Nga Rajna Kovaç
Dora d’Istria: Një popull si yni nuk mund të vdes dhe unë dua ta besoj se nuk do të vdesim pa e parë atdheun e çliruar nga zgjedha e barbarëve.
Elena Gjika alias Dora d’Istria ishte një nga gratë e pakta të famshme të shekullit XIX. Lindi në Konstancë të Rumanisë, më 22 janar 1828. Princesha me prejardhje shqiptare ishte një intelektuale e përmasave evropiane. E njohur jo vetëm si shkrimtare, publiciste, gjeografe, historiane, politologe, folkloriste, kompozitore, piktore, por zotëronte 9 gjuhë të huaja, ishte një intelektuale e rrallë për kohën kur jetoi. Me studimet e saj të shquara pasqyroi realisht vlerat madhështore të botës evropiane. Mbetet një shkencëtare e rrallë ku i zgjeroi studimet e saj mbi folklorin, politikën, historinë, jetën material dhe shpirtërore të shumë popujve jo vetëm për popullin shqiptar dhe rumun por edhe atij zviceran, francez, spanjoll, italian, grek etj. Ishte një luftëtare e flaktë e emancipimit të popujve të vegjël kishte një dashuri ndaj popujve të Ballkanit. Kishte vizione shumë të qarta politike në shërbim të popujve të vegjël. I studionte ato duke mos e harruar Shqipërinë. Në një nga veprat e saj të shumta mbante një qëndrim të prerë e të rreptë ndaj sundimtarëve të qeverive absolutiste, “që i ngatërrojnë popujt me njëri-tjetrin dhe mbyllin shtigjet e lirisë... ”
Dora d’Istria i kushtoi një kujdes të posaçëm çështjes shqiptare. Ndër të tjera shkruante: “Një popull si yni nuk mund të vdes dhe unë dua ta besoj se nuk do të vdesim pa e parë atdheun e çliruar nga zgjedha e barbarëve”, nuk mund të lë pa përmendur edhe kontributin e saj në emancipimin e gruas, barazinë gjinore dhe të drejtat e njeriut në mbarë botën. Qëndrimi i saj ndaj rolit të grave dhe ndikimit të tyre në jetën shoqërore, kulturore e arsimore, politike, luftarake evidentoi konceptet e saj për të ardhmen dhe vendin e rëndësishëm që duhet të zërë gruaja në shoqëri, si gjysma e popullsisë së botës. Në veprën e saj “Gratë e para nga një grua” ndër të tjera hedh poshtë tezat e gabuara për inferioritetin intelektual e moral të gruas, jo për sentimentalizëm ndaj seksit të saj, por e bindur se mbronte një çështje të drejtë shoqërore. “Të mbrosh të drejtat e gruas dhe interesat e saj nuk do të thotë t’i bësh padrejtësi burrave. Përkundrazi, të luftosh e të fitosh për gruan, do të thotë të luftosh e të fitosh edhe për burrin... ”
Agjencioni floripress.blogspot.com
2011/01/26
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës
Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
http://floart-press.blogspot.com/2010/10/nga-flori-bruqi-panajot-plaku-gjenerali.html Kush ishte Panajot Plaku? Biografi e shkurtër, e pë...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
-
-------------------------------------------------------------------------------------------------------- Bekim Fehmiu,aktor ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh,...
-
Nga Dan KOSUMI Një ngjarje e madhe e librit dhe studimeve letrare u konsiderua promovimi i librit studimor të poetes, shkrimtar...
No comments:
Post a Comment