2011-01-21

3 DEMONSTRUES TË VDEKUR NË TIRANË







Organizata e të drejtave të njeriut, Amnesty International, u ka bërë thirrje autoriteve shqiptare të hetojnë vdekjet e raportuara të tre njerëzve gjatë protestave anti qeveritare në Tiranë.
“Policia ka të drejtë të ruajë rendin dhe të mbrojë publikun, por ajo nuk duhet të përdorë forcë të tepruar kundër atyre që ushtrojnë të drejtën e tyre të ligjshme për të protestuar”, tha Andrea Huber, zv/drejtore e sektorit të Evropës dhe Azisë Qendore të organizatës Amnesty International.

Kryeprokurorja Ina Rama ka drejtuar sot analizën e task forcës kundër krimit ekonomik, ku ka paraqitur disa të dhëna statistikore mbi veprimtarinë e Prokurorisë së Përgjithshme. “Janë përfunduar hetimet për 78 për qind të çështjeve në procedim. Ndërsa gjykata ka gjetur fajtorë 82% të personave që kanë qenë në gjykim”, ka deklaruar Rama.
Numri 1 i organit të akuzës ka theksuar se e rëndësishme në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit financiar është zbatimi i rekomandimeve të ekspertëve të huaj. “Për këtë arsye njësive hetimore u janë dhënë mjetet e duhura, si dhe janë aplikuar programe trajnuese për prokurorët dhe magjistratët”, ka pohuar Rama.
Më tej kryeprokurorja u ka tërhequr vëmendjen vartësve të saj për mungesën e profesionalizmit në disa raste, si dhe të vullnetit për të luftuar krimin e organizuar, që sipas saj është një rrezik konkret për shtetin shqiptar.
“Niveli i profesionalizmit të oficerëve të policisë gjyqësore nuk është ai që kërkohet. Duhet një goditje e fortë ndaj fenomenit kriminal që po dëmton në një dimension të madh shoqërinë shqiptare”, ka shtuar Rama. I pranishëm në këtë analizë ka qenë edhe ministri i Financave, Ridvan Bode, i cili ka theksuar se lufta kundër krimit financiar ka qenë inkurajuese.
“Lufta kundër krimit ekonomik ka qenë eficente. Kemi një rritje të kallëzimeve dhe të dokumentimit të veprave penale, si dhe 61 procedime për pastrim parash”, ka deklaruar Bode.



 Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha deklaroi te premten ne mbrëmje, se "Policia e Shtetit do vazhdojë të qëndrojë në mbrojtje të rendit, qetësisë publike, institucioneve dhe shtetit ligjor".

Deklarata e ministrit Basha u bë pas vizitës në Spitalin Ushtarak ku po trajtohen efektivat e Policisë së Shtetit të plagosur gjatë zhvillimit të protestës, të organizuar nga opozita, e shoqëruar me akte dhune nga protestuesit.
"Ishte një organizim i turpshëm i marrjes së institucioneve me dhunë", u shpreh Basha duke vlerësuar profesionalizmin, që treguan efektivat e Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës, përballe kontingjenteve të mirëpërgatitura të krimit, të cilat u drejtuan dhe organizuan nga drejtuesit dhe organizuesit e protestës".
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Arben Imami tha se "demonstrata e organizuar sot nga opozita dështoi tërësisht pasi degjeneroi në përfshirje dhune por ajo qe u bë sot është edhe një krim politik, një atentat që do ta vuajmë në vitet në vazhdim". Duke theksuar se PS nuk ka kauzë, ministri nënvizoi se "demonstrata e sotme ishte një film që e kishte skenarin të lexuar". "Fakti që tre vrasje janë bërë jashtë syrit të medias, do të thotë që janë bërë aty ku nuk ka patur polici dhe ato janë improvizuar", cilësoi Imami. Gjithashtu ministri përgëzoi edhe punonjësit e policisë së shtetit për profesionalizmin dhe humanizmin që dëshmuan përballë protestuesve duke mbrojtur rendin kushtetues dhe institucionet.



Ministri i Punëve Publike dhe Transportit Sokol Olldashi deklaroi të premten se demonstrata e organizuar nga Partia Socialiste ishte një grusht i pastër shteti ndërsa akuzoi publikisht Edi Ramën, kreun e PS-së si përgjegjësin, autorin dhe shkaktarin e tre viktimave të protestës së sotme.
Ai tha se personat pjesëmarrës në demonstratë nuk ishin socialistë por rrugace të paguar nga Edi Rama për të sulmuar institucionet e shtetit për të hyrë brenda. Sipas tij, policia është qëlluar me mjete të forta dhe sulmi ndaj policisë dhe institucioneve janë elementë të një grushti të pastër shteti i mbetur në tentativë, ndërsa falënderoi uniformat blu për sjelle profesionale.
"Falënderoj policinë e shtetit për mënyrën dinjitoze që përballoi një evoluim gjakrash", deklaroi Olldashi.


Shefi i Urgjencës së Spitalit Ushtarak, njoftoi se fillimisht kanë mbërritur në spital dy persona pa jetë, të identifikuar si Viver Veizi, 43 vjeç nga Gjirokastra dhe viktima e dytë, Hekuran Deda nga Dibra.
Personi i tretë që humbi jetën në spital është ende i paidentifikuar. Sipas burimeve spitalore, ai është qëlluar me snajper.

Ndërkohë që numri i të plagosurëve është disa dhjetra persona.
Në gjendje më të rëndë ndodhen 22 persona me trauma të ndryshme në trup.
Ndërkohë që burimet zyrtare të Ministrisë së Brendshme konfirmuan se, nga përdorimi i gurëve dhe sendeve të forta, janë plagosur 10 efektiva të policisë, ndërsa më shumë se 100 të tjerë janë të plagosur.
Pesë prokurorë të Tiranës, kanë nisur hetimet e tyre dhe fillimisht kanë marrë në pyetje të gjithë të shoqëruarit në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
Prokurorët nuk kanë bërë të ditur ende asgjë zyrtarisht, ndërkohë që ekzaminimi i parë mjekësor, ka bërë të ditur se dy prej të vdekurve janë qëlluar me armë të kalibrit të vogël, pistoletë, ndërsa një prej tyre ka marrë plagë me armë zjarri në kokë.
Gjithçka do të zbardhet pasi të kryehet edhe autopsia e viktimave.
Berisha: Banditë e kriminelë tentuan që të marrin pushtetin me dhunë
Konferencë shtypi e kryeministrit Sali Berisha pas përfundimit të demonstratave të dhunshme të organizuara nga partia Socialiste.

Rreth orës 19.30 minuta në selinë e kryeministrisë Sali Berisha mbajti një konferencë për shtyp në të cilën shprehu qëndrimin e tij e të Qeverisë shqiptare për protestat e dhunshme të socialistëve. “Sot ju dhe mbarë miqtë e Shqipërisë kudo në botë panë fytyrën e vërtetë, shëmtinë morale të Evdin Kristaq Ramës, djalit të ish-ministrit të regjimit të shtetit të diktaturës, të masakrës së Shkodrës, ish-ministrit të Enver Hoxhës, Skënder Gjinushit, projektuesit të një akti kriminal. Këta banditë tentuan që të marrin pushtetin me dhunë, duke angazhuar bashibuzukë, banditë, kriminelë, trafikantë të paguar në bazë të skenarit të përgatitur ditë më parë nga   Edvin Kristaq Rama.
Grupe banditësh, trafikantë e terroristë, jo më shumë se 200-300 vetë për orë të tëra tentuan të pushtojnë kryeministrinë e vendit, për t’i vënë asaj zjarrin dhe të kështu të vendosin pushtetin e dhunës. Skenari i tyre ishte që me çdo kusht të merrnin kryeministrinë, që me çdo kusht të marrin parlamentin dhe ministritë. Në këtë përleshje kanë humbur jetën 3 qytetarë, janë plagosur dhjetëra policë, përgjegjësia e plotë totale për të gjitha këto binë mbi liderin socialist.
Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave. Theksoj se nga të dhënat paraprake flasin se secili prej tyre është qëlluar nga afër me armë, me pistoletë të cilat nuk gjenden në përdorim as nga Garda e Republikës e as nga policia e shtetit. Kërkoj zbardhjen sa më të shpejt për humbjen e këtyre jetërave.

Jam këtu për të shprehur vlerësimin tim më të madh dhe mirënjohje të thellë policinë e shteti, për shkallën më të lartë të profesionalizimit, trimërisë, përgjegjësisë, guximit e gjakftohtësisë që ajo tregoi përballë provokimeve të bandave socialiste.
Me profesionalizmin, kurajën, pjesëtarë të forcave të rendit dëshmuan para shqiptarëve dhe mbarë botës se ne këtë vend ka rend e ligj. Dua të theksoj se nëse treshja Rama, Gjinushi, Ruqi tentuan që në këtë mënyrë të realizojnë një qëllim të tyre makabër. Unë jap fjalën se në këtë mënyrë do të realizoj vetëm daljen përfundimtare nga skena politike e këtij vendi.

Cilido që shkel ligjin do të përballet me pasojat e tij direkte. E ftoj z. Rama të mos provokojë popullin shqiptar, të mos provokoj shoqërinë shqiptare. Falënderoj faktorin ndërkombëtare, veçanërisht SHBA që ka shprehur qëndrimet e veta në favor të rendit demokratik, përfaqësuesit e BE-së, të OSBE-së dhe ju garantoj se skenarë të tillë nuk do të pranoj, ju garantoj se skenarë të tillë do të ndëshkohen.
Garda e Republikës: Shumë efektiv na janë plagosur
Mjaft forca të Gardës së Republikës, kanë mbetur të plagosur gjatë përleshjes së sotme me demonstruesit e organizuar nga opozita.
“Janë plagosur një numër i konsiderueshëm i efektivave të Gardës, ku një pjesë ndodhet në Spitalin Ushtarak dhe pjesa tjetër e plagosur vazhdon të qëndrojë në detyrë, gjatë demonstratës së ditës së sotme, dt 21.01.2011 pranë Kryeministrisë”, thuhet konkretisht në deklaratën e Gardës së Republikës.

Duke shtuar se mjetet që kanë përdorur protestuesit janë; gurë, tulla, shishe me lëngë djegëse, shkopinj, etj.
Rama tek demonstruesit e plagosur në spital, reagon Berisha
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ndodhet në këto momente në spitalin ushtarak
duke vizituar personat e plagosur gjatë incidenteve që shoqëruan demosntratën e mbajtur sot në Tiranë.
Pak minuta më parë, Rama akuzoi kryeministrin Sali Berisha se “sot i ka lyer duart me gjak shqiptar”.
Ndërkohë, në ora 19:30 pritet një konferencë për media e kryeministrit Sali Berisha i cili do të reagojë në lidhje me gjendjen e krijuar pas demonstratës e cila u shoqërua me akte dhune nga të dyja palët sot në Tiranë.
Aktualisht ne spitalin ushtarak ne Tirane ndodhen 22 persona civile te plagosur si dhe 17 efektiva policie qe kane marre plage te ndryshme.
Tre të vdekurit në demonstratë, spitali: U qëlluan me armë nga afër
Burime spitalore kanë thënë se tre personat e vdekur si pasojë e incidenteve që shoqëruan demonstratën e sotme në Tiranë, janë qëlluar me armë të kalibrit të vogël në distancë të afërt.
Sipas burimeve zyrtare, dy të vdekurit e identifikuar tashmë, janë shtetasit Zyber Veizi, 45 vjeç, nga Gjirokastra dhe Hekuran Deda nga Dibra.
I vdekuri i tretë ende nuk është identifikuar.
Mjeku Sami Koçeku, nga spitali ushtarak i cili trajtoi tre personat që gjetën vdekjen, ka thënë se ata ishin qëlluar me pistoletë në distancë të afërt.
SHBA, BE, OSBE:Demonstrata nuk ishte paqësore, ndal përdorimit të dhunës
Ambasada amerikane në Tiranë, Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Prania e OSBE-së në Shqipëri deklaruan pak çaste më parë: Shprehim keqardhje të thellë që demonstrata e sotme në Tiranë nuk ishte paqësore dhe çoi në disa viktima.
Dhuna dhe përdorimi i tepërt i forcës nuk mund të justifikohen dhe duhen shmangur
Bëjmë thirrje urgjente për qetësi dhe përmbajtje nga të gjitha palët dhe qëndrimin e tyre larg provokimeve.
Shqipëria është një vend demokratik, aspiron për anëtarësim dhe i ka institucionet e nevojshme demokratike.
Për rrjedhojë, ripërsërisim thirrjen tonë për dialog konstruktiv dhe kompromis për të zgjidhur mosmarrëveshjet politike ekzistuese.
Demonstrata, i vdekuri i dytë nga Dibra
Identifikohet personi i dytë që gjeti vdekjen gjatë incidenteve të ndodhura gjatë demonstratës sot në Tiranë.
Sipas burimeve zyrtare, viktima e dytë e këtyre ngjarjeve tragjike është shtetasi Hekuran Deda, nga Dibra.
Shkon në tre numri i të vdekurve ,22 civilë e 17 policë të plagosur
Bilanci i demonstratës së mbajtur sot në Tiranë dhe incidenteve që shoqëruan atë sa vjen e bëhet më i rëndë.
Nga të gjitha spitalet e Tiranës, si dhe nga policia e shtetit, konfirmohet se deri tani, veç dy personave të vdekur, janë paraqitur për ndihmë edhe 22 civilë.
Ndërkohë, përplasje fizike mes demonstruesve dhe policisë kanë pasur pasoja edhe për uniformat e rendit.
Kështu, 17 efektiva policie njoftohet se kanë mbetur të plagosur si pasojë e demonstratave.
PAK CASTE ME PARE, NGA SPITALI USHTARAK ESHTE KONFIRMUAR EDHE VDEKJA E PERSONIT TE TRETE SI PASOJE E PERLESHJEVE ME POLICINE.
Identifikohet njëri nga dy të vdekurit në demonstratë
Identifikohet njëri nga dy personat që kanë gjetur vdekjen gjatë demonstratës së sotme para kryeministrisë në Tiranë.
Policia njoftoi se bëhet fjalë për shtetasin Ziver Veizaj nga Gjirokastra, rreth 60 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Ushtarak.
Ai ka mbërritur në urgjencë i plagosur rëndë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.
Burime nga spitali kanë thënë se shtetasi që humbi jetën, është qëlluar në distancë të afërt me pistoletë.
- - - -
Një prej drejtuesve të Spitalit Ushtarak Sami Koçeku deklaroi sot se janë dy civilë të vdekur dhe me plumba në distancë të shkurtër. “Duhet të jenë armë të fuqisë së vogël dhe do të thotë se janë qëlluar nga afër”, u shpreh Koçeku. Sipas tij po vijnë vazhdimisht të plagosur ndërsa nga plumbat në trupin e dy viktimave duken se janë përdorur pistoleta të kalibrit të vogël.
Rama: Policia provokoi demonstruesit, ruani qetësinë, duhet një zgjidhje e situatës
Turma e qytetarëve u provokua. Kështu u shpreh sot kryetari i opozitës Edi Rama sipas të cilit është momenti për të gjetur rrugën e arsyes, për të gjetur qetësinë dhe sa më shumë arsyetim në funksion të zgjidhjes së domosdoshme për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza e thellë.
Presidenti bën thirrje për qetësi dhe maturi
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi reagoi para pak çastesh duke thënë se ai po ndjek me shqetësim të jashtëzakonshëm situatën e krijuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Presidenti i Republikës bën thirrje për qetësi dhe maturi! U bën thirrje të gjithë faktorëve politikë që të qetësojnë demonstruesit dhe të garantojnë sa më shpejt të jetë e mundur rikthimin e rendit publik dhe mbështetjen e forcave të policisë, që të garantojnë ruajtjen e rendit, të institucioneve shtetërore dhe në mënyrë të veçantë, qetësinë dhe sigurinë e jetës së qytetarëve, – thuhet në mesazhin urgjent të kryetarit të shtetit.
Presidenti Topi u bën thirrje faktorëve politikë t’i rikthehen urgjentisht dialogut dhe të marrin përgjegjësitë politike për ruajtjen e stabilitetit të vendit. Shqipëria ka nevojë të shërojë plagët, jo të hapë plagë të reja!
Demonstrata, mediat e huaja: Situatë kaotike në Tiranë
Mediat ndërkombëtare kanë filluar të komentojnë demonstratën e mbajtur sot në Tiranë.
Gazeta “La Repubblica” ka shkruar në faqen e saj: “Ka përplasje në sheshin e Tiranës, mes protestuesve dhe policisë”.
“Tensione në Tiranë ku ka nisur protesta e organizuar nga PS për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Sali Berisha, liderit të PD i cili akuzohet për korrupsion dhe që PS e cila kërkon zgjedhje të parakohshme. Një grup manifestuesish janë përplasur me policinë përpara selisë së kryeministrisë. Kundër policëve janë hedhur gurë dhe objekte të tjera. Policia ka përdorur gaz lotësjellës për të shpërndarë turmën përpara selisë së kryeministrisë. Situata paraqitet e tensionuar”, shkruan gazeta italiane.

4 policë të plagosur, 11 persona të lënduar
Rëndohet bilanci i incidenteve të ndodhur gjatë demonstratës së sotme në bulevardin kryesor të Tiranës.
Burime zyrtare të policisë së shtetit thonë se katër oficerë policie të angazhuar me ruajtjen e sigurisë gjatë manifestimit, janë plagosur.
Ata janë qëlluar me gurë dhe sende të forta dhe më pas janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë ka pasur të lënduar edhe në radhët e demonstruesve. 11 persona gjithsej, përfshi edhe efektivat e policisë, numërohen të lënduar pa dëme serioze nga incidentet gjatë demonstratës.
Pak çaste më parë protestuesit që kanë djegur gjashtë automjete në zonën mes kryeministrisë dhe Piramidës, i kanë vënë flakën edhe disa palmave para kryeministrisë.
Shpërthehet dera e Kryeministrisë
Demonstruesit e opozitës kanë shpërthyer këto çaste njërën nga portat kryesore të Kryeministrisë, pikërisht atë ku ndodhej kabina e rojës dhe ku kalon administrata e kabinetit qeveritar.
Forcat policore nuk po ndërhyjnë energjikisht dhe kjo po bën që të precipitojë kaosi dhe njerëzit të vazhdojnë dhunshëm të përpiqen të hyjnë brenda Kryeministrisë. Momentalisht kane hyrë disa persona në brendësi të oborrit te Kryeministrisë.
Oborri perpara Kryeministrise po mbushet me demonstrues qe qellojne me ç’te munden, kurse forcat e rendit nuk po i pengojne qe te mos qendrojne brenda institucionit qe gezon mbrojtje te posacme nga shteti.
Shpërthime, të plagosur dhe tymi nxijnë demonstratën e opozitës
Përplasje fizike, gurë, lëndë plasëse, polici dhe të plagosur, vazhdojnë të shoqërojnë demonstratën famëkeqe të opozitës.
E ndërsa shpërthimet e lëndëve plasëse të hedhura nga protestuesit nuk mungojnë, turma e dehur nuk ndalet, por mësyn drejt Kryeministrisë.
Ndërkaq disa makina kanë përfunduar nën flakë dhe nën sulmet e protestuesve, duke u kthyer kështu në një vend që flakëron nga flakët dhe nxin nga tymi.
E nuk dihet se cili do të jetë drejtimi që do të marrë kjo protestë, ndërsa, vetë organizatorët e protestës, ata që hedhin gurin dhe ngritën popullin, qëndrojnë në heshtje duke vëzhguar “fatkeqësinë” që mbollën me kujdes.
- - - - -
Ka degjeneruar në dhunë demonstrata e Partisë Socialiste. Demonstruesit e thirrur nga PS-ja është përballuar me policinë në mënyrë mjaft të egër. Situata në kryeqytet është kaotike dhe drejt daljes nga kontrolli. Një grup i vogël i demonstruesve vazhdon të qëllojë me gurë forcat e policisë.
Ndërkohë që asnjë prej liderëve të Partisë Socialiste nuk është parë të jetë duke ndaluar turmën apo duke kërkuar qetësi. Pyetja që lind natyrshëm në këto momente kur rrugët e Tiranës e kanë humbur qetësinë dhe mes radhëve të protestuesve dhe të forcave të policisë mund të ketë viktima, është: Ku janë liderët e opozitës?
Pamjet e sotme janë ta papranueshme për Tiranën e vitit 2011.
Digjet një makinë e policisë, shkatërrohen makinat afër bulevardit
Demonstruesit kanë sulmuar një makinë policie në afërsi të piramidës duke i vënë flakën. Situata ke degjeneruar në goditje me gurë dhe me sende të forta ndaj policisë. Po ashtu janë shkatërruar dhe dy makina civile. Forcat speciale kanë ndërhyrë për të ndalur demonstruesit që janë sulur drejt policisë dhe duke e provokuar.
Deri tani raportohet se një qytetar dhe një polic janë plagosur lehtë sot nga përplasja e dhunshme këto momente para kryeministrisë. Ndaj forcave të policisë janë hedhur gurë dhe sende të forta, gjë që ka sjellë dhe plagosjen e një polici.
Ndërsa qytetari mendohet se është goditur nga shkopinjtë e policisë gjatë reagimit.
Këto momente po gjuhet me gurë dhe me shashka dajret policisë.
Plagoset efektivi i policisë
Një efektiv policie është plagosur pak çaste më parë para kryeministrisë në Tiranë.
Oficeri i policisë ndodhej në kordonin e vendosur para kryeministrisë, kur pas nje incidenti me protestuesit, këta të fundit kanë qëlluar me mjete të forta.
Forcat e rendit ndërhynë për shpërndarjen e protestuesve ndërsa polici i plagosur po dërgohet në spital për ndihmë mjekësore.
Sipas te dhenave nga vendi i ngjarjes, njoftohet se protestuesit kane qelluar me gure ndaj policise, e cila nderhyre duke bere shperndarjen e tyre.
Aktualisht forcat e policise jane vendosur ne pozicione mbrojtese prane kryeministrise

Shpërthen dhuna në demonstratën e opozitës
Ka degjeneruar në dhunë demonstrata popullore në kryeqytet. Demonstrues janë përleshuar me policinë e cila ndodhet para kryeministrisë.
Një pjesë e turmës është duke tentuar që të kalojë kordonin e policisë dhe te hyrë në oborrin e kryeministrisë. Ata kanë hedhur sende të forta ndaj policëve dhe janë përpjekur të godasin forcat e rendit.
Policia ka ndërhyrë me skafandra. Situata po del jashtë kontrollit. Ndërsa dallohet dukshem se sulmi rezulton si provokim ndaj forcave policore.

*******


Policia e Tiranës ka marrë masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë zhvillimit të protestës që Partia Socialiste do të zhvillojë sot pas orës 14:00 të drekës.
Në bashkëpunim me Njësinë Rajonale të Policisë Rrugore, janë marrë masat për sigurimin e rendit dhe qetësisë publike dhe vijimin normal të qarkullimit para, gjatë dhe pas zhvillimit të tubimit të 21 Janarit.
Një numër i konsideruar punonjësish të policisë do të qëndrojnë në ruajtje të institucioneve të rëndësishme shtetërore dhe në afërsi të ambasadave. Policia Rrugore do të jetë në kryqëzime dhe rrugët hyrëse dhe dalëse të Tiranës.
Policia e Shtetit do të angazhojë rreth 3000 efektivë të Policisë, ndërkohë që do të mbahen nën vëzhgim të gjithë personat me precedentë penal....
*****

 Numri i të vdekurve nga përleshjet e policisë me protestuesit e dhunshëm, në protestën e sotme në Tiranë, është rritur në tre. Ndërkohë, dhjetëra policë dhe protestuese kanë mbetur të lënduar. Në orët e mbrëmjes, forcat e rendit kanë filluar ta marrin situatën në dorë. Presidenti i Republikës si dhe Ambasada Amerikane kanë bërë thirrje për qetësi. (Foto: AP)

... jo se kështu thotë Edi Rama, apo opozita. Jo, nuk do të shkoj për këtë qëllim. Do të dal në demostratë se kam mbi një dyzinë vitesh si gazetare e terrenit, dhe neveritem kur shoh atë parlament që më kall datën, që më bën të marr nipër e mbesa në telefon e tu them mos e hapni televizorin... që më bën edhe për shkak të punës të detyruar të dëgjoj shprehjet vulgare të parlamentarëve tanë, ...legena, ...bllokqena, ...zhvishuni lakuriq, ...të q... robt, ...ta bëj fëtyrën si shollë këpucësh, ....të zhduk nga faqja e dheut..., b...q, ...hajdut, ....kusar, ....bos droge,...tregtar prostitutash, ....me breke e pa breke, ....të kap prej zhelesh, ....të bëj nënën e të bëj babën, ....ta ngre të vdekurin nga varri e të kall në varr të gjallë... të pyes e s’të pyes,....s’të llogaris e të jap urdhëra....



Demonstrata e organizuar nga opozita, para Kryeministrisë shqiptare, ka eskaluar në dhunë. Disa makinave të policisë, por edhe të tjera private, iu është vënë flaka. Demonstruesit vazhdojnë të qëndrojnë para ndërtesës së Kryeministrisë, ndërsa ka përpjekje kohë pas kohe për të hyrë brenda. Policia njofton se disa pjesëtarë të saj janë plagosur nga hedhja e gurëve. (Foto: Reuters)

Do dal në demostratë, sepse nuk e shihja dot kryetaren e Kuvendit që qeshte e zgërdhihej, duartrokiste e ulëriste, kur dëgjonte kryeministrin që thotë të tilla pisllëqe, e më pas kur dëgjon deputetët e opozitës që i kthejnë sharjen. Të paktën të kishte kapur ndonjërin prej zhelesh e ta kishte nxjerrë jashtë.
Ja, kjo më bën të dal në demostratë. Nuk më bën të dal në demostratë korrupsioni. As videoja. As përgjimi. As akuza për mungesë demokracie, e as mungesa e parave në treg.
Nuk kam besim te qeveria, por nuk kam besim as te opozita. Por do dal në demostratë, sepse e ndjej që Ina Rama duhet të japë dorëheqjen. Do dal në demostratë, sepse e di që gjyqësori nuk funksionon apo funksionon më së miri kur i hedh dhe ndonjë lekë përsipër. Do të dal në demostratë që ta vë Ina Ramën përballë përgjegjësisë që të mos bredhë dyerve të ambasadave për të kërkuar mbështetje, por të fillojë të veprojë vetë, ose të iki, e t’i hapë udhën ndonjë ‘trimi’.

Demonstrata e organizuar nga opozita, para Kryeministrisë shqiptare, ka eskaluar në dhunë. Disa makinave të policisë, por edhe të tjera private, iu është vënë flaka. Demonstruesit vazhdojnë të qëndrojnë para ndërtesës së Kryeministrisë, ndërsa ka përpjekje kohë pas kohe për të hyrë brenda. Policia njofton se disa pjesëtarë të saj janë plagosur nga hedhja e gurëve. (Foto: AP)

Do dal në demostratë që të them se nuk kam frikë. Nuk më tremb as Berisha me fjalorin e tij monstruoz në një gjendje jo shumë normale psikike, e as Rama me qetësinë in extremis para një situate që më le pa gojë.
Më tremb mungesa e reagimit kolektiv, për t’u bërë të gjithë bashkë, e të shporrim këtë kastë politikanësh të neveritshëm që po na i heqin ditët një e nga një me një stres të paparë. Ndoshta po të kem me vete të tjerë që mendojnë si unë, do të bëhemi shumë, dhe të paktën, arrijmë të mposhtim frikën.



Policia shqiptare ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit e mbledhur para Kryeministrisë, duke përdorur ujë dhe granata lotsjellëse. Funksionarë të policisë së shtetit po bëjnë thirrje për qetësi dhe mospërdorimin e dhunës. Mediat raportojnë për disa të lënduar pas përplasjes së protestuesve me forcat e policisë. Protesta është thirrur nga opozita. (Foto: TCH)


Dua të dal në demostratë që të shoh se nesër do të kem një parlament tjetër, një tempull demokracie, e jo një tufë horrash që duhet t’u vëmë përpara një ditë në seancë plenare librin e “Edukatës Qytetare” që e kemi mësuar në klasën e katërt fillore. Jo, shoqëria civile nuk e bën këtë, sepse ka frikë. Nuk fusin dot në kuvend ca libra që ti mësojnë deputetët. Jo se kanë frikë për jetën, por kanë frikë për lekët. Pjesa më e madhe e tyre mbahen me paratë e buxhetit të shtetit.

Unë s’kam frikë për të thënë fjalën time. Për këtë arsye do të dal në demostratë.
Do të dal në demostratë që të mos na thërrasin herë tjetër nëpër dyer ambasadash, gazetarë e analistë apo përfaqësues të shoqërisë civile, dhe njëlloj si politikanët, të bëjmë spiunlliqet e Shqipërisë sonë, në mënyrë të turpshme. Të mos ndjejmë asnjë kompleks inferioriteti para kujtdo evropiani që shton përfitimet e rrogës së tij për shkak të krizës së tejzgjatur në Shqipëri. Sepse fatin e Shqipërisë sime, fatin e Shqipërisë sonë, e kemi vetë në dorë. Për këtë arsye do të dal në demostratë. Dhe nëse këta politikanë më bëjnë karshillëk, do të godas...Sepse nuk e duroj dot këtë lloj regjimi frike, që vetëm demokraci nuk e ka më emrin. Për të gjitha këto, e të tjera që nuk i kam thënë, do të dal në demonstratë.


**********
Three shot dead at Albania anti-government protest

Three men were shot dead as protesters battled police at an anti-government rally in the Albanian capital Friday, in what Prime Minister Sali Berisha called an opposition attempt to foment a Tunisia-style uprising.

Supporters of the opposition Socialist Party, which refuses to accept the result of a 2009 election, protested outside Berisha's office against what they see as official corruption and electoral fraud.

Some pelted the building and police with stones, sticks and umbrellas. Police responded with tear gas, rubber bullets, water cannon and stun grenades. Smoke billowed from burning cars, some of them police vehicles.

"The bastard children of Albania's own Ben Alis conceived Tunisian scenarios ... for you citizens of Albania," Berisha said, comparing his Socialist foes with ousted Tunisian President Zine al-Abedine Ben Ali.

Socialist Party leader Edi Rama said the crowd was provoked and police had behaved unprofessionally.

The violence was the worst since the European Union applicant country spun out of control after the storming of the government building after the death of a lawmaker in 1998.
"Albania is not in a state of emergency and will not pass into a state of emergency. But scenarios of violence will not be tolerated," Berisha said.

Alfred Gega, deputy director of Tirana's Military Hospital, told reporters three civilians had died, one with a gunshot wound to the head and the other two with bullet wounds to the chest from close range.

Some 33 protesters and 17 policemen were wounded. A civilian and a policeman were in critical condition, Gega added.

Protestors packed the main boulevard. Witnesses estimated the crowd size at around 20,000; the opposition reported there were more than 10 times as many.
"I call for calm and maturity," President Bamir Topi said after the violence erupted. "Albania needs to heal its wounds, not to open new ones."


After about three hours of clashes police in riot gear dispersed the crowd and took control of the boulevard. Live television pictures showed police chasing stray lone protesters and beating them with truncheons.

TRADING BLAME CHARGES

The opposition Socialists called for new elections after refusing to accept the results of the June 2009 parliamentary polls, which Berisha's Democratic Party won by a wafer-thin margin. Talks to break the deadlock have repeatedly failed.
Berisha's ally Ilir Meta, head of his junior coalition partner, resigned as deputy prime minister a week ago after being accused of corruption. Tension had escalated this week after sharp exchanges of accusations in parliament.
"My call for the so-called premier is to refrain from taking our society and country further down a blind alley," Rama said. Protesters would observe mourning Saturday for the dead, and later hold more protests, which would be peaceful, he said.
In a joint statement, the Tirana missions of the EU, United States and Organisation for Security and Cooperation in Europe deeply regretted the casualties and called for a compromise.
"Violence and excessive use of force cannot be justified and should be avoided. We urgently appeal for calm and restraint on all sides and to abstain from provocations," they said.
The European Union rejected Albania's application last year for the status of official candidate to join the bloc, urging it to fight corruption and establish a functioning democracy.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...