2011/01/23

Galeria e prof. Agim Çavdarbashës ende nuk renovohet

Ende nuk ka filluar si duhet renovimi i objektit në të cilin gjenden shumica e veprave të skulptorit të njohur, Agim Çavdarbasha.


Puna e vetme që është bërë deri tani nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe e Sporteve është rindërtimi i një kulmi të improvizuar.

“Punëtorët janë angazhuar me qëllim të ruajtjes së funksionit. Kemi bërë ndërhyrje preventive sa për ta mbrojtur koleksionin nga dëmtimet”, ka thënë Vjollca Aliu, drejtoreshë e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore në MKRS.

Megjithëse projektin për rinovimin e galerisë së Agim Çavdarbashës e ka cilësuar prioritar, Aliu nuk thotë se kur do të mund të nisë rindërtimi.

“Nuk e dimë saktë. Pritet konsolidimi i Qeverisë pasi pa u konsoliduar Qeveria nuk mund të marrim vendime. Për procedura të reja nuk mund të flasim tani”, ka thënë ajo.

No comments:

Post a Comment

PREAMBULLA E GJENOCIDIT SERBIAN SOT

          Search within imag                        Shkruan historiani i njohur kosovar :                      Akademik Prof Dr Hakif Bajram...