjë element për vendosjen e kuadrit të përgjithshëm në të cilin ka mundur të ngjante kjo që po supozojmë se ngjet në Kosovë.
Vlerësimit të Kongresit të Drejtshkrimit të vitit 1972 që “populli shqiptar ka tashmë një gjuhë letrare të njësuar, norma kombëtare e së cilës është kristalizuar në të gjitha hallkat kryesore të strukturës fonetike, gramatikore fjalëformuese e leksikore në disa hallka të veçanta ndodhet në fazën e fundit të kristalizimit”, i parapriu Rezoluta e Konsultës Gjuhësore të Prishtinës (1968), duke ngulur këmbë që përkohësisht të përvetësohej varianti i punës i Drejtshkrimit i botuar në Tiranë për diskutim publik, vetëm e vetëm që të jetë një varietet unik.
Ky vendim tërë komunitetin e vuri para sfidave të zotërimit të gjuhës standarde kryesisht nga librat, nga forma e shkruar dhe në distancë nga baza e natyrshme e saj. Ky vullnet i jashtëzakonshëm, i motivuar me arsye jashtëgjuhësore dhe identitare, u shoqërua me veprime konkrete në mjetet e informimit, në redaksitë, në shkolla, në botime, etj. Faza e parë nxori në shesh vështirësi jo të vogla. Pastaj u krijua një gjendje në të cilën një shtresë e caktuar kishte krijuar kompetenca në këtë fushë, së paku për variantin e shkruar, ndërsa të tjerët kërkonin shërbime së paku për tekstet e shkruara. Në të folur toleroheshin forma dhe varietete jostandarde. Kjo gjendje shoqërohej me pozitën e shqipes gjuhë zyrtare bashkë me një gjuhë tjetër zyrtare (serbokroatishtja), e cila kishte arritur të përdorej si varietet i popullatës serbe dhe në familje, ndërsa pas vitit 1981 nisi faza e shtyrjes së shqipes në margjina të jetës publike, për të arritur në shkallën e përjashtimit të saj të plotë nga këto hapësira me mbylljen e shkollave, të universitetit dhe të veprimtarive shoqërore e publike shtetërore në fillim të viteve ‘90. Në tërë dekadën e nëntë shkollat dhe universiteti, institucionet e shkencës dhe të kulturës, institucionet shoqërore, politike dhe shtetërore u detyruan të vepronin në rrethana të jolegalitetit dhe të përndjekjes nga regjimi serb i aparteidit. Këto nuk ishin rrethana për të shënuar suksese të mëdha në fushën e kulturës së gjuhës dhe posaçërisht të zbatimit të gjuhës standarde.
J. Byron, A. Pipa, T. Kolgjini e të tjerë kanë folur për faktin se në Kosovë qysh në fillim ishte projektuar që shqipja standarde të zotërohej në rrethana të vështira të mungesës së kontaktit me bazën e saj natyrore – toskërishten. Disa nga ta kanë shprehur madje një skepticizëm parimor në këtë drejtim. Ndonjë ton i tillë do të jetë dëgjuar qysh në diskutimet e Konsultës së Prishtinës. Megjithatë, nëse shumë të rinj arrijnë të zotërojnë gjuhë të huaja në shkallë shumë të lartë, nuk kuptohet që të mos e bëjnë dot këtë me shqipen, sidomos nëse ka motive të fuqishme.
Vendimi i rëndësishëm në fushën e planifikimit të gjuhës i Kongresit të Drejtshkrimit duhej të ndiqej nga veprime konkrete në fushën e zbatimit të tij. Norma e përzgjedhur duhej të zbatohej përmes një procesi të ngulmët dhe intensiv të zotërimit të saj nga një masë kritike përdoruesish të aftë për përhapjen e saj. Kjo mund të kuptohet më mirë pas krahasimit me gjendjen në Shqipëri.
Derisa në Kosovë shumë prej hallkave të rëndësishme në zinxhirin e procesit të përvetësimit të shqipes standarde i liheshin vullnetit të mirë të përdoruesve, në Republikën Popullore të Shqipërisë u ndërmorën hapa konkretë të nevojshëm për këtë proces. Më 8 mars 1974 Këshilli i Ministrave nxori një vendim “Mbi Masat për zbatimin e drejtshkrimit të njësuar të gjuhës shqipe”, të nënshkruar nga Kryetari i tij Mehmet Shehu. Duke rikujtuar tërë arsenalin mobilizues ideologjik, patriotik, qytetar, shtetëror, të kohës, Këshilli i Ministrave kërkonte zbatimin konsekuent të Drejtshkrimit të gjuhës shqipe “si mbështetje kryesore teorike e praktike për përvetësimin e për kristalizimin e mëtejshëm të normës së gjuhës letrare kombëtare dhe për zbatimin e kësaj norme në të gjitha fushat e veprimtarisë shtetërore e shoqërore”. Vendimi i zbërthente urdhëresat konkrete në 7 pika me një orar të caktuar të realizimit të detyrave dhe me detyra verifikimi. Në atë proces përfshiheshin të gjithë ata që merrnin pjesë në jetën publike.
Siç ngjet zakonisht në mjedise të ndryshme, lidhur me përdorimet gjuhësore përballë risimeve dhe në situata kontakti me gjuhë të tjera, mekanizma, individë, shoqata të ndryshme ngrenë kritika në opinion lidhur me rrëgjimin, prishjen, shfytyrimin, përgjithësisht rrezikimin e gjuhës amtare, duke fajësuar mungesën e kujdesit, neglizhencën e mekanizmave shoqërorë dhe sidomos paaftësinë e shkollës për t’i përgatitur qytetarët që t’u rrinë karshi sfidave jo të vogla. Ka pajtim në të gjitha anët e botës shqiptare lidhur me vlerësimin se në përdorimet gjuhësore ka krizë, ka rrezikim të shqipes dhe ka degradim të përdorimit të saj. Konstatimet e tilla janë të shkallës që askush nuk e shtron nevojën të hetojë sa janë të vërteta thëniet e tilla, në raport me çka dhe ku mbështeten.
E vërteta, në këto ndryshime të përgjithshme shoqërore ka qenë e domosdoshme të ndryshojnë shprehitë tona të të folurit dhe të komunikimit publik. Dinamizmi i jetës moderne, kontaktet e shumta me botën, komunikimet moderne me telefon, përmes internetit apo përmes televizioneve satelitore, e kanë bërë të domosdoshëm ndryshimin e mënyrave të komunikimit në shumë aspekte: një racionalizim i përgjithshëm i shprehjes u bë i pashmangshëm. Me këtë lindi nevoja e evitimit në shkallën e të mundshmes të aspekteve rurale të të shprehurit në disa mjedise mbisunduese ndër ne: racionalizimi dhe përshtatja për nevojat e jetës moderne kërkojnë të mos flitet më me rrotulla, me rrëfime aluzive, me figuracion e metafora nga jeta e mëparme, po më parë me shprehje të drejtpërdrejta, të sakta dhe koncize, me referime ndaj një bote urbane dhe universale, me leksik që ndryshon nga baritori e bujqësori, paçka se kjo le prapa një ndjenjë tëhuajësimi dhe mallëngjimi për braktisjen e botës së ëmbël të vatrës.
Aspekti i dytë ka të bëjë me referimet ndaj kulturores së përgjithshme, të njohur gjithandej në botë, jo vetëm në fshatin tonë. Me këtë hyjmë dhe në botën e organizimit ekonomik e shoqëror sipas gjedheve që njeh tërë bota, prandaj edhe të shprehjes që i përshtatet asaj. Por, ritmet tona janë të atilla që gjithnjë jemi prapa zhvillimeve në botë, prandaj shpesh të zhytur thellë në procesin e shkërbimit të mënyrave të tyre të shprehjes. Për më tepër, në botën e teknologjisë së re, të informatikës, si shumëkush, ne do të jemi të suksesshëm, nëse arrijmë të nxëmë. Nxëmë kështu fjalë, shprehje, që nuk jemi në gjendje të krijojmë shqip, marrim nga të tjerët dhe kjo nuk është mëkat, as jemi të vetmit që bëjmë kështu.
Të gjitha këto ndryshime, pra ndryshimet politike, ndryshimet ekonomike dhe demografike, urbanizimi dhe ruralizimi i përgjithshëm i Kosovës, ndryshimet në sistemin e tërësishëm të të menduarit, ndryshimet marramendëse të daljes nga një shoqëri vetëm pjesërisht e iniciuar në teknologji në një shoqëri globale të informimit, që të gjitha këto krijojnë nevojën e zhvillimeve të përshpejtuara në fushë të gjuhës, pra të ripërtëritjes dhe zgjerimit të thesarit të fjalëve në përdorim përmes zëvendësimit të fjalëve të vjetruara, emocionalisht të shpenzuara me fjalë të reja, terma e shprehje teknike apo nga bota e veprimtarive të reja. Pavarësisht se fonetika dhe gramatika, që konsiderohen thelbi i strukturës së gjuhës, vazhdojnë të mbesin të njëjta, ndryshimet në fondin e fjalëve, të kuptimeve dhe përdorimeve të tyre, të shprehjeve dhe të mënyrave të shprehjes krijojnë përshtypjen e ndryshimeve të përshpejtuara. Kësaj i bashkohet dhe fakti se tani edhe përdorimi i shkruar i gjuhës ndryshon në dukje dhe funksion: më nuk shkruajmë letra me shprehje stereotipe, po flasim me telefon, ndërsa shkrimi me kompjuter sjell hapësira, mundësi dhe horizonte të reja.
Jemi në kohë kur komunikimi me shkrim në jetën publike nuk është i vetmi as mbisunduesi. Mjetet elektronike të komunikimit dhe bota moderne kanë bërë të mundur pjesëmarrje shumë të gjerë në komunikim, ndërsa përvojat e mëparme të korrigjimit nuk janë më efikase. Gjuha e folur po bëhet shumë e rëndësishme në komunikimet publike, ndërsa kjo po e nxjerr në shesh shkallën objektivisht palejueshëm të ulët të zotërimit të gjuhës standarde. Dekalazhi midis standardit preskriptiv të shkruar dhe standardit empirik e të folur tani po del përfushë. Prandaj edhe hapësira e ndikimit të standardit empirik po rritet proporcionalisht me rritjen e ndjenjës së pasigurisë.
Bota shqiptare ka dhe disa burime konkrete të pasigurisë gjuhësore: në Kosovë, në Maqedoni, në Luginën e Preshevës, në Mal të Zi deri vonë çatia gjuhësore e standardit më të lartë nuk ishte vetë gjuha jonë, po diçka tjetër; modeli i të shprehurit krijohej gjetiu. Në momentin kur na u hap horizonti i çatisë vetanake të etalonit për standard, kur arritëm atje ku vetë duhet të krijojmë gjedhet e sjelljes dhe të shprehjes në pajtim me botën e sotme, shpesh ndodhemi, nëse jo të pafuqishëm, të frikësuar para mundësive të zgjedhjes. Në të vërtetë edhe tani kemi një model tjetër përpara, modelin globalizues të anglishtes, që për shumëçka është më i lartë se të gjithë të mëparshmit.
Kjo gjendje, më herët e tash, na ka bërë të kërkonim mbështetje në përdorimet e shqipes në Republikën e Shqipërisë, duke supozuar se atje do ta gjenim modelin e pastërtisë dhe duke mos vënë re se as atje përdorimi nuk ka qenë i çliruar nga ndikimi rus, pastaj italian, grek, etj. Edhe atje ka pasur implikime për këtë hapësirë të veprimtarisë njerëzore nga fakti se Shqipëria i përkiste botës së Lindjes komuniste. Duket se atje i rëndësishëm do të ketë qenë fakti se çdogjë kontrollohej nga një qendër dhe të kishe kontroll nga lart, të merrje leje ose të përgjigjeshe ndaj dikujt ishte e vetkuptueshme, thonë vrojtues vendorë. Nuk është e rastit që atje lindi një vepër e përmasave ashtu madhështore për survejimin, si Pallati i ëndrrave i I. Kadaresë. Ato kontrolle e survejime e kanë shtuar pasigurinë dhe shqetësimin, sepse ato ishin të suksesshme jo vetëm pse të imponuara me dhunë, po edhe për shkak se krijonin një mekanizëm sigurie në raport me përgjegjësinë që duhet të marrë individi. Ajo përgjegjësi potenciale për veprimet tona, pra ajo mungesë e mbulesës, krijon ndjenjën e pasigurisë dhe të shqetësimit, ndërsa kjo ndikon drejtpërsëdrejti në krijimin dhe sforcimin e dyshimeve ndaj gjuhës.
Në kontaktet e intensifikuara u bë themelor komunikimi. Kjo do të thotë se çështja e gjuhës mori peshë tjetër. Sikur të shtrohet çështja: a shërben gjuha vetëm për komunikim? Është e qartë se derisa flasim ne eksponojmë identietin tonë, përkatësinë në një shtresë shoqërore, në një grup moshe, në një gjini, në një krahinë, në një shtet, etj. Elementet e mënyrës së shqiptimit të tingujve, theksi, shprehjet na klasifikojnë. Pra, gjuha shërbeka edhe për veçim, ndërsa veçimi mund të krijojë situata të drejta e të padrejta. Sido që të jetë, gjuhët bëkan variacione. Ndryshe flasim me një mik, ndryshe në polici apo në provim, ndryshe në familje e ndryshe në seancë parlamentare në Prishtinë, në Tiranë a në Shkup. Zakonisht pajtohemi se përtej këtyre ndryshimeve, ekzistojnë varietetet legjitime të gjuhës dhe të tjera që nuk janë legjitime. Sipas sociolgut frëng Pierre Bourdieu, legjitimiteti prodhohet përmes lojës së mekanizmave shoqërorë. Legjitim është varieteti që çmohet i pranueshëm nga shoqëria dhe varieteti i tillë zakonisht përmban shprehje e fjalë teknike, të zgjedhura, elemente si lidhëzat derisa, ndërsa, sikundër që, etj. Ai përdoret në situata të caktuara dhe karakterizohet me synimin drejt rregullsisë sa më të madhe, në mos të plotë. Këtë varietet nuk e zotërojnë të gjithë njësoj. Në varietetin ilegjitim lejohen ngapak parregullsi, gabime, por ai i përshtatet më tepër bisedës së afërt, familjare, sepse është më i çlirshëm. Nuk ka qenë e vështirë të hetohet se ata që kanë lindur në mjedis që në familje flet toskërisht në shumë aspekte e kanë pasur më lehtë ta zotërojnë shqipen standarde, për aq për sa ajo mbështetet në toskërishten, dhe me këtë qysh në fillim bëhen më të favorizuar në disa segmente të jetës. Për të tjerët kërkohet më shumë investim e mund për të arritur në të njëjtin cak. Sadoqë kjo nuk është krejtësisht kështu e thjeshtë dhe e njëanshme, ka diçka të vërtetë në këtë mjedis. Duke kërkuar më shumë mund, nxënia e tillë e shprehjes standarde krijon dhe njëfarë pasigurie, kështuqë ndonjëherë detyrimi për ta zotëruar varietetin legjitim zë e bëhet ngapak frikësues, kërcënues për ata që ndjehen të defavorizuar. Mënjanimi, përjashtimet shoqërore përmes zotërimit të pamjaftueshëm të varietetit legjitim, janë të mundshme në hapësira të caktuara. Kështu në raste të tilla zotërimi i pamjaftueshëm i varietetit legjitim vjen e bëhet handikap, ta zëmë, në tregun e punës, ndërsa frika sjell probleme të tjera, i bën vetë institucionet dhe raportet më të komplikuara.
Për këto e shumë arsye të tjera shoqëria duhet të marrë masa të nevojshme për të siguruar mekanizma që gjuha legjitime të jetë sa më afër qytetarit, t’ua sigurojë hapësirën e nevojshme atyre që nuk e zotërojnë në shkallë të mjaftueshme gjuhën standarde, por i kanë cilësitë e tjera të nevojshme. Më e keqja është se jetojmë në situata përgjithësimesh me ngjyra rajonale. Në të tilla raste stigmatizimi arrin përmasa absurde. Hapi i parë në këtë drejtim është toleranca dhe lejimi në hapësirat e tilla të komunikimit i pranisë së të gjitha varieteteve.
Lidhur me çështjen e përmendur më sipër të frikës, duhet të themi dhe një gjë. Qëndrimi ndëshkues shumë i shpeshtë ndaj fëmijëve që nuk arrijnë ta zotërojnë sa duhet varietetin legjitim në hapësirat e shkollës bëhet burim shtesë i cimentimit të mëtejmë të kësaj ndrydhjeje në veten e frikësuar. Shkolla, ndërkaq, siç dihet ka kohë, duhet të mbjellë më shumë vetëbesim, ashtu siç duhet të krijojë mjete efektive për zotërimin e natyrshëm të varietetit legjitim, për ta ndjerë atë të natyrshëm dhe të vetin. Të gjitha këto nuk arrihen përmes përjashtimit të varieteteve ilegjitime, përmes ndëshkimeve, po më parë duke mbindërtuar.
Në përfytyrimet tona, ndër shqiptarët jashtë Republikës së Shqipërisë, gjuha shqipe standarde kishte një qendër dhe ajo qendër ishte Tirana. Në përfytyrimet në Shqipëri po ashtu gjuha shqipe kishte një qendër, prapë Tirana. Tani përnjëherë po del krejt për fushë se paska dhe qendra të tjera dhe se shqipja standarde fliteshka edhe gjetiu: përnjëherë po shihet se paska më shumë pamje të shqipes, pikërisht ashtu siç ka më shumë pamje të anglishtes, më shumë pamje të frëngjishtes, më shumë pamje të gjermanishtes dhe se kjo paska mundësi të jetë normale, e zakonshme. Tjerët ia kanë dalë të mësohen me gjëra të tilla e të mos kenë frikë se gjuha vërtet do ta pësojë nga kjo dhe pikërisht frankofonët me shekuj parisqendërzues të vërejnë se jashtë orbitës së kontrollit të drejtpërdrejtë parisian frëngjishtfolësit sjellin kështu një aspekt të tyrin të veçantë, një notë të ndryshme për frëngjishten të parë në tërësi si “një koncert të gjerë” dhe jo më si një këngë solo. Ka ndër ta që kujtojnë se kështu do të përmbyset dynjaja. Dhe ka që kanë vërejtur se, në fakt, po përmbyset koncepti dhe besimi që Parisi është qendra e botës.
Ndjenja e tillë e krizës është ushqyer dhe vazhdon të ushqehet në të dy anët e kufirit për motive të ndryshme. Ndërkaq gjuha, sado e varfëruar dhe e pakujdesur të na duket, nuk ka qenë kurrë në këtë shkallë të kujdesit, as të begatisë e të gjerësisë së përdorimeve. S’ka pasur në historinë tonë kaq shumë njerëz që merren me mësime dhe studime për shqipen si gjuhë të mësimit, s’ka pasur kaq shumë libra shqip dhe për kaq shumë fusha e domene, s’ka pasur kaq shumë përkthime. Më në fund, shqipja tani është në situatë që të lidhet tërësisht me detin e globalizmit, pra ta zhvillojë në të gjitha dimensionet funksionin ndërkombëtar të gjuhës standarde. Notin në këtë det duhet ta nxëmë, ashtu siç duhet të gjejmë rrugë për të zgjidhur problemet që na dalin nga trashëgimia e gjendjeve të funksionimit të shqipes si gjuhë standarde për shoqëri të izoluara nga njëra tjetra dhe nga bota; nga problemet e trashëguara të një bilinguizmi pjesërisht diglotik me të gjitha pasojat e dukshme e të padukshme; të zhvillimeve shoqërore me ritme të ndryshme të (athua vetëm) dy gjysmave shqiptare, etj.
Në të gjitha këto situata dhe për të gjitha problemet e këtilla përgjigje nuk mund të jetë fortifikimi në llagëme mbrojtëse, as sulmi ndaj gjërave që kanë ndodhur në të kaluarën, po zhvillimi dhe hulumtimi për mundësitë e zgjerimit sa më të madh të aftësive të shqipes, çka nënkupton shfrytëzimin maksimal të thesarëve të saj dhe mbi të gjitha zgjerimin e aftësive tona komunikative për sa më shumë hapësira e varietete të shqipes, duke i dhënë krih parimit të stabilitetit elastik në funksionimin e gjuhës standarde. Natyrisht, një qëndrim i tillë i hapur sjell me vete dhe një konceptim më liberal ndaj elementeve të ndryshme të gjuhëve të tjera, por mbyllja dhe vajtimi para 'krizës' a na mbron nga kjo?
Për të qenë të gatshëm të ballafaqohemi me sukses me sfidat e mëdha të kohës, duhet të shohim qartë të gjitha problemet që na mundojnë, të sqarojmë mitet dhe mistifikimet e së kaluarës, pa mëtuar që ato sqarime të lidhen me veprimin në të tashmen e gjuhës, e cila shtron të tjera detyra dhe të tjera kërkesa.
*
Rrethanat e reja kërkojnë përgjigje të vendosur dhe të shpejtë përmes krijimit të një politike liberale të gjuhës, e cila do të synonte zgjerimin maksimal të aftësive komunikative të folësve të të gjitha shtresave, rritjen e fleksibilitetit të normave të standardit në përmasa të realiteteve të kombit me qendra të ndryshme dhe ende në lëvizje, gjithë duke përpunuar më tej të arriturat e tri dekadave të fundit.
Gjermanët, austriakët dhe zviceranët gjermanishtfolës kanë arritur që, përtej kufijve e dallimeve të tjera politike, ekonomike, societale e shpesh shumë të mëdha dialektore, të ushqejnë më tej mjetin e tyre të përbashkët dhe unik të komunikimit standard, natyrisht, duke shfrytëzuar maksimalisht të gjitha hapësirat e të përbashkëtës dhe duke respektuar, toleruar e mbi të gjitha mirëkuptuar ndryshimin dhe të ndryshmen, nevojën për elemente të ndryshme në hapësira të ndryshme të përdorimit të gjuhës së tyre, përfshirë dhe variacionet eventuale në detaje që nuk e pengojnë marrëveshjen. Asnjë lloj determinizmi nuk i pengon shqiptarët në këtë drejtim. Lind nevoja e krijimit të mekanizmave për harmonizim më të gjerë të interesave të përbashkët në këtë drejim, në mënyrë që të evitohen zhvillimet e padëshirueshme të varura nga kontekstet politiko-shtetërore me ritme dhe interesa të tjerë.
Përveç rritjes së nivelit të edukimit, që më duket thelbësor, hapja e plotë e komunikimeve dhe mirëkuptimi apo së paku toleranca ndaj të folurit tjetër dhe ndryshe duhet të jenë përgjigja e vërtetë që duhet të ndikojë në zhvillimet e kësaj magme të re. Një politikë liberale për gjuhën do ta merrte parasysh gjerësinë e hapësirave komunikative, shumësinë e kodeve, përshtatjen e përdorimit të tyre për hapësirat përkatëse, rritjen e nevojave të komunikimit, prandaj rritjen e nivelit të kulturës së shprehjes, element thelbësore me vlerë simbolike të identitetit shtresor, kulturor, të bashkësisë shoqërore, integrimet brendashqiptare, po edhe ndërkombëtare, prandaj edhe kontaktet me gjuhët e tjera, etj.
Mbi të gjitha dhe në të gjitha hapësirat ajo që quhet ‘kulturë e gjuhës’ kërkon vëmendjen e plotë të të gjithëve, aty del në shesh zhvillimi, ndërsa zhvillimi i shprehjes, i kulturës së gjuhës, është mbrojtja më e mirë e gjuhës letrare nga ndryshku i qëndresës në vend. Dhe, siç është thënë shumë herë, të gjitha këto kanë një kosto: në atë çmim hyn energjia e nevojshme për ta nxënë standardin nga një numër optimalisht i madh i folësve.
Zhvillimet disparate mund të evitohen përmes rritjes së aftësisë komunikative të shqiptarëve kudo që janë për të gjitha kodet dhe varietetet e gjuhës, për të gjitha realizimet konkrete të tyre dhe mundësisht pa tendenca të rrafshimit sipas do ideologjive ‘pro domo sua’ lokale apo regjionale, pa imponime. Dhe të vetëdijes se, si çdo gjuhë, shqipja ka shumë ‘kode’, nga të cilët secili i ka dimensionet e vlerave të veta, të identitetit, të simbolikës, etj., prandaj edhe hapë-sirat e domosdoshme shoqërore të funksionimit në procesin e komunikimit.
Në këtë dinamizim të ri societal dhe hapësinor, standardi empirik do të ndryshojë patjetër. Empiria nuk mund të mos ketë veprime mbi preskripcionin, aq më tepër që standardi i folur le hapësirë për lëvizje të ndryshme.
Gjithë duke i hapur sytë para dëshmive sociolingvistike për faktin se planifikimet gjuhësore janë pjesë e plani-fikimeve më të gjera, të modernizimit, të integrimeve kombëtare e ndërkombëtare, politike, ekonomike, mbi të gjitha kulturore, ashtu si para faktit se janë elitat ato që drejtojnë planifikimin gjuhësor, është e nevojshme të hetohen dhe reagimet ndaj procesit të standardizimit dhe situatës së trashëguar.
¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤
Çështja e dytë për të cilën dua të flas këtu lidhet me mësimdhënien e gjuhës në shkollë në raport me gjuhën standrade sot. Mbase kjo mund t’i referohet dhe punës suaj këtu.
Synimi i parë i mësimdhënies së gjuhës amtare duket të jetë aftësimi i fëmijëve për të komunikuar në mënyrë sa më cilësore në të gjitha nivelet me të gjithë ata që e përdorin atë gjuhë si të parë.
Zakonisht në diskutimet për këto çështje bëhen dallime të përgjithësuara dhe të prera si ai midis gjuhës stan-darde dhe gjuhës popullore, por përmbajtja e tyre rrallë ndodh të thuhet në mënyrë të shtjelluar.
1.
Jo vetëm për gjuhën shqipe dalin vështirësi rreth përcaktimit të koncepteve gjuhë standarde dhe gjuhë popullore. Gjuha standarde nuk mbështetet në një korpus të dhënash të mbledhura dhe të verifikuara empirikisht, ajo është më parë një korpus të dhënash të urdhëruara, ajo është kryesisht e drejtuar nga drejtshkrimi. Megji-thatë, ekziston një realizim pak a shumë i stabilizuar gojor i saj, njëfarë standardi empirik me të gjitha implikimet që mund të krijojë varësia e tij prej gjuhës së shkruar. Nuk ka përputhje të plotë midis të dy shfaqjeve të standardit, se ka madje ndryshime të ndjeshme midis tyre, jo vetëm në shqipen, po edhe në gjuhë të tjera.
Po shqipja standarde? Kuptohet se ne kemi një normë relativisht mirë të elaboruar përsa i përket gjuhës së shkruar. Dhe në këtë kuptim shqipja standarde është varietet autonom i shqipes i ndryshëm nga varietetet e tjera dia-lektore ose societale, është varietet që synon të jetë mbiregjional, i normuar, i mësuar në shkollë, me stile e regjistra relativisht të diferencuar për hapësirat përkatëse të komunikimit. Në këtë plotni të saj shqipja standarde del më shumë në formën e shkruar, prandaj shihet lehtë se standardi i folur varet nga i shkruari, drejtohet sipas tij.
Nyjëtimi dialektor i shqipes sipas klasifikimeve të Gjinarit
Por komunikimi nuk bëhet vetëm me shkrim, madje më shpesh bëhet me gojë. Kështu del krejt normale që standardi empirik të ndryshojë sadopak nga standardi preskriptiv, sepse ka ndryshim notor midis gjuhës së shkruar dhe gjuhës së folur. Merret vesh që ato janë forma të lidhura midis tyre, marrin e i japin njëra tjetrës.
Shqipja standarde e folur, si çdo gjuhë standarde, nuk duket të jetë identike dhe unike në të gjitha hapësirat ku flitet. Faktorët që e shpjegojnë këtë janë: diversifikimi shoqëror me të gjitha elementet që dalin në rrethanat e organizimit policentrik; koha relativisht e shkurtër e vënies në jetë të standardit, ashtu si dhe gjendja e përgjithshme socikulturore dhe kontaktet me gjuhët përreth; trashëgimia e gjatë e statusit të gjuhës së defavorizuar, etj.
Po shqipja popullore? Ajo është gjuha e njerëzve në jetën e përditshme, edhe dialektore, edhe urbane, edhe e situatave të zgjedhura dhe të tjera. Gjithsesi komplekse, vështirë e përkufizueshme, ndoshta më pak e kujdesur.
Të kthehemi te përkufizimet: tërësia e quajtur gjuhë shqipe flitet në një hapësirë relativisht kompakte në Ballkanin Qendror dhe Jug-Perëndimor. Dallimet në strukturat dialektore nuk janë krijesa të njëkohshme, as me shtrirje të njëjtë, por ndeshen në gjendjen e sotme. Ndarjet dialektore shkojnë përtej dhe përmbi kufijtë shtetërorë. Gegërishtja shtrihet në Shqipëri në veri të lumit Shkumbin, në pjesën më të madhe të Maqedonisë Perëndimore, në Kosovë, në Luginën e Preshevës, në Mal të Zi në një kontinuum, ndërsa toskërishtja në Shqipëri në jug të lumit Shkumbin, në një pjesë të Maqedonisë (Strugë, Ohër, Prespë) dhe në Çamëri bashkë me Atikën, Beotinë, ujdhesat dhe Peleponezin në Greqi, ku jeton një popullatë arbërore së paku nga shekulli 14.
Meqenëse shumica e problemeve të standardizimit në rrafshin e zgjedhjes së kodit dalin në fushën e paraqitjes së strukturës fonematike të gjuhës në rrafshin drejtshkrimor – ndërsa drejtshkrimi i shqipes paraqitet i mbështetur fonetikisht, këtu e tutje dua të merrem me këtë çështje pak më shumë. Në sistemin bashkëtingëllor të shqipes standarde kemi një bërthamë ndërlidhnore me katër radhë:
Anësore l L
Dridhëse r
R
Anësoret dhe dridhëset, por edhe j dhe h, në këtë sistem ndërlidhnish nuk janë plotësisht të integruara, kështuqë krijojnë një sistem joqendror.
- nj fundore reduktohet në j në shumicën e idiomeve gege dhe po të ishte zgjedhur si tipar do të shkaktonte probleme lidhur me formimin e shumësit dhe të formave foljore.
- Kundërvënia r/R nuk ekziston më në shumë të folme toske, por as në disa të folme gege; megjithatë, dallimi përmes këtij tipari i një grupi fjalësh të përdorura shpesh ishte baza për zgjedhjen e tij si tipar të shqipes standarde.
- Në bazë të tipareve fonetike “e vazhdueshme/ e ndërprerë”, kundërvënia L/ð neutralizohet në shumë të folme gege veriperëndimore;
- h, L dhe j kanë pësuar zhvillime të mëtejme drejt j, h, hj, gh, sidomos tek arbëreshët.
Neutralizimi e zëshme/ e shurdhët në fund të fjalës nuk është vetëm tipar i toskërishtes, siç është menduar shpesh, por del edhe në ndonjë të folme gege. Në shqipen standarde ky neutralizim është injoruar.
Sistemi, prandaj, është në lëvizje të përhershme në pikat vijuese:
- në shumicën e të folmeve gege verilindore nuk bëhet dallimi midis qiellëzoreve dhe paraqiellëzoreve q, gj/ç, xh;
- në disa të folme gege grupet bashkëtingëllore nd, mb, ng funksionojnë si një fonemë e vetme [n, m, Å‹]; normimi i kë-saj veçorie do të kishte krijuar ndryshime largvajtëse në tërë sistemin, sepse fjala është për një çështje distribucionale, kështuqë do të krijoheshin komplikime të reja për morfologjinë dhe fjalëformimin;
- së treti, si pikë e lëvizjeve dalin anësoret dhe dridhëset e paintegruara në sistem ndërlidhnish.
Ndryshimet e sipërpërmendura do të kishin krijuar një sistem me 2 radhë bashkëtingëlloresh hundore dhe një radhë të vetme paraqiellzoresh. Kjo do të kishte qenë e mundur, por do të shkaktonte komplikime të mëdha për bartësit e sistemeve të tjera, gegë e toskë.
Kështu sistemi aktual i shqipes standarde ka vendosur maksimumin e njësive bashkëtingëllore. Kjo duket dhe zgjidhja më ekonomike për një gjuhë shqipe të përgjithshme.
Në sistemin e zanoreve gegërishtja, me gjatësitë e sja funksionale të zanoreve dhe me numrin e madh të za-noreve hundore, paraqet një nga varietetet më të begatshme në këtë fushë në Evropë. Shqipja e njësuar letrare, pra shqipja e sotme standarde, në sistemin e zanoreve ka zgjedhur minimumin e tipareve dhe të fonemave të mundshme, duke i dhënë zanores ë funksione të ndryshme dhe të shumta, për të përmbushur kështu një pjesë të funksioneve të gjatësisë së zanoreve dhen elementet e tjera.
Në formë të përmbledhur gjendja në sistemin e zanoreve të shqipes së folur në të dy dialektet paraqitet si vijon:
toskërisht: i y u
e ë o
a
gegërisht:
Gojore të gjata | gojore të shkurtëra | hundore të gjata | hundore të shkurtëra |
I: y: u: e: (ë:) o: a: | Ä Ñž Å Ä• (ë) Šă | Ä©: ỹ: Å©: ẽ: - ã: | T ỹ Å© ẽ - ã |
ose:
gojore hundore
i: y: u: Ä©: ỹ: Å©:
Ä Ñž Å Ä© ỹ ÅÂ
e: (ë:) ë o: ẽ: -
ĕ Šẽ -
ă a: ã ã:
Është e qartë që zanoret e gjata realizohen si më të mbyllura dhe më të prapme se të shkurtërat, ndërsa tek hundoret ka dhe dallime të tjera në timbër.
Në shkrim, ndërkaq, qysh në zgjedhjen që është bërë në kodin alfabetik kemi:
i y u
e ë o
a
kështuqë për të shprehur çfarëdo nuancash të tjera duhen shenja të posaçme diakritike, të cilat kodi i parmë nuk i ka.
Në thelb, standardi i ri në sistemin zanor e ka marrë vetëm minimumin e përbashkët. Dhe kjo nuk ka qenë thjesht vetëm çështje përzgjedhjeje. Lëvizjet brenda sistemit zanor të gegërishtes, tendencat e fuqishme drejt reduktimit të zanoreve hundore, jo gjithkund gjendja stabile me kuantitetin e zanoreve, të gjitha këto kanë ndikuar në bazën e përzgjedhjes; një kompensim i pjesërishëm u arrit përmes përdorimeve të gjera polifunksionale të ë-së. Megjithëse burimisht tipar i toskërishtes, kjo ë u bë e domosdoshme. Vështirësitë dalin qëkur ta konsiderojmë këtë thjesht toskërishte dhe ta asimilojmë toskërishten me standardin.
Ky tipar i natyrshëm në toskërishten kishte pasoja dhe në ritmin e fjalisë dhe të të folurit në përgjithësi dhe favorizoi më tej asimilimin e thjeshtë me shprehitë e toskërishtes.
Në fakt përzgjedhja e kodit për shumë gjëra duhet të lidhet qysh me zgjedhjet që janë bërë për alfabetin në Kongresin e Manastirit. Në të dy variantet e lejuara ka vetëm 36 njësi themelore, domethënë 7 zanore dhe 29 bashkëtingëllore, që është analiza që kishte bërë Sami Frashëri, ndryshe nga Kristoforidhi. Kjo përzgjedhje në njëfarë mënyre e ka lënë anash analizën tjetër të mundshme për gegërishten te bashkëtingëlloret hundore, apo sa i përket hundorësisë së zanoreve a kuantitetit. Le të shohim cili ishte vendimi i Kongresit.
Vendimi i Komisionit mbi çeshtjen e Abecεσ.“Pas qε u-kεnduan verbalet e ditεve t’jera e pas qε e pamε se puna qε kiσim bεrε, iσte mjaft e maδe, po jo aqε sa tε na kεnaqte tε ζiθεve e t’i σεrbente si pεrparimit tε ζuhεs si tε pεrhapurit tε diturisε ndεr ne; tε σtyrε eδè nga disa σkake tε pεrjaσtme, u kθyem prapa e me pεlqim tε tε ζiθεve u-vendos qε tε mirret Abeja e Stamboƒit e me tε baσkε eδè ηε Abece fjeσt latine qε tε mεsohen e tε pεrdoren baσ*****σt nε mest tε σqypεtarεvet. Mεsimi ndε σkoƒε do tε jetε i σtrεnguar e i detyrrσεm pεr tε dyja. Abetε janε kεtò:
1) a, b, c, ç, d, δ, E, e, ε, f, g, ζ, h, i, j, k, l,ƒ, m, n, η, o, P p, q, r, rr, s, σ, t, θ, u, v, x, y, z, ï‚£, x.
2) a, b, c, ç, d, dh, E e, Ë ë, f, g, gj, h, i, j, k, l, ll, m, n, nj, o, P p, q, r, rr, s, sh, t, th, u, v, x, y, z, zh, xh.
U-dεftua eδè dεσiri, e Komisioni e pεlqeu σumε, qε pas dy vjetεσ tε mbahet ηε kongres t’jatrε, ku e kurε t’a vendosηε Kongresi i sotεm pεr orθografi e letrεturr tε ζuhεs σqype” .
Megjithëse në tekstin shpjegues përdoret një theks i mprehtë për të shënuar e të theksuar në lidhësen edhe në fund, mbase e të hapur të shkurtë, shenja të tjera diakritike për tinguj të ndryshëm nuk kishte. Kjo domethënë se analiza ishte e atillë që supozonte vetëm kaq njësi themelore, pavarësisht nga diskutimet e ndryshme që do të jenë bërë në Kongres dhe pastaj.
Në fushën e gramatikës tiparet ekskluzivisht gege apo toske nuk janë të shumta, porse ato e përshkojnë sistemin.
Gegërishtja e ka infinitivin e tipit me punue – privativin pa punue (por në të dy rastet edhe infinitivin duhet punue/ tosk. punuar), ndërsa me këtë formë ndërtohet futurum necessitatis kam me punue. Në toskërishten kemi një privativ pa punuar, por jo *me punuar. Autorë si Naim Frashëri dëshmojnë forma si domethënë, duk me thënë, etj.
Eshtë gjë e njohur se funksionet sintaksore të infinitivit në toskërishten rimerren nga lidhorja, si në gjuhët e tjera ballkanike. Sido që të jetë, toskërishtja, për shkak se nuk e ka infinitivin e tipit me punue, i përdor fromat e lidhores ndjeshëm më dendur (ato nuk mungojnë në gegërishten), ndërsa gegërishtja përmes përdorimeve shumë më të dendura të infinitivit ka zhvilluar mundësi të stërholluara të shprehjes sintaksore dhe stilistike në këtë drejtim.
Mund të thuhet se të gjitha këto çështje kishin të bënin me planifikimin e korpusit. Por planifikimi i korpusit kurrë nuk mund të jetë i pavarur nga aspektet e tjera të standardizimit, konkretisht nga planifikimi i statusit.
Një diskutim i zgjatur lidhur me dallimet dialektore në fushën e leksikut, për mendimin tim, ndërkohë ka përfunduar si absurd me rritjen e komunikimeve midis hapësirave të ndryshme të folësve të shqipes. P.sh. në rastet si katund/ fshat, kafshë/ gjë, tutem/ frikohem, rroki/ kap, heret/ shpejt, derr, dosë/ thi, thineshë, çikë/ vajzë, vërsë/ moshë, tlyen/ gjalp, etj. Jeta krijon dallime të tjera dhe variacione, që mund të bëhen dhe begati. Kanë vazhduar të qëndrojnë dallimet lidhur me theksin, si te turqizmat: penxhére/ penxheré, bábë/ babá, etj.
Ka dallime lidhur me përshtatjen e vendit të theksit te huazimet e reja, por jo më në raportet gegërishte/ toskërishte, po shqipe në Shqipëri dhe shqipe në Kosovë apo në hapësira të tjera, në Maqedoni apo tek arbëreshët: psh., në një kalim rasti nëpër Shqipëri njeriu fare natyrshëm ndesh dallime në fjalët e huazuara sa i përket vendit të theksit, por edhe të tjera. Kjo ngjet dhe brenda vetë Shqipërisë, ashtu siç ngjet dhe brendapërbrenda Kosovës. Më duket se në raste të tilla në zgjedhjen përfundimtare do të ndikojnë faktorë të ndryshëm, si skemat theksore brenda shqipes, modelet e gjuhëve prej nga huazohet, gjedhet e gjuhëve me ndikim më të madh në shqipen si italishtja, moda dhe fenomenet e tjera të natyrës shoqërore, etj.
Disa prej dallimeve i detyrohen ndikimit të drejtpërdrejtë ende të gjallë të gjuhëve përreth: it. música është reflektuar njësoj, porse opera, kamera ndryshojnë. Më tej ndryshimet prekin aspekte të tjera, ndonjëherë kemi të bëjmë me vlerësime të ndryshme të huazimeve të mëhershme, herë tjetër me tendenca evitimi të huazimeve, etj. Ndeshen jo pak variacione të krijuara nga burimet e ndryshme të ndikimeve: në Shqipëri terminologjia e teknologjisë po hyn sot kryesisht nga italishtja dhe anglishtja, më herët hynte nga rusishtja. Në Kosovë sot kemi vërshimë anglizmash, por më herët kishim kryesisht huazime ndërkombëtarizmash përmes serbishtes (në Maqedoni vazhdon ndikimi i tillë i maqedonishtes). Një pjesë e teknologjive kishte hyrë më herët në Kosovë, ndërsa shumë prej termave janë me prejardhje gjermane, shpesh përmes serbishtes. Tash në Shqipëri ajo pjesë e termave injorohet në dobi të italianizmave të rinj, që në Kosovë nuk njihen. Këtu duhet të ndërhyjnë ekipet standardizuese për të rregulluar çka mund të rregullohet e për të krijuar qartësi të nevojshme për marrëveshje.
Sipas Martin Camajt disa prej dallimeve midis dy varieteteve të gjuhës së shkruar mund të hetohen në një tekst të prodhuar apostafat, si vijon:
Ujku i malit kishte ngranë shumë dele të katundit. U mblodhën baritë e katundit e shkuen në mal të vrasin ujkun. Bashkë me barí vojti edhe nji poçar me vra ujkun. Tue ikë, i tha ujku poçarit: - Njerí i mirë, këtyne njerëzve u kam faj, po ty çka të bana? A të ngrana ndonji poç? | Ujku i malit kishte ngrënë shumë dele të fshatit. U mblodhën barinjtë e fshatit e shkuan në mal të vrasin ujkun. Bashkë me barinj vajti edhe një poçar për të vrarë ujkun. Duke ikur, i tha ujku poçarit: - Njeri i mirë, këtyre njerëzve u kam borxh, por ty ç’të bëra? A të hëngra ndonjë poç? |
Komente:
Fshat/ katund dhe faj/ borxh në të vërtetë për brezin tonë nuk paraqesin ndonjë dallim dialektor. Fshat ishte fjalë e toskërishtes, ndërsa katund e gegërishtes në përgjithësi, por arbëreshët po ashtu njohin vetëm katund. Brezat e sotëm sikur e kanë superuar këtë dallim, ndërsa në një fazë më të hershme të dy fjalët kanë qenë të gjithë shqipes, mbase me nuanca kuptimore që u referoheshin realiteteve nga pak të ndryshme sociologjike.
Faj dhe borxh në fakt nuk janë krejtësisht sinonime. Mund të thuhej fare mirë gegërisht u kam borxh, ashtu si dhe toskërisht u kam faj me kuptimin tjetër.
Dallimet a [â]/ ë te ngranë/ ngrënë, ue/ ua te shkuen/ shkuan, vo/ va te vojti/ vajti, i/ ë te nji/ një, pastaj të formave tue/ duke, këtyne/ këtyre, bana/ bëra, ndonji/ ndonjë, ikë/ ikur, janë të natyrës së dallimeve midis gegërishtes e toskërishtes.
Baritë gegërisht më parë do t’ishte barijtë, e kështu dallimi është fare brenda sistemit, ndërsa ngrana gegërisht më parë do t’ishte hangra, sadoqë del edhe forma e përmendur.
Me vra dhe për të vrarë, siç shihet nga teksti më sipër, dalin dhe si variante të të vrasin të përbashkët. Është e mundshme dhe forma gege për të vra.
Ikë/ ikur, kemi të bëjmë me trajtën e shkurtë të pjesores, e cila mund të ndeshet edhe në toskërishten – ikë, ashtu siç mund të ndeshet në gegërishten trajta tjetër – ikun.
Kur të shikosh mirë e mirë, nuk shihen shumë arsye për t’i konsideruar këto dy teksate ndërsjelltas të përjash-tueshme, për mendimin tim, madje, ato fare mirë mund të trajtohen brendapërbrenda një sistemi standard me varia-cionet stilistike e të tjera, ndërtekstore, ta zëmë, që zhyten thellë në historinë e gjuhës letrare shqipe, e cila nuk mund të përjashtohet nga identiteti ynë kulturor. Përtej kësaj, më duket fare i papranueshëm qëndrimi rigjid diferencues ndaj mjeteve të shprehjes brenda shqipes (fjalë, fraza, forma) në saje të një koncepcioni krejtësisht reduktues, i cili nuk duron madje as sinonime të barabarta. Kjo shkon në dëm të gjuhës dhe të begatisë së saj. Në qoftë se në një fazë ka qenë e nevojshme të ngulej këmbë në nxënien e rregullave të drejtshkrimit dhe të një korpusi elementar gramatikor e leksikor, tani duhet të synojmë zgjerimin e mëtejmë të atij korpusi sipas shtatit të vërtetë të shqipes. Kjo arrihet përmes një qëndrimi liberal ndaj ‘kodeve’ të ndryshme të gjuhës.
Del, pra, se thjesht, duhet të konstatojmë që gjuha shqipe paraqet një shumësi ‘kodesh’ të ndryshme dhe pa kufij të prerë midis tyre, si çdo gjuhë tjetër. Këto kode të ndryshme bëjnë variacion në funksion dhe në lidhje me situatat konkrete sociokulturore e historike të projektuara dhe në hapësirë. Varietetet e ndryshme të shqipes i takojnë një kontinuumi gjuhësor. Shqipja popullore vazhdon më tej të folmet e masave folëse brenda gjuhës vernakulare, pra dialektore. Të dyja kanë mjete të veta të shprehjes: popullorja pasqyron modalitetet e gjuhës së folur në radhë të parë; standardja më tepër të shkrimit. Në aspektin stilistik, gjuha popullore mbulon më tepër situata të të folurit spontan, më pak të kujdesur dhe nuk u referohet rregullave preskriptive. ‘Shqipja popullore’ ngërthen në vete edhe materiet që merr nga të folmet regjionale dhe nga zhargonet, ashtu si dhe nga standardi. Shqipja standarde mbështetet në normat preskriptive, por, pos nga popullorja, ushqehet nga stilet e ndryshme të shqipes së shkruar dhe gjuhët e huaja. Shqipja standarde ka karakter të një korpusi preskriptiv, prandaj legjitimohet si mbiregjionale dhe mbidialektore.
Shqipja regjionale, ndërkaq, është diçka tjetër: është realizim i shqipes standarde me tipare regjionale ku bie në sy një ndikim i veçorive të varieteteve dialektore përkatëse të përgjithësuara. Shqipja regjionale mund të përkufizohet ndaj shqipes standarde si varietet i saj i folur me elemente të realizimit regjional. Ka karakter gojor. Meqenëse mund të ekzistojë dhe një varietet regjional i nivelit thjesht dialektor, bëhet e vështirë të dallohet, ta zëmë, “shqipja e Kosovës” nga “shqipja e Prishtinës”, etj. Koncepte fluide, të rrëshqitshme dhe relative.
Kur jemi te shkrimi, të themi se kemi një normë më konsistente. Kur kalojmë te realizimi gojor, punët ndry-shojnë. Duhet të kemi kujdes që kulturën e të folurit apo të shkruarit të mos e reduktojmë në atë që kuptohet me “gjuhë e drejtë”, “gjuhë korrekte”. Kultura e të folurit është diçka më shumë, e ndryshme, shkon përtej, mund të realizohet në çdo dialekt, apo varietet regjional. Gjuha standarde është vetvetiu akt kulture. Shqipja standarde, ndërkaq, nuk është toskërishtja, sepse dialekti nuk mund të jetë gjuhë standarde vetvetiu. As po të ishte zgjedhur baza gege, shqipja standarde nuk do t’ishte e barabartë me gegërishten dialektore apo tjetër. Çështja ndërliqet me variantet e gjuhës letrare mbi të dy bazat.*
Gjuhëtarët kanë parë një dallim të rëndësishëm midis varietetit gjuhësor ‘organik’ dhe varietetit standard. Si varietet ‘organik’ shihet varieteti amtar, i pari, ai që nxihet përmes imitimit, varietet në aspektin shoqëror homogjen, i mbyllur, me fizionomi të caktuar qytetëruese; atë e flet një krahinë, një rreth, pra, është një dialekt, një e folme. Varietetet e tilla mund të dalin dhe në qytete më të mëdha në mjedise të prëziera. Për të me rëndësi është identifikimi. Mendohet përgjithësisht se idioma organike është e drejtë që i përket çdo individi; më në fund, ai atë e ka dhe përmes saj identifikohet me mjedisin që do. Idioma e tillë e ka hapësirën e vet të përdorimit.
Teorikët thonë se standardi është autonom, i normuar, polivalent, e ndërlidh përdoruesin e tij me komunikimet ndërkombëtare; thonë po ashtu se psikologjikisht është jospontan, i kontrolluar, i nxënë përmes shkollimit. Lidhur me të supozohet një vetëdije gjuhësore. Identifikimi i këtij ‘kodi’ me elemente të ndonjë të folmeje nuk është i domosdoshëm, ka të bëjë me elemente të ‘kodit’, por jo me funksionimin. Ato elemente të veçanta marrin vlerë tjetër atje. Ka më shumë dekada që lexojmë se fjalitë e krijuara përmes ‘kodit’ standard nuk verifikohen dot nga folësit “burimorë”, nuk krahasohen me ato të folësit të idiomës dialektore, po nga specialistët. Gjuha standarde më shpesh mësohet nga tekstet. Jolokale, e mësuar në shkollë, ka për funksion marrëveshjen dhe krijimin brenda veprimtarive zyrtare e kulturore. Nuk ka rëndësi denduria e shfaqjes së një fenomeni apo elementi gjuhësor nga ky aspekt, as në suaza të dialekteve as në vetë standardin, po cilësia e tij. Këto janë gjëra që dihen përgjithësisht për standardin.
Të kthehemi tash te mësimi. Gjuha standarde nuk mund të mësohet nëse fëmijëve u themi “duhet të flitni si skraparas, apo si beratas”. Mund të thuhet se standardi mësohet duke ua mësuar fëmijëve format e normuara, më shpesh përmes tekstesh të hartuara për situata konkrete (me shkrim e me gojë), duke selitur kontrollin e vetëdijshëm gjuhësor gjatë prodhimit të të folurit apo të tekstit. Në të gjitha variantet parësor është prodhimi i tekstit.
Tendenca që, qoftë dhe me dëshirën e mirë të ngulitjes sa më të plotë të gjuhës standarde, synon mohimin e përdorimit të varietetit natyror mund të krijojë mbivlerën që përdorimin e standardit e cilëson si ‘tirani gjuhësore’. Këtë e kanë hetuar ata që kanë kaluar nëpër faza të tilla para nesh. Kjo shkakton reagime, disa nga të cilat po i jetojmë ne.
Problemet që dalin lidhur me nxënien dhe përdorimin e gjuhës standarde nuk janë vetëm tonat, dalin gjithandej dhe nuk mund të kapërcehen vetëm përmes mësimdhënies në shkollë. Më duket se, në mënyrë të thjeshtësuar, mund të thuhet që në jetën publike të gjithëve na duhet standradi, ndërsa në jetën e përditshme edhe varieteti organik i folur, që mund të jetë dialekti apo variacioni regjional. Hapësirat e komunikimit nuk janë unike dhe për hapësira të ndryshme janë të nevojshme varietetet përkatëse gjuhësore.
Standardi dhe varietetet e tjera deri te dialekti ‘i pastër’ e ushqejnë njëri tjetrin në rrafshe dhe nivele të ndry-shme. Jo vetëm pse përjetohet si shprehje e natyrshme, është e nevojshme të kërkohet dhe të nxitet selitja edhe e shprehjes dialektore dhe substandarde. Sidomos në rastet kur funksion i parmë del identifikimi me grupin, me bash-kësinë, etj, por edhe për arsye parimore pedagogjike: stimulohet nevoja për gjuhë të kujdesur, çka është thelbësore për standardin. Përdorimi i standardit aty ku s’e ka vendin e bën atë tepër artificial, por kjo njëherësh kërkon që as dialekti të mos përdoret në hapësirat e standardit. Me kohë çështja zbritet në rrafshin e dallimeve të stilit dhe të regjistrave.
Prandaj del e nevojshme që në shkollë shqipja standarde të mësohet më tej duke mos mohuar varietetet e ndryshme që kanë sjellë me vete fëmijët, por si një ‘kod’ i veçantë, i dalluar mirë: fëmijëve duhet t’u tregohet se burimet, funksioni dhe zbatimi i gjuhës standarde janë të ndryshëm nga ato të varieteteve që tashmë njohin.
Tradicionalisht janë zhvilluar dy vija të rëndësishme lidhur me mësimdhënien e gjuhës amtare. Në njërën anë është e ashtuquajtura mësimdhënie që i drejtohet në radhë të parë kodit gjuhësor, ose gramatikës, ndërsa në tjetrën mësimdhënia e përqendruar rreth përdorimit të atij kodi apo gramatike, në radhë të parë. Kjo lidhet me konceptimet linguistike të hershme. Mësimdhënia e mbështetur në gramatikën, është normative, e përqendruar në strukturën e gjuhës, në gjuhën e shkruar, e thekson shqipen e shkruar si manifestimin më të mirë të shqipes standarde. Kjo do të thotë se më pak merret me natyrën spontane të të folurit, me karakterin krijues të situatave të të thënit. Mësimdhënia e përqendruar te të folurit, prodhimi i mesazheve, i merr parasysh perspektivat dhe rezultatet e studimeve sociolinguistike, psikolinguistike e funksionale, nuk mbyllet vetëm në rregullat gramatikore, por u jep hapësirë aftësive dhe potencialeve krijuese, aktivitetit verbal në klasë, spontanitetit. Duket e nevojshme të kombinohen të dy drejtimet përmes një baraspeshimi.
Del e nevojshme të merren parasysh nevojat që shprehin identifikime me grupin dhe, nga ana tjetër, nevojat individuale për fëmijën; të zhvillohet qëndrimi i hapur ndaj regjistrave të ndryshëm të gjuhës dhe varieteteve që ndeshen në të, pa lënë shteg për stigmatizime; të zhvillohen shkathësitë e të dëgjuarit dhe të lexuarit, duke filluar nga varieteti gjuhësor që fëmija tashmë zotëron dhe përmes familjarizimit sa më të madh me regjistrat gjithnjë e më formalë deri tek zotërimi i standardit në një shkallë më të lartë. Parësor është komunikimi. Në veprimtaritë me shkrim kërkohet shqipja standarde, korrekte. Me gojë mund të nxirren në shesh sa më shumë elementet dalluese dhe të flitet për to, të ushtrohen.
Mësimdhënia e gjuhës amtare është dhe bartëse e veprimtarive të shkrimit e të leximit, e mjeteve me peshë për mësimin e materieve të tjera. Duke ua mësuar fëmijëve dallimin midis fjalëve përrua, she, lumë, bëjmë gjeografi. Mësimdhënia e gjuhës amtare synon alfabetizimin e popullatës dhe transmetimin e vlerave tradicionale, të letërsisë dhe të kulturës së trashëguar, të njohjeve, synon të përgatisë individë për ta ushtruar funksionin e komunikimeve të institucionalizuara përbrenda bashkësisë kombëtare dhe jashtë saj. Prandaj është e nevojshme të mos harrohen varietetet e gjuhës që lidhen me këto funksione. Në të gjitha variantet duhet një zotërim i shqipes së zgjedhur gojore.
Në përpjekjet për të ngulitur sa më shumë normat e standardit që kemi, në disa tekste shkollore ndeshet tendenca që vepra të autorëve të traditës së shekullit 20 të përkthehen në shqipen e sotme standarde. Një prosede i tillë mund të jetë i motivuar ndoshta për veprat e autorëve si De Rada a arbëreshë të tjerë, për shkak se distanca në të kuptuarit është e madhe (ka shumë italianizma e greqizma dhe forma gramatikore që për 4-5 shekuj janë zhvilluar ndaraz). Nuk mendoj se kjo është e nevojshme për autorë si Mjedja apo Fishta. Përkundrazi: Mjedja, Fishta, Lasgushi, Naimi kanë një gjuhë letrare që për bazë ka ‘kodin’ dialektor njësoj, pavarësisht se mund të duket që Naimi e Lasgushi kanë më shumë tipare të përbashkëta me kodin e shqipes së sotme standarde. Tërësia e mjeteve shprehëse dhe e atitudës është shpesh dialektore. Në fakt, as krejt dialektore nuk është, po më parë prapa saj qëndron një tjetër konceptim për gjuhën letrare. Ata duhet të mësohen dhe të shijohen si të tillë. Me këtë ne ndihmojmë zgjerimin e aftësive komunikative të fëmijëve për varietete të ndryshme të shqipes, pra dhe horizontin e zotërimit të shqipes standarde.
Çështjet që dalin nga raporti midis dy gjuhëve, pra nga bilinguizmi, si kjo që keni ju këtu, në parim, nga aspekti i komunikimit, duan trajtuar njësoj si ato që dalin nga bidialektalizmi. Më në fund, realiteti plurilingual me zotërime të ndryshme të kodeve dhe sistemeve të veçanta dhe me përdorime të tyre në situata konkrete është i përgjithshëm.
Gjuha nuk mësohet si qëllim më vete. Prandaj është krejtësisht i gabueshëm qëndrimi pas të cilit materiet gju-hësore duhet të izolohen vetëm në orët e gjuhës. Më saktësisht, qëllimi – zhvillimi i shkathësive për të prodhuar akte verbale nuk është vetëm detyrë e arsimtarit të gjuhës. Në qoftë se në orët e materieve të tjera në shkollë nuk synohet selitja e gjuhës standarde me të gjitha veçoritë e saj polifunksionale dhe me raportet e ndërsjella që ka ajo me gjuhën popullore, mësuesi i gjuhës nuk do të ketë sukses.

MOMENTE TË RËNDËSISHME PËR HISTORINË E GJUHËS SË SHKRUAR
XIV-XVI (?) Sh. Fragment i përkthyer nga një anonim i një cope Ungjilli pas Mateut. Toskërisht.
1462 Fjalia e parë e shkruar shqip, nga Mati.
1555 Buzuku, Gjon Bdek: “Meshari“. Me gjasë nga rrethinat e Tirvarit nga skaji veriperëndimor.
1592 Matrënga, Lekë: E mbsuame e krështerë, Përkthim i një teksti katekistik; vjersha e parë shqip – 8
vargje. Toskë-risht.
1618-1622 Budi, Pjetër: Doktrina e kërshtenë, Pasëqyra e t’rrëfyemit, Rituali roman. Nga Mati, i vendosur
në Kosovë. Gegërisht, prozë dhe poezi..
1635 Bardhi, Frang: Dictionarium latino-epiroticum, në jug të Shkodrës; tekstet e para folklorike – fjalë
të urta, gegërisht.
1685 Bogdani, Pjetër: Cuneus prophetarum, nga rrethi i Prizrenit, tekste filozofiko-fetare, por edhe poezi.

1716 Da Lecce, Francesco Maria: Osservazzioni grammaticali nella lingua albanese, nga Italia e Jugut,
gegërisht.
1814 Martin-Leake, William: Researches in Greece, Sketch of the Grammar, London, me një gramatikë
të mbështetur në të da Lecces.
1854 Hahn, Johan Georg von: Albanesische Studien, Beiträge zu einer Grammatik des Toskischen
Dialektes, Jena.
1866 Rossi, Francesco: Regole grammaticali della lingua albanese, Roma, gegërisht.
1879 Dzon, August: Manuel de la langue chkipe ou albanaise, Paris, toskërisht.
1882 Kristoforidhi, Konstandin: Grammatiki tis albanikis glossis, Athena. Greqisht dhe me vërejtje për
të dy dia-lektet.
1866 Frashëri, Sami: Shkronjëtore e gjuhësë shqip, Bukuresht. Toskërisht, me vërejtje për të dy
dialektet.
1908 Kongresi i Manastirit, Kongresi i alfabetit.
1908 Pekmezi, dr. Gjergj: Grammatik der albanesischen Sprache, Wien.
1916-1917 Komisija Letrare e Shkodrës, i jep përparësi të folmes së Elbasanit si bazë për gjuhën e
përbashkët të shkrimit.
1920 Kongresi Arsimor i Lushnjes, i rimerr vendimet e Komisisë Letrare.
1923 Qeveria e Shqipërisë vendos që dialekti i Elbasanit të jetë baza e gjuhës zyrtare të shkrimit.
1927 Orthografia e Adon Aldeghierit e orientuar në traditën shkodrane.
1928 Themelimi i një Akademia letrare, e cila do të merrej me themelimin e një gjuhe të përbashkët
letrare.
1935-1944 Diskutime të ndryshme mbi bazën e përbashkët të gjuhës letrare.
1941-1945 Shkollat e para fillore, gjimnazet dhe shkollat tekknike me mësim në gjuhën shqipe, joprivate, në
Kosovë.
1944 Riza, Selman: Tri monografina albanologjike, Tiranë, traktat mbui themelimin e një gjuhë të
përbashkët letrare pangege.
1945 Regjimet komuniste në Shqipëri dhe në Jugosllavi.
Ministria e Informatave dhe e Propagandës në Tiranë (ministër S. Malëshova) parapëlqen gjuhën
letrare të mbështetur në toskërishten.
1946 Ministria e Arsimit në Tiranë (ministër S. Malëshova) parapëlqen gjuhën letrare të mbështetur në
toskërishten.
1947 Ortografia, në të dy variantet (Xhuvani, Cipo, ï‡abej).
1952 Diskutime të gjera mbi gjguhën e përbashkët letrare kombëtare në 2 Konferenca për gjuhën në
Tiranë, pa përfundime konkrete.
Mbledhja gjuhësore në Prishtinë.
1953 Themelohet Instituti Albanologjik në Prishtinë.
1955 Mbyllet Instituti Albanologjik në Prishtinë.
1956 Ortografia në Tiranë, version i ri; autorë Xhuvani, ï‡abej, Domi dhe Kostallari. Format gege jepen
vetëm në fusnota.
1957 Mbledhje gjuhësore në Prishtinë.
1960 Në Prishtinë u themelua Fakulteti Filozofik. Gjuha e mësimit serbishtja. U themelua një degë
studimi për gjuhë dhe letërsi shqipe.
1964 Ortografia e gjuhës shqipe, Beograd-Prishtinë, për gegërishten.
1966 Rënia e ministrit të brendshëm jugosllav Rankovi, fa]zë e liberalizimit.
1967 Rithemelohet Instituti Albanologjik në Prishtinë. Në Tiranë jepet në diskutim publik një version i
ri i drejtshkrimit.
1968 Konsulta Gjuhësore e Prishtinës.
1972 Kongres i Drejtshkrimit në Tiranë: marrin pjesë edhe përfaqësues të shqiptarëve të Jugosllavisë
dhe arbëreshë.