Kryeministri i Shqipërisë, Prof.dr.Sali Berisha mori pjesë sot në ceremoninë e organizuar nga Biblioteka Kombëtare, e cila me rastin e 90 vjetorit të themelimit të saj prezantoi botimin e bibliografisë së librit shqip, të viteve 1555-1944.
Në këtë ceremoni, së bashku me kryeministrin ishin të pranishëm, Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferraj, Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Aurel Plasari, Drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Drejtorja e Arkivit të Shtetit, si dhe studiues, shkrimtarë, historianë, gjuhëtarë, punonjës të bibliotekës, etj.
Duke marrë fjalën, kryeministri Berisha përshëndeti të gjithë punonjësit e bibliotekës Kombëtare dhe veçanërisht drejtuesin e saj, Plasari për punën e shkëlqyer, në shërbim të dijes dhe të librit, e cila ka njohur zhvillime të rëndësishme dhe ka ndjekur me vendosmëri hapin e kohës.
Kryeministri e vlerësoi bibliografinë e botuar, një dokument themelor, në shërbim të të gjithë studiuesve, si dhe një dokument burimor për gjininë krijuese shqiptare në shekuj.
Kryeministri garantoi se qeveria e vlerëson bibliotekën si një institut themelor të zhvillimit të dijeve në të gjitha fushat dhe se është e vendosur ta mbështesë atë, në të gjitha përpjekjet për një modernizim tërësor dhe për realizimin e projekteve sa më bashkëkohore.
Gjatë ceremonisë, Kryeministri Berisha u nderua me medaljonin simbolik të 90-vjetorit të krijimit të Bibliotekës Kombëtare, me motivacionin “Njërit prej anëtarëve më të vjetër të bibliotekës sonë dhe ende anëtar, ndonëse kryeministër, Sali Berisha, për kujdesin e vijueshëm shumë vjeçar ndaj bibliotekës kombëtare”.
Me këtë rast, kryeministri u shpreh: “Këtë nderim surprizë e marr me shumë kënaqësi, por e marr gjithashtu edhe si borxhli, pasi unë, sado që e dua shumë këtë institucion, nuk kam arritur të bëj për të, atë që ky institucion ka bërë për mua, ndaj dhe unë do të përpiqem të jem në lartësinë e detyrimeve të mija ndaj Bibliotekës Kombëtare”.
Me këtë medaljon u nderuan gjithashtu disa prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të Bibliotekës Kombëtare dhe kontribuues, si dhe lexues brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Në përfundim, kryeministri vizitoi një ekspozitë kushtuar krijimtarisë së Naim Frashrit.
Në përshëndetjen e tij, kryeministri Berisha u shpreh: “Së pari dëshiroj tu përshëndes shumë përzemërsisht ju, punonjësve të kësaj biblioteke , për të gjithë punën e shkëlqyer që keni bërë dhe bëni në shërbim të dijes, në shërbim të librit, punë e cila me vizionin e zotit Plasari ka njohur zhvillime shumë të rëndësishme, ka ndjekur kohën me vendosmëri të madhe.
Sot, ju rezultat i këtij përkushtimi të plotë ndaj librit dhe dijes i jepni botës së mendimit shqiptar, një enciklopedi të gjenisë së tij krijuese nga viti 1555 deri në vitin 1944, pra keni arritur të paraqisni një dokument fondamental themelor, në shërbim të të gjithë studiuesve, një dokument burimor, për gjininë krijuese shqiptare në shekuj.
Biblioteka Kombëtare në kushte qartësisht të vështira është përpjekur dhe ka arritur të shënojë transformime te mëdha, biblioteka ka ecur me ritmet e kohës, me mundësi dhe mjete modeste, por ka bërë çdo gjë, me energjinë, dashurinë për punën, përkushtimin e punonjësve të saj, vizionin drejtuesve të saj, të përshtatet me ritmet e kohës.
Unë dua tu garantoj ju, se qeveria vlerëson bibliotekën si një institut themelor të zhvillimit të dijeve në të gjitha fushat dhe është e vendosur tu mbështesë ju, në të gjitha përpjekjet për një modernizim tërësor për realizimin e projekteve më bashkëkohore, në mënyrë që lexuesit shqiptarë, studiuesit shqiptarë, por edhe të gjithë ata që lexojnë për botën shqiptare, për gjeninë krijuese shqiptare të kenë lehtësirat më të mëdha në gjetjen dhe mundësinë e përdorimit të burimeve të pafundme të kësaj gjenie krijuese.
Sikundër, ju garantoj se në rast se qeveria vendosi të festojë 100 vjetorin e themelimit të pavarësisë ne dy projekte, me projektin e parlamentit dhe të stadiumit, kjo në asnjë rrethanë, jo se ju nuk meritoni atë seli, atë ndërtesë, të cilët ne jemi absolutisht të vendosur ta përparojmë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe ti japim vendit një bibliotekë të re të denjë për Shqipërinë , për ju, për të gjithë studiuesit.
Zoti drejtor unë dua tu falënderoj ju, për përkushtimin e madh, për vizionin që ke dëshmuar në rritjen e rolit, në përshtatjen e rolit, në zhvillimin do të thosha të këtij institucioni që është një nga shtyllat më kryesore të fondit të kulturës dhe identitetit tonë kombëtar. Ndaj dhe njëherë dua që tu përgëzoj për mënyrën dinjitozë që keni përzgjedhur për të nderuar 90 vjetorin e krijimit të bibliotekës. Shpreh bindjen se në 100 vjetorin e pavarësisë së vendit, biblioteka do të shënojë arritje të tjera të mëdha”.
Agjencioni floripress.blogspot.com
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit
Historiaani Prof.dr.Shkodran Cenë Imeraj Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
No comments:
Post a Comment