© albinfo.ch: Jeton Kryeziu, avokat, Lausanne
Pjesa e tretë dhe e fundit rreth të drejtës së suksesionit i kushtohet ndarjes në mes të trashëgimtarëve. Për të lehtësuar të kuptuarit, secili rast do të shoqërohet me shpjegime si dhe me një tabelë.
Në bazë të artikullit 462 ch 2CC, kur njëri nga bashkëshortët e çiftit pa fëmijë vdes, në këtë rast gruaja, ¾ e pasurisë i takon bashkëshortit tjetër. Kurse ¼ e mbetur u takon prindërve të personit që ka ndërruar jetë (gjegjësisht 1/8). Në rast se prindërit kanë vdekur, atëherë kjo pjesë ¼ u takon motrave dhe vëllezërve. Në rast se prindërit, si dhe motrat dhe vëllezërit janë të vdekur, pasuria në fjalë nuk do t’ u takojë nipave dhe mbesave, por bashkëshortit. | |
Kur personi që ka ndërruar jetë lë bashkëshortin me një fëmijë apo me më shumë, prindërit, vëllezërit dhe motrat përjashtohen nga e drejta për trashëgimi (megjithatë, këtyre të fundit u mbetet e mundur të trashëgojnë një gjë të caktuar ose të bëhen trashëgimtarë). Tani, vetëm bashkëshorti dhe fëmijët janë trashëgimtarë. Bashkëshortit i takon ½ e pasurisë (462ch 1 CC). Fëmijëve u takon (të gjithëve së bashku) ½ e pasurisë. Kështu që, në këtë rast, çdo fëmijë merr ¼, duke e pasur parasysh se fëmijët e ndajnë gjysmën e tyre në dy. | |
Personi i vdekur, i cili kishte bashkëshortin të vdekur dhe që si pasardhës ka vetëm fëmijët e tij, do të ndajë pasurinë e tij ndërmjet tyre. Kjo vlen edhe në qoftë se i vdekuri i ka prindërit e gjallë. Në rastin tonë, burri vdes, kurse gruaja e tij ka vdekur më herët. Burri lë pas tij prindërit dhe tre fëmijë. Këta të fundit (tre fëmijët) janë ata që ndajnë pasurinë në mënyrë të barabartë, ose 1/3 secili. |
Tipari i veçantë i ligjit zviceran për trashëgimi qëndron në faktin se ai parashikon rezerva legale për disa trashëgimtarë ligjorë. Kështu që rezerva për pasardhësit (fëmijët ose, në rast vdekjeje të këtyre, nipat ose mbesat) është ¾ e të drejtës së tyre për trashëgimi (neni 471 ch. 1 CC).
Pjesa për prindërit e të vdekurit (por që nuk u është dhënë fëmijëve, ndryshe vëllezërve dhe motrave të të ndjerit) përben ½ të drejtës për trashëgimi (ch2). Së fundi, pjesa për bashkëshortin ngritet po ashtu deri në gjysmën e së drejtës për trashëgimi.
Instituti për Rezerva Ligjore ka për qëllim t’ u mundësojë trashëgimtarëve të lartpërmendur të marrin të paktën pjesën për të cilën kanë të drejtë, falë nenit 471 CC.
Instituti për Rezerva Ligjore ka për qëllim t’ u mundësojë trashëgimtarëve të lartpërmendur të marrin të paktën pjesën për të cilën kanë të drejtë, falë nenit 471 CC.
Kështu që ky ligj mbron trashëgimtarët e lartpërmendur në rast se i vdekuri (trashëgimlënësi) parashikon dispozita që shkojnë në dëm të tyre. Megjithatë, vihet në dukje se ka disa raste kur është e mundur të mos respektohet rezerva dhe dhënia më e ulët për trashëgimtarët e rezervuar, p. sh. në rast përjashtimi nga trashëgimia (nenet 477 dhe 480 CC).