Nese UDB_se ia turrbulloje ujin, ajo te hante naten! Me dekada , mjerisht shume shqiptare kemi qene te zhgenjyer gjate viteve te rrenuara te regjimit komunist...!
N.Cegrani
AUTOBIOGRAFIA IME
Unë NAFI ÇEGRANI, jam lindur ne fsh. Çegran afër Gostivarit , më 10 Tetor 1947 ku kam shkollimin fillor /tetevjeçaren/.Dhe duke vazhduar madje Normalen ,, Zef Lush Marku,, ne Shkup, pa shkëputje nga puna kam studjuar edhe më tej.
Rrjedhi nga nje familje e madhe tradicionale fshatare, ( por bujare dhe e njohur per sakrificat qe kane bere te paret e mi dhe për vlerat patriotike për kauzën kombëtare aq sa u kanë mundësuar rrethanat në kohë dhe hapësirë)...Kam shërbyer si mësues në fshatin tipik malor Koritë,nja 12 km. bas bjeshkëve të larta në lindje të Gostivarit / ashtu si dikur Migjeni në Pukë!
Ndaj, edhe u inspirova me motive migjeniane, sepse ky fshat me Gurguricën dhe Sëllarevën, edhe sot quhen fshatra të lugaxhinjve, mënyra dhe karakteristikat e të jetuarit tipike edhe për kah fhuha dhe veshëmbathja i takojne kohës se Gjon Buzukut...
Kështu edhe kam shkruar reportazhe e poezi, tregime dhe vargje edhe për fëmijë të skalitura dhe të gërshetuara me motivet për çka shkruajti edhe Migjeni, sepse këtu gjeja plot mxënës si Luli i vocër, jeta e malësorve shumë identike me ato që trajtonte poeti i mjerimit.../ Pa shkëputje nga puna u diplomova edhe në Akademinë Pedagogjike në Shkup, gjuhë dhe letërsi shqipe.
Që nga Normalja fillova të merrem me shkrime, duke botuar në revista për fëmijë si ,,Gëzimi,, e ,,Fatosi,, madje ,,Pionieru,, në Prishtinë...
Nisa të botoja edhe artikuj e reportazhe për jetë njerëzish, portrete, dhe reportazhe për fshatin, artikuj nga fusha e arsimit, kulturës, për folklorin shqiptar, doket, zakonet,të folurit, traditat, veshëmbathjen shqiptare etj etj. duke botuar edhe ne ,,Zërin,, ,,Jetën e re,, ,,Rilindjen,, ,,Bota e re,, në Prishtinë.
Madje në ,,Flaka,, ,,Jehona,, në Shkup.Por, poezi të mia ka botuar edhe revista letrare shqiptaro-arvëreshe ,,Zjarri,, në Palermo të Italisë. /Disa poezi dhe prozë kam botuar edhe me pseudonimin FATMIR PETRELA !
...Papritmas, në fund të shkurtit dhe fillim të marsit të vitit 1969, kam qënë i ftuar dhe i ,,këshilluar,, që të vazhdoja si zyrtar i punësuar në sektorët e SHërbimit të sigurimit shtetëror të Jugosllavisë për Maqedoni me qendër në Shkup , duke më ,,këshilluar,, kryeshefat e atij Shërbimi se duheshka të punësojnë esh shqiptar, të cilët ,,duhet të punojnë për të drejtat dhe të mirën e popullit, për ,,Bashkim vëllazërimin,, socialist ...,, etj.
Dhe unë ende pa kryer as shërbimin ushtarak, duke e thënë babai tim, se qenka mkirë të shkoj, edhe rroga e mirë, me banesë dhe shumë ,,benificione,, të tjera të siguruara. ( E mbaj mënt, babai si me ngadalë më tha ,,Ani biro, shko, por ke kujdes se ai shërbim njerëzit i ha edhe natën!,,)
Unë nuk ia vëra veshin se për çka babai im e kishte fjalën. Por, vonë, gjatë viteve të rrënuara kur kisha arrdhur në përplasje të rreyikshme me klanin e UDB-së, më kujtoheshin fjalët e babait.Sidomos pas burgosjes tinëzake dhe kalamendjeve të mia nëpër skëterrat e burgjeve fillë pas demonstratave të 1981).
...UDBJA dhe KOS-i jugosllave /fillimisht, sigurisht që kishin pas plan të më përgadisnin si shqiptar për kuadër federativ te SDB-së/ gjatë 1970 më dërguan të kryeja shërbimin ushtarak në Shkollën për Oficera rezerv në Bileqe.
Me të këthyer prej andej në vjeshtë po të këtij viti ( pas 9 muajsh ,,ushtrie,, më caktuan në vendin e punës nga sektori ll për ndjekje dhe vëzhgim të diplomatëve, atasheve dhe zbulimin e agjentëve ose spiunëve të agjenturave të cilët vepronin ndaj Jugosllavisë ), më caktuan si operativ-analist në sektorin e lV të analitikës së këtij Shërbimi, dhe që fakt ,,mbuloja,, si analist ,,çështjen e emigracionit,, shqiptar...Gjatë vitit 1972/73 më dërguan ,,shkollim dhe përgatitje interne,, në Bazën e SDB-së federative dhe të Kos-it të Jugosllavisë në Batajnicë afër Baogradit...
/ Këtu zatë, edhe nisin konfliktet dhe përplasjet e mia me krerët dhe bylykbashët e UDB-së, sepse kishin bërë një ,,kontrollim,, të kërrespondencës sime me Alinafi Hoxhën, kryetar i organizatës emigrante shqiptare ,,Lidhja e Vardarit,, në Marsej të Francës dhe disa ,,qëndrime të mia politikisht të papërshtatshme,, për sistemin dhe Komitetin Qendror të LKM në Shkup, dhe ndoshta edhe diç tjetër për çka as unë ende nuk kam arritur në dieni të plotë, sepse jan mbajtur si fshehtësi zyrtare dhe shtetërore..
./ Me këthimin tim nga Batajnica, më kanë marrë kryeshefat në ,,biseda informarive,, anipse isha zyrtar i tyre, kanë sjellë vendime të ndryshme, duke edhe më degraduar në vendin e pozitës zyrtare...
Atëherë unë si njeri që e ndjeja veten i pastër që nuk kisha bërë ndonjë të kleqe ose ,,dëm,, atij shërbimi, kam shkruar shumë faqe letrash personaliteteve më të lartë të shtetit në KQ të Maqedonisë, Beogradit dhe të Gjeneralshtabeve dhe KOS-it /sepse në përplasjet me mua kishin dorë të zgjatur edhe disa oficera të lartë dhe gjenerala të Shërbimit ushtarak, bile edhe të Zbulimit dhe Kundërzbulimit të cilët kishin bërë paraprakisht marrëveshe dhe sihronizim të zhvillimit të një lufte të fshehtë kundër meje, duke më trajtuar bile edhe si njeri që paskëm qënë ,,në krah ose në mbrotje të interesave të emigracionit shqiptar,, edhe nga fakti, kinse, pse paskam edhe dy vëllezer të mi në Amerikë..
....I kam shkruar disa letra personalisht dhe disi të ashpra edhe Titos dhe Kabinetit të tij.../Disa ,,përgjegje,, me janë kthyer, duke vënë letrat e mia të ,,shqyrtohen,, në kompetencat e organeve të shtetit dhe të KQ në Shkup/. Por, unë jam i sigurt, se edhe prej andej, pasë ,,sqarrimeve,, të çështjes ka pasur urdhëra të prerë,ose REKOMANDIME se si të veprohej me mua!
Pas shumë orvatjesh, biseda e ,,konsultime,, edhe me shefa e kryeshefa, edhe faktorë politik të KQ, më premtohej që të kisha ,,durim,, sepse shpejt do të më ,,kthenin,, në vendin e punës ku kisha qënë më herët...Kalonin ditë e muaj, gjëndja po acrrohej, mua nisën të më përcjellnin e vëzhgonin operativista, edhe të më spiunonin /por nuk ia arrinin dot, sepse ua dija metodat, mjetet dhe mënyrat e të vepruarit/.
Dikur, në verë ti vitit 1975 pa njoftuar askënd, e kam lënë me vetë dëshirën time detyrnën si zyrtar i atij Shërbimi dhe tinësisht me trenin EKSPRES ATINA -PARIS, jam arratis me familjen për në Romë të Italisë, prej nga urgjentisht bëra marrëveshje me vëllezërit e mi, të cilët u angazhuan dhe përmes një zyre të emigracionit dhe mikes NORA Paris, kalova për në Amerikë...
Tanimë, kishte filluar një betejë e tmerrshme dhe e fshehtë e UDB-së dhe KOS-it jugosllav kundër meje ,duke kurdisur presione nda prindërve të mi, apo ato kanë qënë pjesë e planit për kthimin tim sërisht në Jugosllavi, /bile duhe përhapur edhe prëpagandë se do të ma merrkan banesën në Shkup, a nëse kthehesha do të kisha vend të siguruar si gazetar në RADIO OSE TELEVISION në Shkup, gjë që ia arritën qëllimit...
Me kthimin tim pas gadi dy vitesh, ndaj meje nisi beteja e cila ishte kaherë në vazhdim, në ,,biseda informative,, me Nikolla Ilievskin dhe bylykbasha të tjerë /bile edhe me disa nga krerët e SDB-së së Beogradit/ kinse nga Amerika qenkam kthyer me ,,direktiva dhe misione të posaçme,, të dhëna nga CIA.
( Gjatë intervalit të këtyre ca vitesh studjova albanologjinë dhe zhurnalistikën në Fakultetin Interdisciplinarni studii po novinarstvo në gjuhën maqedonishte, me qëllim që të diplomohesha edhe në gazetari dhe më lehtë të punësohesha në redaksitë shqipe në Shkup ose Prishtinë ku kishin mjaft nevojë për kuadra të formuar për gazetari...Por, çdo gjë ishte e kot!
Gjërat dhe ironia e fatit tim gjendeshin me vite e vite n ë duarët u klanit -kriminel të SDB-së dhe SJB-së sllavomaqedonse të cilët ishin në varësi të Stane Dollancit, Zdravko Mustaqit,Dejan Luqiqit, Dushko Zgonjaninit, Nikolla Ilievskit, Temelko Boshkovskit, Miladin Joviqiqit, BRanko Mikuliqit e shumë bylykbashash të tjerë si këta dhe të soit të tyre...)
...Gënjeshtra të imagjinuara janë të gjitha këto që po më akuzoni më kot, u thoja.../Tanimë ishte verë e vitit 1978.Në Shkup për vizitë vjenmte kyetari kinez Hua Kua Fen...
Më kanë arrestuar, me preteks, se gjëja unë me një grup gazetarësh shqiptarë në Shkup, në banesën e Skënder Raufit, paskemi formuar organizatë terroriste, dhe se unë paskam marrë detyrën të bënkam ,,atentat, mbi kryetarin kinez, për arsye, pse i paska prishur Kina marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë, dhe se kjo qënga edhe ,,një fakt,, se unë pos MISIONIT sekret që paskam me CIA-n amerikane, qënkam edhe ndonjë ,,lidhje operative,, e Sigurimit të Tiranës.../ Dikur pas ca kohësh më kanë lëruar në shtëpi! Më 1979 ma kanë djegur banesën dhe bërë shkrum me libra dhe dorëshkrime e çdo gjë që kam pasur, në kohë, që duke më përcjellur agjentat e kësaj dege, saktësisht e kanë ditë se nuk ka asnjë në banesë...
...Dhe, kështu duke pasur në plan, tanimë për likuidim, kanë prit demonstratat e vitit 1981, kur më 1.Tetor, herrët ende pa ybardhur dita, një tog agjentësh të armatosur dhe milici që definitivisht kishin rrethuar në hekur tërë pallatin ku jetoja, kanë hyrë në banesë në mënyrë shtazarake dhe me sjellje terroristësh, duke fut tmerr e frikë që nuk përshkruhet te fëmijët e vegjël dhe të përgjum, duke bastisur e bërë lamsh e gërmadhë çdo gjë, kanë marrë shkrime, dokumente, libra, fotografi e shumë gjëra të tjera, bile edhe sende me vlerë, e të cilat kurrë nuk m i kanë kthyer...Duke më ofenduar e sharë çdo gjë edhe NËNËN SHQIPTARE, më kanë vënë në pranga dhe me ajroplan më kanë dëbuar në Sarajevë, e prej andej në qelitë-skëterrë të burgut famkeq të Zenicës...
/Atje, paraprakisht në kohë prej afro 6 muajsh kishin burgos një grup shqiptarësh të anëve të Gostivarit, e disa me punnë si ëmbëltorë në Bosne, duke më ,,futur,, në ,,grup,,, me dajak dhe vuajtje, maltretime e terror, dhunë vdekje e tmerresh, kurdisin akuza të rreme, për diçka që nuk egziston, duke inskenuar me muaj të tërë një proçes të paparë gjygjësor, kinse për vrasje dhe ,,terorrizem,, për çka me muaj as që dija se për çka ishin akuzat, nuk kisha njohuri se për çka bëhej fjalë, pos deklarata të kurdisura dhe me përmbajtje rrenash, të cilat madje kanë rënë poshtë në bazë të daljeve të FAKTEVE të papritura, janë bërë disa versione, inskenime dhe ,,instruksione,, të pa caktuara as në kohë as në hapësirë, sepse kanë dalë madje edhe alibi të të akuzuarve, të cilat as gjyqi nuk ka mund t i kishte pasur në dijeni dhe të paramenduar, e që do të kishte shume telashe dhe skaldal...
/Duke më terorrizuar 972 lidhur në pranga në të ashtuquajturëm ,,Qelia e vdekjes,, ende pa dalë në gjykym, isha i dënuar me vdekje...Ky proces i inskenuar me akuza të rreme fund e krye zgjati afro 4 vjet, duke shkruar çfarëmos i gjithë shtypi jugosllav dhe mediumet, duke përhap një propagandë tmerresh antishqiptare ne gjithë Jugosllavin titisto-millosheviqiste.
Të pafajshëm ,një mëngjesi herët, më nxjerrin para kordonit të pushkatimit, pranvere e vitit 1983...Nuk dij, si mbeta gjallë, më lejuan që të bëja ankesë në Gjykatën Supreme të Bosnës në Sarajevë /Shiko vendimin e kësaj gjykate në krye me Mr Vllajsavlevit Mirko/ i cili kërkon të lërohem nga burku sepse nuk kam nevoj ose motiv të merreshkam me diç të këtillë, dhe se Gjyqi i Yenicës gabimisht më ka dnuar me vdekje-pushkatim.../ Kurgjë nuk u morr parasysh.Aktvendimi i Qykatës së Qarrkut në Zenicë, urgjentisht beri në proçesin e montuar përshkrimin e Vendimit të parë, vetëm fjalët ,,SE OSUDJUJE NA SMRT STRELJANJEM,, ( I DËNUAR ME VDEKJE-PUSHKATIM) ,zëvendësohen me fjslët SE OSUDJUJE NA 20 godina strog zatvor (dënohet me 20 vite burg të rëndë).Këtë vendim, pa kurfarë hamendje e ,,vërteton ,, si të PLOTËFUQISHËM gjykatësi suprem në Sarajevë ,kroati Varonek Anto !Dhe, kështu kalova afro 11 vite e 9 muaj burg, në të drejtë të Zotit...
Thellë jam i bindur se pas këtij proçesi tç montuar me motive politike dhe antishqiptare, qëndrojnë edhe sot bylykbashat dhe kryeshefat e klanit të UDB-së dhe KOS-it jugosllav, të cilët ato vite të rrenuara komuniste e kominterniste ishin SHTET MBI SHTET në Jugosllavine e shpërpërë, ku unë si viktimë dhe familja ime kemi dhe sot përjetojmë trauma tmerri e vdekte të papara, se -gjer vonë as që guxonim të rrëfenim haptas për pafajsi, nga frika.../Me thënë të drejtën, kjo disi edhe sot na torturon .
( ... Të botuara kam nga sfera publicistike, / dorëshkrime të gatshme të dy romaneve ,,Rrënjët,, dhe ,,Lumi im,, të djegura më 1979, dhe disa tufa poezishë)...Pas daljes sime nga burgu, Fakultetin e gazetarisë DIPLOMOVA në Tiranë gjatë viteve 1993-1995, /duke më pranuar edhe shumë provime nga studimet e kaluara në Shkup/. ShB ,,Onufri,, në Elbasan ka botuar përmbledhjen time me poezi me titull ORFE I VRARË,1995.
Kurse ,,Kështjella e vetmisë,, e ka botuar po atë vit SHB ,,Luma,, Tetovë. Një vit më vonë në Shkup është botuar përmbledhja ,,Antikohë,, dhe dy përmbledhje vjershash për fëmijë...Libri autobiografik ,,Ballë për ballë me vdekjen,, u botua në Shkup në vitin 2000, e që në 5000 ekzemplar u ribotua në Tiranë nga SHB ,,Koha,,...
VItin e kaluar në Tiranë u botua sërish një përmbledhje me poezi me titull ,,Lugje të verdha,,.Kurse në gjuhën maqewdonishte u botua libri ,,Balkanski Drajfus,, (Drajfusi ballkanik). Sivjet gati për shtyp kam librin ,,Sfidë prangave të UDB-së,, dhe ,,UDBJA DHE SHQIPTARËT,, etj.
Sot jetoj në Çegran dhe Shkup, drejtoj një television privat lokal ,,Zëri i Çegranit,,...
Merrem me shkrime, si zakonisht, dhe herë-herë banoj në Tiranë !
Tel. celular personal ++389/71-210-522.
Me nderime të veçanta ,
Nafi Çegrani
******
Një lustrim i vërtetë nuk mund të bëhet pa u hapur të gjitha dokumentet të cilat ruhen në Beograd, ka pohuar për “Alfa”, ish-bashkëpunëtori i UDB-së, Nafi Çegrani. Sipas tij, përbërja aktuale e Komisionit për lustrim e ka të kotë të zbulojë diçka pasi burimi i vërtetë i informacioneve është në Beograd.
“Tek ne lustrimi dhe ky Komision nuk e di sa kanë fuqi të hapin dosje të tilla, nuk e di se sa dosje kanë në shfrytëzim. Unë e njoh këtë sferë, natyrën se si funksionojnë këto shërbime dhe nuk e di se sa dosje u ka lënë Beogradi këtyre shërbimeve. Në Batajnicë ku kam qenë unë i angazhuar ka dy godina. Njëra është e KOS-it dhe njëra e UDB-së. Atje gjendet e gjithë arkiva sekrete nga koha e Rankoviqit. UDB-a kishte listë edhe për maqedonasit edhe për shqiptarët”, ka thënë ekrani.
Ai nuk është kundër idesë që vetë persona që kanë punuar në këto shërbime sekrete të përpilojnë lista të bashkëpunëtorëve të tyre me anë të të cilëve do ta ndihmojnë lustrimin, por konsideron se më mirë është që atë ta bëjë vet shteti i cili publikisht do t’i kishte zbardhur emrat e tyre duke i hapur të gjitha dosjet.
Ai pohon se ditëve të fundit nëpër debate televizive sheh njerëz të cilët i njeh si ish informatorë të policisë. Nafi Çegrani pohon se ka mjaft politikanë që janë spiunë të ish strukturave dhe shërbimeve të ndryshme, por nuk i publikon emrat e tyre, pret që shteti ta bëjë këtë.
Nafi Çegrani: Në mesin e politikanëve, ka bashkëpunëtorë të UDB-së
Nuk është e mundur që të mos ketë spiunë në mesin e deputetëve ose funksionarëve shtetërorë. Ish-nëpunësi i shërbimit sekret jugosllav, UDB-së, Nafi Çegrani hedh poshtë konstatimet e një dite më parë të Komisionit për verifikimin e fakteve duke thënë se në mesin e deputetëve, të përbërjes aktuale të Kuvendit si dhe funksionarëve të lartë shtetëror, ka bashkëpunëtorë të UDB-së. Çegrani thotë se i din edhe emrat e tyre.
“Nuk ka logjikë të mos ketë në parlament dhe institucione tjera të çdo shteti, jo vetëm në Maqedoni që nuk paska njerëz që kanë qenë të involvuar si bashkëpunëtor, si informatorë ose siç thotë populli si kodoshë, si spiunë të një shërbimi, po se po, jam i sigurt që ka. Kjo që thuhet në parlament se ka ose nuk ka, bëhet ose nuk bëhet lustrimi, ose ka në parlament njerëz të cilët nuk janë të involvuar në rrjetet e spiunazhit ose të them të zbulimit kundërzbulimit të një shërbimi sekret ato janë vetëm pallavra”, deklaroi Nafi Çegrani – ish nëpunës i UDB-së.
Ish- nëpunësi i UDB-së, Nafi Çegrani vlerëson se qarqe të caktuara në Maqedoni ende nuk dëshirojnë hapjen e dosjeve nga fakti se spiunët janë ende gjallë dhe ndodhen në pozita të ndryshme. Çegrani thotë se institucionet duhet të kërkojnë nga Beogradi kthimin në Maqedoni të të gjitha dosjeve, si mundësi e vetme për mbylljen e këtij kapitulli.
“Dikush nuk dëshiron të hapen dosjet vetëm nga fakti se ende bashkëpunëtorët, informatorët, kodoshët, spiunët janë gjallë edhe rrotullohen rreth e rrotull aty rreth objektit të cilën deri dje e kanë përpunuar, kanë sajuar informacionet, dosje, arkivat e flasin këtë shumë qartë, me doemos të hapen arkivat sekrete të shërbimit të UDB-së, nëse ata nuk hapen, kudoqoftë në cilin do shtet të jetë demokratik atëherë nuk ka demokraci”, shtoi Çegrani.
Kryeministri Nikolla Gruevski thotë se procesi i lustrimit është mbështetur nga Qeveria dhe do të vazhdojë të ndihmojë të njëjtin.
“Gjithçka që deri tani është bërë në pjesën e lustrimit ishte iniciativë e Qeverisë. Lustrimi njëherit ishte pjesë e programit të 2006 të VMRO-DPMNE-së dhe si e tillë ajo fitoi realizimin e saj me vështirësi të caktuara por punët vazhduan, çdo ide që do të jetë në kuadër të proceseve normale demokratike do të ishte e pranueshme për përparimin e këtij procesi”, theksoi Gruevski.
Propozuesi i ligjit për lustrim Stojan Andov vlerëson se Komisioni për verifikimin e fakteve nuk ka kuadër adekuat për të hulumtuar dosjet. Andov tha se ligji për lustrim nuk parasheh përgjegjësi për ndonjë funksionar që do të ndërhynte në punën e komisionit, siç ishte rasti me ministren e brendshme Gordana Jankullovska.
“Vlerësoj se komisioni ende nuk është në gjendje, nuk i mundësohet të bëjë mirë punën e tyre, ata nuk e kanë kuadrin e nevojshëm që të tregojnë se çka saktë mungon dosjet që të kërkohet. Ende nuk janë krijuar kushtet e nevojshme që ata të mund të punojnë mirë”, tha Andov.
Dje komisioni për verifikimin e fakteve konstatoi se në mesin e deputetëve, ministrave dhe funksionarëve tjerë shtetërore nuk ka asnjë bashkëpunëtor të sigurimeve shtetërore.
Prej armiqve, nuk kemi pritur kurrë se do ta bashkojnë Shqipërinë. Por, muk kemi pritur kurrë as prej “patriotëve” shqiptarë se do ta copëtojnë kësisoji Shqipërinë tonë të dashur dhe popullin fisnik shqiptar.
Nga Tafil Duraku
Nga Tafil Duraku
Libri i autorit Nafi Çegrani, “Ballë për ballë me vdekjen, 1”, botuar nga Shtëpia Botuese “KOHA”, Tiranë, 2000, ndahet në katër pjesë, dhe, ka dhjetëra kapituj. Është një libër dëshmi për grupet rivale (fraksionet) “shqiptare” brenda Shërbimit Sekret të Shtetit (UDB-së jugosllave) dhe si i tillë përbën brumin e lëndës për hapjen e dosjeve të komunistëve të kuqë jugosllavë “shqiptaro”-titistë. Dhe, në këtë pikëpamje nuk është dhe nuk ofron brum për seleksionim partiak e grupor të individëve të caktuar, por shërben për një bazë më të gjerë, të mbështetur në fakte, dhe nuk jep asnjë shkas për përmendjen e tyre në mënyrë selektive. Vetë kapitulli, në pjesën e dytë të librit: SI U BËRA AGJENT SEKRET I SHSSH-së (UDB-ës) ?, tregon qartë sinqeritetin e autorit dhe qasjen e tij parimore ndaj njerëzve që i kanë shërbyer dhe nuk kanë pushuar së shërbyeri atij shërbimi monstruoz antishqiptar.
Qasja selektive, në raste të tilla, është një qasje joparimore e çështjes së koklavitur për emrat më të pështirë “shqiptarë” (prej “burrave të mirë” e “patriotësh” të përjetshëm “shqiptarë”) që i kanë shërbyer UDB-së. Por, pyetja që do ta shtrojmë këtu është: Mos gabojmë rëndë nëse bëjmë selektime negative, duke e shpallur dikë udbashë, që vërtetë ka qenë udbashë, dhe kur e fshehim tjetrin që ka qenë edhe më udbashë sesa ai që ia paraqesim opinionit për të tillë. Studiuar hollësisht, në mënyrë parimore dhe shkencore librin e autorit Nafi Çegrani, kemi brumë të mjaftueshëm për kërkimshpalimin e dosjeve të shërbëtorëve të përbetuar “shqiptarë” të Titos, të cilët i kanë duart e zhytura në krime monstruoze kundër shqiptarëve, duke filluar nga krimet politike, fizike, kulturore, juridike, ekonomike, etj., të cilat krime janë më të rënda dhe më të dënueshme sesa ekzekutimet dhe burgosjet e njerëzve, sepse, pikërisht, janë ata e këta që bënë e po bëjnë që populli shqiptar dhe intelegjenca e tij të jenë e të jetojnë ende në burgun kolektiv, të quajtur Kosovë.
Autori i librit në fjalë, ndoshta, në mënyrë të pavetëdijshme, ose me vetëdije të plotë, ka publikuar një tablo të gjerë fraksionesh dhe fraksionistësh të UDB-së, brenda vetë UDB-së jugosllave, asaj krijese të zezë e monstruoze antishqiptare, e cila ka qenë e përbërë prej vetë “patriotëve” më të mëdhenj “shqiptarë” e prej “burrave të mirë”, të cilët i zë ngoje dhe i paraqet me plotë të drejtë edhe autori i librit ““Ballë për ballë me vdekjen, 1”, por, mendomjë, se libri i autorit Nafi Çegrani duhet vështruar e shikuar shumanshëm, me një qasje racionale e shumëdimensionale dhe të paselektuar individësh që kanë përbërë atë shëmturë antishqiptare siç ishte UDB-a jugosllave dhe argatët e saj “shqiptarë”, “patriotë” – dje e sot.
Nuk duhet ta harrojmë assesi faktin se autori i librit në fjalë ka zbuluar edhe shokët, bashkëmendimtarët dhe bashkëveprimtarët e tij brenda UDB-së jugosllave, në një anë, dhe, kundërshtarët e tij po brenda UDB-së “shqiptare” të “shqiptaro”-titistëve të kuqë jugosllavë. Dhe, libri i tij është një dëshmi e pakontestueshme që qet në shesh të dy krahët “shqiptarë” të UDB-së – shokët dhe kundërshtarët e vet, si dhe fraksionet e tjera, me emra e mbiemra të plotë, me nofka dhe shifra, të cilat duhet zbardhur pa humbur kohë vetë autori dhe shqiptarët e tjerë që e ndiejnë veten dhe janë shqiptarë të vërtetë. Dhe, këtu, për ta vërtetuar qëndrimin e z. Nafi Çegrani, duhet ta dimë vetëm një të vërtetë të madhe dhe të pakontestueshme: Asnjë person, kur është fjala për shqiptarët, nuk ka mundur të jetë as ‘polar’ katundi, pa qenë më parë agjent që i është shitur UDB-së falas, apo, edhe me pagë, e lëre më që ka mundur të gëzojë pozita tjera të larta shetëtrore jugosllave, qoftë në ndërmarrje të ndryshme, qoftë në detyra të larta shtetërore e federative, e, sidomos, në krye të mjeteve të informimit publik dhe në institucionet tjera mësimdhënëse.
Të shkojmë radhazi. Që në dy-tri fjlaët e redaktorit të librit, në fillim të tij, shihet gënjeshtra publike e një udbashi tjetër të rafinuar, me emrin Ali Llunji, kur thotë, citojmë: “në fillim të prillit të vitit 1999 Kosova vazhdonte të diegjej në flakë”, etj., nuk është fare e vërtetë, sepse, Drenishta (Drenica) dhe Dukagjini, që ishin dhe janë gjaku dhe zemra shqiptare e Kosovës, u dogjën edhe në fillimvitin 1997 e 1998, e, edhe dhjetë vjetë para lufte. Kjo, pra, e dëshmon gënjeshtrën e parë të redaktorit të librit, se vetëm kur u dogj Gjakova, u dogj e tërë Kosova, sepse, sipas tij, Drenishta dhe Dukagjini nuk ishin as janë Kosovë dhe as tokë e pushtuar shqiptare(Sic!)...
– “Nafi Çegrani e bëri të tijën. Ai u paraqit para lexuesve më i hapur se çdoherë tjetër. Kjo është meritë e librit. Nga kjo përfiton më tepër e vërteta”, përfundon recensuesi Abdi Baleta, në fund të parathënies së bërë prej tij. Dhe, ashtu është. Ndërkaq, autori, në prologun e tij, thotë: “Ky libër është fryt i vuajtjeve të gjatë shumëvjeçare, si njeri i pafajshëm nëpër burgjet famëkëqija të Jugosllavisë së shpërbërë. Që atëherë u betova se do ta shkruaj një pjesë të kujtimeve të hidhura... procesin e montuar në Zenicë të Bosnjës...”, pa dashur të ndalemi më gjatë në biografinë e tij të pasur dhe, veçanërisht, të shumëpasuruar me shokët dhe kundërshtarët e tij, udbashë e kryeudbashë “shqiptarë”...
Autori Nafi Çegrani, në librin e tij, që meriton të jetë kornizë kombëtare, përshkruan në hollësi, duke ua mbajtur anën “patriotëve shqiptarë” brenda radhëve të UDB-së, të cilët bëheshin copë e grimë mesvete, për të gëzuar poste e privilegje nga më “shqiptaret”... Ai flet për Adem Gajtanin, Ali Sutajn, Teki Dervishin, etj. dhe për lidhjet, konfliktet dhe “miqësitë” e tyre me Ali Aliun, Jusuf Buxhovin, Mustafa Xhemailin, Mehmet Krajën... Nafi Çegrani, nuk kishte bërë asgjë tjetër, vetëm se kishte shkuar hapave të paraardhësve të tij udbashë e “burra të mirë shqiptarë”, kur thotë: “Atëbotë u njoha me disa gazetarë nga Prishtina e Shkupi, si me Ali Sutajn, Abdyl Bunjakun, Rexhep Zllatkun, Adem Gajtanin, Rrustem Berishën, Jusuf Ferizin, Nehat Islamin, Maksut Shehun, Sanije Kushevicën, Daut Demakun, Fejzi Bojkun etj” (fq. 50).
Mandej, në fq. 91 të librit, autori Nafi Çegrani, shkruan: “Është interesant fakti se Nako Spirua në atë kohë qe bashkuar me jugosllavët, në kohën kur Rankoviqi e kishte nën mbikëqyrje tërë situatën dhe politikën e Shqipërisë. Nga ana tjetër, derisa Mehmet Shehu i shkruante letër Dushan Mugoshës, Koçi Xoxe i raportonte Rankoviqit, kurse Fadil Hoxha dhe ca të tjerë nga Kosova, me direktiva të Beogradit, lansonin dhe plasonin (dez)informata tek Enveri.” “...ata e gëzonin edhe përkrahjen e UDB-s, e cila lansonte dezinformata të ndryshme me qëllim që të fuste huti e të shkaktonte konflikte në mesin e patriotëve dhe intelektualëve shqiptarë...” (fq. 94).
Këto, pra, janë të dhëna dhe dëshmi (nga njeriu i UDB-së) që të japin të kuptosh shumë nga intrigat e shërbimeve sekrete antishqiptare dhe antiShqipëri, të cilave u (para)prinin “burrat e mirë” dhe “patriotët” e njohur të “kulturës”, të “shkencës” e të ‘gazetarisë’ “kosovare”... Autori ishte nën mbikëqyrje të vazhdueshme të udbashëve “shqiptaro”-titistë dhe zabtonte në jetë këshillat që atij ia jepte Rexhep Zllatku (fq. 107) “...Një punë e këtillë kurrë nuk i pëlqente regjimit komunist, bile as atëherë kur shqiptari shkruante një poezi..., siç vepronin me vite të tëra në Maqedoni, Kosovë e gjetiu Murat Isaku, Alush Kamberi, Abdylazis Islami, Nexhat Pustina, Ibrahim Veliu, Fehim Reçani, Sefer Selimi, Rexhep Zllatku, Nehat Islami, Jusuf Ferizi, Ali Sutaj, Gani Bobi, Daut Demaku, Veli Veliu, Jonuz Fetahaj, Teki Dërvishi, Xhevat Gega, Halil Zendeli, Resul Shabani, Rrustem Berisha, Ali Demë Jasiqi, Vahit Nasufi, Nexhmedin Soba, Jusuf Gërvalla, Nexhat Kita dhe të tjerë...” E, pse të mos gjykojmë edhe ne këtu, drejt, se shumica prej tyre qenë dhe janë shokë e miq të udbashit Nafi Çegrani, si dhe kundërshtarë të tij, i cili sikur don t’i rehabilitojë disa, sidomos, ata që kanë qenë dhe mbetën ndër farketuesit më të mëdhenj të “bashkim-vëllazërimit” me jugosllavët, prandaj, shpikën “shtetin kosovar”, etj., e, që dmth., dolën në taborrin që ishin gjithmonë, në taborrin antishqiptar dhe antiShqipëri të Titës e të Titicës...
Autori, më tej shkruan: “Në krye të shërbimeve të tilla delikate (të UDB-së, pra, vër. imja, T. D.) vendoseshin njerëz të çoroditur, psikopatë e degjenerikë, të cilët krijonin me veprimtaritë e tyre të errëta drama të tmerrshme të përgjakura, thyenin koka dhe dëshira njerëzish, shuanin vatra e familje. Njerëz të tillë, psikopatë, për shembull, në Shqipërinë moniste ishin Mehmet Shehu, Feçor Shehu, Kadri Hazbiu e të tjerët, të cilët, prej se u pushkatua Koçi Xoxe e deri me vdekjen e Envr Hoxhës, vetëm arrestonin, internonin, pushkatonin, dënonin me vdekje, ua vinin litarin në qafë, ose i mbushnin kampet dhe burgjet me të mjerë fatzinj...” (fq. 115-116).
Dhe, vazhdon më tej autori: “Aty mësova shumë gjëra për autorin (“autorin”, vër. imja, T. D.) e romanit “Tradhtia” të Kapllan Resulit, i cili me instruksione të UDB-së u transferua... në Maqedoni..., që mandej nga burgu i Idrizovës, sërish me instruksione të UDB-ës, hidhet në Shqipëri...” (fq. 188-119). “...Nga dokumentet e dosjeve sekrete, mësova gjithashtu se në listën e gjatë të bashkëpunëtorëve dhe të agjentëve të UDB-së kishte edhe shumë shqiptarë të tjerë, disa prej të cilëve u bënë edhe viktimë e saj. Mirëpo, viktimë s’janë Muamer Vishko, Halit Tërnavci, Fadil Ramadani i Çajles, Latif Kurti, Muhamet Sherifi etj. ... Shembull: Ismail Kadareja, Ali Aliu, Adem Gajtani, Jusuf Buxhovi, Alush Kamberi, Milaim Latifi, Adem Demaçi, Bahri Brisku, Kapllan Resuli, Nuhi Vinca, Ferit Fejzullahu, Shaip Mehmeti, Rrahim Ganiu, Murat Isaku me grupin e Sadudin Gjurës, Naxhi Ahmeti, Nexhbedin Soba, Nexhat Idrizi dhe shumë të tjerë nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.” (fq. 127).
Nuk janë vetëm këto që përmendëm më lart bazament i fortë për ndriçimin e plotë të dosjeve të UDB-së jugosllave dhe të UDB-ashëve “shqiptaro”-titistë të viseve të pushtuara shqiptare në ish-Jugosllavi. ...”Nga burime të sakta e të sigurta do të zbulojmë po ashtu për herë të parë të vërtetën për vrasjen e Jusuf Gërvallës, të vëllait Bardhoshit dhe të Kadri Zekës, në të cilin kishin gisht, mjerisht, edhe disa intelektualë shqiptarë... Ditën kritike, ndërmjetësues të kontaktit ishin një shqiptar nga Dibra dhe një shofer serbomalazias, kurse Ramazan Alezovski dhe njëfarë Zenku nga Arangjelli i Kërçovës ishin pjesëmarrës të këtij akti mizor, të cilin me automatikë e kryen dy persona nga Kosova, dosjet e të cilëve i mban Beogradi e të cilët pastaj, sipas planit, u zhdukën dhe u strehuan në ambasadën jugosllave në Bon të Gjermanisë, nën ombrellën e Bashkim Hisarit dhe të Jusuf Buxhovit, i cili disa ditë para atentatit, meqë kishte dijeni, sipas instruksioneve të Beogradit shkoi në Prishtinë, që të evitohej dyshimi se ka pasur gisht në këtë akt shtazarak.”... “Në kohën kur në SDB të Kosovës vrisnin e prisnin Mehmet Shoshi, Xhevdet Hamza, Mehmet Maliqi e Selim Brosha, këtij shërbimi sekret iu “shitën” falas edhe shumë gazetarë të “Rilindjes”, si Maksut Shehu, Fadil Bujari, Mehmet Kraja, Sabri Hamiti, Jusuf Buxhovi, ndërsa në Televizionin e Prishtinës Riza Alaj, Fahredin Gunga, Agim Zatriqi, disa të punësuar në Arkivin Historik të Kosovës etj. (fq. 128-132)
... “Me instruksione të veçanta e perfide të SDB-së jugosllave, Sinan Hasani pas viti 1981 shkroi librin konfuz “Kosova – të vërtetat dhe mashtrimet”, të cilën e botoi “Rilindja” e Prishtinës me redaktor Nazmi Rrahmani dhe recensues Rrahman Dedajn dhe ca serbë. Ky libër zatën edhe paraqet qartazi karakterin e tyre antishqiptar dhe të ndyrë.” ... (fq. 136)... “Sipas instruksioneve të SHSH-së, bashkëpunëtori “Pravnik” mbante në lidhje sistematike Vait Eminin, Murat Isakun, Nurije Rushiti-Selimin, Menduh Ajdinin, Abdullah Kalishtin etj.” ... “objektivisht, për Kadarenë ekzistonin tri dosje: një e Shërbimit të Kundërzbulimit në Beograd dhe dy dosje të tjera gati identike, njëra në Shkup e tjetra në Prishtinë...” ... “kur është fjala për personalitete e intelektualë shqiptarë, qofshin ata nga letërsia, diplomacia, gazetaria e publicistika, nga kultura e arsimi, ka edhe të tjerë me nga dy e tri dosje, si p.sh. Ali Aliu, Mehmet Kraja, Kapllan Resuli, Jusuf Buxhovi, Riza Alaj, Fahredin Gunga, Avni Spahiu, Murat Isaku, Luan Starova, Teki Dërvishi, Hasan Kaleshi, Ali Hadri, Idriz Ajeti, Sami Repishti, Ernest Koliqi, Zef Oroshi, Namik Resuli, Ekrem Kryeziu, Shukri Rahimi, Masar Kodra dhe një pyll i tërë intelektualësh shqiptarë...”(fq. 138-143)
Autori, në këtë libër të qëlluar, edhe pse shumë të vonuar, thotë: “Le të mbetet kjo edhe një dëshmi si ajo e Milan Kunderës apo ajo e Çernishevskit dhe Sollxhenicinit për t’ua hequr maskat spiunëve shqiptarë për të mirën e kombit e të brezave që vijnë...” ... (fq. 144-151)...
Nga sa po shohim qartë, nga njeriu kompetent, i cili ka pasur qasje në dosjet sekrete të UDB-së, vërejmë qartazi dy krahët e UDB-së “shqiptare” të “burrave të mirë”, të cilët, fatkeqësisht, janë një ushtri e tërë, e cila ende po përpiqet pamëshirshëm ta gjunjëzoi dhe ta përdhosë përfundimisht luftën më të lavdishme shqiptare deri në ditët e sotme, luftën e UÇK-së shqiptare, betimin e luftëtarëve të saj për LIRI e për SHQIPËRI dhe vlerat fundamentale të saj dhe të Kombit e të Shtetit Shqiptar për të qenë NJË. Populli shqiptar dhe UÇK-ja, po satanizohen dhe po e pësojnë kësisoji, pikërisht, prej ushtrive të organizuara të “patriotëve” dhe prej “burrave të mirë” të UDB-së, prej udbashëve të rafinuar shqiptarë, prandaj, libri i autorit Nafi Çegrani, “Ballë për ballë me vdekjen, 1” shërben në shkallë të mjaftueshme për hapjen e dosjeve kundër komunistëve të kuqë jugosllavë “shqiptaro”-titistë, të cilët bënë dhe po bëjnë krime (edhe sot) në kurriz të popullit shqiptar dhe në kurriz të intelegjencës së tij. Prandaj, vetëm me hapjen e plotë të dosjeve, në mënyrë parimore, pa asnjë përjashtim, do t’u shërbejmë shumë brezave tanë të ardhshëm, ardhmërisë së tyre dhe ardhmërisë së ndritur të Kombit e të Atdheut Shqiptar.
Burojë, më 25 shkurt 2009
*********
Rrëfehet Nafi Çegrani, Maqedonia çerdhe e spiunëve
Ristovski në dosjet e UDB-së ishte i njohur me nofkën "FOLKLORISTI" dhe spiunonte akademikët dhe intelektualët e tjerë ndërsa raportet e tij shkonin shpesh direkt në Beograd, thotë për "Lajm", shqiptari me funksion më të lartë në ish UDB-në e Maqedonisë, Nafi Çegrani, i cili ka pasur qasje në të gjitha dosjet e krijuara nga UDB-ja e ish Jugosllavisë
Bllazhe Ristovski ka qenë bashkëpunëtorë i UDB-së, shef i tij ishte Nikolla Ilievski i cili atëkohë ishte krye shef i sektorit të dytë në UDB.
Ristovski në dosjet e UDB-së ishte i njohur me nofkën "FOLKLORISTI" dhe spiunonte akademikët dhe intelektualët e tjerë ndërsa raportet e tij shkonin shpesh direkt në Beograd, thotë për "Lajm", shqiptari me funksion më të lartë në ish UDB-në e Maqedonisë, Nafi Çegrani, i cili ka pasur qasje në të gjitha dosjet e krijuara nga UDB-ja e ish Jugosllavisë, falë pozicionit të tij "Operativ në sektorin për ndjekje dhe përcjellje të diplomatëve të huaj dhe atasheve ushtarak në ambasada" dhe më pas si "Analist në sektorin e 4 për çështjen e emigracionit shqiptar".
Ai thotë se Bllazhe Ristovski me nofkën Folkloristi ishte bashkëpunëtor profesional prandaj edhe ka aftësi për gjëra të tilla si Enciklopedia, gjë që dëshmon lidhjet e Ristovskit me Jugosllavinë. "Unë mund t’ju siguroj shumë dokumente për të dhe të tjerët, nëse ai i demanton këta dhe dëshiron të ballafaqohet me faktet", thotë Nafi Çegrani i cili flet dhe për procesin e lustrimit, rangimin e bashkëpunëtorëve të UDB-së, arkivat e ish Jugosllavisë dhe mënyrën se si punonte UDB-ja.
Ai vlerëson se lustrimi është një proces shumë specifik për një shtet demokratik, por edhe dyshon se e gjithë kjo mund të jetë vetëm një politikë. "Unë kam lista që di, jo vetëm për shqiptarët por edhe për maqedonasit që ka pas në vëzhgime e përndjekje. Vetëm për shqiptarët ka pas 600 mijë dosje në arkivat sekrete të shërbimit të sigurimit shtetëror", thotë Çegrani. Ai sqaron se në atë kohë 5 vagonë me dosje pas kohës së Rankoviçit janë mbështjellë, janë shoshit dhe janë djeg te hekurana e Shkupit ku një ndër anëtarët e komisionit për vëzhgim ka qenë dhe vetë ai.
"Po sa kanë djegë dosje, kanë djeg ndoshta materiale të parëndësishme, por besoj ata që janë relevante dhe me interes, shumë të tjera i ka marrë me kohë Beogradi. Unë e kam marrë dosjen time të cilën e kisha lexuar gjersa kam qenë zyrtar, por tani ishte fare e shoshitur dhe thuajse s’kishte asgjë relevante", tha Nafi Çegrani, ish zyrtarë i UDB-së. Për atë se ku janë sot dosjet dhe sa mund që ata të fshihen, Çegrani shpjegon sistemin e krijimit të dosjeve dhe sistematizimin e tyre, e në bazë të kësaj ai beson se ata mund të gjenden lehtë.
"Sipas normave, marrëveshjeve interne të shërbimeve sekrete të asaj kohe, një raport që ka qenë relevant dhe me shumë interes zyrtarë, ai është transferuar edhe tek sekretariatit federal, për shkak se aj shërbim ka vepruar në mënyrë vertikale. Ato që kanë qenë për Maqedoni kanë qenë në Shkup dhe nga një kopje është dërguar në Beograd", thotë Çegrani, duke shtuar se edhe Moska është një arkiv potencial, ku gjenden jo vetëm dosjet e Maqedonisë por dosjet e të gjithë popujve të Ballkanit.
"Për arsye të vetë veprimtarisë specifike të shërbimeve sekrete, UDB-ja, sigurimi në Shqipëri, apo Securitate janë krejt filiale që kanë punuar sipas shablloneve dhe metodave të KGB-së ruse. . kemi shumë kuadro që shkollimet ushtarake policore i kanë kryer në Moskë, si kuadro të kominternës. Në Jugosllavi në vitin 1948 ke një ordi njerëzish që kanë shkuar në Goliotok pse kanë qenë pro rus.
Sigurisht që ka Moska një arkiv të madh jo vetëm për shqiptarët por për të gjithë popujt e Ballkanit", thotë Çegrani duke propozuar që komisioni për lustrim të gjurmoj në Rusi. Por, një problem tjetër sipas tij është kualifikimi i dosjeve dhe emërtimi i bashkëpunëtorëve të UDB-së.
"Njerëzit thonë ky është spiun, ky bashkëpunëtor, ky informator, thotë edhe për atë që ka qenë zyrtarë se është spiun, por këto janë kategori të ndryshme. Nëse thuhet spiun ajo është një kategori tjetër, nëse thuhet informatorë, kodosh të gjitha janë këto kategori të ndryshme, varet kush me cilin status ka qenë si burim për dhënie të atij shërbimi. Për lustrimin, nuk e di cilat dosje do të hapen se ke disa kategori dosjesh.
Ke njeri që ka qenë i përndjekur ndërkohë shërbimi e ka bërë për veti, dhe ai i ka shërbyer edhe si informatorë, tani këtu ka shumë dallime", sqaron ish zyrtari i UDB-së. Sipas tij vetë natyra e atyre kohërave të ka detyruar të bëhesh bashkëpunëtor. "Për shembull nëpër redaksitë e ndryshme ka pasur shumë informatorë, në Flakë dhe në radio i di në gishta kush kanë qenë", thotë Nafi Çegrani, i cili më tej shton se shumë funksionarë të asaj kohe kanë qenë bashkëpunëtor të UDB-së, një pjesë e tyre edhe sot i mbajnë detyrat e ngjashme duke u bërë kush deputetë, kush ministër e kush funksionar i natyrës tjetër.
Petkovski dhe Andov bashkëpunëtor të UDB-së
"Këta që janë gjenerata e vjetër, për shembull Tito Petkovski dhe disa të tjerë që kanë qenë njerëz të Komitetit Qendror, të cilët me UDB-në kanë qenë në bashkëpunim intern. Do të përmend edhe Stojan Andovin, si propozues i këtij ligji, por Andovi e di mirë se kush ka qenë në Jugopsllavi, një personalitet në shërbimet informative diplomatike të diplomatëve, të ambasadave jugosllave dhe tani si mendon njeriu që Stojan Andovi nuk ka tre dengje dosje në shërbimet sekrete. Ai ka kryer detyrë për shërbimet sekrete, ka qenë zyrtarë që vepronte në shërbimin sekret", thotë Nafi Çegrani.
Krye shefi i UDB-së në ambasadën e Serbisë në Shkup
Ish zyrtari i UDB-së, Nafi Çegrani thotë se në ambasadën e Serbisë në Shkup është një personalitet i rëndësishëm, i cili deri dje ka qenë krye shef i UDB-së në Beograd dhe një nga kapot e klanit të Zemunit.
Hoxhallarët dhe gratë ishin spiunë
"Shumë hoxhallarë dhe priftërinj të asaj kohe kanë qenë bashkëpunëtor të UDB-së, që fatkeqësisht ligji për lustrim nuk po i kap këtu në Maqedoni, përkundër praktikës së shumë vendeve të tjera evropianë të dala nga komunizmi", thotë Çegrani. Ai sqaron se ka pasur dhe raste kur gruaja e spiunonte burrin. "Nuk do ta saktësoj për kë flitet, por ishte person me autoritet të cilin e spiunonte gruaja e tij. E paralajmërova dhe në fillim nuk më besoi por dikur u bind", thotë Çegrani.
********************
EMIGRACIONI SHQIPTAR DHE UDBA !
Nga NAFI ÇEGRANI
Dosja për emigrantët shqiptarë në Itali
Në vazhdimësi do të bëjmë një qasje mbi dosjet sekrete të UDB-së, (Shërbimit sekret jugosllav), të periudhës së viteve 1945-1955,madje të viteve 1956-1966. Në këtë dosje janë përfshirë të dhëna të hollësishme për grupet shqiptare që u arratisën dhe vepronin në Greqi, Itali, Austri, Gjermani, Francë, Angli, Turqi, Siri, si dhe në shtetet andej oqeanit,në SHBA, Kanada, Australi dhe Zelandën e Re… UDB-ja e përshkruan nga shumë aspekte veprimtarinë politike të emigracionit shqiptarë të përmledhur në disa kategori dosjesh,të cilat në kapakët e tyre është e vënë sigla ,,Strogo tajno,, ( Tepër secret), madje të ndara në dosje të veçanta individuale dhe dosje kolektive për çdo grup apo organizatë të rradhëve të mërgatës shqiptare në Perëndim.Por, më duhet të përmend edhe atë se UDB-ja në arkivat e secret të cilat i mban të mbyllura hermetikisht në Bazën e saj në Batajnicë afër Beogradit, ka mori materialesh të karakterit politik për shqiptarët edhe të viteve para Luftës së Parë Botërore,duke i rradhitur në rrafte dosjet e vëllezërve Frashëri, Ismail Qemal Vlores, Mihal Gramenos, Cerciz Topullit,Gani Butkës,Gani Kryeziut, Luigj Gurakuqit, Fan Nolit,Bajram Currit, Esat Toptanit,Ali Kelcyrës, Faik Konicës, Qazim Kokoshit,Beqir Sylës, Hysni Lepenicës, avokat Selim Domanit,Sait Kryeziut, Mustafa Krujës, Mihtat Frashërit; madje dosjet e grupeve të kaçakëve të Kërçovës e Dibrës si Kalosh e Lazam Dani, Jusuf Elezit, për Spahijt e Lumës dhe të trimave të tjerë të kombit shqiptarë…
UDB-ja gjithashtu, në sirtaret e saja të fshehta mban edhe dosjen mjaft voluminoze të sajuar që në kohën e Zogut mbi Shoqatën panamerikane ,,Vatra,, të Bostonit e udhëhequr që nga Fan Noli, madje edhe Athanas Gegaj dhe shumë të tjerë, të vëzhguar dhe survejuar,sidomos në vitet e sistemit komunit para dhe pas kohës së Rankoviqit.
… Në pranverë të vitit 1939, Italia fashiste pushtoi Shqipërinë, mbreti Zog fillimisht u vendos në Kajro, ku edhe formoi shtabin e tij monarkist "Legaliteti"…Më vonë për vite me rradhë,po me të njëjtin emër, do të udhëheq organizatën emigrante ,,Legaliteti,, në Njujork të Amerikës, koloneli Abaz Kupi- Bazi.Gjersa me ,,Ballin Kombëtarë,, udhëhoqën Abaz ERmeni dhe Hasan Dosti, kurse me ,,Lidhjen e Prizrenit,, kryesuan Xhafer Deva, Hysen Terpeza dhe ca të tjerë. (Sipas UDB-së,poashtu të trajtuar edhe nga SIGURIMI i Tiranës, disa nga liderët dhe krerët e mërgatës shqiptare, ishin si bashkëpunëtorë të okupatorit fashist gjerman ose italian). Shumica e tyre tanimë, ishin arratis shtigjeve të Greqisë, Austrisë, Italisë, dhe perms kampeve të tyre në perëndim dhe SHBA… Është me rëndësi të veçantë të përmendi se të gjitha grupet dhe organizatat e emigracionit shqiptarë në Itali, pos që përbëheshin nga shumë ideology të disa rrymave politike, kishin edhe antagonizmat e tyre të trazuara të cilat në mënyrë perfide dinte në raste të veçanta dhe me një metodë e strategji tinëzore i shfrytëzonte UDB-ja dhe KOS-I jugosllav për interese dhe qëllime të veta (duke u future edhe yënka e përçarrje nga më të ndryshmet).Kjo bënte që mërgata shqiptare nuk arrinte dot të mobilizonte dhe koordinonte unitetin dhe veprimtarinë e tyre politike në front kundër komunizmit titist dhe enverist !
Por, në periudhn e viteve 1945-1955 në rradhët e mërgatës shqiptare sin ë Itali dhe disa vende të perëndimit, veçanërisht në SHBA, (anipse kishin kaluar të yitë e ullirit nëpër kampet e ngritura nga IRO, VIÇÇ, POA dhe "Reggio Emilia" dhe ,,Latina,, në Bari dhe periferi të Romës), nën vëzhgimin e agjenturave greko-italiane dhe anglo-amerikane, ishin të survejuar sistematikisht edhe nga UDB-ja dhe SIGURIMI,por edhe nga disa sherbime të tjera secrete siç ishin ajo bullgare e rumune me në krye instruktorë të KGB-së ruse.dhe ndiqeshin këmba-këmbës…!
Ne Itali veprojne disa parti dhe grupe politike te emigracionit shqiptar. Me i rendesishmi nder to eshte Komiteti Kombetar "Shqiperia e Lire", i formuar ne gusht te vitit 1949, me nismen e anglo-amerikaneve; pastaj Blloku Kombetar Indipendent, i formuar me 1946 me ndihmen e italianeve dhe te Vatikanit.
Blloku Kombetar "Shqiperia e Lire", te cilin e perkrahin amerikanet, zhvillon veprimtari zbulimi ndaj Shqiperise, duke hedhur aty grupet e tyre ndermjet ajrit dhe detit. Veprimtaria e tyre e zbulimit ne Shqiperi verehet sidomos duke nisur qe nga viti 1949. Deri tani kane hedhur nje numer te madh grupesh, nga te cilat nje pjese eshte likuiduar sakaq nga ShSSh-ja (Sherbimi i Sigurimit te Shtetit), nderkaq pjesa tjeter ka arritur te veproje ne terren derisa kane qene te detyruar te emigrojne ne Jugosllavi, apo Greqi. Per kete qellim udheheqesit shqiptare ne emigrim gjate viteve 1940-1950 kane mbledhur vullnetare, te cilet deshirojne te mbeten ne Itali per t'u derguar kur e lyp nevoja per ne Shqiperi. Me aktivi ne kete propagande ka qene ish-majori i Zogut, Hyseni, i cili eshte nen mbikqyrjen e italianeve. Perfaqesuesit e partive politike shqiptare ne Rome gjate vitit 1950 bene vizita ne kampet e emigranteve ne Itali, me qellim per te rekrutuar njerez nga emigracioni ne partite e tyre. Perfaqesuesit e Ballit Agrar: Sait Kryeziu, Eqerem Telkaj dhe Shani Ferizaj, vizituan kampin ne afersi te Barit dhe kampin Santa Faro.
Edhe monarkistet derguan delegacionin e tyre: Hasan Kupi, profesor Gaqo Gogo dhe kapiten Xhemal Laci, vizituan kampet Santa Faro, Bagnoli dhe Pegani.
Vatikani tregon mjaft interesim per emigracionin shqiptar. Tashme kemi theksuar se Vatikani i ndihmon Bllokut. Autoritetet e Vatikanit u angazhuan qe ne ditet e para te pasluftes per te organizuar ndihmen per emigrantet shqiptare, posacerisht per katoliket. Pas perfundimit te luftes, qeveria shqiptare kerkoi ekstradimin e shume emigranteve, gje qe shkaktoi panik mes tyre. Ne kete situate lideret shqiptare ne Itali mbajten nje mbledhje, ku vendosen te dergonin nje delegacion ne Vatikan, per te nderhyre tek Papa qe shqiptaret te mos u ekstradoheshin enveristeve. Delegacioni perbehej nga Kol Bibe Marikaj, ish-minister i Partise fashiste gjate kohes se pushtimit, profesor Vasil Andoni, ish-sekretar i Ballit Kombetar, Xhafer Deva kryeminister ne Shqiperi gjate kohes se pushtimit dhe Zef Pali, profesor nga Shkodra. Delegacionin e priti pater Valentini, i cili ishte vikar prane Papes. Ai u premtoi se do te nderhynte personalisht tek Papa qe anglo-amerikanet mos i dorezonin emigrantet shqiptare, duhet te mbanin nje qendrim korrekt ndaj anglo-amerikaneve, duke iu bindur urdherave te tyre. "Ata, - tha ne vazhdim Valentini, - duhet qe te prezantohen tek anglezet dhe amerikanet si nje parti e forte politike, qe do te ishte nje faktor i fuqishem per rrezimin e regjimit ne Shqiperi".
Abas Ermenji lindi në Ermenj të Skraparit më 12 dhjetor 1913. Studimet fillore i kreu në Berat, kurse studimet e mesme në gjimnazin e Shkodrës. Në vitet 1934-1938 kryen në Sorbonë, Paris, Fakultetin e Letërsisë me specializim Historinë.Kthehet në Shqipëri në vitin 1938 dhe emërohet profesor në Liceun e Korçës ku jep mësim deri në muajin nëntor të vitit 1939. Arrestohet nga italianët si një nga organizatorët e rinisë korçare në manifestimet e 28 Nëntorit 1939 kundër pushtimit fashist dhe internohet në ishullin e Ventotenes, prej ku lirohet në vitin 1941.Sapo kthehet në Shqipëri merr pjesë në organizimin e rezistencës së armatosur kundër pushtimit të huaj në zonën Skrapar-Berat dhe arrin ta mbajë Beratin të lirë prej italianëve. Ishte një nga organizatorët e Ballit Kombëtar dhe anëtar i Komitetit qendror të tij.Pas fitores së revolucionit komunist në Shqipëri, detyrohet të largohet nga atdheu dhe të marrë rrugën e gjatë të mërgimit. Vendoset në Paris ku drejton Komitetin Kombëtar Demokrat "Shqipëria e Lirë", i cili ka lozur një rol të madh në përpjekjet për një Shqipëri të lirë nga diktatura komuniste si dhe për çlirimin e Kosovës nga shtypja dhe tirania e Serbisë.
Pas rikrijimit të Ballit Kombëtar në Shqipëri në vitin 1991, zgjidhet kryetar i kësaj partie dy herë radhazi në vitet 1994 dhe 1998. Gjatë kësaj periudhe, megjithë moshën e tij të madhe, ka dhënë një kontribut të madh në ngritjen e ndjenjës kombëtare të shqiptarëve nëpërmjet një serie konferencash në të gjithë Shqipërinë.Profesor Ermenji ka qenë një mbrojtës i flaktë i çështjes dhe kombësisë shqiptare, me artikuj të shumtë, të botuar tek "Flamuri", tek "Balli i Kombit", tek përmbledhja "Albania" etj. Por kryevepra e tij është studimi "Vendi që zë Skënderbeu në Historinë e Shqipërisë" - një apologji madhështore e kombësisë shqiptare. Abas Ermenji u nda nga jeta më 10 mars 2003. Ai e donte shumë Shqipërinë. Jetoi për Shqipërinë dhe me vite e dekada me mall ne gji ,larg Shqipërisë me mall ne zemer si Odiseu lar Itakes se tij…
/…Në vitet 1934-1938 kryen në Sorbonë, Paris, Fakultetin e Letërsisë me specializim Historinë/.
Prof. Abaz Ermnji thehet në Shqipëri në vitin 1938 dhe emërohet profesor në Liceun e Korçës ku jep mësim deri në muajin nëntor të vitit 1939. Arrestohet nga italianët si një nga organizatorët e rinisë korçare në manifestimet e 28 Nëntorit 1939 kundër pushtimit fashist dhe internohet në ishullin e Ventotenes, prej ku lirohet në vitin 1941.
Sapo kthehet në Shqipëri merr pjesë në organizimin e rezistencës së armatosur kundër pushtimit të huaj në zonën Skrapar-Berat dhe arrin ta mbajë Beratin të lirë prej italianëve. Ishte një nga organizatorët e Ballit Kombëtar dhe anëtar i Komitetit qendror të tij…Pas fitores së revolucionit komunist në Shqipëri, detyrohet të largohet nga atdheu dhe të marrë rrugën e gjatë të mërgimit. Vendoset në Paris ku drejton Komitetin Kombëtar Demokrat "Shqipëria e Lirë", i cili ka lozur një rol të madh në përpjekjet për një Shqipëri të lirë dhe kunder regjimit Stalinist-enverist…
Profesor Ermenji ka qenë një mbrojtës i flaktë i çështjes dhe kombësisë shqiptare, me artikuj të shumtë, të botuar tek "Flamuri", tek "Balli i Kombit", tek përmbledhja "Albania" etj. Por kryevepra e tij është studimi "Vendi që zë Skënderbeu në Historinë e Shqipërisë" …!
DOSJA E GJON MARKA GJONIT
… Ish-sherbimi i Inteligjences jugosllave, UDB-ja, ka pasur shumë dosje secrete, ndër to edhe një Dosje të veçantë dhe të plot të cilën ia kishte sajuar Kapedanit mirditor GJON MARKA GJONIT me pseudonimin ,,Princi,, kopien e të cilës njëkohësisht UDB-ja ia kishte dorëzuar edhe SIGURIMIT të Tiranës në bashkëpunim dhe për ,,nevoja interne,,!?!
Në faqen e parë –formular të asaj dosje janë të shkruara gjeneralet e GJON MARKA GJONIT, i lindur më 1889,nga fisi i Mirëditës.Kulla e tyre në Orosh ka qënë me nam! Gjon Marka Gjoni gjatë kohës së Luftës së Parë Botërore dhe pas saj ka qënë me serbët, mirëpo më pas i dha besën Zogut, i cili e emëroi kolonel në rezervë.
Gjate kohes se okupimit italianet i dhane titullin e "princit", duke e bere senator te Mbreterise se Italise: me kete rast iu organizua nje pritje e madhe ceremoniale ne Rome nga ana e Musolinit. Ata i dhane, po ashtu, nje post te larte djalit te tij, Mark Gjon Markajt, duke e bere minister ne qeverine kuislinge.
Nen gjermanet Gjon Marka Gjoni ka qene njeri nder iniciatoret e "Liges se Shkodres", e cila turbonte kreret e fiseve shqiptareve te Veriut ne lufte kunder Ushtrise Nacional-clirimtare, si dhe per mbrojtjen e vijes se zmbrapsjes se gjermaneve.
Djali i tij Mark Gjon Markaj luftoi edhe pas clirimit te Shqiperise, ne krye te disa grupeve te mbetura nacionaliste kunder Ushtrise Nacionalclirimtare ne rajonin e Fanit, ne Mirdite, ku u vra. Djali tjeter, Aleksandri, vazhdoi luften kunder Ushtrise Nacionalclirimtare dhe ne muajin prill 1946 bashke me grupin e tij sulmoi ne malin afer Munelit, duke i shkaktuar humbje te medha. Me vone edhe ai vetevritet. Djali i trete i tij, Ndue, ka ikur me te atin ne Itali.
Gjon Marka Gjoni jeton tani ne Rome. I takon Bllokut Kombetar Indipendent. Udheheqes ideore te Bllokut jane Ernest Koliqi, Ismail Verlaci, Kole Bibe Mirakaj dhe Ndue Gjomarkaj. Bashke me Gjon Marka Gjonin keta vendosin per politiken dhe qendrimet e Bllokut.
Ne korrik te vitit 1949 ne Rome vjen koloneli anglez, Maklin, i cili gjate kohes se luftes ka qene shef i misionit ushtarak tek udheheqesit e guerileve nacionaliste ne Shqiperi me qellim qe punoje per krijimin e nje trupi te perbashket politik, qe do te perfaqesonte gjithe grupet emigrante ne Perendim. Ne konferencen e thirrur prej tij, nga perfaqesuesit e partive te ndryshme politike ka qene i pranishem dhe Gjon Marka Gjoni, i cili, bashkë me të birin Nduen, kanë shumë miq dhe lidhje të ngushta me Kishën Katolike dhe Vatikanin.
Gjon Marka Gjoni ka ndikim te madh ne popullin e Shqiperise Veriore dhe si ai, shtepia e tij, njihen ne tere Shqiperine. Ndikimi i tij kohet e fundit eshte shtuar, sepse njerezit e vet kane qene ne kontakt me popullin e atyre fiseve, duke i ndihmuar rezistencës së popullit kundër regjimit të Enver Hoxhës.
***
Ja edhe një letër e shkëputur nga dosja e UDB-së e Gjon M. Gjonit, dërguar Mark Arapit, emigrant në Jugosllavi.
Rome, maj 1952
I dashuri miku im Mark Arapi,
Shpresoj qe ti dhe shoket te jeni shendosh e mire. Edhe ne nuk jemi keq. Te them sinqerisht se kam filluar te merzitem. Jam i shqetesuar me shume per problemet e Shqiperise dhe nuk e di sa do te zgjase kjo. Duhet te japim cdo gje nga vetja dhe i lumte atij qe qendron deri ne fund.
Jemi te shqetesuar nga premtimet dhe fjalet, te cilat perseriten vazhdimisht se Shqiperia do te clirohet se shpejti nga rregjimi i Enver Hoxhes, Mehmet Shehut dhe klikes se tyre, por gjendja aktuale tregon se kjo nuk mund te arrihet brenda nje kohe te shkurter. Por lere kete pune, kjo ceshtje nuk eshte ne duart tona. Ne mbetem me sy dhe veshe hapur, duke shikuar, duke degjuar, duke pritur nga cdo ane qe dikush ta meshiroje Shqiperine e mjere dhe popullin e saj qe vuan nga diktatura e Enver Hoxhes dhe shokeve te tij. Populli yne sot heq te njejtat mundime, qe hoqi Jezu Krishti ne Golgota.
I dashuri Arapi, ne emigrantet qe gjendemi ne keto vise, sic e di, jemi te ndare ne shume grupe dhe parti, me fjale te tjera, shpirterisht jemi te thyer e te shpartalluar, megjithese po perpiqemi te bashkohemi. Dashte Zoti qe kjo deshire te na plotesohet!
Me beso se tani per tani BKI eshte partia me e shendoshe, e cila punon me mish e me shpirt dhe perpiqet per te miren e pergjithshme te popullit shqiptar dhe jo per interesa personale, sic punojne disa.
Me gezon shume jashtezakonisht qe te gjithe ju emigrantet ne Jugosllavi jeni te bashkuar dhe s'harroni se keta emigrante kane qellimet me te mira per lumturine e popullit shqiptar dhe se nga ju presim clirimin e Shqiperise nga rregjimi i Enverit dhe Mehmetit dhe klikes se tyre.
Si do t'i behej halli clirimit tone sikur te mos ndiqnit kete rruge, meqe rruge tjeter s'ka?
Tani ta leme kete muhabet. Ka kohe qe nuk te kam shkruar, te lutem te mos me zemerohesh. Nuk ka pasur arsye tjeter, vecse kam qene i merzitur dhe pa qejf. U gezova kur ti, Nikolla dhe Ndue Pjetri me shkruat se jeni mire me shendet dhe te sigurte. Me vjen mire qe jeni bashke. Jam shume i shqetesuar, sepse ka shume kohe qe nuk kam kurrfare lajmesh nga Shqiperia, prandaj ju lus qe nese mesoni dicka te me informoni.
Pjetri me shoke ende nuk eshte kthyer. Ndoshta s'ka mundur ose nuk ka dashur, por lus Zotin vetem te jete shendoshe e mire. Te lus qe te me shkruash dhe te me tregosh te verteten sesi po jetoni dhe c'perpjekje po beni ju mirditasit. A ka mes jush edhe ndonje tjeter qe e ka nxjerre shpaten. Me shkruani per seicilin vec e vec, sepse deshiroj ta dij.
Nuk kam tjeter c'te te shkruaj, por lus Zotin te jesh shendosh e mire. Me shkruaj me shpesh, mos u beni dembele ju te rinjte, sepse jam i sigurte se ju ende jeni te afte dhe ju punon dora.
Ju pershendet ngrohtesisht
Kapedani i dashur dhe i paharuar Gjon M.Gjoni, d.v.
|