Interesi për vlerat arkeologjike të Shqipërisë nis qysh në shek. XIX kur studjues të gjeografisë historike iu kushtuan lokalizimit dhe identifikimit të të dhënave
nga burimet antike.
Kështu është i pari që viziton Shqipërinë francezi Pouqueville (F.C.H.L. Pouqueville, Voyage dans la Grèce, comprenant la description ancienne et moderne de l`Epire, de l`Illyrie grecque etc. Paris 1820-21, v.5) Anglezi Martin Leake, nga shëtitja që bëri në Shqipërinë e Jugut deri në Apoloni, botoi një përshkrim të hollësishëm të rënojave të objekteve arkeologjike që i ranë në sy (W.M. Leake, Travels in northern Greece, London 1835, v. 4).
Më vonë arkeologu francez L. Heuzey vizitoi Shqipërinë dhe në studimin e tij u ndal kryesisht mbi Durrësin e Apoloninë (L.Heuzey. H. Daument, Le mission archéologique de Macèdoine, Paris 1876). Në fillim të shek. XX vizitoi Apoloninë dhe rrethinat e Vlorës balkanologu C. Patsch. Ai është i pari që zbuloi qytetin e Amantias dhe më pas botoi një studim të hollësishëm mbi antikitetet që pa në Bylis, Klos, Berat etj. (C. Patsch, Das Sandschak Berat in Albanien, Wien 1904).
Gjatë Luftës së parë botërore erdhën në Shqipëri arkeologët austriakë C. Praschniker e A. Schober të cilët filluan kërkimet nga veriu i Shqipërisë në drejtim të jugut dhe i kushtuan vëmendje edhe monumenteve e qendrave arkeologjike ilire (C. Praschniker-A. Schober, Archäologische Forschungen in Albanien und Montenegro, Wien 1919; C. Praschniker, Muzakia und Malakastra, Wien 1920).
Më 1924 një mision arkeologjik francez, nën drejtimin e Leon Rey, fillon gërmimet sistematike në Apoloni, të cilat vazhduan deri më 1938 dhe rezultatet u botuan në revistën Albania (L.Rey, Albanie, Revue d`archéologie, Paris 1925-1939, në 6 vëllime). Një mision tjetër arkeologjik italian më 1926 filloi gërmimet në qytetin antik të Foinikes dhe më vonë në Butrint. Në fillim misioni u drejtua nga L. Ugolini e më pas nga Markoni e Mustili (L. Ugolini, Albania antica, Roma 1927-1942, 3 vëll.); D. Mustili, La civilta preistorica dell`Albania, Roma 1940).
Pas Luftës së dytë botërore deri më 1990 kërkimet e studimet arkeologjike u bënë nga arkeologë shqiptarë. Më 1948 u krijua në Tiranë Muzeu Arkeologjik-Etnografik, më pas u krijua Sektori shkencor i kërkimeve arkeologjike, nga i cili më 1976 u formua Qendra e Studimeve Arkeologjike dhe më 1991 Instituti i Arkeologjisë. Gjatë këtyre viteve veç muzeut qendror arkeologjik dhe pavionit arkeologjik në Muzeun Historik Kombëtar, u ngritën edhe muze të profilit arkeologjik në Durrës, Apoloni, Butrint dhe Korçë, të cilët ruajnë objekte me vlera unike.
Vitet 1991-1999 përbëjnë një etapë të re për arkeologjinë shqiptare, atë të bashkëpunimit me arkeologë të huaj. Janë realizuar ose vazhdojnë veprimtarinë projekti shqiptaro-grek në Butrint, projekti shqiptaro-amerikan në Shpellën e Konispolit (Sarandë) dhe në zonën Apoloni-Bylis, projekti shqiptaro-francez në Apoloni dhe në vendbanimin prehistorik të Sovjanit (Korçë) dhe projekti shqiptaro-anglez në Butrint. Gjatë vitit 2000 janë duke u hartuar edhe projekte të tjera për kërkime në Durrës, Bylis e qendra të tjera arkeologjike.
Rezultatet e kërkimeve, gërmimeve e studimeve arkeologjike, mese njëqindvjeçare, të bëra në Shqipëri, mund t`i përmblidhnim në:
Në fushën e prehistorisë. Gjurmët më të hershme të banimit të territorit të Shqipërisë janë zbuluar në Xarë (Sarandë) dhe në Gajtan (Shkodër) të cilat i takojnë epokës së paleolitit (rreth 100.000 vjet më parë). Periudhës së paleolitit të vonë (30.000-10.000) vjet, i takojnë një numër më i madh vendbanimesh (Xarë, Konispol, Shën Marinë, Kryegjatë, Rrëzë Dajti, Gajtan etj) të cilat mbulojnë gjithë territorin e Shqipërisë së sotme.
Gjatë epokës së neolitit (7000-3000 p.e.s) territori i vendit tonë ka qenë shumë më i banuar, gjë që e dëshmojnë me dhjetëra vendbanime të zbuluara, të cilat kanë qenë ngritur në fusha pjellore, në tarraca lumore dhe në shpella. Banesat e tyre ishin kasolle të thjeshta të lyera dhe të shtruara me baltë. Në Dunavec e Maliq janë zbuluar banesa të ngritura mbi hunj (palafite) të cilat kërkonin një teknikë të lartë të ndërtimit të banesave. Por në jetën e banorëve neolitikë vend qendror zinte bujqësia dhe blegtoria si edhe përgatitja e prodhimi i enëve prej balte. Nga fundi i epokës neolitike mjeshtrit e punimit të poçarisë arrijnë të prodhojnë jo vetëm enë cilësore e me forma të shumëllojshme, por edhe me vlera artistike.
Vlerë të veçantë kanë disa enë të pikturuara të gjetura në Dunavec, Cakran e Maliq I të cilat janë të importuara nga kulturat e Diminit në Thesali (Greqi). Ato janë dëshmitë e para të këmbimit midis trevave të vendit tonë me qytetërimet më të përparuara të Evropës Jug-Lindore të epokës neolitike.
Në fillim të epokës së metaleve (mijëvjeçari i tretë p.e.s.) në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik ndodhën ndryshime të rëndësishme si rezultat i dyndjes së popujve baritor, indoevropian, të ardhur nga lindja. Një shfaqje e re ishte kulti i varrimit në tuma (Pazhok të Elbasanit, Barçë të Korçës, Piskovë të Përmetit etj). Ky rit varrimi në tuma do të përdoret pa ndërprerje gjatë tërë epokës së bronzit dhe do të bëhet karakteristik për popullsinë ilire të epokës së hekurit.
Nga fundi i mijëvjeçarit të dytë dhe gjatë tërë gjysmës së parë të mijëvjeçarit të parë p.e.s., ilirët fillojnë dhe i vendosin vendbanimet e tyre në kodra të ngritura me pozicion dominues mbi zonën përreth, dhe gradualisht (i përforcojnë) i rrethojnë me mure të fuqishme (Gajtan-Shkodër, Tren-Korçë, Kalivo-Sarandë etj).
Në fushën e antikitetit
Deri në shek. VII p.e.s. trevat e ndryshme ilire kishin përparuar pothuajse me të njëjtin ritëm. Midis tyre dalloheshin disa krahina të veçanta si Fusha e Korçës, Mati, Glasinaci (në Bosnjë)etj, të cilat kishin arritur të krijonin një kulturë materiale me nivel më të lartë se të tjerat. Përfshirja e Ilirisë në lëvizjen e gjerë ekonomike-shoqërore mesdhetare, bëri që pas shek. VII p.e.s. të dalin në radhë të parë të zhvillimit trevat jugore ilire - Iliria e Jugut.
Faktor parësor u bënë marrëdhëniet e hershme me botën greke dhe veçanërisht procesi i urbanizimit u përshpejtua me themelimin e kolonive greke në brigjet e Ilirisë. Kështu kolonistë të ardhur nga Korkyra më 627 p.e.s. themeluan Dyrrahun dhe më 588 p.e.s. themeluan Apoloninë.
Rreth gjysmës së parë të shek. VI themelohet dhe Oriku. Të dhënat arkeologjike dëshmojnë se gjatë shek. VI-V Dyrrahu e Apolonia kthehen në qytete të mirëfillta, kurse gjatë shek. IV ato njohën një lulëzim të përgjithshëm që u shpreh me ndërtime monumentesh madhështore.
DYRRAHU ose Epidamni, qysh në shek. V p.e.s. kishte punishte të punimit të qeramikës, të metaleve, të pëlhurave e lëkurës, kantier për ndërtimin e anijeve etj. Dëshmi e zhvillimit të tregtisë janë monedhat prej bronzi e argjendi që pret Dyrrahu, kurse për lulëzimin urbanistik të shek. IV p.e.s dëshmon mozaiku i një dyshemeje me gurë lumi, i ashtuquajturi Bukuroshja e Durrësit.
Në vitin 229 p.e.s. Dyrrahu kaloi në vartësi të Romës dhe më vonë u kthye në koloni romake. Në shek. I-III të e.s. përjeton një periudhë lulëzimi, u bë qendër dhe porti kryesor i brigjeve të Adriatikut lindor. Kësaj kohe i takon ndërtimi i amfiteatrit, i termave, bibliotekës, ujësjellësit etj.
Në shek. IV Dyrrahu bie ekonomikisht dhe tërmeti i vitit 345 e.s. e rëndon edhe më tej duke e bërë të kthehet në një qendër të vogël tregtare. Pozita e tij gjeografike e bëri Dyrrahun që gjatë shek. V-VI e. s. ai të kthehet në një nga qytetet e rëndësishme të perandorisë bizantine. Në kohën e perandorit Anastas (me origjinë nga Durrësi) u ndërtuan shumë godina të reja, hipodromi dhe tre radhë muresh rrethues shumë të fuqishëm.
APOLONIA. Qytet antik ndër më të mëdhenjtë në pellgun e Adriatikut dhe më i përmenduri ndër 30 qytetet e tjera me të njëjtin emër të kohës antike. U ngrit mbi një kodër (me dy maja të larta 101 e 103m mbi nivelin e detit) me një pozicion që zotëron tërë zonën dhe nëpërmjet luginës së lumit Aqos (Vjosë) lidhej me detin Adriatik.
Në shekujt e parë të jetës, Apolonia mbante lidhje të ngushta me Korinthin dhe Korkyrën dhe luante rolin e ndërmjetësit në tregtinë e helenëve me ilirët. Në shek. V p.e.s. u bë qendër e zhvilluar ekonomike me punishte të shumta zejtare, zgjeroi marrëdhëniet me botën ilire si edhe me Atikën e më vonë edhe me Magna Grecian (Italinë e Jugut).
Lulëzimin më të madh qyteti e njohu në shek. IV-III p.e.s. Në këtë kohë qyteti u shtri në të gjithë faqen perëndimore të kodrës dhe u rrethua me një mur mbrojtës 4km të gjatë duke përfshirë një hapsirë të qytetit prej 138ha. Apolonia u ndërtua sipas një plani që mbështetej në sistemin ortogonal të Hipodamit; përshkohej nga rrugë të drejta, kryesore e dytësore, që kryqëzoheshin me njera-tjetrën duke kufizuar lagje të veçanta.
Nga ndërtimet kryesore veç mureve rrethuese u ndërtua portiku i qendrës së qytetit (agorasë), teatri, një çezmë monumentale, gjimnazi etj. Shëtitorja e Apolonisë shquhet për planimetrinë e zhvilluar dhe arkitekturën solide. Ajo është me dy kalime dhe dy kate (70.2x10.50m). Muri i pasëm që ka një rol mbajtës është me 17 kamare obsidale, ku vendoseshin shtatoret, kolonada e brendshme dhe e jashtme e katit të parë formohej nga kolona tetëkëndëshe.
Në shek. I-III të e.s. qyteti përjetoi një periudhë të dytë ndërtimesh intensive, si tempullin e Agonotetëve, odeonin, bibliotekën dhe një sërë vilash të zbukuruara me mozaikë. Apolonia në kohën e Augustit u shpall qytet i lirë dhe i paprekshëm dhe vazhdoi të mbetej një qendër e rëndësishme ekonomike e kulturore. Lulëzoi arkitektura dhe degë të tjera të artit, e sidomos skulptura. Ndaj me të drejtë Ciceroni e quajti "Magna urbs et gravis" (qytet i madh e hije rëndë).
Në shek. III-IV qyteti humbet rëndësinë e dikurshme dhe në fillimet e mesjetës Apolonia kthehet në një qendër peshkopale.
Marrëdhëniet e ndërsjella të qyteteve koloni me hinterlandin ilir shpejtuan procesin e lindjes dhe zhvillimit të një tog qytetesh ilire. Gjatë shek. IV-II p.e.s. ngrihen qytete si Butrinti, Amantia, Bylisi, Foinike, Antigonea, Dimali, Lisi etj. Ato ishin vendosur mbi maja apo shpate kodrash, me horizont të gjerë shikimi dhe të rrethuara me mure me konstruksione solide me blloqe gurësh të skalitur me forma trapezoide, poligonale e në një fazë më të zhvilluar me blloqe kuadratikë.
Në shek. IV p.e.s. ato ishin kthyer në qendra zejtare e tregtare, kurse rreth mesit të shek. III p.e.s. qyteti ilir ishte formuar me tiparet themelore të një qyteti antik. Hapësira e brendshme e qytetit ishte e organizuar sipas sistemit hipodamik ku agoraja në të cilën ishin vendosur godinat e karakterit politik e shoqëror, kulturor e religjioz (prytaneioni, teatri, shëtitorja, tempujt etj) formonin qendrën e qytetit të ndarë nga pjesa tjetër. Disa shembuj të këtyre ndërtimeve në qytetet ilire e dëshmojnë më së miri nivelin urbanistik të tyre.
BUTRINTI. Të dhënat arkeologjike dëshmojnë se në shek. VII-VI p.e.s. Butrinti ishte një qendër protourbane, kurse në shek. V p.e.s. arriti të marrë tiparet e plota të një qyteti. Në fund të shek. IV fillim i shek. III p.e.s. u ndërtua agoraja e qytetit, një portik (shëtitore), një tempull i vogël dhe teatri me 1500 vende i cili është ruajtur i plotë deri në ditët tona. Ai bashkë me ndërtimet e tjera pranë si tempullin e Asklepit, portikun, banjat etj, përbënin pjesën më të bukur të qytetit antik.
Në periudhën e vonë antike e mesjetës së hershme Butrinti përjetoi një periudhë lulëzimi. Kësaj kohe i takon ndërtimi i Baptisterit i cili është monumenti më i rëndësishëm i periudhës paleokristiane. Salla e pagëzimit në formë rrethore me diametër 13. 50m është shtruar me mozaikë shumëngjyrësh, me motive nga bota shtazore e figura gjeometrike, të cilat kanë vlerë të veçantë artistike. Salla përshkohet nga dy radhë kolonash granite mbi të cilat kanë qenë mbështetur qemerët e çatia.
ANTIGONEA. Qytet i themeluar në shek. III p.e.s. me një mur 4000m të gjatë, është ndërtuar me një sistem urbanistik të tipit hipodamik, me rrugë të drejta e të kryqëzuara që ndajnë qytetin në insula me gjerësi 200 këmbë dhe në ndarje të tjera më të vogla.
AMANTIA. Eshte e vendosur në faqen e një kodre të lartë dhe kishte të fortifikuar me një mur të gjatë 2200m, vetëm akropolin. Emri i qytetit për herë të parë përmendet në shek. IV p.e.s.. Në shek. III p.e.s. qyteti fuqizohet ekonomikisht dhe arrin të presë monedhat e veta. Këtë e dëshmojnë ndërtimi i tempullit të Afërditës, rrënojat e një teatri dhe veçanërisht ndërtimi i stadiumit, i cili është ruajtur i plotë deri në ditët tona.
Stadiumi ka formën tipike të stadiumeve greke me dy krahët e gjata që kufizojnë pistën me gjatësi 184. 8m dhe gjerësi 12. 25m. Njëri krah i shkallares i ndërtuar me blloqe gurësh gëlqerorë ka 17 radhë, kurse krahu tjetër ka 8 radhë.
BYLISI. Një nga qytetet më të mëdha ilire u zhvillua në shek. IV p.e.s. si kryeqendër e fisit ilir të bylinëve. Ai kishte një sipërfaqe prej 30ha të rrethuar me mur të mbrojtur nga 7 hyrje e 7 kulla. Në shek. III p.e.s. qyteti u fuqizua ekonomikisht, kohë kur ndërtohet agoraja (qendra e qytetit) prej 4ha, ku ngrihet teatri me rreth 9000 vende, stadiumi, gjimnazi etj. Në shek. I e. s. Bylisi u kthye në koloni romake.
Në shek. IV të e. s. qyteti rrethohet me mure të fuqishme, dhe më pas në shek. V-VI u bë një qendër e rëndësishme peshkopale. Për këtë flet zbulimi i gjashtë bazilikave, dyshemetë e të cilave janë shtruar me mozaikë me motive paleokristiane të një cilësie të lartë.
ALBANOPOLI. Qytet ilir, qendër e fisit të Albanëve, që përmendet për herë të parë në mesin e shek. II të e. s. nga Ptolemeu, i cili përcakton dhe kordinatat e shtrirjes së tij. Është lokalizuar me rrënojat e qytetit ilir të Zgërdheshët (në afërsi të Krujës). Emri i qytetit dhe i fisit të albanëve që krijuan atë, u ruajt në mesjetë e deri në ditët tona duke i dhënë emrin gjithë trevës ku shtriheshin Ilirët e Jugut - Albania.
LISI. U formua si qytet nga fundi i shek. IV p.e.s. mbi bazën e një vendbanimi protourban. Në shek. III-II p.e.s. muret rrethuese e ndanin atë në tre pjesë, akropolin, qytetin e sipërm dhe qytetin e poshtëm që shtrihej buzë lumit Drin. Muret e qytetit janë të ruajtur shumë mirë me 12 portat dhe kullat e shumta që i japin një pamje madhështore qytetit. Lisi në kohën e Cezarit merr të drejta dhe ofiqe municipale dhe luan një rol aktiv në luftën civile midis Pompeut e Cezarit.
SELCA E POSHTME. Në kodrat e fshatit me të njëjtin emër, janë zbuluar rrënojat e një qyteti ilir të shek. IV-III p.e.s. Në shek. III bëhet qendër e krahinës ilire të Dasaretisë. Në këtë kohë gdhenden në shkëmb 4 varre monumentalë princëror, me një arkitekturë të stilit jonik. Në njërin varr është gjetur një inventar shumë i pasur me armë, enë bronzi e balte, zbukurime ari dhe një paftë metalike me skenë mitologjike luftimi.
Në qytetet koloni, Dyrrah, Apoloni si edhe në qytetet e tjera të Ilirisë së Jugut si në Butrint, Amantia, Bylis, Antigone etj., krahas degëve të ekonomisë u zhvillua e lulëzoi arti, i cili në fillim zhvillohet i lidhur me traditën e metropoleve (korinthase e korkyrase). Pas shek. V krahas vazhdimit të traditës, arti fiton veçori lokale. Vlera të veçanta artistike kanë punimet në qeramikë. Në shek. IV-III p.e.s. punishtet e Apolonisë e Dyrrahut prodhuan enë me figura të kuqe me tema mitologjike dhe nga jeta e përditshme.
Figurat (terakotat) e shumta me tema mitologjike e më pas edhe tema nga jeta e përditshme, dallojnë për plastikën e realizimin artistik. Krahas terakotave të shumta janë edhe figurat prej bronzi, mjaft prej të cilave përbëjnë vepra arti.
Gjatë shek. I-II e. s. në skulpturë përvetësohen tiparet e artit romak. Veçanërisht në skulpturë portreti ndjek realizmin tipik të kohës me një frymë të mbështetur në traditën. Qendra kryesore është Apolonia me portretet e magjistratëve, të Filozofit, të Bilias etj. Portrete cilësore të shek. I-II e.s. kanë dhënë Dyrrahu, Butroti, Foinike etj. Relievi bëhet skematik dhe lidhet me qëllimet praktike të zbukurimit të altarëve, sarkofagëve, monumenteve arkitektonike etj.
Mozaiku si gjini e pikturës monumentale dekorative në kohën antike (greko-romake) dhe atë mesjetare të hershme njohu një lulëzim të dukshëm, sidomos në shekujt e parë të e. re. Duke përdorur gurë kubik të zinj ose shumëngjyrësh të vendosur në sfond të bardhë u arrit të realizoheshin figura të ndryshme gjeometrike dhe skena nga mitologjia detare. Shquhet mozaiku polikrom zbuluar në Apoloni, që paraqet Luftën e amazonave.
Mozaiku si vepër e artit lulëzon edhe në shek. V-VI të e.s. realizuar në veprat e kultit paleobizantin, si në bazilika, kisha, pagëzore, trikonka etj. Në dyshemetë e këtyre monumenteve figurat e mozaikut janë të shpërndara lirshëm në sipërfaqe dhe janë figura simetrike, kafshë në qetësi, pemë, fruta, bisqe hardhie, shpendë, peshq e motive të ndryshme ujore. Në radhën e këtyre realizimeve cilësor është mozaiku i Baptisterit të Butrintit, i trikonkës së bazilikës së Linit (Pogradec), mozaiku u bazilikës së Arapajt (Durrës) i bazilikave të Bylisit e shumë të tjera.
Në Shqipëri është ruajtur deri në ditët tona vetëm një mozaik parietal (i vendosur në mur), ai është mozaiku i kapelës së Durrësit, i ngritur brenda amfiteatrit të qytetit. Ai paraqet figura shenjtorësh dhe i përket periudhës së hershme bizantine.
Në fushën e mesjetës së hershme
Të dhëna të mirëfillta për kulturën e hershme mesjetare vijnë nga gërmimet e para sistematike që u bënë gjatë viteve 60-70të, me zbulimin e varrezave të Komanit, të Buklit, të Shurdhahut, të Lezhës etj. Gradualisht gërmimet u shtrinë edhe në një varg kështjellash të antikitetit të vonë e mesjetës së hershme si në Varosh (Stelush), Shurdhah (Sardë), Lin, Pogradec, Berat, Kaninë, Butrint etj. Një pjesë e kështjellave janë vazhdim i qyteteve e qytezave të kohës antike, e një pjesë tjetër kala e kështjella të ngritura në përshtatje me kushtet e reja historike.
Gjatë shekujve të mesjetës së hershme shqiptare shek. VII-IX ka një braktisje të qyteteve për shkak të kthimit në ekonominë e mbyllur natyrore. Vetëm Durrësi ku u kufizua pushteti bizantin e ruajti karakterin e mirëfilltë qytetar. Gjithashtu edhe Butrinti, në jug, mbeti qendër e rëndësishme qytetare.
Një ringjallje e jetës qytetare vihet re pas shek. IX kur fillon qarkullimi i monedhave bizantine. Ndër qytetet e ringjallura mbi truallin e qyteteve ilire, në këtë periudhë janë Berati, Kanina, Lezha, ndërtimet fortifikuese (muret, portet e kullat) të tyre janë ruajtur deri në ditët tona.
******************
Rreth 20 arkeologë dhe studentë të kësaj dege nga Shqipëria dhe Gjermania kohë më parë kanë nisur studimet e tyre në parkun Arkeologjik të Apolonisë, rreth 120 km larg Tiranës. Ata janë të fokusuar në gërmimin dhe studimin e pjesës së teatrit antik, një monument, që besohet se ka filluar të ndërtohet në gjysmën e shekullit të tretë para lindjes së Krishtit.
Arkeologët shqiptarë dhe gjermanë së bashku
Bashkëpunimi shqiptaro-gjerman në fushën e arkeologjisë ka nisur në vitin 2006 nga vendosja e marrëdhënieve mes Institutit të Arkeologjisë në Tiranë dhe Institutit e Arkeologjisë Klasike pranë Universitetit të Këlnit. Promotori i projekteve të përbashkëta, Prof. Dr. Henner von Hesberg, në atë kohë drejtor i Institutit në Këln, më pas kaloi në Institutin analog në Romë, që është strukturë përbërëse e Institutit Arkelogjik Gjerman në Berlin. Projektet e përbashkëta mes dy vendeve vijuan duke përfshirë Lezhën dhe pjesë të tjera të zonës veriore të Shqipërisë dhe tashmë janë instaluar në pjesën e Parkut Arkeologjik të Apolonisë në rrethin e Fierit.
Gërmimet në parkun arkeologjik të Apolonisë kanë nisur që në vitin 1971
Gërmimet dhe studimet e kohës se antikitetit në këtë territor kanë nisur në vitin 1971 dhe vazhduan për 10 vite. Për arsye financiare gjithshka ngriu deri në vitin 2006, kur nisi të zyrtarizohet bashkëpunimi shqiptaro gjerman. Prof. Asc. Dr. Bashkim Lahi, nga Departamenti i Antikitetit në Institutin e Arkeologjisë në Tiranë është angazhuar për një kohë të gjatë për vendosjen e kontakteve dy palëshe.
Aktualisht arkelogët fokusohen në gërmimet tek pjesa e teatrit antik
Ky objekt, që besohet se ka nisur të ndërtohet në mes të shekullit të tretë para lindjes së Krishtit.
Prof. Asc. Dr. Bashkim Lahi
“Shpresoj që në gërmimet e ardhshme ne të kemi një tablo më të qartë, jo vetëm me problemet e kronologjisë, pra kohës së fillimit dhe të vazhdimit të jetës së teatrit, por shpresojmë që të bëjmë dhe rikonstruksionin e tij. Së pari, rikonstruksionin grafik dhe në varësi të elementëve arkitekturorë, që fitohen gjatë gërmimit, ndofta një pjesë të tij edhe mund ta rikonstruktojmë plotësisht, ashtu siç ka qenë. Gjithësesi kjo është punë e arkitektëve, të cilët dhe ata janë pjesë e grupit tonë”.
Dr.Manuel Fidler është drejtuesi i palës gjermane në këtë ekspeditë të përbashkët. Para Apolonisë Dr. Fidler ka qënë dhe në një projektet e zonës veriore të Shqipërisë.
Dr. Manuel Fiedler
“Të gjithë projektin tonë këtu në Apoloni ne e kemi kooperues, që do të thotë se çdo hap, çdo operacion ne e bëjmë së bashku. Si në fazën e gërmimeve, ashtu dhe për përballimin e çështjeve me karakter teknik. Vetëm kështu ne kemi mundësi të mësojmë nga njeri tjetri, të shkëmbejmë eksperiencat tona. Ky është një rast i mirë sidomos për pjesëmarrësit tanë, që janë nga rradhët e studentëve të arkeologjisë, të cilët qysh tani mësojnë metodat e avancuara të gërmimit dhe analizës shkencore nga të dhënat e terrenit”.
Arkeologët gjermanë ndjehen të familjarizuar
Wibke Streblow nga Berlini është për herë të pestë në ekspeditat e përbashkëta shqiptaro gjermane në Apoloni dhe më herët në zonën e Lezhës. Ajo thotë për DW se ndjehet e familjarizuar në komunikimin me kolegët dhe punëtorët shqiptarë, duke pasuruar dhe fjalorin e saj në gjuhën shqipe.
“Jemi shumë të afërt dhe të miqësuar me punonjësit. Jo rrallë ata sjellin dhe ndonjë frut a dhuratë të vogël. Kemi qënë dhe për vizitë në familjet e atyre, që banojnë këtu afër. Ky raport na ka bërë më të motivuar në punë, gjatë gërmimeve në kuadratet, që na janë caktuar”.
Wiebke Streblow ndjehet e familjarizuar në komunikimin me kolegët dhe punëtorët shqiptarë
Marie–Helene Grunwald nga Këlni është për herë të parë në Shqipëri. Ajo ka qënë në vende të tjera të rajonit më parë, si në Rumani e Kroaci.
“Nisur nga ajo, që kam parë në Kroaci, shikoj se ka mjaft ngjashmëri me realitetin shqiptar. Ajo që më bën përshtypje këtu është fakti se njerëzit kanë shumë dëshirë të shohin nga modelet europiane, duan të jenë pjesë e BE-së sa më shpejt, të lëvizin lirshëm, për të studjuar, për të punuar, për të marrë eksperiencë. Në fushën e arkeologjisë kam parë se ka një nivel të lartë njohurish nga ekspertët, si dhe nga studentët”.
Marie-Helene Grünwald është pë herë të parë në Shqipëri
Synohet ndërthurja e vlerave arkeologjike me turizmin kulturor
Të ardhmen e Apolonisë arkeologët shqiptarë dhe ata gjermanë e shikojnë me një master plan të miratuar. Në mënyrë që parku arekeologjik të ofrojë një standart të avancuar për të gjithë të interesuarit, qofshin vizitorë, apo studiues, a eksplorues të gjurmëve të antikitetit. Kështu garantohet ndërthurrja e vlerave arkeologjike me turizmin kulturor për të gjithë zonën, thotë për DW, Prof. Asc. Dr. Bashkim Lahi, në Departamentin e Antikitetit pranë Institutit të Arkeologjisë në Tiranë.
“Apollonia me një hapësirë rreth 100 hektarë ka potenciale të mëdha jo vetëm për kërkimin shkencor, por dhe sidomos për turizmin kulturor. Për një arkeolog të shekullit të 21 nuk mund të kuptohet kërkimi arkeologjik pa turizmin kulturor. Ne duhet ta shohim monumentin si një mundësi për studim, por në të njëjtën kohë ai ofron mundësi dhe për të thithur sa më shumë turistë. Bashkëpunimi i suksesshëm i këtyre dy interesave është dhe qëllimi ynë final”.
*****************
Arkeologet shqiptare ne bashkepunim me fondacionin amerikan RPM dhe Institutin amerikan te arkeologjise detare pergatiten te parat harta dixhitale tredimensionale ne ujerat prane Sarandes. Ato vleresohen se kane vlera te medha studimore per historine dhe per turizmin. Por arkeologjia shqiptare ka edhe problemet e veta, me riorganizimin e institucioneve kerkimore shkencore.
http://www.youtube.com/watch?v=dbVlzbAgUnA&feature=player_embedded
Qyteza ilire e Gajtanit, nder me te zhvilluarat ne kohen ilire
Nje nder qendrat me te zhvilluara ilire qe njihet, eshte qyteza ilire e Gajtanit. Ajo shtrihet ne juglindje te qytetit te Shkodres, ne mes fshatrave Guri Zi dhe Rrenc. Kalaja ilire e Gajtanit ishte ndertuar ne nje mjedis te pershtatshem, ne menyre qe mbrojtja te ishte sa me e mire. Siperfaqja mbi te cilen ka qene ngritur banimi formohet nga dy kurrize te bashkuara nepermjet tyre me nje lugth te ngushte e te pjerret, qe zbret nga veriu ne drejtim te jugperendimit.
Kjo pozite gjeografike, vec te tjerash, kishte rendesi ekonomike shoqerore, sepse sherbente si pike nyje qe lidhte zonat e ulta me zonat malore. Tani ne kete qyteze, me perjashtim te disa mureve rrethuese, nuk dallohet asgje tjeter. Nga germimet qe jane bere, jane zbuluar kater shtresa kulturore, qe i perkasin kesaj qendre te banuar nga fundi i periudhes se bronxit e deri ne periudhen e vone antike. Ne keto shtresa jane gjetur objekte te ndryshme ne qeramike, furra per pjekje qeramike, sende zbukurimi etj, qe tregojne per zhvillimin ekonomik-shoqeror te Gajtanit, qe arrin kulmin ne shekullin e III p.e.s.
Ky zhvillim shfaqet ne shume aspekte te jetes, si ne perfeksionimin e ndertimeve dhe prodhimeve te artizanatit, ne pasurimin e zhvillimin e kultures etj. Nje deshmi tjeter e zhvillimit dhe jetes se vendbanimit te kesaj qyteze jane dhe varret ilire te zbulura ne Kodren e Lamit. Ketu jane gjetur objekte te ndryshme zbukurimi, funde enesh, gjilpera prej bronxi, objekte argjendi te fragmentuar etj. Ne disa germime qe u bene ne thellesi 1.5 m u gjeten rrathe te mbushur me gure, me te cilet iliret perfytyronin diellin si perendi.
U zbulua edhe nje varreze, ku ishin kocka femijesh te vegjel. Kjo sepse iliret kishin zakon, qe ne vijen mbrojtese tu kushtonin perendive flijime, qe muret rrethuese te kishin mbrojtjen e tyre. Nderprerja e jetes se kesaj qyteze u be sic duket nga nje djegie e madhe. Kjo gje duket nga shtresa e trashe e hirit. Ne kete kohe ushtrite romake pushtuan Shkodren, e pas saj edhe kete vendbanim, duke djegur e shkaterruar gjithshka.
Me germimet, qe jane bere nga arkeologet tane, del se njohja e kesaj qyteze, nxjerr ne pah karakterin unitar te kultures ilire, gje qe deshmon per autoktonine e hegjemonise se etnosit ilir.
Arkeologet shqiptare zbuluan me 24-08-2002, ne qytetin antik te Butrintit nje shtatore ne madhesi naturale te nje gruaje, e realizuar ne mermer, sipas nje teknike mjeshterore. Drejtori i sektorit arkologjik te Butrintit, Dhimiter condi, i cili drejton kete ekspedite, tha se, "zbulimi i rendesishem ndodhi gjate germimeve te ekspedites, ne afersi te teatrit antik, ne te njejtin vend ku me pare (1991) arkeologet shqiptare kishin zbuluar Koken e Aleksandrit te Madh". condi tha se, "mund te kemi te bejme me portretin ne mermer te Minerves". Akreologet thone se, "ky eshte zbulimi i pare i nje vepre te tille ne madhesi natyrale, qe pas zbulimeve ne kete qytet nga ekspedita e misionit arkeologjik italian, te kryesuar ne vitet 1926-28 nga arkeologu i shquar italian, Luigi Maria Ugolini". Zbulimi i fundit i arkeologeve ne zonen e Butrintit ishte nje gur shahu, i cili u gjet rreth dy muaj me pare, duke shkaktuar habine e opinionit shkencor ne bote per lashtesine dhe hipotezen e njohjes se lojes se shahut disa shekuj me pare nga datimi i njohur i saj.
Skulptura e zbuluar gjate germimeve te fundit ne qytetin antik te Butrintit, nuk eshte imazhi i perendeshes Minerva, por eshte figura e nje burri me veshjen e nje funksionari te larte te kohes, Beri te ditur te Enjten ne nje njoftim shtypi, Instituti Arkeologjik ne Tirane. Sipas analizes se bere nga nje grup arkeologesh dhe studiuesish, rezultoi se skulptura e zbuluar ditet e fundit ne Butrint, nuk paraqet imazhin e perendeshes Minerva, atributet e se ciles jane perkrenarja, mburoja, gjarperi si dhe lekura e dhise Amaltea, me koken e Gorgones Meduze. Skulptura e zbuluar eshte nje shtatore me dimensione me te medha se figura njerezore dhe ruhet pa koke, ne lartesite 198 centimetra.
Ajo paraqet nje figure burri veshur me toge, qe njihet ne manualet e historise se artit, me emertimin "shtat togati". Pozicioni i qendrimit dhe gjurmet e toges se mbetur mbi siperfaqen e skulptures, "jane te dhena te mjaftueshme per te mbeshtetur idene se kemi te bejme me nje funksionar te larte romak" thuhet ne njoftim. Ne dobi te kesaj hipoteze jane edhe sandalet qe figura mban, gjurmet e se ciles ruhen mbi kemben e majte. Siperfaqja e mermerte eshte goditur intensivisht ne nje faze te dyte, nepermjet nje dalte me maje, mbi pothuaj gjithe siperfaqen. Kjo tregon se mbi shtatin e togatit eshte nisur procesi i shnderrimit ne nje skulpture tjeter ende te paperfunduar. Mbi ish-togatin ravijezohet nje bust, koka e te cilit ka filluar te gdhendet ne nivelin e supeve te njeriut me toge. Shtati i togatit dallohet ne Periudhen Republikane (gjysma e dyte e shekullit te pare para eres sone). Si element per datimin e tij sherben forma e toges, ndersa nderhyrja e dyte mbi shtatoren mund te jete kryer ne periudhen e Antikitetit te Vone.
Zbulohen gjurmet e kishes paleokristiane ne qender te Durresit.
Nje zbulim i ri arkeologjik sapo ka nisur qe te dale ne drite ne qender te qytetit bregdetar te Durresit.Sipas drejtorit te muzeut arkeologjik te qytetit te Durresit, Afrim Hoti, gjate germimeve arkeologjike qe po behen ne qender te qytetit te Durresit ,prane bashkise se qytetit ,jane zbuluar gjurmet e nje kishe paleokristiane te shekullit 5-6 e cila eshte rindertuar ne Mesjeten e hershme, ne nje kohe qe ne shekujt 7-10 ne kete rindertim ka zene vend periferia e nje varreze mesjetare kristiane e cila mendohet qe te shoqerohet dhe me kapelen funerale.Arkeologet jane akoma ne dileme se cilat nga strukturat qe dalin i perkasin kapeles funerale.Po sipas doktor Afrim Hotit i cili po merret direkt me kete germim se bashku me nje grup arkeologesh, ky zbulim do t'i bashkohet dhe kompleksit te zbulimeve te tjera qe jane bere ne qendren administrative te sotme e cila korrespondon me qendren antiko-mesjetare. Ne kompleksin e ketyre zbulimeve vecohen,zbulimi i forumit rrethor ne vitin 1987,ku mendohet qe te jete dhe busti i perandorit bizantin Anastas me origjine nga Durresi ne vitet 491-518 era e re , ku deri tani kane dale ne drite pjedestali i perandorit, portiku rrethor me kolonate, hajati, mjediset tregtare etj.Po ne kete kompleks te qendres te qytetit evidentohen termat publike romake te shekullit 2 te eres tone,terma nga me te medhate dhe te bukurat ne rajon. Po ne qendren e qytetit ndodhet dhe katedralja e qytetit e cila u varros ne fund te viteve 90 te me ndertimin e godines se prefektures, bazilikata e zbuluar ne kohen e Zogut vitet 1925-1926, nga arkeologu Francez Leon Reui , e cila pozicionohet mes forumit dhe katedrales, duke datuar ne shekujt 5-6.Po sipas arkeologeve, krahas zbulimeve te reja ne qendren aktuale dhe historike te Durresit,e rendesishme eshte dhe mbrojtja e ketyre objekteve ndonje prej te cilave eshte i rrezikuar nga ndertimet pa leje.
Gjate vitit 2002, ne Shqiperi jane kryer nje sere germimesh arkeologjike. Rezultatet e germimeve te kryera gjate 2002-shit nga specialiste shqiptare te Institutit Arkeologjik (IA), nga Qendra Nderkombetare e Arkeologjise Shqiptare (QNASH), berthamat arkeologjike neper rrethe dhe ne bashkepunim me misione arkeologjike angleze, franceze, italiane, etj., u diskutuan gjate muajit Dhjetor ne nje konference, ne mjediset e Akademise se Shkencave ne Tirane. - 2002: Rezultate te kenaqshme... Gjate vitit 2002, germimet arkeologjike ne nje tume prehistorike ne fshatin Kamenice, pak kilometra larg Korces, ne juglindje te Shqiperise, mundesuan zbulimin e Varrit Qendror te kesaj tume. Germimet e drejtuara nga arkeologu Lorenc Bejko, drejtues i projekteve te arkeologjise se shpetimit prane Grupit Arkeologjik Shqiptar (GASH), arriten ne rezultate mjaft interesante. U germuan gjithsej mbi 375 varre (pjesa me e madhe e tyre ishte zbuluar gjate dy viteve te para te germimit ne kete tume). Aktualisht, specialistet po punojne qe kjo tume te kthehet ne nje qender te vizitueshme. Disa monumente e objekte arkeologjike shume te rendesishme qe i sherbejne ne te njejten kohe dhe zgjerimit te kerkimeve nga prehistoria deri ne mesjete, jane zbuluar gjate vitit 2002, ne kerkimet arkeologjike te ekspeditave te ndermarra ne bashkepunim me partnere angleze. Dr.Ilir Gjipali, bashkedrejtor i "Projektit Butrinti 2000-2004" tha se, "midis projekteve te perbashketa me partnere te huaj, nje vend te rendesishem ze ky projekt, i cili zhvillohet ne bashkepunim me grupin e arkeologeve te Universitetit te Norwich (Angli), i mbeshtetur nga fondacioni "Packard Humanities" dhe fondacioni "Butrinti". Ai pohon se, "kontributi me i rendesishem i pales angleze, drejtuar nga Prof. Richard Hodges keto vitet e fundit, qendron jo vetem ne perfshirjen ne projekte kerkimore-studimore arkeologjike me Institutin e Arkeologjise, por edhe ne programe kualifikimi te nivelit universitar e pasuniversitar". Nderkohe, ekspedita e ketij viti "Butrint 2002" pati disa objekte kerkimi si; vazhdimi i germimeve ne Trikonke, Diaporit (Butrint) dhe fillimi i germimeve te kontrollit ne Fushen e Vrines, te cilat pervec realizimit te objektivave shkencore do te sherbenin ne aspektin metodik per trajnimin e studenteve te arkeologjise nga Shqiperia dhe vende te tjera me metodologjite e teknikat bashkekohore te germimit, duke e kthyer Butrintin ne shkolle per pergatitjen e specialisteve te rinj. Ne Foinike (Finiq), nje qytet antik ne jug te vendit, germimet e drejtuara nga Instituti Arkeologjik, ne bashkepunim me misionin arkeologjik te Universitetit te Bolonjes (Itali), zbuluan murin e jashtem te nje teatri, ndersa synojne te nxjerrin per here te pare ne drite, orkestren dhe shkallet e poshtme te ketij teatri. "Kompleksi arkitektonik eshte vertet mahnites dhe te ben pershtypje per rendesine, dimensionet dhe monumentet", mesohet te jete shprehur prof. De Maria, i cili prej tre vjetesh udheheq misionin arkeologjik per palen italiane. Nga pala shqiptare, drejtuese eshte arkeologja e njohur Shpresa Gjongecaj. Disa rrenoja te zbuluara gjate germimeve te fundit arkeologjike ne qytetin antik te Apollonise, mund te jene pjese e nje tempulli helenistik, beri te ditur, drejtuesi i pales shqiptare te germimeve, Bashkim Vreka. "Germimet jane ende te paperfunduara dhe per te qene me te sakte ne kete perfundim, duhen bere germime te metejshme", konfirmoi ai. Keto germime u kryen ne agora, qe eshte edhe 'berthama' e qytetit antik te Apollonise, ku ka kryer studimet nje nga perandoret me te famshem romak, Oktavian Augusti (Augustus). Sipas Vrekes, "aty u gjeten disa mure qe deshmojne per ekzistencen e nje monumenti antik mbi portikun", shetitoren e apollonasve te lashte, "nje monument ky, i cili mund te jete nje tempull i periudhes helenistike". Vreka permend edhe zbulimin e nje fragmenti rruge, te shtruar me zaje mbi depoziten e ujit, si dhe te nje kanali me nje gjatesi prej 40 metra, "i cili ka sherbyer per kullimin e ujrave". - Projektet e tjera Pervec ketyre projekteve, gjate vitit 2002 jane zbatuar edhe nje sere projektesh te tjera arkeologjike. Pervec germimeve pergjate rruges antike "Egnatia", germimeve ne Sovjan te Korces, germimeve ne Bylis, etj., arkeologe shqiptare, ne bashkepunim me arkeologe te huaj, kane germuar edhe ne disa kodra perreth qytetit te Durresit. Nje projekt i Qendres Nderkombetare te Arkeologjise Shqiptare, i drejtuar nga Iris Pojani, u krye ne kodren e Spitalles ne Durres. Atje u germua ne disa ndertime arkaike , te cilat do te jene pjese edhe e germimeve te tjera. Pervec kesaj, edhe kete vit ka vazhduar projekti i germimeve arkeologjike ne Kosove, i cili shenoi gjate 2002-shit vitin e dyte te tij. Ne Nentor te ketij viti, Ministria e Kultures, Rinise e Sportit dhe ceshtjeve jorezidente ne Kosove, vendosi te themeloje Institutin Arkeologjik, i cili do te merret me organizimin dhe koordinimin e kerkimeve arkeologjike ne Kosove, ndersa do te financohet nga buxheti i qeverise se Kosoves.
Laboratori i Konservimit dhe i Arkeometrise - Objektet per restaurim gjate vitit 2002
Disa kratere kaliks, disa ene te tjera prej qeramike dhe nje furre per pjekjen e qeramikes, ishin objektet per restaurim gjate vitit 2002 ne Laboratorin e Konservimit dhe Arkeometrise prane Institutit te Kultures Popullore ne Tirane. Krahas tyre, nje flamur zyrtar i kohes se princ Vidit, nje aristokrat austriak, ish-kreu i shtetit shqiptar ne vitin 1914, filloi te restaurohet gjate muajit Nentor ne kete laborator. Prof.As. Dr. Frederik Stamati, shef i ketij laboratori, i tha se, "ky flamur shume i demtuar, mund te jete i vetmi i periudhes kur ne krye te shtetit shqiptar ishte princ Vidi, i cili ka mberritur deri ne ditet tona". -Tre kratere kaliks dhe historia e tyre Specialistet e Laboratorit te Konservimit dhe Arkeometrise, i krijuar 45 vjet me pare, kryen gjate 2002-shit, nje sere procedurash per restaurimin e tre kratereve kaliks (ene prej qeramike) te zbuluar prane Apollonise, qytet antik ne afersi te Fierit. Sipas Frederik Stamatit, shef i Laboratorit te Konservimit, "njeri prej kratereve, i zbuluar ne fshatin Avaleas, prane Apollonise, u restaurua per here te dyte, pasi restaurimi i pare i tij vite me pare (jo nga Laboratori i Konservimit) rezultoi i deshtuar.
I zbuluar rastesisht ne vitin 1973, ky krater i datuar ne shek VI, ishte i copetuar ne 100 pjese te vogla. Dy krateret e tjere kaliks, me te vegjel se i pari, jane zbuluar ne muajin Shkurt te vitit 2002 ne fshatin Radostine edhe ky ne afersi te Apollonise, qytetit antik te themeluar si koloni greke ne shek VI p.e.s. Per here te fundit, ne Laboratorin e Konservimit, ishin restauruar dy fragmente tekstili te shek VII dhe disa objekte te tjera prej qeramike. Krateri kaliks, eshte nje ene prej qeramike, e cila sherbente ne antikitet si nje ene per perzjerjen e lengjeve te ndryshme (keshtu perkthehet edhe nga greqishtja). Mesohet se ne vendin tone, jane zbuluar deri me sot, vetem 7 objekte te tilla, nderkohe qe historia e tyre eshte shume e gjate. Pas vdekjes se Patroklit ne luften me Trojen, miku i tij me i ngushte Akili, organizoi per nder te tij disa Lojra Olimpike. Homeri shkruan tek 'Iliada', se "me kete rast ai (Akili), caktoi edhe nje cmim te V-te, i cili do te simbolizohej nga nje kupe e larte me dy vegje (mbajtese)"... Ky ishte krateri kaliks. - Nje flamur zyrtar drejt restaurimit... Nje flamur zyrtar i kohes se princ Vidit, filloi te restaurohet gjate vitit 2002, ne Laboratorin e Konservimit dhe Arkeometrise. Ky flamur shume i demtuar, mund te jete i vetmi i periudhes kur ne krye te shtetit shqiptar ishte princ Vidi, i cili ka mberritur deri ne ditet tona". Ne mes te shqiponjes me dy krere, qe shfaqet ne flamurin me sfond te kuq, paraqitet nje steme (embleme) perandorake. Stamati mendon se, "kjo steme mund te jete e princ Vidit", gje qe vertetohet nga nje shkrim i botuar ne 11 Janar 1914 ne "Perlindjen shqiptare", nje reviste e kohes. Ne te (revisten) shkruhet: "Nga kujdesjet me te para te Princit Vid, ka per te qene per te ba (bere) formen (stemen) e shtetit te ri. Keto arme (shenja), do te jene Shqipja e Skenderbegut me dy krena (krere), qe do te kene ne parzem (parzmore) armet e Princit Vid, qe jane nje pavon (pallua) qe ka te peshtjellun bishtin, ne shtresen e florinjte...". Ne flamurin qe pret te restaurohet, paraqitet ne mes te emblemes se tij pikerisht nje pallua, (i cili permendet ne shkrimin e mesiperm si shenje e Princit Vid), ne ngjyre blu me sfond te verdhe. "Kush e ka perdorur?", ose "eshte vertet i vetmi flamur i kesaj periudhe?", apo "eshte qendisur ne Austri (vendi i Vidit), ne Shqiperi, apo diku tjeter?", jane pyetje qe specialistet e Laboratorit te Konservimit nuk dine ende t'u pergjigjen... "E vetmja gje qe dime me siguri eshte se flamuri eshte perdorur, pasi ne shume pjese te tij kemi gjetur arnime apo modifikime te ndryshme", shprehet Stamati. Ndersa momentalisht, konservuesit kane marre masat qe te ndalojne dekompozimin nga kalbja te flamurit, e se shpejti ai do te restaurohet. Sipas Stamatit, nuk dihet kohezgjatja e procesit te restaurimit. Flamuri i eshte dorezuar Akademise se Shkencave, atehere Instituti i Shkencave te Shqiperise (ISHSH), ne vitin 1946 (nuk dihet nga kush) dhe me vone ka qene pjese e fondit te Institutit te Kultures Popullore (IKP). -Restaurimi i nje furre per pjekjen e qeramikes Gjate ketij viti (2002) perfunduan procedurat me kryesore te restaurimit te nje furre per pjekjen e qeramikes, qe i perket fundit te Epokes se Hekurit (shek. VI p.e.s.). Ajo eshte zbuluar rastesisht ne fshatin Proger (Devoll). "Kjo furre, ka nje rendesi te vecante per njohjen e teknikave te ndertimit te objekteve prej qeramike ne ate kohe", tha Stamati. Perberja e furres, mund te tregoje nxehtesine maksimale qe mund te arrinte ajo, e ne kete menyre llojin e qeramikes qe mund te prodhonte, pasi nxehtesia i jep ngjyren fillestare dhe fortesine objektit prej qeramike. Nje furre e ngjashme me ate qe u restaurua ne Laboratorin e Konservimit ndodhet e ekspozuar ne nje nga pavionet e Muzeut Arkeologjik te Durresit, i peruruar ne Mars te ketij viti. Bashke me furren ne Laboratorin e Konservimit ka perfunduar restaurimi edhe i nje grupi enesh prej qeramike, te zbuluara ne qytetin antik te Apollonise. Krahas saj, specialistet e Laboratorit te Konservimit dhe Arkeometrise, perfunduan restaurimin e nje grupi enesh prej qeramike dhe metali, te zbuluara para viteve '90-te, por edhe gjate viteve te fundit, ne qytetin antik te Apollonise. - Laboratori 45 vjecar... i Konservimit dhe Arkeometrise: Eshte krijuar ne vitin 1957, me ndihmen e disa specialisteve nga Rusia qe ne ato kohe po kryenin germime arkeologjike ne Apolloni. Laboratori i Konservimit dhe Arkeometrise, i cili ndodhet ne katin e poshtem (pothuajse i nendheshem) te Qendres se Studimeve Gjeografike buze Kalase se Tiranes, eshte i vetmi i ketij lloji ne Shqiperi. Ndonese ekzistojne edhe disa laboratore te tjere me te vegjel, qe arkeologet i ngrejne gjate ekspeditave arkeologjike. Keto te fundit, jane shume te vegjel, te kufizuar ne objektet qe restaurojne dhe te perkohshem. Ne kete laborator, jane restauruar edhe me pare flamuj zyrtare, krahas objekteve te shumta arkeologjike, ne fillim disa qe i perkisnin periudhes se viteve '30-te e me vone flamurin zyrtar te Bandes Kombetare muzikore "Vatra". Laboratori eshte nen varesine e Institutit te Kultures Popullore, ndersa prej kohesh, ne Kryesine e Akademise se Shkencave, diskutohet mendimi qe ky institucion te fitoje statusin e nje organizmi te vecante, nen varesine direkte te kesaj akademie.
Arkeologët: Një nga më të bukurat në Mesdhe
Ekspedita shqiptaro-amerikane e arkeologjisë nënujore ka filluar sezonin e ri të kërkimeve në ujërat shqiptare me një tjetër zbulim të rëndësishëm. Një anije, e cila mendohet se i përket shekullit III ose IV pas Krishtit, është gjetur nga ekipi i kësaj ekspedite në ujërat e Jonit në veri të qytetit të Sarandës.
Ekspedita shqiptaro-amerikane zbulon në ujërat e Jonit anijen e shekullit III ose IV pas Krishtit, e ngarkuar me amfora të mëdha
Ekspedita shqiptaro-amerikane e arkeologjisë nënujore ka filluar sezonin e ri të kërkimeve në ujërat shqiptare me një tjetër zbulim të rëndësishëm. Një anije, e cila mendohet se i përket shekullit III ose IV pas Krishtit, është gjetur nga ekipi i kësaj ekspedite në ujërat e Jonit në veri të qytetit të Sarandës.
Reliti arkeologjik është i ruajtur mjaft mirë dhe është i përbërë nga amfora të mëdha. Mendohet se kjo anije vinte nga Afrika Veriore. Arkeologët janë të mendimit se reliti arkeologjik ka gjasa të jetë një nga relitet e ruajtura më mirë, si dhe një nga më të bukurit që është gjetur ndonjëherë në ujërat e Mesdheut.
Mbas gërmimeve që do të realizohen në të ardhmen, pritet që të dhënat e përftuara do të sjellin të reja sa i përket kuptimit të kontakteve që banorët e Ilirisë së Jugut kanë pasur me kulturat e Mesdheut.
Ky zbulim është i shtati në listën e kërkimeve të rëndësishme të kryera nga kjo ekspeditë e përbashkët, e cila ka filluar tri vite më parë, si bashkëpunim i fondacionit amerikan "RPM Nautical Foundation" dhe Degës së Arkeologjisë Navale të Institutit të Arkeologjisë Shqiptare me bashkëdrejtor dr.Jeff Royal nga pala amerikane dhe dr. Adrian Anastasi nga pala shqiptare.
Ekspedita është duke kryer matje të hollësishme në fundin e detit, duke kryer për herë të parë hartat e pasurive nënujore të deteve shqiptare, duke dhënë mundësinë e identifikimit të kësaj pasurie arkeologjike. Sipas ekspertëve të huaj të arkeologjisë Navale, ekspedita e përbashkët shqiptaro- amerikane renditet si një prej tri ekspeditave më të rëndësishme që po zhvillohen në Mesdhe, falë teknologjisë së lartë që është duke përdorur.
Ndërkaq, për herë të parë pritet që ekspedita të bashkëpunojë edhe me arkeologë malazezë duke kryer kërkime në ujërat e Malit të Zi. Në këtë mënyrë, për të parën herë, do të nisin kërkimet në thellësitë e bregdetit iliro-dalmat.
Zbulohen në Valare disa varre antike
Katër varre antike, që i përkasin periudhës historike të shekullit IV- III para Krishtit, janë zbuluar ditën e djeshme nga një ekspeditë arkeologësh në qendër të luginës së Drinosit, në fshatin Valare të komunës së Lunxhërisë në rrethin e Gjirokastrës. Varret e vjetra ndodhen në fund të një parcele ndanë bregut të majtë të rrjedhës së lumit Nimica, një prej degëzimeve që pasi zbret nga shpatet e malit të Lunxhërisë, ushqen me derdhjet e tij lumin Drino. Zbulimi i grupit të varreve antike është bërë gjatë inkursioneve të një ekspedite informative të organizuar nga Sektori Arkeologjik i Butrintit, në bashkëpunim me Parkun Arkeologjik të Antigonesë për të fotografuar dhe dokumentuar kështjellat, sitet dhe objekte të tjera arkeologjike që gjenden në Luginën e Drinos.
Prof. Dr. Dhimitër Çondi, arkeolog i njohur, tha dje për median se fillimisht varret janë zbuluar në fillim të viteve ‘80 gjatë punimeve të mjeteve bujqësore për sistemimin e parcelave përreth ish-kompleksit të mbarështimit të gjedhit, por prej asaj kohe askush nuk ka treguar interes për gërmimin dhe studimin arkeologjik të këtij objekti të rrallë të lashtësisë. Sipas tij, objekti monumental në luginën e Drinos, (bëhet fjalë për një varrezë antike me diametër rreth 30 metra), që si rezutat i ndërhyrjes brutale dhe shkatërrimit me buldozerë rreth 30 vjet më parë, tani i kanë mbetur vetëm 4 varre, dy prej tyre të plotë dhe dy të dëmtuar pjesërisht. “Kemi të bëjmë me 4 varre të rregullt të ndërtuar me pllaka monolite prej guri nga shtufi i zonës përreth, që janë pjesë e një varreze më të madhe në formë rrethore, e cila i përket periudhës historike antike, të cilët për çudi, as janë identifikuar nga strukturat e ruajtjes së monumenteve dhe as janë gërmuar deri tani nga ekspertët e arkeologjisë”, shprehet arkeologu Dhimitër Çondi.
Nga një vështrim i shpejtë i vendit, më shumë se ¾ e saj janë dëmtuar plotësisht dhe gjurmët e dhunimit janë të dukshme, pasi një pjesë e gurëve të mëdhenj të varreve gjenden në faqet e pjerrëta të bregut të lumit të Nimicës. “Kemi të bëjmë me një dëmtim serioz të monumentit nga mjetet e rënda bujqësore dhe nga një varrezë e strukturuar antike në formë rrethore me diametër rreth 30 metra, kanë shpëtuar dy varre të plota dhe dy të tjerë të dëmtuar, që ruajnë prerjen në mes të tyre.Por pavarësisht nga ky dëmtim, pjesa e mbetur ofron një material kulturor të jashtëzakonshëm, që duhet trajtuar me kujdes nga arkeologët dhe ekspertët e monumenteve pasi gjendet e vendosur në qendër të luginës së Drinos”, thotë Çondi.
Varret e mbetura kanë formë paralelopipedi të rregullt, ku çdo faqe e varrit formohet nga një gur i vetëm shtufi me dimesione që shkojnë nga 1,8 deri në 2,3 metra të gjatë dhe nga 0,7 deri në 1 metër të gjerë, ndërkohë që trashësia e gurëve varion nga 18 deri në 23 centimetra. Katër varret e zbuluar së fundi, të mbetur nga një varrezë e plotë, janë të vendosur në formë të harkuar gjysmërrethore me shtrirje nga lindja në perëndim, në një gjatësi rreth 18 metra. Varre të ngjashme monumentale janë ndeshur edhe në disa pika të tjera të luginës së Drinos, si në Antigone, Jergucat, Sofratikë dhe Melan. “Vlerësimi i këtyre varreve antike monumentale të Valaresë, paraqet interes të veçantë edhe për t’u kthyer në një pikë të vizitueshme, pasi këtë gjë e favorizon së tepërmi, prania e siteve dhe objekteve të tjera arkeologjike dhe historike në luginën e Drinos. Vendndodhja e tyre rreth 800 metra larg zyrave të komunës së Lunxhërisë dhe sidomos fakti që varret ndodhen rreth 200 metra larg “Hanit të Xharave”, ku Ali Pashë Tepelena, masakroi burrat e Kardhiqit në fillim të shekullit të 19-të, e bëjnë pozicionin e këtij monumenti mjaft të përshtatshëm për t’u vizituar”, shprehet Ëngjëllush Serjani, drejtori i Parkut Kombëtar Arkeologjik të Antigonesë. Zbulimi i kësaj varreze antike, zgjoi menjëherë interesimin e autoriteteve të komunës së Lunxhërisë.
Kryetari i kësaj komune Ilia Kuro, është shprehur se “Që nga sot, ka nisur hartimi i procedurave për të propozuar shpalljen e objektit “Monument Kulture” dhe hartimin e një projekti për ta vënë në mbrojtje këtë monument, duke e rrethuar për të mos u dëmtuar dhe për ta kthyer në një pikë të vizitueshme nga turistët vendas dhe të huaj”.
Durres - Amfiteatri, fillojne punimet
Zbulimi perundimtar I gjithe konstruktit te ketij objekti rrit vlerat e turizmit arkeologjik ne kete qytet bregdetar me lashtesi 3000 vjecare. 3 Prill 2007 - Ne Amfiteatrin e Durresit do te fillojne punimet per evadimin e dherave qe ndodhen ende ne pjesen me te madhe te arenas se tij. Kjo do te jete faza perfundimtare pas 40 vitesh punimesh te pjesshme qe jane bere. Drejtori rajonal i Monimenteve te Kultures per Durresin Oltion Deliallisi konfirmon fillimin e punimeve ne bashkepunim me ekipin e specialisteve te Arkeologjise te Universitetit te Parmes Itali. Per te parapergatitur infrastukturen e punimeve mbi arene keto dite u realizua edhe nje takim I perbashket I 12 specialiseve te Arkeologjise dhe drejtuesve te Pushtetit Lokal ne qytetin e Parmes. Specialistet Shqipetare dhe Italiane Diskutuan konkretisht mbi problemet qe duhen perballuar nga secila pale ne zbatim te projektit pilot te bashkepunimit per mbrojtjen dhe evidentim e vlerave arkeologjike te qytetit te Durresit. Procesi I germimit te dherave mbi arene do te perballohet nga pala Shqipetare. Per kete eshte percaktuar edhe nje fond prej 50mln lekesh. Ky fond parashikohet te shtohet ne funksion te dinamikes se germimeve arkeologjike. "Pala Italiane do te perballoje me buxhetin e saj –thote drejtori Deliallisi-proceset e restaurimeve ne objekt." Me fillimet e punimeve do te shemben 3 banesa qe ndoshen ne arene. Kjo ka perbere edhe problemin kryesor te punimeve pasi duheshin strehuar edhe 8 familje qe baniojne ne te. Pak Histori: Arkeologu I shquar Durresak Vangjel Toci ne vitin 1966 zbuloi dhe nxorri ne drite fragmentet e para te rrenojave te rrenojave te nje amfiteatri te madh. I vetmi I ketij lloj ne Shqiperi dh ender me te medhenjte e botes antike. Ai eshte I krahasueshem me amfiteatrot e Polos dhe te Pompeut. Por ne krahasim me to ndertuesit Ilir duke njohur zonen sizmike te qytetit te Durresit e kane konsruktuar ate duke ngritur nje pjese te tij mbi siperfaqen e kodres ndersa pjesen tjeter ne fushe. Ndertimi I tij I perket shek I dhe te II te eres sone dhe ka patur kapacitet mbi 15 000 spektatore. Ne arene mund te zhvillonin luftime deri ne 12 cifte gladiatoresh. TIRANE - Shqipëria tashmë do të ketë hartën e saj arkeologjike nënujore, e cila në formatin e saj tredimensional përcakton qartë vendndodhjen e pasurive nënujore arkeologjike. Gazeta Shqiptare ben te ditur sot se anije të mbytura, amfora, qeramikë dhe objekte të tjera që prej shekujsh dergjen në thellësinë e ujërave shqiptare, falë kësaj harte do të mund të zbulohen, të përmirësojnë të dhënat për lashtësinë e vendit tonë, të shfrytëzohen nga shteti, të ruhen nga thesarkërkuesit e antikes, por mbi të gjitha kjo pasuri tashmë do të ketë një vendndodhje të përcaktuar qartë dhe të studiuar nga specialistët e fushës. E gjitha kjo falë një projekti, i cili sipas të dhënave po realizon qëllimin e tij. Projekti Harta arkeologjike nënujore e bregdetit shqiptar realizohet falë një projekti që po zhvillohet me arkeologë amerikanë të Institutit Amerikan të Arkeologjisë Navale. "Kjo hartë e bregdetit shqiptar është në formatin elektronik dhe i përket teknologjisë më të avancuar të kohës, sepse hartat janë dixhitale e tredimensionale", -shprehet Adrian Anastasi, njëri prej arkeologëve që marrin pjesë në projekt. I filluar prej kohësh, ky projekt ka si supervizor prof. Neritan Cekën, ndërsa bashkëdrejtor i tij është Jeff Royal, e koordinator Auron Tare. Siç tregon Anastasi, "realizimi i kësaj harte në nivel kombëtar siç po e aplikojmë ne, e bën Shqipërinë të vetmin vend në Mesdhe që zotëron këtë hartë arkeologjike. Asnjë vend në Mesdhe nuk e ka një hartë kombëtare të arkeologjisë nënujore. Vendet e tjera po realizojnë pjesë harte për fragmente të bregdetit të tyre, e këto vende janë Izraeli, Franca, Italia dhe Turqia, ndërsa këtë vit filloi edhe Kroacia e Mali i Zi", - tregon Anastasi. Në këtë rast Shqipëria është edhe një lloj promotoreje e kësaj pune që është e dallueshme në nivel shkencor. Skanimi i bregdetit është procesi i parë i realizimit të hartës. Procesi i dytë është një software i programit që tregon ose shfaq anomalitë që janë në fund të detit. Këto anomali, sipas Anastasit, janë pikat që evidentohen si të dyshimta e ku mund të ketë material arkeologjik. Më tej arkeologu tregon se anomalitë analizohen. Deri në 50 metra analizën e bën grupi i arkeologëve nënujorë, ndërsa më thellë se 50 metra testimin e bën roboti nënujor. Harta dhe zbulimet "Si skanim kemi arritur deri në veri të Porto Palermos, diku afër Dhërmiut. Pjesën tjetër të projektit do ta realizojmë vitin tjetër. Gjatë këtij viti janë gjetur zona me të dhëna arkeologjike të cilat janë mjaft të rëndësishme", - tregon arkeologu. Testimet e këtij viti u përqendruan në veri të Sarandës diku në Kepin e Qefalit dhe gjetja më e suksesshme që pati ky grup pune, pati një jehonë të madhe shkencore botërore. Bëhet fjalë për një relit i cili i përket gjysmës së dytë të shekullit të IV-t pas Krishtit, pikërisht viteve 350-400. "Është një ngarkesë e plotë, kryesisht me amfora afrikane dhe materiale qeramike. Ne nuk kemi bërë ndërhyrje në sajt akoma, por kemi bërë vetëm analiza që nuk dëmtojnë relitet. Janë realizuar disa filmime dhe verifikime sipërfaqësore pa ndërhyrje të hollësishme", - tregon Anastasi. Sipas tij, përveç amforave u gjetën edhe pjesë të enëve që i përkisnin ekuipazhit. Këto të fundit përbëjnë një kompleks të bukur e të kompletuar, e po ashtu mbase më interesantin që mund të jetë zbuluar këto 10 vite në Mesdhe. Kjo u zbulua në mesin e majit. Krahas këtyre është gjetur edhe një material i shpërndarë arkeologjik, që ka qenë i hedhur ose ka rënë gjatë mbytjeve të anijeve. "Prezenca e tij në fundin e detit tregon për tipologjinë e qeramikës që qarkullonte në bregdetin shqiptar në periudha të ndryshme kohore. Nëpërmjet informacionit arkeologjik të shpërndarë në fundin e detit, ne arrijmë të krijojmë ide të qarta. Krahas materialit të shpërndarë u përqendrua puna në thellimin e studimit të hartës së sitit, të një reliti që ne e kemi evidentuar në vitin 2007", - tregon Adrian Anastasi. Sipas tij, është një relit që i përket fundit të shek. 3 dhe fillimit të shekullit të 2-të para erës sonë. Këtu është punuar me krijimin e një foto-mozaiku dhe krijimit të planimetrisë së këtij siti. Në një relit të shek. 4 para erës sonë, janë marrë dy kampionatura që i përkasin dy tjegullave me dimensione 75 me 52 cm, për të parë në mënyrë më të afërt këtë lloj ngarkese që ka pasur ky sit. Përfitimet Por cilat janë përfitimet reale që shteti ynë dhe organet që merren drejtpërdrejt me këtë fushë, kanë nga harta dhe të dhënat që sjell ajo? Për sa i përket relitit të lartpërmendur, Anastasi thotë se "ky është reliti i vetëm në Mesdhe që ka qenë i ngarkuar me tulla dhe këto janë gjetje që evidentojnë vendin tonë në fushën shkencore të arkeologjisë navale". "Kjo, sepse ne flasim për tipologji relitesh që mungojnë në shumë vende mesdhetare dhe në këto kushte afirmojnë edhe idenë se bregdeti ynë nuk ka ndonjë dallim nga bregdeti i Italisë apo ai i Greqisë, të cilët në atë periudhë kanë qenë superfuqitë e kohës", - thekson arkeologu. Përmes këtyre kërkimeve dhe studimeve, specialistët e fushës arrijnë të kuptojmë se cilat kanë qenë rrugët detare të bëra drejt vendit tonë. Këto nuk shihen si lundrime të thjeshta në vetvete, por si rrugë detare tregtare që konfirmojnë se cilat ishin lidhjet ekonomiko-shoqërore të bregdetit shqiptar me qendra të tjera në kohëra të ndryshme. Përmes kërkimeve mundësohet zbulimi i të dhënave të reja. Pra, çfarë përfiton shteti shqiptar nga ky projekt? "Duke e theksuar edhe njëherë se ky është një projekt kombëtar, produkti final është harta arkeologjike nënujore tredimensionale dixhitale, që do të thotë se bërja e këtij kontenitori në të cilin pozicionohemi me një saktësi të madhe, kam parasysh që luajmë me centimetra sa i takon të gjitha pasurive tona nënujore kulturore", - sqaron arkeologu. Këtu fillojmë që me shekullin e VI-të, në të cilin është evidentuar në bregdetin tonë, për të arritur deri tek anijet e Luftës së Dytë Botërore. Duke i evidentuar në hartë, në fund ne do të kemi një pasuri kulturore. Sipas Adrian Anastasit, po të pyesësh instancat shtetërore, askush nuk është në gjendje të flasë apo të shtojë më shumë gjëra se sa kemi bërë ne deri tani. Ai thotë se ky produkt ka vlera të padiskutueshme shkencore, dhe në këtë aspekt sjell gjithmonë të renë, të krahasueshmen me gjetjet e vendeve të tjera. "Ne akoma nuk kemi filluar të gërmojmë, por kur ta bëjmë, këto të dhëna që ne i kemi të përgjithshme do të detajohen. Informacioni do të jetë më i plotë, më i gjerë dhe mundësitë për ta rindërtuar historinë do jenë më të mëdha dhe të sakta. Në aspektin shkencor ne kemi tërhequr deri tani institucionet më të rëndësishme të fushës së arkeologjisë navale në botë, dhe këtu në mënyrë të drejtpërdrejtë i referohem Institutit Amerikan të Arkeologjisë Navale", - deklaron Anastasi. |
http://www.youtube.com/watch?v=J_MikOw1sbA&feature=player_embedded
http://www.youtube.com/watch?v=L_TaRubi7qw&feature=player_embedded
http://www.youtube.com/watch?v=bPogX7e-tss
http://www.balkanweb.com/kryesore/1/...adh-48033.html
http://www.skyscrapercity.com/showthread.phps=d57959bca3932d21f454af18e578e672&t=973886&page=4
http://www.skyscrapercity.com/showthread.php?t=973886&page=5
http://www.youtube.com/watch?v=a3qYc2hlvDE&feature=player_embedded
http://www.youtube.com/watch?v=_Xf-TS0bwQc&feature=player_embedded
http://www.youtube.com/watch?v=Z3mvlLotb0Y&feature=player_embedded
http://www.skyscrapercity.com/showthread.php?t=973886
http://www.youtube.com/watch?v=tTZmYiy3r8g&feature=player_embedded
http://www.youtube.com/watch?v=tTZmYiy3r8g&feature=player_embedded
http://www.youtube.com/watch?v=qkX5eJUmSTk&feature=player_embedded
Një fakt i ri dhe entuziast për arkitekturën dhe inxhinierinë e viteve tridhjetë, vjen nga monumenti befasues. Një hark i realizuar sipas një projekti perëndimor; një hark tipik i arkitekturës së përtejdetit. E sa i takon funksionit të harkadës, rebusi u zgjidh si me magji nga zbulimi i disa projekteve në arkivin e ndërtimit
Me siguri në të ardhmen do të shkruhet shumë mbi Kalanë e Tiranës dhe mbi farën qytetformuese që kjo strukturë e lashtë hodhi mbi Tiranën (Tyrcan-Tyrcanos) bizantine. Do të shkruhet edhe mbi momentin kur perandori i madh Justinian, aty nga 635 m.K., vendosi të riparojë kështjellën e vjetër romake në fushën e Tiranës, për të rritur mbrojtjen e Durrësit prej Ostrogotëve. Por e gjithë kjo u mbulua prej territ që kaploi këtu me mbërritjen e sllavëve dhe me rrënimin e rendit romak në Iliri. Ato pak mure që duket se kanë ngelur, por që nuk janë zbuluar krejtësisht, flasin vërtet më shumë së ç’mendojmë sot. Dhe kjo përbën një joshje të vijueshme që duket se do të vazhdojë për shumë kohë. Them kështu, pasi edhe një fakt i vogël e i parëndësishëm ndërtimor që ka lënë gjurmë në muret e kalasë, shndërrohet nga puna hulumtuese e studiuesit në një histori kërshërore dhe në emblemë të një qytetërimi koherent të cilin Tirana, nga sa duket, e kish përqafuar vetëdijshëm në një moment fatlum të ekzistencës së saj: në vitet tridhjetë.
Pikërisht ky është motivi i shkrimit, një fakt i vogël. Bëhet fjalë për rudimentet e një harkade “moderne” ngurtësuar në trupin e murit kryesor të kalasë.
Në vitin 2002, gjatë restaurimit të murit kryesor, të atij që shihet aq mirë sot nga rruga, u patën rilevuar edhe thembrat e portës së shkatërruar nga Bushatllinjtë (sot të rindërtuar), dhe me atë rilevim lidhet edhe zbulimi i kullave të kalasë të varrosura prej shekujsh nën dhe. Gjithsesi, menjëherë në të majtë të Portares, së rindërtuar binte në sy (sikundër bie edhe sot) njëfarë portali tjetër me hark, krejt i pazakontë e i murosur i shëmtuar me copa gurësh të palatuar.
Po ç’qe ky hark? Kjo ishte një pyetje vërtet kërshërore. Nuk ishte e qartë nëse qe portare a diçka tjetër, pasi zhvillimi planimetrik i oborrit të kalasë nuk sugjeronte ndonjë gjë të madhe. Edhe forma e saj nuk qe tipike. Funksioni i atij harku dukej se duhet të kish rënë me kohë, pasi në një kohë të mëvonshme ai qe murosur për të mundësuar ndërtimin e disa wc-ve të repartit të policisë aty pas murit. E meqenëse këto ëc qenë bërë pas luftës (L2B), del se edhe murosja e harkut qe bërë pas luftës. E si të mos mjaftonte ajo murosje barbare, në këtë mur qe lënë edhe një dritare e vogël për të ajrisur lokalin sanitar (!). E tash vonë, edhe ajo dritare është murosur. Mbi këtë wc të improvizuar, mbulesa prej betoninuk kuptohet përse, pasi për të mbuluar wc-në nuk do kish nëvojë për konsolin që del jashtë gjurmës së murit.
Dekualifikimi vizual që solli kjo mënyrë e trajtimit e ndërtesës më “interesante” të Tiranës, bëri më pas që të ish e thjeshtë për të vënë dorë edhe mbi vetë muret masive të kalasë kur Kinema Pionieri u ndërtua bash mbi to.
Po le të kthehemi te harku ynë. Gjëja tjetër që bie në sy, është se aty ku muri mbaron për t’i lenë vend kangjellës, shihen gjurmëte fillimit të një tjetër harku (sot i shembur). Aty në kënd, muri vetë, është i skuadruar në pjesën e poshtme, por i mballosur keq në pjesën e sipërme ku duhet të ishte vijimi i një harku të dytë. Pyetja ishte sa harqe kanë qenë dhe për çfarë kanë shërbyer? Përsa u përpoqëm nuk e zgjidhëm dot këtë rebus. Kuptuam, duke u nisur nga elemente teknike, se koha e ndërtimit të harkut duhej të qe ajo e viteve Tridhjetë. Për nga forma gjeometrike bëhej fjalë për një hark realizuar sipas një projekti perëndimor; bëhej fjalë për një hark gjysmë të sheshtë. Harqet e sheshta nuk ishin në traditën e Tiranës, dhe për më tepër harqet me tulla nuk realizoheshin më që prej kohërave të para osmane. Ndërsa këtu bëhej fjalë për një hark tipik të arkitekturës së përtejdetit, dhe për këtë nuk kish pikë dyshimi. Qenë realizuar mjaft të tillë në Tiranën e viteve Tridhjetë. E sa i takon funksionit të asaj harkade, rebusi u zgjidh si me magji nga zbulimi i rastësishëm i disa projekteve në arkivin e ndërtimit AQTN.
Qenë ditët e konferencës dedikuar artit dhe arkitekturës italiane në Shqipëri e Tiranë dhe në ethet e kërkimit të materialeve, për të ilustruar kumtesat, syri ra mbi disa skica projektesh - të padeshifruara deri më atëherë nga hulumtuesit. Punonjësit e arkivës, përpos katalogimit të tyre me të dhënat që përmbanin skicat, nuk kishin mundur të identifikonin objektin e projektuar, e as kërkuesit e shumtë, përfshi ata italianë (që vitet e fundit po kalojnë në krehër gjithë trashëgiminë italiane që ndodhet në arkivat tona). Dhe nëse nuk do kisha bërë këtë ndajtëhyme për lexuesin, skicat që po paraqes do të ishin vështirësisht të identifikueshme.
Këto skica, a me saktë projekt-ide, del se janë realizuar nga inxhinieri-arkitekt Guilio Berté, italiani që punoi në Tiranë bashkë me Florestano de Fauston në vitet Tridhjetë, e që realizoi mjaft punime më pas edhe me Gherardio Bosion.
Periudha e skicave të kalasë është e shënuar në njërën ndër fletët e projektit të cilën e ka firmuar vetë më dt. 7.VI.1933. Kjo është koha kur Berté punontë me ark. De Fauston, me të cilin përfundoi ansamblin e ministrive.
Skica e mësipërme është kërshërore, ajo sugjeron një hyrje monumentale në oborrin e Pallatit Mbretëror nga ana veriore e kalasë. Për këtë hyrje Berté tregohet i kujdesshëm, ai lë pa prekur rrënojën e murit shekullor në krahun e djathtë, pasi mendon së është një çështje që i përket restauratorëve, dhe mbi themelet ekzistuese të kalasë vendos të ndërtojë një Hyrje Monumentale me dy portare. Sot nuk janë bërë ende hulumtime mbi planimetrinë fillestare të oborrit mbretëror, gjë që do shpjegonte edhe ekzigjencën për dy porta, por muri, që në këtë skicë jepet në prerje menjëherë pas kabinës së rojës, sugjeron se bëhet fjalë për një mur rrethues të parqeve në të djathtë. Ndërsa fakti i vendosjes së një kabine betoni për vendrojën aty pranë, tregon se kjo hapësirë e gjelbër brenda së cilës ndodhej pallati mbretëror, ish hapësirë e rezervuar për Pallatin.
G. Berté, për të rritur monumentalitetin e hyrjes nga kjo anë për në Pallat, natyrisht që nuk sugjeron ndërtimin e një porte të traditës perandorake osmane, por me një stil arkitekturor thuajse racional, ai i referohet traditës romake. Për këtë kombinon tullat e qemerit të harkut me muraturën e gurit dhe mbi portare, në mes dy pilonëve të lartë dykatësh, nalton si në një hark triumfi elemente nga arkitektura e akuadukteve monumentalë të lashtësisë. Fare pak vija, pa ornamente e pa suvatim dhe monumentaliteti i hyrjes është i garantuar.
Në kolonën e mesit, (sot këndi ku mbaron muri në përfundim të harkadës së vetme të mbetur) ende shihet çerniera e çimentuar ku valavitej njëra nga portat e dikurshme.
Por veç këtij varianti të Portares Monumentale, u gjet edhe një variant tjetër, vërtet i çuditshëm. Ky variant i dytë sugjeronte ndërtimin e një rezervuari uji (strukturë vërtet elegante) mbi hyrjen e Pallatit. Edhe këtu duket se kemi të bëjmë me një stil arkitekturor tipik të racionalizmit të vitevetridhjetë, por që nuk është karakteristik për stilin e Bertésë. Ende sot në Itali janë ruajtur me shumicë ndërtime të tilla inxhinierike.
Edhe mënyra e vizatimit nuk duket e bërë nga e njëjta dorë, ndërsa shënimet këtu janë në gjuhën shqipe. Kjo skicë nuk është e vetë Bertésë, por me gjasë është një evolucion i metejshëm i idesë fillestare të tij. Në variantin e dytë është hequr dorë nga hyrja monumentale - duket së ajo është zhvendosur tani në një vend tjetër - dhe mbi portaret ndërtohet një rezervuar uji, ndërsa për inspektimin e tij parashikohen dy ballkonada prej betoni (gjurma e njërës syresh ka mbetur sikurse thamë më lart mbi portën e murosur ekzistuese). Një kullë e ngushtë lejon ngjitjen me shkallë marinari deri lart në katin e tretë të strukturës, ku një ballkon i dytë inspektimi qarkon strukturën cilindrike të rezervuarit me diametër mbi 4 m. Në majë të mbulesës konike të rezervuarit, duke shfrytëzuar rrufepritësin, parashikohej krijimi i një strukture kabllore për shpalosjen e flamurit kombëtar. E gjithë struktura është prej betoni, i cili në këtë projekt, ndryshe nga përdorimi i tij masiv në godinat e atëhershme qeveritare, këtu artikulohet zhdërvjelltshëm, pa fshehur aspak entusiazmin e inxhinierëve për këtë material të ri ndërtimi, material që së shpejti do pushtonte botën.
Desha ta ndaja me lexuesin dëshminë e kësaj aventure interesante të Kalasë së Tiranës (në vitet Tridhjetë), por edhe faktin së kalaja ka vërtet shumë për të treguar. Ajo duket se tani sapo ka rinisur rrugëtimin e saj të ndërprerë nga topat e dy shekujve më parë, rrugëtim mbrapa, në historinë e saj të errët, po edhe përpara – kësaj here me qëllimin për tu bërë zemra e kryeqytetit të ardhshëm.
Parku Arkeologjik i Sardës
15 km larg nga qyteti i Shkodrës ndodhet ishulli i Sardës i cili ruan ende gjurmët e një qytetërimi mesjetar. Sarda ose Shurdhahu ishte një qytet i mesjetës ndërtuar nga fiset ilire. Më vonë do shërbente si vendbanim për familjen feudale të Dukagjinëve.
Qyteti i vjetër me një sipërfaqe prej 5 hektarësh u ndërtua mbi kodrat e ujërave të lumit Drin. Sot ai është kthyer në ishull, në mes të liqenit të Vaut të Dejës, për shkak të ndërtimit të Hidrocentralit në kohën e regjimit komunist.
Ajo që ka mbetur nga qytetërimi i hershëm është hyrja gjigante e një pallati në stil romak dhe rrënojat e një kishe.
Projekti per restaurimin e kalase ekzistuese ne formen origjinale eshte pjese e planit te pergjithshem per ta shnderruar ishullin ne Park Arkeologjik.
Grupi i punes perbehet nga arkitektet: Francesco Cavallo, Tommasa De Rosa, Francesco Di Marzo, Erika Giampaolo, Maria Nitti, Nicola Pepe, Angela Piscitelli, Stefania Sassanelli.
http://www.archiprixitalia.it/home/i...d=80&Itemid=29
15 km larg nga qyteti i Shkodrës ndodhet ishulli i Sardës i cili ruan ende gjurmët e një qytetërimi mesjetar. Sarda ose Shurdhahu ishte një qytet i mesjetës ndërtuar nga fiset ilire. Më vonë do shërbente si vendbanim për familjen feudale të Dukagjinëve.
Qyteti i vjetër me një sipërfaqe prej 5 hektarësh u ndërtua mbi kodrat e ujërave të lumit Drin. Sot ai është kthyer në ishull, në mes të liqenit të Vaut të Dejës, për shkak të ndërtimit të Hidrocentralit në kohën e regjimit komunist.
Ajo që ka mbetur nga qytetërimi i hershëm është hyrja gjigante e një pallati në stil romak dhe rrënojat e një kishe.
Projekti per restaurimin e kalase ekzistuese ne formen origjinale eshte pjese e planit te pergjithshem per ta shnderruar ishullin ne Park Arkeologjik.
Grupi i punes perbehet nga arkitektet: Francesco Cavallo, Tommasa De Rosa, Francesco Di Marzo, Erika Giampaolo, Maria Nitti, Nicola Pepe, Angela Piscitelli, Stefania Sassanelli.
http://www.archiprixitalia.it/home/i...d=80&Itemid=29
__________________