2011-01-25
Vilhelme Vranari (Haxhiraj:Sesion shkencor për vlerat e pamohueshme të Ismail Qemalit në shpalljen e Pavarësisë Kombëtare
Me nismën e vlonjatit të mirë, Z. Bujar Leskaj, këshilltar i Institutit të Studimeve Politike Ismail Qemali, në bashkëpunim me Institutin e Arkeologjisë dhe të Bashkisë Vlorë, sot në qytetin e Vlorës u zhvillua një sesion shkencor në kujtim të jetës dhe veprës madhore të Ismail Qemalit. Takimin e nderonin me pjesëmarrjen e tyre Kryetari i Bashkisë Vlorë , z. Shpëtim Gjika, Prof. Neritan Ceka, Prof. Pëllumb Xhufi , z. Vaso Tole, Rektori i Universitetit I. Qemali, z. Robert Qarri…dhe mjaftë pjesëmarrës vlonjatë.
Sesionin e çeli z. Bujar Leskaj, ish deputet dhe ish Ministër i Kulturës. Ai u përqëndrua shkurt në vlerat e mëdha të figurës së Ismail Qemalit në Shpalljen e Pavarësisë dhe në krijimin e shtetit të parë shqiptar. Nuk harroi të falenderonte Kryetarin e Bashkisë Vlorë, z. Shpëtim Gjika për mbështetjen që i ka dhënë qysh nga viti 2006 për këtë aktivitet që reflekton shqiptarizëm.Gjithashtu falenderoi profesorat që dhanë kontributin e tyre, si dhe pjesëmarrësit.
Për aktivitetin e I. Qemalit për krijimin e shtetit të ri shqiptar, kumtesën e mbajti Prof. Pëllumb Xhufi. Më pas për vlerat e I. Qemalit si kryetar i Qeverisë së parë, përshëndeti Kryetari Bashkisë, z. Shpëtim Gjika. Ndërsa Prof. Neritan Ceka në kumtesën e vet u përqëndrua te figura e I. Qemalit dhe vlerat arkeologjike . Folkloristi Vaso Tole mbajti kumtesën “Vlera që u dha I. Qemali Simboleve Kombëtare” , i cili u përqëndrua te Flamuri dhe himni shqiptar. Mbi diplomacinë e I. Qemalit foli Vilhelme Vranari Haxhiraj .
Në emër të familjes Vlora përshëndeti stërnipi i I. Qemalit: Qemal Vlora.
Për pjesëmarrësit u shpërndanë librat studimor: “Kënga Popullore e Lumit të Vlorës” me autor Prof.Dr. Bardhosh Gaçe dhe “Tri Jetët”me autor Skënder Luarasin, të cilat i shpërndau e bija e tij, zonja. Angjelina Luarasi Ceka.
Vilhelme Vranari Haxhiraj
*Diplomacia e Ismail Qemalit në shpalljen e Pavarësisë
Kombëtare dhe qëndrimi i Evropës…
-Kumtesë-
“ -Prej nga je ti more burrë?
-Unë jam nga Shqipëria…
Sazan dhe Karaburun
Janë vatanet e mia…
Do t’i marrë se s’ është punë
është e jona Shqipëria…”
Rrapo Meto
Shpirti atdhetar dhe ëndrra e Rrapo Metos, do ta me gjente përgjigjen në diplomacinë e Ismail Qemalit.
Pozita gjeografike e Shqipërisë, e lagur nga dy dete, kushtet fiziko-gjeografike, vend malor i alternuar me fusha, ultësira dhe kodra, ndikuan në ruajtjen e kulturës, gjuhës dhe traditës, jo vetëm si dëshmi e tabanit kombëtar, por faktorë që ndihmuan për Pavarësinë e Shqipërisë.
*Për bashkimin e kombit I. Qemali shfytëzoi bashkëjetesën e tri besimeve fetare, gjë që ka ruajtur etninë dhe vëllazërimin e shqiptarëve.
* Pas vdekjes së Skënderbeut, krijimi i principateve, grindjet mes tyre s’ i dhanë kurrë Shqipërisë nocionin e kombit, se ishte nën sundimin osman. I. Qemali me diplomacinë e tij, evitoi përçarjet mes shqiptarëve, duke vënë në plan të parë çështjen kombëtare.
* Vrasja e gjyshit të Ismail Qemalit tradhtisht nga sulltani, e kushtëzonte diplomatin për të qënë shumë i matur në kërkesat ndaj Portës së Lartë. Ndaj ishte për Autonominë e Shqipërisë.
* Kultura e gjërë, njohja e disa gjuhëve, e lejuan atë të bëjë karrierë politike. Duke qenë përkthyes i zoti, emërohet qysh i ri, Guvernator i Varnës (Bullgari). Këtë post e përdori për njohjen e çështjes kombëtare. Aty priti Perandorin Franc Jozefi.
*Pas internimit në Azi të Vogël, u emërua Kryetar i Komisionit N/kombëtar në Danub. Më vonë Kryetar i Dhomës së Deputetëve në Parlamentin turk, vende që i shfrytëzoi për çështjen kombëtare.
*Analiza e tij mbi gjëndjen e Perandorisë në Egjipt, mbi çështjen e Kretës dhe luftën ruso-turke, nuk u vlerësua nga sulltani. Ndaj Porta e Lartë pësoi disfatë. Por pasojat ranë mbi shtetet evropiane që ishin nën sundimin e Turqisë. Kjo analizë social-politike e I. Qemalit, u bë një përvojë paraprake për Pavarësinë Kombëtare.
*I. Qemali refuzoi postin e Ministrit të Jashtëm dhe atij Shëtitës, për shkak të aktualitetit të Turqisë. Dinte se këto poste e dëmtonin çështjen shqiptare.
*Njohja me rrethet përparimtare të Europës dhe personalitetet e shquara politike të kohës, e favorizonin për të bërë prezent problemin kombëtar në opinion botëror.
* Pas Mit’hat Pashës Kryetar i Partisë liberale turke u bë I. Qemali. Në një intervistë në Giornale d’Italia) më 23/6/ 1909 I.Qemali thekson:“Liberalët e Europës Perëndimore ngjajnë me trashëgimtarët e një pasurie të madhe, që shqetësohen për t’u kënaqur me të ardhurat e grumbulluara nga pararendësit e tyre. Nëse në Perëndim liberalizmi është etiketë e një partie për të marrë pushtetin; në Lindje mjafton mendimi liberal që të ngjallen dyshime të cilat sjellin të këqija të mëdha.” Kjo analizë i vlente për të nesërmen e afërt të vendit dhe ishte një tregues afirmimi diplomatik i tij.
*Ardhjen e turqëve të rinj ai e quan anarki të rëndë që vjen nga lart dhe që është më e rrezikshme dhe më e dëmshme se ajo që vjen nga poshtë.
*Ndërsa komitetin“Bashkim e Përparim”të xhonturqve e quan shtet brenda shtetit, që imponon vullnetin e tij, shtyp liritë e njeriut dhe i kundërvihet kushtetutës. Politika e tyre e detyroi atë të ndërtojë platformën e qeverisjes së Shqipërisë.
“Kushtetuta s’është qëllimi, por mjeti për zhvillim dhe përparim.”- thekson Ismail Qemali
*Kur Sulltani e emëroi Guvernator në Tripolitani, ai nuhati rrezikun, kërkoi strehim politik në ambasadën angleze, e cila e nisi në Athinë. U mirëprit nga mbreti Georg i I- rë i Greqisë dhe nga shqiptarët me banim aty. Adjutanti i mbretit grek, me origjinë të vonët shqiptare i tha: “Bëni ç’është e mundur Ismail Bej, për të krijuar një Shqipëri të lirë!”
*Menjëherë ai nisi fushatën diplomatike nëpër oborret e Europës. Si shtysë i shërbeu ftesa e bërë nga shqiptarët e Australisë (në Athinë).
*Udhëtimin e nisi me vende ku çështja shqiptare njihej mirë,me Romën, Kalabrinë e Siçilinë.
*Si diplomat i hollë, gjatë qëndrimit në Itali, shfrytëzoi mosmarrëveshjet Austri- Itali për influencën në Shqipëri, e cila kishte dalje strategjike në Adriatik. Kujtojmë pretendimet e tyre për Triesten, e cila pak vite më vonë u bë shkak i luftës së Parë Botërore.
* I. Qemali zvogëloi a frenoi në një farë mënyre përpjekjet për epërsi ndaj Shqipërisë si:të Austrisë, Greqisë, Italisë e Serbisë. Me shkathtësinë e tij, ai shfrytëzoi situatat politike mes shteteve evropiane dhe secilit në veçanti.
*Vlerësonte shtypin,ndaj shkoi në Gjenevë, Bruksel. U takua me Faik Konicën për të reklamuar çështjen kombëtare në gazetën shqiptare “Albania” e drejtuar nga ai.
* Dalja e gazetës së tij,“Shpëtimi i Shqipërisë”në gjuhë shqipe, greke dhe turke, u përdor për të ringjallur ndjenjën kombëtare te shqiptarët në botë.
* Shfrytëzoi vdekjen e mbretëreshës Viktoria të Anglisë dhe shkoi në Londër për ngushëllim, ku u takua me personalitete të politikës botërore.
*Prej Londrës shkoi në Egjipt, ku kishte shumë shqiptarë. Aty nuhati intrigën e Mehmet Ali Pashës, i cili kishte hapur opinionin sikur P.e Lartë i kishte ofruar fronin e Shqipërisë dhe I. Qemali gjoja s’e kishte pranuar për hir të miqësisë me sulltanin. E kishte fjalën se stërgjyshi i I.Qemalit, Sinan Pashai, dhëndërr i sulltanit, i dërguar në Kaninë për nënshtrimin dhe islamizimin e Kaninës, Kurveleshit dhe Himarës, në shek XVI, kohë që përkon me zanafillën e familjes Qemali.
* Menjëherë Ismail Beu e përgënjeshtroi këtë lajm, por sulltani, për hesape të vjetra, e dënoi me vdekje në mungesë.
*P.Osmane e shkërrmoqur, po kalonte çaste të vështira për shkak të kryengritjeve, sidomos në Ballkan, të cilat ai diti t’i shfrytëzojë me mençuri.
*Sinjalin e parë e dha Maqedonia, e cila kërkonte shkëputje nga Turqia.
*Ndërkohë në Paris u mblodhën në një kuvend turqit e rinj. Mes 40 delegatëve ishte dhe I.Qemali.Aty u vendos që të hartohej një proklamatë, drejtuar Fuqive të Mëdha për të garantuar reformat, që duhet të ishin zbatuar pas Traktatit të Shën Stefanit dhe Kongresit të Berlinit 1878, që e copëzonin Shqipërinë.
* I. Qemali shfytëzoi ndarjen e turqve të rinj më 1908 në 2 grupe, ku pakica e kuvendit drejtoi lëvizjen revolucionare, me synim: vendosjen e regjimit kushtetues dhe programit qeverisës me Komitetin “Bashkim e Përparim”.
*Për I.Qemalin shpallja e kushtetutës do të ishte faza e parë për Autonomi. *Përvoja diplomatike dhe vizitat nëpër oborret e Europës, bën që ai u mbështet në 2 Fuqi të Mëdha:Austro-Hungari dhe Itali; të cilat për qëllimet e tyre, ishin kundër pushtimit të Shqipërisë nga Greqia dhe Serbia (armiq shekullor dhe njëra gjendej te pragu, kurse tjetra te gardhi i shtëpisë).
*Puna me shtypin dhe bisedimet me qarqet e lëvizjes përparimtare në Athinë, Romë,Vjenë, Paris, Londër, Kajro, Bukuresht dhe me shqiptarët jashtë vendit, bënë të ndryshonte opinioni i Europës për shqiptarët, të cilët i konsideronin pa ideale kombëtare.
*Turqit e Rinj për zhdukjen e kombësive të pushtuara nisën me shqiptarët. Me forcë dhe dredhi, kujtuan se do t’i detyronin ata të hiqnin dorë nga autonomia. Katër ekspeditat e tyre ndikuan mjaft fuqishëm në rritjen e ndjenjës kombëtare
*Hartimi i Memorandumit të Gërçës nga I. Qemali dhe Hasan Prishtina, me 12 kërkesa, sipas të cilave të 4 vilajetet shqiptare të kishin autonomi administrative, për çastin, nën vartësinë e Xhonturqëve, pati rëndësi: nisën kryengritjet në veri të vendit dhe kryengritjet e përgjithëshme 1909-1911.
*I. Qemalit si largpamës dhe vazhdues i programit të Rilindasëve, realizimi i të cilit kërkonte mbështetjen e ndërkombëtarëve për këto çështje:
1-Kushtetutë dhe Autonomi administrative për popujt e ndryshëm të Perandorisë.
2- Shqipëria të ketë 2-3 apo 4 vilajete me krahina shqiptare.
3-Hapja e shkollave shqipe dhe shpërndadja e librave në gjuhë amtare në çdo trevë ku flitet shqip..
4- Gjuhë zyrtare të ishte shqipja.
5-Të krijohej policia, postë telegrafa, marrëdhënie diplomatike me Perëndimin dhe fqinjësia e mirë.
*Kërkesa për autonomi dhe jo Pavarësi, përputhej me kushtet ekonomike, si ide përparimtare për kohën ,se pushteti identifikohej me fuqinë politike dhe ushtarake.
*Ai, si diplomat i hollë, kërkoi organizimin e shtetit me frymë europiane, se Shqipëria në shekuj ka qënë lidhur ngushtë me Perëndimin.
*Me mençuri kërkoi të bindej populli për mbështetjen e ndërkombëtarëve, sepse shqiptarët e quanin “mbrojtëse të Shqipërisë” P.Osmane .
*Shfrytëzoi dobësinë e Turqisë. Në Nicë të Francës më 19 shkurt 1912 ai doli me idenë e Pavarësisë. Ambasadori italian Tommasso Tittoni njofton se në Nicë po mbahet një kongres sekret, me praninë e I. Qemalit. Ai shprehet:”Një fis që kërcënohet nga serbët, grekët, është fis i vjetër ilir i shqiptarëve, që ruan e do të ruajë traditën dhe identitetin e lashtë kombëtar”.
*Ministri i jashtëm austro- hungarez, Berchtold, e mbështeti lëvizjen shqiptare për Pavarësi.
*Për formën e regjimit, Pavarësi apo Autonomi, I. Qemali më 5 Nëntor 1912 u takua me shqiptarët e Bukureshtit të cilët dolën me një Rezolutë. Por kjo varej nga Fuqitë e Mëdha.
*I.Qemali para se të niste maratonën nëpër oborret e Evropës, përdori pa anshmërinë ndaj veriut dhe jugut. Përsëri përdori diplomaci për bashkimin kombëtar: “Dua nja dy djem të mirë,
që merren me tregti,
të jenë trima dhe të zgjuar,
që të mos ua hedh njeri.
Dhe po qe se vdes andej ,
të më bjenë në Shqipëri…”dhe ai jo më kot, kërkoi një nga jugu, Sulo Jemin Isuf Beu nga Çeprati i Vlorës( person i mohuar) dhe Isa Boletinin nga Mitrovica e Kosovës.
*Në Vjenë, u takua me Berchtold dhe ambasadorin Avarna. I duhej mbështetja e tyre për Pavarësinë e Kombit.
*Përdori median. Më 20 /11/1912 nga Trieste në anijen Borun, me drejtim në Shqipëri, jep intervistën e tij : “Il Piccolo”:“Një gjë fare të vogël, që ne e dëshirojmë me gjithë zemër, Shpalljen e Pavarësisë së Atdheut. Duam t’i paraqesim Europës faktin e kryer. Do të ndërtojmë një qeveri provizore, kryetar i së cilës me siguri do të jem unë…Na takon kjo e drejtë, se kemi shekuj që luftojmë dhe ishim të parët që u ngritëm kundër P.Osmane. Është e drejtë që aspiratat tona të realizohen.”
*Ai thekson se Pavarësia kombëtare është e drejta legjitime e çdo populli.
*Ndërkohë që udhëton drejt qytetit të lindjes, që siç e përshkruan konsulli i Vlorës, de Facendis:“Vlora është në gjëndje kaosi dhe mjerimi, që as vetë ata s’dinë se ç’duan. Në Vlorë ka 2 tendenca: I- Syrja Bej Vlora që kërkon ndihmën e Austrisë për pushtimin e Shqipërisë dhe II- I.Qemali kërkon Pavarësinë e Atdheut.
* I. Qemalin e shoqëronin fisnikët: Luigj Gurakuqi, Pandeli Cali, Kristo Meksi, Dhimitër Berati, Qazim Kurti, Abdi dhe Refik Toptani etje.
*E priti gjithë paria e Vlorës, Kaninës,(tek të cilët gjeti mbështetjen morale, luftarake dhe ekonomike. E priti gjithë Labëria, përfaqësues nga e gjithë Shqipëria, Kosova dhe Çamëria.
*Skënderbeu me trima ngriti Flamurin në kështjellën e Krujës, kurse Ismail Qemali, ky burrë patriot e i mençur me flamurin e qëndisur dorë më dorë nga zonjat e Vlorës, dorëzuar nga Marigo Pozio, shpalli Pavarësinë Kombëtare.
*Gazeta rumune më 1 dhjetor 1912 botoi përshëndetjen e Ministrit të Brendshëm rumun Take Jonesku:” Shqipëria, shteti më i vjetër i Ballkanit, vendasit aty kanë banuar para botës helene, para pushtimit romak , pushtimit sllav, pas 500 vjetësh zgjohet, ku muslimanë e të krishterë të vëllazëruar, ruajnë ndërgjegjen kombëtare. Rumania mbështet nxehtësisht Shqipërinë, e cila e fundit fitoi lirinë në Ballkan:”
*Ministri i jashtëm i Serbisë, Pasiç, boton se nuk e njeh Pavarësinë e Shqipërisë, madje kërkonte aneksimin e një pjese të madhe të saj.
*Gazeta ”Times” Briatnia e Madhe njeh Pavarësinë kombëtare të Shqipërisë.
*Gazeta itaiane “Il Giorno” më 2 dhjetor shkruan:: “Shqiponja e zezë në fushë të kuqe valëvitet. Austria dhe Italia e mbështetën Pavarësinë me parimin “Shqipëria e shqipëtarëve” dhe “Ballkani i ballkanasve”.
* Për copëtimin e Shqipërisë u bashkua Mali i Zi dhe Greqia, të cilët edhe pse luftuan për liri kundër Turqisë, ishin gati të zhduknin një shtet ballkanik duke e ndarë, duke shpifur ndaj shqiptarëve, si popullsi amorfe, gjysmë e egër, politikisht inerte dhe pa asnjë të kaluar të denjë.
*Kurse konsulli italian në Vlorë, de Facendis, i ngazëllyer njofton Ministrinë e Jashtme Italiane, më 6/12/1912 : “Isha pesimist për të ardhmen e tyre, por tani them se shqiptarët duhen ndihmuar, pa dëmtuar drejtësinë, i bëhet nder njerëzimit.”
*Stambolli e kaloi pa komente shpalljen e Pavarësisë, por deklaroi se donin Autonominë dhe jo Pavarësinë e saj.
*Me gjithë ndonjë hije dyshimi për I. Qemalin, ai ngelet një figurë e madhe diplomatike që diti të shfrytëzojë grindjet mes shteteve, dobësimin e P. Osmane, që me vullnet të mirë, si atdhedashës, mundësoi krijimin e shtetit të parë të lirë. Shqipëria, nën një pushtim 500 vjet, kishte një ekonomi të shkatërruar, që s’lejonte zbatimin e reformave të rëndësishme për rimëkëmbjen e saj. Kjo bëri që qeveria e Vlorës të ketë jetë të shkurtër. Gjithsesi nderim dhe mirënjohje për gjithë ata atdhetarë që nën urtësinë dhe diplomacinë e Ismail Qemalit, të udhëhequr nga shqiptarizmi, shpallën Pavarësinë Kombëtare më 28 Nëntor 1912.
Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)
Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...