Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/01/23

“Përjetësia” e Anagnostit në kinemanë e Arkivit të Filmit



Vazhdojnë aktivitetet me rastin e 75-vjetorit të lindjes së regjisorit Dhimitër Anagnosti. Dokumentari “Përjetësia” i realizuar në vitin 1974 i kushtohet dëshmorëve të luftës, e po ashtu planifikohej t’i dhurohej për ditëlindje Enver Hoxhës. Megjithatë, dokumentari u fut në arkiva dhe nuk është shfaq më kurrë.

Ditë më parë u shfaq dokumentari “Motive nga dita e diel” e po të njëjtin regjisor, ndërsa nesër është planifikuar të prezantohet filmi “Lulëkuqet mbi mur”.

I pranishëm, përpos regjisorit Dhimitër Anagnosti, do të jetë edhe aktori Strazimir Zajmi, të cilët do të realizojnë biseda me të pranishmit dhe studentët e regjisë.

No comments:

Post a Comment

Bashkimi Evropian ka hequr disa prej masave ndaj Kosovës

Bashkimi Evropian ka hequr disa prej masave ndaj Kosovës, sipas një letre të drejtorit të përgjithshëm për zgjerim të BE-së, Gert Jan Koopma...