2011-01-22
Skenderbeu, botohet pas 50 viteve
I jane dashur pak me shume se 50 vjet historianit Kristo Frasheri, per te bere nje nga punet me te medha te historise shqiptare. Vepra, me e plote kushtuar heroit kombetar Skenderbeut, prej pak ditesh, eshte ne duart e publikut shqiptar. E cila per here te pare na tregon sesi ka qene heroi yne i vertete. Duke hequr llustren e shekujve dhe duke dhene deri ne imtesi, pamjen dhe karakterin njerezor te heroit, shqiptaret kane mundesi qe per here te pare te gjykojne realisht per nje Skenderbe ndryshe
Gjeja me e zakonshme, qe mund te degjosh nga goja e shqiptareve, eshte nje histori per Skenderbeun. Ndoshta, kjo ka qene ajo qe e ka mbajtur aq te stakuar per vite me rradhe, historiografine shqiptare, per te mos 'u marre' realisht me figuren me te madhe perfaqesuese te vendit. Nderkohe, kjo nuk e pengoi historianin e njohur Kristo Frasherin, qe t'i kushtonte nje nga veprat e jetes se tij, kryeheroit te shqiptareve Skenderbeut. Botuar se fundi nga Akademia e Shkencave te Shqipqerise dhe "TOENA", publiku ka ne dore nje nga veprat me te kompletuar, te kohes drejtuar heroit kombetar. Dhe detyra e tij ishte titanike. Plot 50 vjet me pare, ai filloi te mendonte per vepren e jetes se tij, qe do te ishte studimi mbi jeten dhe vepren e Skenderbeut. "Ne ate kohe, ai nuk anoi,- flet autori ne veten e trete- as ne entuziasmin e tepruar te Budes per Barletin, as nga gjykimi i pameshirshem i Fr.Babinger per Biemmin". Dhe, autori ashtu si do te pranoje edhe vete shtrihet mes dy autoreve te njohur. Fillimisht per autorin ka qene e pamundur qe te punohej, pa pasur Barletin ne nje krah dhe Biemmin ne anen tjeter. "Por, me vone per ta shpetuar Heroin dhe luften epike te shek XV nga kritikat, qe u beheshin Barletit si panegjirik dhe Biemmi-t falsifikat, me lindi pyetja, nese mund te trajtohej nje histori e Skenderbeut dhe e epopese se shek XV, duke u mbeshtetur vetem ne burimet dokumentare bashkekohore, pa shfrytezuar dy biografet e diskutueshem".
Autori ndryshe nga te gjithe paraardhesit u nis qe ne periudhen para Skenderbeut dhe vazhdoi me grumbullimin live te dokumentave pergjate te gjithe shekullit te 15-te. Per 50 vjet me rradhe, ai nuk nguron qe te shfletoje gjithshka, qe ka eren e vjetersise te shekullit te 15. Sepse sfida e autorit ishte ndryshe. Kete rruge pak a shume kishte bere Fan Noli dhe kishte mundur, qe me dokumentacionin e mbledhur te shqyrtonte tre rrethimet e Krujes. Qe mjaftonin per te ngritur ne piedestal heroin. Ndersa per profesor Frasherin perballja me Skenderbeun kishte te bente edhe me perpjekjet per te perballur skeptiket e ndryshem, qe lidheshin me historine dhe figuren e heroit tone. Dhe autori arriti te mblidhte nje pjese te madhe te dokumentacionit, per te ngritur nje ngrehine te shekullit te heroit, shekullit te XV. Materiali voluminoz u referohej akteve shqiptare dhe te huaja, perendimore dhe lindore te vjelura nga historine te ndryshem ne arkivat e Venedikut, Raguzes, Romes, Napolit, Milanos, Barcelones, Parisit, Ankarase dhe Stambollit. Ky material, per te plotesuar vertetesine eshte plotesuar edhe nga kronistet osmane, bizantine dhe italiane te shek XV. Ai permban edhe shume shkrime memoralistike dhe leterkembimi te Skenderbeut. Ishte Skenderbeu i lavderuar por edhe i share. Deshira e autorit eshte qe te botoje edhe nente vellimet me materialet dokumentare, qe do ndihmojne per sqarimin e figures se tij. Keshtuqe, Skenderbeu i Frasherit mbetet nje Skenderbe natyral, me te mirat dhe te keqiat e tij. Kjo, ndryshe nga paraardhesit, i pare ne te gjitha rrafshet: si burre shteti, si ligjvenes, si administrator, deri fizikisht. Historia e Frasherit fillon perpara vete Skenderbeut dhe mbyllet me te sotmen. Simbolikisht, kushdo ka gjetur tashme nje trase gati per te ardhmen.
Merita e Profesor Frasherit eshte se per here te pare u mbeshtetet ne vepren e tij nga burime thjesht dokumentare. Kaq do te mjaftoje, qe Skenderbeu i Akademise se Shkencave te jete per te sqaruar dhe per te pastruar figuren e vertete te heroit kombetar.
Cfare permban Vepra
Shqiperia ne pragun e pushtimit osman; Pushtimi turk i Shqiperise; Nga ishin Kastriotet;Gjon Kastrioti dhe rinia e Skenderbeut; Nga statusi i vasalitetit ne rregjimin e timarit; Skenderbeu ne pragun e kryengritjes clirimtare; Kryengritja e pergjithshme; Kuvendi i Lezhes dhe Beteja e Torviollit; Skenderbeu ne lufte me turqit dhe me venedikasit; Rrethmi i pare, i dyte, i trete i Krujes; Formimi i shtetit shqiptar te pavarur; Flamuri i Skenderbeut; Kanunet e Skenderbeut; Kruja, kryeqyteti i shtetit te Skenderbeut; Skenderbeu si njeri; Portreti autentik i Skenderbeut; Marredhenie Nderkombetare te Skenderbeut; Sulltan Fatihu kunder Skenderbeut;Disfata e Beratit; Beteja e Ujebardhes; Armepushimi; Ekspedita ne Itali; Gjendja kulturore ne Shqiperi ne shekullin e XV; Marreveshje shqiptaro-venedikase; apogjeu i rezistences; Skenderbeu ne Rome dhe Napoli, Vdekja e Skenderbeut, Varri i Skenderbeut dhe vepra historike eSkenderbeut
Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...