2011-01-27
Skënder Drini: Elita është ajo që duhet të imponohet
Autori më i dëgjuar dhe lexuar shkodran si romancier dhe aktivitet të gjatë në letërsi me dhjetëra romane apo tregimet e tij, por edhe me mendimet e tij të thëna pa asnjë ndrojtje dhe para apo mbrapa mendim si Skënder Drini, është tepër aktiv edhe sot, por dhe i botuar dhe përkthyer nëpër botë.
Nga Besi Bekteshi
Skënder Drini për fillimet e aktivitetit letrar tregon se “botimi i tij i parë ka qenë prozë”. Por ai sqaron se përpara se të botonte këtë, ai ka shkruar poezi dhe ato ja kishte dhënë për ti shikuar një personi më të vjetër të letërsisë, i cili “u tremb” dhe nuk donte ti shikonte më, megjithëse ishte një njeri i ndershëm. Unë kam botim të parë “Tregimet e së Shtunës” që ishte një libër për fëmijë thotë zoti Drini, duke shtuar se botimet për fëmijët ishin një taktikë e përdorur për të depërtuar në fushën e letërsisë me qëllim që të mos rrëmonin shumë në biografinë te tij. Këtë taktikë e kam përdorur edhe në botimin historik “Shqipja e Kreshtave Tona” dhe pikërisht këtu filluan telashet thotë ai, sepse më penguan të botoj vëllimin e dytë. Ky është rasti i parë që po i them këto dhe nuk dua ti deklaroj për të mos bërë analizë të tillë të kaluar, por ka qenë tema historike ajo, e cila na largonte disi nga kontrolli dhe censura, sqaron romancieri i madh shkodran. Skënder Drini në dhjetorin e sapo kaluar, ka qenë thirrur në një takim në Bari të Italisë në formën e një “tryeze të rrumbullakët” për letërsinë shqipe. Aty ishin studiues dhe pedagogë italianë të ardhur nga disa universitete dhe fillimi i kësaj tryeze ka qenë debati për librin tim të përkthyer aty disa herë që është “Tregimet e Veriut”. Unë për këtë libër tepër të përkthyer në Itali, kam pasur kontakte të shumta dhe të rëndësishme, ka shpjeguar zoti Drini. “Në të gjitha takimet debat që janë bërë për librin tim, jam munduar të shpalos një natyrë shqiptare duke u munduar t’ju them atyre që “ne aspirojmë të hyjmë në Evropë, por praktikisht ne jemi në Evropë”. Janë bërë në këtë takim të fundit përmbledhje të letërsisë shqiptare përpara dhe pas diktaturës, ku kam sqaruar se “kemi qenë të detyruar të veprojmë nën kafshimin e metodës shumë arkaike dhe të egër si ajo e realizmit socialist”- tregon ai. Aty kam thënë se disa vepra madhore të letërsisë shqiptare për një arsye apo ndonjë tjetër, kanë arritur ti shpëtojnë kësaj metode dhe ju kam përmendur me plot bindje romanin “Lumi i Vdekur” i Jakov Xoxes, por edhe “Qyteti i Fundit” i Petro Markos që i ka shpëtuar pikërisht kësaj metode, tha për gazetën “Sot” shkrimtari. Për ti shpëtuar kësaj metode unë kam shkruar nga e kaluara apo me tema historie si “Vraje Tradhtinë” apo “Midis Dy Kohëve” etj, ka shtuar shkrimtari i madh shkodran Skënder Drini. Këto dy tema kishin një farë tolerance më të madhe sa që mbaj mënd thotë Drini, që “regjimi dhe censura e kohës” e kuptoi këtë veprim dhe filloi zhurma se “po trajtohet si shumë tema historike”. Në problemet e “disidencës” në takimet e debatet jashtë shtetit, kam deklaruar se “e vuajmë faktin se nuk kemi arritur të kemi një disidencë të vërtetë”. Por, për këtë gjë privatisht ju kam dhënë dy shembuj njëri për Kurt Valhajm dhe për shkrimtarin rus-sovjetik Jevtushenko, i cili ka bërë një farë disidence, por që ka dhënë edhe shembullin nga Galileu dhe për të cilin tha se: Galileu tha e “pure si muove”, por ai nuk kishte fëmijë. Nuk ka qenë kollaj të bëje një disidencë në atë kohë pohon ai, sepse hakmarrja shkonte deri në brezin e shtatë. Mbi këtë koncept shkrimtari Drini deklaron se “ka një s’takim të brezave” dhe për konceptin e mos kuptimit të këtyre periudhave të diktaturave dhe letërsisë, ai dha shembullin se: “është edhe një pjesë e rinisë gjermane që nuk kuptojnë dhe besojnë holokaustin dhe kampet e përqendrimit, duke i marrë si montatura”. Më tej ai ka shpjeguar se libri i tij i anatomisë së kohës së pavarësisë është “Vraje Tradhtinë” i botuar shumë edhe në Kosovë që bën fjalë pikërisht për Shkodrën dhe shpirtin patriotik të saj, një libër që i ka shpëtuar të gjitha censurave dhe filtrave të kohës. Skënder Drini duke dashur të trajtojë temën e dramës shqiptare dhe problemeve të saj, ka thënë se “drama shqiptare nuk arrin sot të imponohet” dhe kjo për shumë arsye dhe e para është se pengesë është kualiteti i veprave dhe mund të them se si gjini drama është ajo që takon më shpejt me plagën e jetës sociale. Pastaj ai ka shtuar se “në qoftë se nuk prekim në plagë apo sillesh rrotull, nuk tërheqim vëmendjen e spektatorit” dhe patjetër që këtë vërejtje dhe kritikë e ka pasur në përgjithësi për dramaturgët edhe në Shkodër. Por shkrimtari shkodran ka shtuar, se e dyta është kur merresh vetëm me konstatimin në dramaturgji përsëri nuk tërhiqet vëmendja e spektatorit. Duhet dhënë një zgjidhje qoftë edhe me një farë ekuivoku dhe veprat e mëdha të gjitha e kanë nga një zgjidhje, të cilat janë herë të qarta dhe herë “underground” sipas nivelit të lexuesve. Për teatrin Drini thotë se është “plakur” si moshë fizike e aktorëve dhe ka shtuar se e kemi përpara syve, duke pasur parasysh Shkodrën. Unë nuk shoh prurje të reja në teatër, ka thënë shkrimtari i madh i qytetit më tradita të larta në letërsi dhe dramaturgji. “Ne kemi shumë “drama të ditës”, të cilat duhet ti mbështesim në elementët filozofikë dhe ndoshta edhe ato ekonomikë dhe politikë, për të trajtuar qartë në teatër dhe kjo është mënyrë përndryshe po nuk pati këto, dramaturgjia është kot dhe le të priremi drejt gjërave shumë të lehta”- shton ai. Nuk mund të shtyhemi me dramën gjithmonë deri te stresi, por edhe të “dalë ku të dalë”, nuk mund ta kalojmë, ka thënë ai. Shkrimtari i dëgjuar shkodran ka një ide të veten për mungesën e talenteve për në dramën dhe teatrin e qytetit. Ai ka deklaruar se “disa nga aktorët më të mirë që njoh unë si shkodranë dhe jo, nuk kishin shkollë fare”. Këtë gjë Drini e ka thënë për kërkesën që ka teatri për të shkolluar me Akademinë e Arteve. Për këtë duhet ndjekur dhe gjurmuar talenti, ka përforcuar idenë shkrimtari. Kurse në drejtim të letërsisë dhe sidomos asaj të bërë në Shkodër, ai tregon se ka disa arritje dhe kryesisht në poezi dhe veçanërisht nga femrat. Drini përmendi një poete si të talentuar dhe pikërisht Ledia Dushin, por ai përmend edhe Ledri Kurtin dhe Ben Prendin, si poet shumë të mirë dhe seriozë. Kurse për sa i përket “pjekurisë së letërsisë” që ai quajti prozën, shkrimtari i dëgjuar shkodran ka përmendur kolegun më të ri Ritvan Dibra. Shkrimtari ka përmendur lirinë e madhe të sotme, por ai ka shtuar duke përmendur Andre Zhitin me shprehjen se “liria e vret prozën”, të cilën e quajti paradoks, por që natyrisht ka zbatimin e saj. Natyrisht që nuk do të kërkojmë “atë kohë”, por ky paradoks duhet shpjeguar me disa elementë që sjellë liria. Për këtë gjë ka thënë ai, mund të përmend se ndodh që “janë 10-të veta që kanë lekë dhe shkruajnë romane” dhe më “shpartallojnë” mua, sepse libri im është pas atyre të dhjetëve. “ Ato bëjnë kopertina të bukura, financojnë librarin dhe shtëpinë botuese dhe natyrisht deri sa ta marrin vesh njerëzit se kush është vepër më e mirë, kalon pak kohë dhe....Habitem sot me një pjesë të rinisë që luajnë mendsh për Daniel Still që për mua është për shkrime trotuaresh në Amerikë. Për mua ato 20 botime romanësh të tilla nuk vlejnë asnjë. Për mua nuk është vepër e mirë as “Kodi i Da Vinçit” dhe Dan Brown gjithashtu nuk është ndonjë shkrimtar kushedi çfarë. Pse është “best seller” për mua nuk është libër i mirë, sepse ka vetëm artifica dhe për këtë është libri më i shitur”- ka vazhduar mendimin e tij kritik shkrimtari me një aktivitet 50-të vjeçar Skënder Drini. Sot letërsia ka krijuar disa kupola opinionesh dhe sidomos në Tiranë dhe kur vjen një i huaj dhe rastësisht pyet kush shkrimtari më i mirë në Shqipëri i tregojnë “x-in”, por që në të vërtetë për mua është shkrimtar krejtësisht kot. E tregojnë si shkrimtar të madh atë që është mbajtur të gjithë kohën nën sqetull dhe në të gjitha kohërat, ka precizuar shkrimtari. Në këtë kontekst në Itali ju kam thënë “faleminderit që më keni përkthyer”, pohon ai, por njëri nga brilantet e letërsisë shqipe si Mjeda, nuk është i përkthyer. Drini pastaj ka dhënë edhe mendimin e tij mbi figurën e Migjenit dhe trajtimin e saj sidomos në Shkodër. Sipas tij, Migjeni i takonte një temperamenti tjetër, filozofie tjetër dhe një talenti disi të veçantë. Mbase ka një heshtje për të ka thënë Drini, sepse janë bërë disa orvatje për ta etiketuar në një mënyrë tjetër që për mua nuk qëndrojnë. Kanë thënë se nuk është shqiptar apo është malazez, por unë do të thosha se Durhami është më shqiptare se të tjerët megjithëse nuk është shqiptare, pra vazhdon Drini, edhe sikur të marrin një origjinë të tillë të Migjenit ai jetoi dhe u shkri apo qau, u ankua dhe u revoltua për këtë qytet dhe në mënyrë pak spekulative regjimi tjetër u mundua ta “korruptonte” në vazhdën e shkrimtarëve të majtë gati komunistë. “Kanë thënë se është “shkrimtar revolucionar” dhe ka një identifikim të pa drejtë mbi termin revolucionar që barazohet me termin komunist. Kjo është e pa pranueshme, sepse revolucionari është ai që lufton dhe përpiqet për ide të reja”- ka pohuar për këtë problem Drini. Ai ka vdekur vetëm 26-të vjeç dhe unë mendoj se po të ishte gjallë në fillimet e diktaturës ai do të pushkatohej dhe për këtë jam i bindur, ka thënë shkrimtari i madh i Shkodrës. Drini mesazhin e tij për Shkodrën e pranon se e ka dhënë në veprat e tij, dhe është pikërisht vepra e tij që përbën edhe atë që konsiderohet mendimi filozofik dhe racional për qytetin dhe kohën e tij, e shtrirë ndër vite apo edhe shekuj. Por në fund shkrimtari dhe romancieri shkodran ka thënë se shprehja: “Shkodra djepi i kulturës” e stërthënë në takime apo seminare është regresive, dhe të duket sikur thotë: Rri aty ku ke qenë, sepse ke qenë i lavdishëm, por nuk është ashtu, sepse duhet sot ku je. “Optimizëm për Shkodrën do ta besoja në qoftë se do të shikoja elitat në krye. Nuk them se nuk ka, por do të besoja vetëm atë here kur “elita të jetë ajo që imponohet”- pohon shkrimtari. Drini për të përforcuar rëndësinë e artit dhe kulturës në ndërtimin e një vendi tregon se kur ka pyetur disa arkitektë gjermanë të moshës së tretë mbi rindërtimin e qytetit të tyre në Gjermani ato i janë përgjigjur se: Ndërtimin e qytetit të tyre e kanë nisur nga opera fillimisht dhe krejtësisht më atë të parën.
Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...