Agjencioni floripress.blogspot.com
2011/01/22
Libri “Princi i përforlur Lekë Dukagjini” i Tonin Çobanit.
Libri është një biografi, e munguar deri sot, për një nga princat më të shquar të shek.XV, me emrin e të cilit është lidhur edhe Kanuni i shqiptarëve. Lekë Dukagjini (1410-1481), princi shqiptar, bashkëkohës i Skënderbeut dhe pasues i veprës së tij, është cilësuar “një personalitet imponues” (Durham) dhe “Hero kombëtar” (Hahn) i popullit të vet. Kanuni i Lekë Dukagjinit është një vepër unikale me frymë humaniste e periudhës së Rilindjes evropiane në gjuhën shqipe, e cila, megjithëse u përfol së bashku me autorin e saj (dhe vazhdon të përflitet edhe sot e kësaj dite), është vlerësuar nga studiues seriozë, vendas dhe të huaj, si një “vepër monumentale” (A.Buda) dhe “kontribut në thesarin e kulturës botërore” (Schwerin). Për të realizuar këtë monografi, e para e llojit të vet për Lekë Dukagjinin, autorit i është dashur një punë më se 10-vjeçare në kërkim të burimeve të verifikuara (mbi 170 referenca) si dhe për t’i dhënë përgjigje disa prej çështjeve të anashkaluara deri në ditët e sotme nga historiagrafia shqiptare ose edhe të keqinterpretuara prej saj, për shkak të të cilave princi i fundit i derës së Dukagjinëve ka qenë i përfolur, si: vendlindja e tij; kufijtë e principatës që trashëgoi; konflikti me Lekë Zakarinë, venecianët dhe e këtyre të fundit me Skëndërbeun; koha e ngjizjes së Kanunit dhe autorësia e tij; shkaqet që e bënë të mundur ruajtjen e normave kanunore për 6 shekuj dhe disa alternativa të interpretimit të pikave më të nxehta të tij etj. Libri është pajisur me ilustrime, indeks dhe një përmbledhje në gjuhën angleze, ndërsa është botim i përbashkët i shtëpive botuese “Lisitan” dhe “Toena”.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit
Historiaani Prof.dr.Shkodran Cenë Imeraj Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
No comments:
Post a Comment