Skenat e rebelimit që përsëritën në shumë vende të Maghrebit janë mjaft shqetësuese. Sidomos kur, me sa duket, qeveritë e këtyre vendeve nuk arrijnë të sigurojnë perspektiva të qarta profesionale për këto grupe studentësh.
Është fakt se këto shoqëri kanë një popullsi me moshë shumë të re - edhe pse numri i lindjeve është në rënie e sipër në dyzet vjetët e fundit. Piramida e moshës të vendeve të Afrikës Veriore i përngjan një çadre, pak ca e ngushtuar në bazë. Kjo e fundit është në kontrast me piramidën e shoqërive perëndimore, e cila duket sikur një bredh apo një tempull budistësh.
Kështu që sfidat e Maghrebit, i cili ka një strukturë të popullsisë shumë të ngjashme me atë të shqiptarëve, janë të një shkalle gjigante.
Arritja e flukseve masive të të rinjve që kërkojnë punë është një granatë me siguresë të tërhequr. Aq më tepër kur dihet se plakja e këtyre popullsive do të jetë shumë më e shpejtë se ajo e Evropës.
Mbetet nevoja urgjente për zhvillimin ekonomik, lufta kundër korrupsionit dhe zgjerimi i të drejtave politike.