In memoriam
Jetoi, për të mos vdekur kurrë
Shkruan: Shaban Peraj
Janar i ftohte. Janar i trishte.
E ftohte koha. Edhe me e ftohte vdekja.
Vdekja!? Po kush vdiq?
Nazmi Lukaj! Jo! S’eshte e mundur! Lisin e Pejes e birin e Kosoves s’e rrezon vdekja.
Po, Nazmi Lukaj ka vdekur, me vjen lajmi i hidhur. Kosoves, Pejes, iu shkeput nje meteor, meteor qe leshoi shkendijat ne vatren e arsimit dhe ne vatren e gazetarise e komentatorit politik.
Lindur e rritur ne frymen patriotike, gjithmone per ceshtjen kombetare u dha mesim e edukim sa e sa te rinjve pejane, per t’u kycur pastaj me komentet e tia per ceshtje politike e per t’i dhene Kosoves e gazetarise shqiptare krenarine e lindur nga trungu ilir.Gjithmone i bindur ne idealet e veta, kurre nuk iu dhimbs jeta per te mbrojtur lirine e dinjitetin e Kosoves.
Ne vitet me te trazuara per popullin e Kosoves, botoi librin e pare “Kosova dhimbja dhe shpresa ime” duke deshmuar edhe njehere se dhimbje e Nazmiut, nuk ishte vetem familja, femijet e tij, por edhe Kosova qe e rriti, e edukoi dhe e ngriti.
Preokupim i Nazmiut ishin edhe ngjarjet qe do ta percjellin Kosoven e pasluftes, andaj pena e tij s’rreshti se shkruari duke deshmuar se Kosova eshte dhe mbetet pjese e shpirtit te tij. Kete e deshmojne edhe titujt e veprave te botuara: “A eshte Kosova nje rast unikat”, “Pertej statusit te Kosoves” etj.
Pena e Nazmiut goditi aty ku djeg me shume, ne ndergjegjen njerezore:” te mendojme se a eshte me e rendesishme klani yne a Kosova? Klanet duhet t’i shpiejme ne muze”.Keto fjali besoj se s’duan koment. Nazmiu e kishte kuptuar rolin e publicistikes se mirefillte se toka e Kosoves nuk duhet te kete ndasi krahinore, fetare e klanore.
Gjate gjithe jetes ai, manifestoi vlera te dalluara te respektit, bujarise duke mos e njohur xhelozine si ves per t’u bere pengese e kryerjes se aktiviteteve te tij.
Ai cmoi dhe nderoi te gjithe ata burra qe ishin ne mbrojtje te Kosoves duke i ndejur besnik edhe Presindentit historik, Dr. Ibrahim Rugova. Bashke me nje grup kolegesh gazetare e politikane nisi punen ne gazeten kombetare “Bota sot”, per t’u bere promotor i levizjes kombetare, per te qene pjese e zhvillimit te shoqerise shqiptare.
Fjalet e komentet e tij vune peshe ne shume nga mediat e shkruara ditore ne Kosove, Shqiperi e me gjere, me cka publicistikes shqiptare i dha jete e pamje evropiane duke e bere ate si detyre e obligim per te gjithe ata qe merren me komente politike.
E dija se ishte shtruar ne Spitalin Ushtarak ne Tirane dhe me mbeti peng qe nuk e mora ne telefon para se te nisesha ta vizitoj, por c’e do se lajmi me erdhi i hidhur per te mos e pare me kurre e te pija nje kafe me te kur shkoja ne Prishtine. Me kete rast do i sygjeroja femijet e tij qe kjo vdekje e babait mos t’i dekurajoje, por te ndjehen krenare se kane pasur nje baba te denje dhe nje njeri me vlera te medha njerezore.Kete nuk e them vetem une si shok dhe mik i tij, por e thone te gjithe ata te cilet gazetarine e kane kuptuar si mision te larte. Edhepse Nazmiu vdiq,veprat e tij nuk vdesin kurre sepse njerezit e ndershem lene gjurme ne kohe. Me kete rast une dhe familja ime duam te ndajme dhimbjen me ata qe i pikelloi me shume vdekja e Nazmiut, bashkeshorten, femijet dhe familjen e gjere.
Pushofsh ne paqe, miku im i nderuar dhe i lehte te qofte dheu i Kosoves mbi supet tua!
Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...