2011/01/23

Arta Dobroshi në “Sundance Film Festival”

Aktorja e mirënjohur Arta Dobroshi do të jetë pjesë e festivalit “Sundance Film Festival”. Filmi “Baby” i regjisorit Daniel Mulloi, është propozuar në kategorinë e filmit të shkurtër, bashkë me 14 filma të tjerë nga mbarë bota.


Dobroshi ka thënë se ndjehet e entuziazmuar për pjesëmarrjen e saj në “Sundance”, meqë është fitore e madhe përzgjedhja e filmit ku ajo luan, në mesin e më të mirëve. “Për mua është çmim që e kam xhiruar filmin, i cili e ka jetën në festivale. E çmoj shumë që filmi ka arritur të pranohet në Sundance. Jam gëzuar sikur të kisha fituar, se në njëfarë mënyrë është çmim, nëse pranohet, ngase merr titullin ‘i nominuar’”, ka thënë Dobroshi .

Në filmin “Baby” që zgjat 25 minuta, Arta Dobroshi portretizon Sarën dhe përjetimet e saj në udhëtimin për në Londër.

Festivali “Sundance Film Festival” është themeluar dhe udhëhiqet nga aktori, regjisori dhe producenti amerikan, Robert Redford.

No comments:

Post a Comment

PREAMBULLA E GJENOCIDIT SERBIAN SOT

          Search within imag                        Shkruan historiani i njohur kosovar :                      Akademik Prof Dr Hakif Bajram...