Në vend të përkujtimit për mikun,shokun dhe gazetarin e mirënjohur shqiptar
Nazmi Lukaj
Ditë më parë, doli nga shtypi “Teknikat themelore të shkrimit” të Dr. Vehbi Miftarit.
Ky libër është një si Shkrim Akademik, tepër me interes jo vetëm për studentët e gazetatarisë, por edhe për gjithë ata që merren me zhanret e ndryshme të saj. Prandaj, duke qenë i tillë, pra duke qenë një sprovë serioze, është libër bazë për të depërtuar më lehtë në këtë fushëveprimtari të vështirë. Po edhe për t’i përsosur teknikat e shkrimit, teknika të cilat, po u studiuan mirë, rrjedhimisht ndikojnë në krijimin e një stili të lartë, i cili është edhe karakteristikë e shkrimeve të Vehbi Miftarit, gjë që e bën nga publicistët më seriozë e më me stil në Kosovë.
Çfarë nënkupton një tekst? Cila është natyra e shkrimit dhe në ç’forma paraqitet ai? Si mund të dallohet një tekst autoreferencial ose analizues nga një tekst i cili rreket të raportojë për një ngjarje ose një fenomen? Dhe a mund ta përcaktojë përqëndrimi autorial edhe zhanrin e përdorur? A ekziston farë dallimi ndërmjet tekstit si interpretues i fenomeneve dhe tekstit? Çfarë nënkupton sot teoria e shkrimit me një tekst jofiktiv pjesëmarrjen creative? A është edhe ai vetëm produkt i imagjinatës, apo duhet të mbështetet eksluzivisht në fakte dhe t’i interpretojë ato? Janë gjitha këto pyetje të shtruara në librin “Teknikat themelore të shkrimit” të Dr. Vehbi Miftarit, publicist i mirënjohur dhe profesor i Universitetit të Kosovës. Në të gjitha pyetjet e shtruara, jep argumente të bollshme në përgjigjet që kërkojnë ato, argumente që e bëjnë librin “Teknikat e shkrimit” një nga sprovat më serioze të studimit të fenomeneve të gazetarisë.
Libri përmban pesë kapituj: Hyrje në teknikat e shkrimit, Procesi i shkrimit, Struktura e tekstit, Srtruktura gjuhësore e tij dhe Tipat e tekstit. Lajmi, raporti, editoriali, analiza dhe kolumnia janë zbërthyer deri në detajet më të imta.“Përgjithësisht, kuptimi i tekstit mund të përmblidhet me një fjali: teksti gazetaresk është ai i cili synon ta japë një përgjigje në një pyetje themelore”, thotë autori. Kjo përgjigje themelore është baza mbështetëse, ose pikëreferimi i të gjitha zhanreve gazetareske. “Ta shkruash një tekst-sqaron Vehbi Miftari- do të thotë të përpiqesh ta analizosh deri në detaje një fenomen ose një ngjarje dhe të përpiqesh ta japësh një përgjigje për to, duke respektuar specifitetin e saj”. Në këtë kuptim, me plot të drejtë, arsyeton se tekst i vlefshëm do të jetë vetëm ai i cili, në trajtë të kërkimit të përgjigjes së mundshme, ofron më shumë argumente për tezën e shtruar. Dhe merr si shembull një lajm Këtë e argumenton menjëherë, duke e marrë si shembull një shkrim nga një gazetë ditore. Praktika gazetareske krijon mundësi që ndonjëherë teksti ta kërkojë përgjigjen në një pyetje, e cila përkufizohet si një pyetje retorike, pyetje e cila vihet në krye të tekstit. Shembulli që jep në kërkim të argumentimit të kësaj është tepër praktik:
Deri në fund të vitit të ardhshëm parashihet të privatizohen KEK-u, Aeroporti dhe PTK-ja
Qeveria do t’i shesë kompanitë publike, por me çfarë çmimi?
Më pas, vazhdon teksti që kërkon përgjigjen themelore të pyetjes së shtruar. Edhe për Dr. Vehbi Miftarin “leximi është parakusht për një shkrim të suksesshëm”. Një artikull i mirë është domosdoshmërisht i paraprirë nga një lexim i kujdesshëm. Madje, shumë studiues mendojnë se leximi përbën komponentën më të rëndësishme dhe se ai është çelës për sukses. Se leximi është baza për të qenë një gazetar i mirë, kjo argumentohet edhe në “Hyrje në gazetari” të Dr. Milazim Krasniqit. Sipas Krasniqit, shumë gazetarë të RTK-së janë dërguar në trajnime edhe jashtë vendit. Atyre u kanë ligjëruar edhe gazetarët më të njohur ndërkombëtarë, por, meqë nuk kanë lexuar literaturë të ndryshme, pak janë avancuar në stilin e të shkruarit. Ata, pra, skemat e të shkruarit gazetaresk, i kanë mësuar, po fjalori i tyre ka vazhduar të jetë i varfër. Prandaj, kanë mbetur gazetarë mesatarë. Në njësinë e kapitullit të parë “Struktura e tekstit”, Vehbi Miftari shton se “gjatë bashkëbisedimit, krijohet raporti: lexues-tekst-autor, i cili është i pranishëm vazhdimisht në tekst, por nuk shfaqet në përmasa të njëjta: ajo që synohet prej lexuesit, qëllimi i tij duhet të aprovohet prej tekstit gjatë leximit, sepse vetëm kështu shprehet qëllimi i autorit, strategjia implicite e tij, e cila në nivel të tekstit barazohet me strategjinë tekstuale”. Këtu shtrohet çështja e strategjisë mbi strategjinë e shkrimit.
Në vazhdim, jep edhe këshillën e tij se çdo autor, para se ta shkruajë një tekst, duhet ta ketë parasysh një qëllim: audiencën, oinionin publik si dhe prirjet e tij. Meqë shkruan për opinionin publik, autori, sipas Miftarit, duhet ta pyesë veten edhe “për gatishmërinë e lexuesit që të përfshihet aktivisht në lexim, duke i mbushur ato që Umberto Eko i quante “hapësira të bardha”. Te “Natyra e tekstit gazetaresk”, njësi kjo, po ashtu, e kapitullit të parë, vend të veçantë i jep kërkesës esenciale dhe të drejtës së pakontestueshme të audiencës që të jetë e informuar. Mediat (këtu rithekson një fakt) duhet të sigurojnë që informimi të jetë i shpejtë, i saktë dhe joanues.
Vehbi Miftari, duke trajtuar çështje të organizimit të tekstit, jep shembuj të bollshëm se si ky organizim e krijon “pikturën e gjerë”(pamjen e gjerë), e cila do të krijojë përceptimin e përgjithshëm për objektin e tij. ”Piktura e gjerë”, argumenton autori, e krijon lidhjen korrelative mes objektit të tekstit dhe të dhënave e fakteve të tjera, të cilat luajnë rol përplotësues në informim. Se si krijohet kjo “pamje e gjerë”, jep një shembull përmes një analize të “Chikago Tribune”, të huazuar nga një e përditshme jona, e ajo analizë është “A do të jetë Krimea shënjestra e radhës e Rusisë?”. Një këndvështrim i Dr. Vehbi Miftarit është edhe audienca. “Një autor i cili dëshiron ta shkruajë një tekst gazetaresk, është e domosdoshme ta dijë se cila është audienca e pritshme e tij”, thotë ky. Ky libër është një si Shkrim Akademik, tepër me interes jo vetëm për studentët e gazetatarisë, por edhe për gjithë ata që merren me zhanret e ndryshme të saj. Prandaj, duke qenë i tillë, pra duke qenë një sprovë serioze, është libër bazë për të depërtuar më lehtë në këtë fushëveprimtari të vështirë. Po edhe për t’i përsosur teknikat e shkrimit, teknika të cilat, po u studiuan mirë, rrjedhimisht ndikojnë në krijimin e një stili të lartë, i cili është edhe karakteristikë e shkrimeve të Vehbi Miftarit, gjë që e bën nga publicistët më seriozë e më me stil në Kosovë. Vehbi Miftari, për t’i argumentuar deri në detaje trajtesat e shtruara, jep një varg shembujsh nga autorë të njohur ndërkombëtarë, dhe jo ata çkado, por nga pjesa më elitore e gazetarisë. “Teknikat themelore të shkrimit” të Vehbi Miftarit duhet të konsiderohet një libër-referencë për t’u bërë pjesë e gazetarisë së mirëfilltë…
(Dje ne orët e pasdites ne spitalin ushtarak të Tiranës vdiq gazetari dhe publicisti i njohur Nazmi Lukaj. Nazmi Lukaj u lind n Pejë në vitin 1964, ai kreu Fakultetin Filologjik Dega e Gjuhës dhe Letërsisë shqipe në Universitetin e Prishtinës. Ai punoi për disa vjet si profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe në gjimnazin e Pejës.
Nazmi Lukaj punoi për disa vjet rresht edhe si korrespodent dhe komentator i gazetës “Bota sot” nga Peja, ndërsa në 2 vjetët e fundit ishte redaktor përgjgjës( për Kosovë) i gazetës "Nacional". Nazmi Lukaj shquhej me komente të tija të guximshme të botuara në kohë të fundit në gazetën "Express" të Prishtinës , jo vetëm me zhvillimet politike në Pejë e rrethinë, por edhe me zhvillimet politike në Kosovë. I ndjeri Nazmi Lukaj do të varroset nesër në Pejë.)
http://floripress.blogspot.com/2011/01/vdiq-redaktori-i-gazetes-nacional-nazmi.html