Agjencioni floripress.blogspot.com
2011/01/25
Nga Alfred Beka : Konservatorizmi
Botimet IDK sjellin në shqip librin "Konservatorizmi – Ëndrra dhe realiteti", të autorit të mirënjohur amerikan Robert Nisbet.
Konservatorizmi është një nga tri ideologjitë kryesore politike në Perëndim gjatë dy shekujve të fundit, krahas liberalizmit dhe socializmit. Për t’ia bërë të njohur edhe publikut shqiptar historinë e konservatorizmit, Botimet IDK kanë sjellë në shqip librin "Konservatorizmi – Ëndrra dhe realiteti", të autorit të mirënjohur amerikan Robert Nisbet. Në këtë libër, Robert Nisbet argumenton se konservatorizmi modern në gjithë Perëndimin mund të shihet si një përforcim i akuzave të Bërkes jo vetëm mbi Revolucionin Francez, por edhe mbi revolucionin më të madh që tani e quajmë modernizëm. Çështjet thelbësore të konservatorizmit janë po ato që motivuan librin e parë dhe më me ndikim të Nisbetit, "The Quest for Community".
Në fakt, "Konservatorizmi" e bashkon pothuajse të gjithë veprën e Nisbetit. Në të, Nisbet, merret me shkaqet politike të tëhuajzimeve të shumta që qëndrojnë pas përpjekjeve bashkëkohore për komunitet. Shteti politik sovran është më shumë sesa thjesht një marrëdhënie ligjore e një superstrukture pushteti, është i pandashëm nga ndërhyrjet e tij të njëpasnjëshme në aleancat ekonomike, fetare, farefisnore dhe lokale të njeriut, si dhe nga zhvendosjet revolucionare të qendrave të pranuara të pushtetit. Nisbet deklaron se ndonëse filozofitë politike shpesh konceptohen në bazë të pikëpamjes që ato kanë për sa i takon marrëdhënieve të individit me shtetin, ai këmbëngul se një qasje më e dobishme do të përfshinte "strukturën e grupeve dhe të bashkimeve të cilat zënë një pozicion të ndërmjetëm mes dy entiteteve diametralisht të kundërta".
Sipas Nisbet-it, shoqëria përbëhet nga komunitetet-grupet sociale, shoqatat dhe institucionet - të cilat luajnë rolin e ndërmjetësit në marrëdhëniet mes individit dhe shtetit, dhe ajo ekziston në një marrëdhënie inverse si me shtetin, ashtu dhe me individin. Individi dhe shteti janë pole që mbështesin njëri-tjetrin në mënyrë reciproke, dhe jo pole të kundërta, sepse shteti ka një rol thelbësor në sigurimin e të drejtave të individit dhe sepse, kërkesa e “individëve të veçuar” për komunitet shpesh të çon tek një shtet komunal absolut, si forma më e lartë e komunitetit. Sidoqoftë, si shteti, ashtu dhe individi janë kundërshtarë të shoqërisë.
Sipas Nisbet-it, në Perëndim përqendrimi i pushtetit tek shteti dhe ndarja e individit nga shoqëria gjatë pesëqind vjetëve të fundit, kanë ndodhur me hope. Për shkak të numrit të madh të komuniteteve mesjetare, në Mesjetë nuk pati ndonjë krizë të komunitetit. Grupi ishte parësor. Nga ana tjetër, problemi kryesor i modernitetit, thotë Nisbet, është problemi i komunitetit - “komuniteti i humbur dhe komuniteti që duhet gjetur”.
Robert Nisbet (1913-1996) është një prej mendimtarëve më të rëndësishëm konservatorë të shekullit XX dhe veprat e tij nxitën njëfarë Rilindjeje në mendimin konservator në Amerikë. Ai ka qenë drejtor i Albert Schweitzer në Universitetin e Kolumbias. Pasi doli në pension, ai e vazhdoi punën e tij në American Enterprise Institute në Uashington. Ndër veprat e tij mund të përmendim: “The Quest for Community”, “Sociology as an Art Form”, “Twilight of Authority”, “Roosevelt and Stalin: The Failed Courtship”.
Libri “Konservatorizmi – Ëndrra dhe realiteti” është përkthyer nga anglishtja nga Kujtim Ymeri dhe ka 167 faqe.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit
Historiaani Prof.dr.Shkodran Cenë Imeraj Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
No comments:
Post a Comment