Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/01/26

Konkurs letrar për Kryengritjen e Malësisë

Këshilli organizativ për 100-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe organizon një konkurs letrar për krijimin më të mirë letrar në poezi dhe tregim të shkurtër. Poezia duhet të jetë deri 50 vargje dhe tregimi jo më të gjatë se 5 faqe.
Punimet duhet të mbërrijnë më së largu deri më 15 mars 2011 dhe të kenë motiv ose lidhje tematike me Kryengritjen e Malësisë, të vitit 1911. Organizatorët shprehen se autorët duhet t’i nënshkruajnë me një shifër dhe jo me emrin e autorit.
“Ato duhet të jenë në gjuhën shqipe. Vetëm pasi juria të shpallë rezultatet (titujt e punimeve të shpërblyera) autorët do të dëshmojnë autorësinë, duke dërguar përsëri punimin e vet, por kësaj radhe të nënshkruar me emrin (dhe mbiemrin) e autorit. Këtë mund ta bëjnë përmes postës, ose postës elektronike. Punimet duhet të jenë të pabotuara deri më tani”, thuhet në njoftim.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...