Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/01/23

“Falja e gjakut” në Berlinale

Është konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrja e filmit “Falja e gjakut” në Berlinale. Historia shqiptare, e regjisorit Joshua Marston është bërë pjesë e filmave konkurrentë në edicionin e 61 të kësaj ngjarjeje artistike.

Bashkëskenaristi i filmit, Andamion Murataj ka treguar se “Falja e gjakut” (“The forgiveness of blood”), garon si film amerikan, meqenëse nuk është mbështetur financiarisht nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.


Filmi trajton gjakmarrjen dhe përfshin një kast aktorësh si Çun Lajçi, Ilire Vinca, Luan Jaha, Veton Osmani, Selman Lokaj etj.

Filmi do ta ketë premierën botërore në Festivalin e Berlinit, që nis me 10 shkurt.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...