Bisedë me Bente Christiensen, përkthyese e Ismail Kadaresë në norvegjisht dhe drejtuese e KOPINOR, një shoqatë ndërkombëtare shkrimtarësh, përkthyesish dhe artistësh të njohur.
Në të menduarin tim çdo gjuhë është një perlë, tingull i muzikës së botës që këndojmë përherë, por çdo shkrimtar është një koral në shtratin e koraleve....Për ju si përkthyese, a është e vështirë apo e thjeshtë ti mbash këto perla e koralë të sigurta në kohët moderne?
Mendoj që është një prej detyrave më të rëndësishme të përkthyesve të mbajnë gjallë gjuhët e ndryshme të botës, duke i përkthyer ato e duke krijuar ura lidhëse midis gjuhëve dhe letërsive. Nuk kam asgjë kundër gjuhës Angleze si një gjuhë, por jam kundër faktit që pothuaj të gjitha komunikimet bëhen në këtë gjuhë, e kështu gjuhë të tjera kanë tendencën të shtypen prej kësaj gjuhe të gjithepushtetshme. Përsa u përket shkrimtarëve, ka kaq shumë zëra dhe kaq shumë vepra, e kaq shumë mënyra të shkruari sa është pak a shumë e vështirë ti përshtatësh të gjithë, pavarësisht afinitetit që një përkthyes mund të ketë për ndonjë shkrimtar në veçanti. Disa shkrimtarë kanë një zë dhe një fjalor të cilin unë nuk jam në gjendje ta përshtat, ndaj në këto raste i them jo përkthimit të tyre, por dikush tjetër duhet t’i përkthejë ata.
Përmes leximit dhe përkthimit ju keni prekur kultura të ndryshme të vendeve të ndryshëm. Ku po shkon bota?
Mendoj se bota po shkon në dy drejtime të kundërta. Një drejtim është drejt sipërfaqësores, sensacionales, globalizmit në kuptimin e keq të fjalës. Drejtimi tjetër është drejt globalizmit në kuptimin e drejtë të fjalës: Vetëndërgjegjësim dhe krenari në një kulturë të caktuar, kërkime për kuptime të thella, qëllime të rëndësishme për zhvillimin e gjuhëve dhe kulturave dhe mbi këto baza komunikim me gjuhë dhe kultura të ndryshme.
Ju keni përkthyer disa vepra nga Kadare në Norvegjisht. Si ndodhi?
U pyeta nga Shtëpia Botuese CAPELEN, në Norvegji, të përktheja “Pallati i Ëndrrave”, nga një shkrimtar për të cilin kisha dëgjuar por që nuk e kisha lexuar ende, Ismail Kadare. Normalisht, nuk është e këshillueshme të përkthesh nga një gjuhë që nuk është origjinali, por në këtë rast askush në Norvegji nuk mund të përkthente nga gjuha shqipe kështu që vendosëm ta përkthenim përmes gjuhës frënge në norvegjisht. Përkthimin e bëra pra nga frëngjishtja, në këtë gjuhë Pallati i Ëndrrave ishte përkthyer nga Jusuf Vrioni, një përkthyes që vetë Kadareja e kishe aprovuar. U dhashë menjëherë mbas tekstit, kur shtëpia botuese më kërkoi të përkthej edhe dy libra të tjerë “Prilli i thyer” dhe “Dosja H”, thashë menjëherë po!. Më vonë Kadare erdhi në Norvegji të merrte pjesë në një panair libri dhe u takuam e folëm. Kjo ishte një eksperiencë mjaft interesante për mua.
Më kujtohet që më keni thënë se “Zbuluat natyrën shqiptare përmes librave të Kadaresë”....
Mendoj që tekstet e Kadaresë kanë një kualitet vizual dhe taktik. Unë shoh, ndiej dhe përfytyroj natyrën, male dhe borë, njerëz që jetojnë nën çati të njëri tjetrit.Para se të lexoja prej librave të Kadare, e njihja Shqipërinë në rininë time si “fanar ndriçues të socializmit në Europë”, sikur ishin mësuar të shpreheshin studentët e kohës sime. Kisha dëgjuar edhe për Enver Hoxhën. Por, nuk kisha lexuar tjetër shkrimtar shqiptar. Shpresoj që letërsia shqipe dhe veprat e saj të përkthehen më tepër për t’u njohur më mirë me botën.
Ju jeni anëtare e bordit drejtues të KOPINOR. Si funksionon kjo organizatë dhe cilat janë disa nga qëllimet dhe planet strategjike më të rëndësishme të KOPINOR?
KOPINOR është ndërtuar prej 21 organizatave të fushës së kulturës, shkrimtarëve, përkthyesve, kompozitorëve, piktorëve, gazetarëve, botuesve etj. Është ajo çka ne e quajmë një Shoqëri e përmbledhur. Një shoqëri që kujdeset për të drejtat e botimit dhe mbajtësit e të drejtave. Qëllimi i saj kryesor është t’u japë përdoruesve akses me tekste dhe punë të tjera, dhe në të njëjtën kohë të respektojë kopiraitin, dhe mbajtësin e të drejtave.. Ka në bord ekzekutiv që përbëhet nga përfaqësiese të organizatave të ndryshme antare, dhe një administratë që kujdeset për çështjet e përditshme. KOPINOR ka nënshkruar marrëveshje të ndryshme me sektorë të ndryshme të shoqërisë norvegjeze, dhe grumbullon para, që i dërgohen organizatës dhe kjo ua shpërndan antarëve të saj si grant. Kur është e pamundur të gjejmë Mbajtësin e të drejtës së një vepre, a teksti që është fotokopjuar, paratë për këtë tekst kalohen në fond i cili rritet vit pas viti, dhe në këtë menyrë ne aplikojmë për te organizuar aktivitete të ndryshme. Në të ardhmen do të shohim c’mund të bëhet me zhvillimet dixhitale, një fushë kjo më e komplikuar se fotokopjet e letrave.
Ne të gjithë kemi prirjet tona drejt një letërsie të caktuar, sidomos ndaj asaj që shkruhet dhe lexohet sot në botë. Për ju konkretisht, cili është libri më i dashur midis atyre që keni përkthyer, si edhe autori më i preferuar?
Mendoj që ka shumë autorë të rinj mjaft interesantë në ditët tona, dhe ne jemi me fat që bota po zvogëlohet, kështu që ne kemi fatin ti njohim ata. Një gjë mjaft interesante janë autorët që kapërcejnë kufijtë gjuhesore dhe gjeografike dhe që kanë tendencën të shkruajnë në gjuhët e mëdha si Anglishtja, Frëngjishtja, Gjermanishtja. Kjo përbën ndryshim dhe zhvillim. Ndërsa them këtë mendoj që ekziston edhe një prirje e jashtëzakonshme për tu përhapur me gjuhë letrare angleze nëpër botë të cilën do ta përcaktoja si prurja kryesore, dhe që vende të ndryshme dhe vende të ndryshme blejnë të njëjtët libra në panaire madhështore të librit dhe i përkthejnë ato. Kjo do të çonte lehtësisht drejt një uniformizimi. Kam përkthyer 50 libra, kështu që nuk është e lehtë të zgjedh, por mendoj që “Dosja H” i Kadaresë është absolutisht një librër mbresëlënës, veçanërisht për mua, si specialiste në letërsinë e krahasuar, me “Iliadën” dhe “Odisenë” gjithmonë në mendje. Në një stil krejt të ndryshëm, kam Simone de Beauvoirs me librin “Seksi i dytë”, një prej librave më të preferuar për mua. Është një libër kompleks dhe i pasur, një libër që çdo burrë e çdo grua dueht ta lexojnë. Përsa u përket autorëve të mi të preferuar, më pëlqen të kthehem mbrapa në kohë. Mendoj që të dy dramaturgët, Molieri dhe Ibseni janë gjenialë në mënyret e tyre të ndryshme për të pushtuar psikologjinë humane e cila nuk ka ndryshuar shumë në këto 400 vitet e fundit. Po kështu jam shumë e dhënë mbas shkrimtarit nga Trieste, Italo Svevo, dhe prej austriakëve më pëlqen Elias Canetti. Së fundmi por jo e fundit është shkrimtarja suedeze për fëmijë, Astrid Lindgren, “nëna” e “Pipi Çorapegjata”. Mendoj se vetëm sepse shkroi për fëmijë, ajo nuk mori çmimin “Nobel” për letërsi.
...Ndodh që shkrimtarët “kanë frikë” për fatin e veprës në një gjuhë tjetër për shkak të ndryshimeve kulturore dhe ndryshimeve në strukturën e gjuhës që kanë zgjedhur ta shkruajnë veprën së pari, apo sepse i përkasin fillimisht një gjuhe të caktuar....
E konsideroj çdo shkrimtar të ri që përkthej si një udhëheqës që më drejton kah gjërave të reja që zbuloj dhe mësoj për gjuhët dhe kulturat dhe stilet. Ndërkohë që ata që i kam përkthyer më duken si miq të mirë të vjetër. Për mua përkthimi i letërsisë është të kapësh zërin e shkrimtarit dhe ta përshtatësh e përkthesh atë në mënyrën më të bukur për lexuesin norvegjez. Është gjithashtu dialog midis kulturave, për ketë arsye e ndiej që bëj një punë shumë të rëndësishme.
Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...