Shkruan :Besa Dodaj
Në 67-vjetorin e lindjes së aktorit të madh Faruk Begollit, institucionet tona u treguan të kursyera duke mos organizuar asnjë aktivitet përkujtimor për kolosin e kinemasë.
Dje një nga kolosët e kinematografisë shqiptare, aktori Faruk Begolli, kishte 67- vjetorin e lindjes. Kaq mjafton që institucionet kulturore të paktën të ndërmarrin iniciativën të organizojnë ndonjë aktivitet përkujtimor për emra të mëdhenj e të pazëvendësueshëm si është Faruk begolli. Përveç Teatrit Kombëtar që një nga premierat e kalendarit artistik me qëllim e shfaqi në datën e lindjes së aktorit, por vetëm kaq. Qoftë një datëlindje apo datëvdekje, minimumi që mund të bëjmë ne, që patëm fatin t’i kishim mes nesh personalitete të përmasave të Faruk Begollit, Bekim Fehmiut, por edhe shumë të tjerë, që mbështillen nga heshtja në përvjetorët e tyre, është përkujtimi i jetës dhe veprës së tyre. Madhështia e këtij aktori, ashtu si shumë të tjerëve, jeta dhe vepra e tyre përbëjnë ngjarje të rëndësishme për kombin shqiptar dhe përkujtimi i herëpashershme i tyre është detyrim qytetar. Aktori që ka interpretuar rreth shtatëdhjetë role, kryesisht role kryesore, mbetet i paharrueshëm për portretizimin e tyre, në filma si “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna”, “Kur pranvera vonohet”, “Të Ngujuarit” apo “Si të vdiset”. Me personazhet e tij dhe me sharmin që rrezatonte dikur janë mishëruar breza të tërë të te rinjve shqiptar, por edhe të rinjtë e gadishullit tonë.
Kush është Faruk Begolli
Faruk Begolli lindi më 25 janar të vitit 1944 në Pejë, Kosovë dhe vdiq më 23 gusht të vitit 2007, ishte një nga aktorët e mirënjohur në ish Jugosllavi duke arritur një famë shumë të madhe në mbarë Ballkanin dhe me gjerë. Ai studioi në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Beograd dhe diplomoi në vitin 1966. Faruk Begolli ishte gjithashtu një figurë e rëndësishme e Teatrit dhe Kinematografisë Kosovare. Ishte bashkëthemelues i degës së Aktrimi në Fakultetit të Arteve të të Universitetit të Prishtinës, ku dhe punoi si pedagog i lëndës së Aktrimit.
Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...