Janë përfshirë krijimet e periudhës postsocialiste
“Eagle’s Voices” (Zërat e Shqipes) është antologjia e poezisë bashkëkohore shqipe, e botuar anglisht këto ditë në Londër, nën kujdesin e publicistit, poetit dhe studiuesit Fatmir Terziu. Kjo është një përpjekje e parë, por e rëndësishme për njohjen e kontributeve letrare të disa prej autorëve më të spikatur të periudhës post-soc-realiste nga një publik i huaj, konkretisht ai anglez. Sikundër shkruan z. Terziu në parathënien e kësaj antologjie: “media dhe poezia përgjithësisht njihen si pikat nevralgjike dhe aspektet më të rëndësishëm të kulturës së një kombi dhe kultura nga ana tjetër përbën një ndër elementët bazë të identitetit”. Kjo antologji përfshin poetë të konfirmuar nga kritika letrare ndër vite dhe emra të shquar si Xhevahir Spahiu apo Fatos Arapi, ashtu sikundër dhe prurje të reja me kontributet e tyre poetike. Shtrirja gjeografike është vërtet e larmishme, duke përfshirë shqiptarë nga të gjitha trevat e Ballkanit, si dhe autorë të diasporës, të cilët prej vitesh kanë kontribuar në antologji të ndryshme, apo kanë botuar përmbledhje poetike në vendet ku jetojnë dhe punojnë. Ky vëllim është gjithashtu i rëndësishëm, pasi jep një prezantim me idenë e identitetit shqiptar në poezi, memories që mbruhet në fushën poetike, kulturës si dimension midis poezisë dhe medias, aspekti i formacioneve të fuqisë që në gjuhën e Foucault janë rregullat e fuqisë dhe materiali që vjen si pasojë e rregullave poetike. Idetë ngjisin, ato që mbrujten në formën e vargut apo të prozës shpesh janë ato që mbeten, pasi proceset e memorizimit, pra të një historie që nuk rrjedh në akse vertikalë, linearë dhe të ngurtësuar, por në rrafsh horizontal, fluid, sikundër dhe vetë identitetet e shumëfishta, janë të përtypshme nga një masë më e gjerë njerëzish dhe krijojnë një qasje më miqësore, më të përtypshme për publikun, në këtë rast atë anglez. Tematika e poezive të përfshira në këtë antologji variojnë nga ato me karakter universal deri tek ato me karakter kombëtar si poezia e mirënjohur e Fatos Arapit “Atdheu” apo “Rrënjët” e shkrimtares dhe poetes Vilheme Vranari. Gjithashtu poezi të shkruara nga poetë të diasporës, si ajo “Londër” e Fatmir Terziut apo “Nju Jorku i patretshëm” i poetit dhe botuesit Petraq Risto sjellin flladin dhe aromën e vendeve të largëta ku autorët prej vitesh kanë gjetur shtëpinë e tyre të dytë. Gjithashtu tematika e trajtuar është e larmishme ku trajtohen simbolikisht tema të tilla universale si dashuria, jeta, vdekja, malli, pavdekësia deri te gjërat e vogla të jetës. Të tjerë poetë, pjesë e kësaj antologjie, janë Sazan Goliku, poeti dhe gazetari kosovar Agim Gjakova, poetja Ilirjana Sulkuqi apo Rozi Theohari.
Agjencioni floripress.blogspot.com
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit
Historiaani Prof.dr.Shkodran Cenë Imeraj Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
No comments:
Post a Comment