Letërsia shqipe në enciklopedinë franceze Larus
------------------------------------------------
Letërsia shqipe tashmë përfshihet edhe në një nga enciklopeditë e vitit 2003 në Francë. Enciklopedia është pjesë e botimeve Larus, që konsiderohet si një Fjalor i Letërsisë Botërore. Në këtë fjalor Shqipëria bëhet prezente me letërsinë e saj të kahershme që nga "Meshari" i Gjon Buzukut e deri tek Letërsia e Realizmit Socialist.
Në Fjalorin e Letërsisë Botërore Larus (Larousse-Botimet më prestigjoze në Francë) nuk mungon edhe Shqipëria me letërsinë dhe disa nga përfaqësuesit e saj më të mirë. Botimi i ri i këtij fjalori, përfunduar në fund të vitit 2002, i ka kushtuar pothuajse dy faqe letërsisë shqipe brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Kështu mes 100 sintezave për letërsinë e disa kombeve, përfshihet dhe ajo shqiptare, e ndarë në Letërsinë, konsideruar si zgjimi kultural; Fillimet e letërsisë sociale; Realizmi Socialist; Letërsia e Shqiptarëve të Italisë; Letërsia e Shqiptarëve të Kosovës dhe së fundi, Letërsia e Shqiptarëve në Diasporë. Për të përfaqësuar këtë të fundit është zgjedhur poeti Skënder Sherifi.
"Me rënien e ish-Jugosllavisë, thuhet në fjalor për poetin Sherifi, disa shkrimtarë shqiptarë si disa kolegë të tjerë zgjodhën botën e jashtme. Një nga shkrimtarët më premtues të gjeneratës së re është Skënder Sherifi, lindur në Kosovë, më 1954, që e ka botuar veprën e tij në Paris dhe Tiranë, e që përkufizohet si shkrimtar shqiptar frankofon". Në këtë fjalor enciklopedik ai cilësohet si një poet "me lirizëm të shkëlqyeshëm, që hedh fjalët e tij sikur rrezet në detin e shkumëzuar…". Disa nga veprat e tij më të njohura, përmendur dhe në fjalorin në fjalë, janë "Dikur, dikush" (1980), "Lojë, kundërlojë" (1980), "Oksigjeni" (1989) apo "Ora e meteorëve" (1996).
Fjalori në total përmban rreth 7 mijë autorë, ku secili shoqërohet me nga një shënim personal dhe ka rreth 200 dosje për shkrimtarët me reputacion në botë, krahas 100 sintezave të përmbledhura në 1400 faqe. Ky fjalor botohet një herë në 20 vjet.
Agjencioni floripress.blogspot.com
2011/01/22
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës
Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
http://floart-press.blogspot.com/2010/10/nga-flori-bruqi-panajot-plaku-gjenerali.html Kush ishte Panajot Plaku? Biografi e shkurtër, e pë...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
-
-------------------------------------------------------------------------------------------------------- Bekim Fehmiu,aktor ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh,...
-
Nga Dan KOSUMI Një ngjarje e madhe e librit dhe studimeve letrare u konsiderua promovimi i librit studimor të poetes, shkrimtar...
No comments:
Post a Comment