William BURROUGHS
Ky është libri i parë i botuar në Shqipëri i këtij autori të madh amerikan. Libri është një antologji ku janë përfshirë pjesët më kryesore nga krijimtaria e tij, duke zgjedhur proza fillimisht me narracion më të rregullt e më klasik e deri tek eksperimentet tipike të autorit Burroughs, për të cilat ai është dhe më i njohur. Metoda e tij e kolazhit, e përzierjes së teksteve të ndryshme, i ka origjinat që nga kubizmi në pikturë e më pas në përdorimin e titujve të gazetave si elemente të fiksionit të përdorura nga John Dos Passos në trilogjinë e tij të famshme "U.S.A". Libri i Burroughs "Drejt trupit pa organe" që sapo ka dalë në libraritë e Shqipërisë është i shoqëruar me një parathënie nga përkthyesi. Libri përmban kryesisht përkthime nga libri "Dreka Lakuriqe" që është konsideruar si kryevepra e këtij shkrimtari amerikan. Burroughs është quajtur një pasues i drejtpërdrejtë i James Joyce në letërsi.
Duke ecur shpenguar nëpër rrugën Landue i shoqëruar nga i ati banesa të bardha prej druri kopshtet zaptuar nga barërat e këqija manaferrat dhe dredhklat Piteri u çua dhe 30 këmbë sipër me shpresën që të habiste familjen për t'i treguar që ai dinte dhe mund të fluturonte dhe i ati kishte pamje të trishtë ishte i sigurt që Piteri po nisej sepse ishte zhvendosur pamja e sepse asfalti kthehej prapë pas pa zhurmë dhe Piteri u gjend para shkollës B.J. që ishte shumë më e vogël nga sa e kishte përfytyruar ai kaloriferët përkundër mureve të ndërtesës aromë braktisjeje klasa të zbrazura zëra fantazmë duke u ngjitur drejt kodrës drejt shtëpisë në rrugën Price që s'ishte aspak siç e mendonte ai oh i kujtohej fare mirë shkallarja e pasme ajo që çonte në dhomën e tij dritarja hapur me pamje nga tremeja ai dallonte ndryshkun dhe barërat e këqija nëpër të ndarat mes gurëve mbi parvazet e dritareve të dhomës së tij që është e ndarë me çatme drita e thyer grila jashtë përdorimit kishte një mbulesë të rrumbullakët mbi tavolinë e mund t'i ndizje e t'i shuaje qirinjtë e shpërndarë nëpër dhomë dhe drita e tyre krijonte rripa të trishtë e të hollë nëpër dhomën e errët aromë lagështie dhe mospërdorimi dhe kjo çatme formonte një dhomë tjetër dritarja me pamje nga livadhi i mbuluar prej reve sikur e shihje nëpërmjet një perde lotësh dhe ai vuri re se i kishte të plasaritura duart vragat në të harkoheshin pas lodrimet dhe lëndimet e ferrat prandaj dhe plagët e tij në vegjëli dhe i ati me pambukun me jod ishte i ndjeshëm ndaj dhimbjes dhe ngjante shumë në shprehje me të atin që ishte i trishtuar dhe kjo pamundësi për të luajtur "hopa hop" hidhte në mes tyre fjalinë ndarje përfundimtare. Piteri mendoi duhet të rruhem eh mirë e bëj nesër do t'i kujtohen mbrëmjet festat njerëzit që njihte dhe që kujtonte s'ia vlente t'i takoje prapë asgjë tjetër veç disa zëra të dridhur gërvimë dhe ai drejtohej nga dritarja vështronte jashtë duke ndjerë sërish trishtimin e të atit pas vetes dhe zbrazëtia e ftohtë e formuar nga hapësira që ekzistonte mes tyre pastaj shpërtheu një yll. Ku ishte xhami? Duket ishte shkrirë. Do bënte mirë ta rruante mjekrën treditore ai kthehej nga larg në këtë shtëpi të trishtë e boshe e shtypi në nevojtore çamçakizin e përtypur dhe hodhi shkujdesur një vështrim përreth duke kërkuar sapunin dhe briskun.
Sipas një legjende tepër të lashtë raca e bardhë duhet të jetë shfaqur rreth 300 000 vjet më parë në shkretëtirën e Gobit pas një shpërthimi bërthamor. Qytetërimi dhe teknologjia që patën provokuar këtë kataklizmë janë asgjesuar. Të mbijetuarit e vetëm mund të kenë qenë skllevër të gjallë në këtë rajon krejt të panjohur me shkencën dhe teknikat. Ata u transformuan në çubardha dhe u shpërhapën nëpër gjithë azimutet, në Persi, në Indinë e Veriut, në Greqi e Turqi, disa shkuan edhe më larg drejt perëndimit dhe u vendosën në shpellat e Europës. Pasardhësit e çubardhave trogloditë janë banorët aktualë të Amerikës dhe të Europës perëndimore. Pikërisht në këto shpella balashët morën një virus që zhvilloi brez pas brezi një herë e përgjithmonë të përçudnuarit në këtë mënyrë ata u transformuan në atë çka janë sot e kësaj dite një rrezik i tmerrshëm për jetën e këtij planeti. Ky virus ky parazit i lashtë është ajo që Freud-i e qauajti pandërgjegja ky virus u shpërhap nëpër shpellat e Europës duke ndikuar mbi mishin tashmë të helmatisur nga radioaktiviteti. Kush rrjedh drejtpërdrejt nga kjo linjë është thelbësisht i ndyshëm nga ai që s'e ka kaluar kurrë përvojën e shpellës dhe nga ai që nuk e ka kaluar kurrë këtë sëmundje vdekjeprurëse që ekzisotn në gjakun tuaj në kockat e nervat tuaja dhe që ka mbijetuar si virulent ku keni jetuar në kohën para se parardhësit tuaj të kishin depërtuar në ato shpella të neveritshme. Ndërsa largoheshin drejt shpellave ata nuk ditën ta trajtonin atë që po u ndodhte. Ishin të paaftë pikërisht ngase nuk e kishin më veten në dorë. Tashmë ata i përkisnin virusit. Iu desh të vrisnin të torturonin të pushtonin të shfrytëzonin të ndrynin e të degradonin gjithçka jetonte përreth pikërisht siç iu duhet qenve të tërbuar të kafshojnë. E gjitha kjo përfundoi në Hiroshima. Sëmundja metalike ne prehje prej 300 000 vjetësh veproi në mishin kockat dhe gjakun e zbardhur. Gjatë rrojtjes ai u pre dhe kërkoi një tubet stiptik dhe meqë s'e gjeti e pasroi fytyrën me një pecetë letre duke u kujtuar për aromën dhe shijen e metalit që digjen mbi një xham shkëlqyes një fytyrë adoleshenti qarkuar nga blaga sy të nxehtë e gri që duken të fiksuara mbi diçka të largët dhe në kohën e bardhë të bardhë të bardhë ka humbur sysh duke u vdirur përballë ndriçimit të bardhë e verbues kapsula duke i qelbur yjet e helmatisur të përzhitur gënjeshtra të vockla dhe mohimi i ri i Krishtit në Hiroshima zëra të bardhë që pretendonin se kanë patur arsye të drejta të shprehura nëpër gazetat e bardha lidhur me hedhjen e bombës atomike mbi Hiroshimë ata të kolonizuarit që kanë përfituar nga mbretërimi ynë dhe nga përvojat tona epo mirë mjafton t'u hedhësh një sy shkollave dhe spitaleve tona të zaptuara nga dredhklat barërat e këqija dhe telat me gjemba dritaret janë plasaritur një dorë e vdekur blaga fije-fije ngjitur në një rrugë të fshirë nga era zëra të bardhë dhe gënjeshtra nga Kongoja në Njuark gënjeshtra e vjetër minerale mishi i zbardhur zërat e rremë njerëzorë helmi i ngadaltë i metalit të kalbur gënjeshtra mohime gazeta të bardha Raporti Ëarren atëherë ai veshi një këmishë të bardhë ndërresa ta bardha fluronte nëpër ftohmën e pranverës Oppenheimer-i duke fshirë lotin që i varej nëpër gisht.
"Kjo anulon rreziqet e luftës dhe përfundimi është se shpëtojnë jetët e të bardhëve ..." (Vendim i vështirë për t'u marrë në Pentagon.)
Një shtrat gjeologjik gënjeshtrash të kalbura dhe afirmimi vulgar e çjerrës "Ç'presim? Të bombardojmë Kinën tani!"
Një sherif vrasës zezakësh duke përkëdhelur çallatat e rënda mbi qytën e pistoletës. Sherifi plak i verbër i ulur në zhezlong.
"Bir, sillma ca këlcasësen se dua ta përkëdhel pak."
"Po baba."
Ky ishte rituali mes tyre. Me respekt djali kthehet me pushkën Colt 44 dhe vuri në duart rakitike e të deformuara nga artriti gishtrinjtë e shtrembër duke përkëdhelur Braille-in çallatet dhe i vjen ndërmend ... More vesh për Kongon? Gati 15 milonë zezakë u masakruan sistematikisht nga gjuetarët e njerëzve dhe të neveritshmit. Në fillim i paguanin nëse ktheheshin me ndonjë palë vathë. Megjithatë mes atyre vrasësve të ndjeshmit e ndanin dhimbejn me viktimat dhe iu prisnin veshët me radhë njëri pas tjetrit, me sa duket ata njerëzit nuk ua respektonin zanatin.
"Më merr vesh, zezak, s'kam gjë kundër teje, çështje pune, ca më tepër kam një grua e kalamaj në Angli, s'jam tip i keq. Kështu që më ler të të pres veshët dhe do jetosh normalisht mua më paguajnë për të keqen që po të bëj. Nuk është punë shumë e këndshme. Të duket më mirë kështu?" ... Je tip i mirë zotëri. Je tamam njeri i bardhë" ... ndërkohë ky mashtrim u zbulua dhe pas kësaj gjahtarët e njerëzve duhje të kthenin prapë palët gjinore. Të themi që disa zezakë të mirë nga familje me prioritet mbetën eunukë dhe se mirënjohja e tyre është e pakufijshme.
Brigadieri rri ulur para një tryeze të gjatë gjahtarët e njerëzve firmosin dhe depozitojnë planin e ditës.
"E dini unë do ta ruaj këtë thes e do ta mbush me zëra zogjsh."
Një lampë me vjaguri ia ndriçon buzëqeshjen përtej tymit të cigares dhe brigadieri numëron palët gjinore dhe i vendos në një ktti veshur me lin. Ai zhyt dorën brenda ne arkë dhe numëron paratë.
"Na Skoti, stërlinë e vërtetë britanike."
"Ne sjemi të gjithë mercenarë jemi misionarë. Parulla ime është Ta çojmë nga një Qfir përditë në parajsë."
"Janë veç ca majmunë të zinj asgjë tjetër."
"Tund një stuhi papunësie nga skaji i lumit dhe të gjitha ashklat dalin mbi ujë."
"Djalosh më pihet cigare më hidh ndonjë Redman", thotë sherifi.
Oficeri thotë:
"Me këtë rrogë më vjen t'ia mbush zorrët ndonjë zezaku."
"Që prej sa kohësh zotëri?"
Viktimat quheshin Odrej Polard 19 vjeç, Karl Kuper dhe Fred Tempëll përkatëisht 17 e 18 vjeç.
"T'i vihemi punës me Kastron herën tjetër dhe të armatosemi deri në dhëmbë për vite e dekada e mijëvjeçarë."
Policia Detroitit konfirmoi se ata ishin vetëm në kërkim të tre të rinjve të gjetur në motelin Algiers. Është organizuar një komitet kundra-lëvizje. Asistencë socialë bëjnë pyetje zëra gërvitës dhe hundorë. Një plak çifut del në pension në Miami Beach me paketën e sigurimit kundra zjarrit.
Ngërdhjeshje e frikshme pas rrenave të vockla dhe arsyeve të drejta. Shiheni një fytyrë të bardhë e të sëmurë. Shihni vendin me tym. Vdekja duke rënë shi mbi kafka kristali.
VDEKJE VDEKJE VDEKJE
Dilni ikni kërkoni retë. Merrini të gjitha imazhet e VDEKJES.
VDEKJE VDEKJE
I gjori Qytetari Kane që nuk e duronte dot ta shqiptonin fjalën VDEKJE në parini të tij
VDEKJE VDEKJE VDEKJE
Ka të tillë sa s'i kujtohet djali që fishkëllente?
Ai aksidenti me veturë kur gjatë kohës së luftës?
Cila luftë?
Dhoma e djalit është krejt bosh tashmë. S'e keni vënë re që nuk ka fytyrë në pasqyrën e fashitur?
Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...