2011-01-22

PROLOGJE LIBRASH...

Ajo qe i ben te shoqerueshem njerezit, eshte paaftesia e tyre per te duruar vetmine dhe vetveten. Kush ndihet i plote, njeri par exellence dhe paraqitet si nje unitet i pandashem, zoteron ne vetvete gjithe c'eshte e nevojshme. Idete mbi artin e te jetuarit filozofi gjerman Artur Shopenhauer i shtjellon ne esene me te njejtin titull. "Arti i te jetuarit" eshte perkthyer nga Erion Kristo, botuar nga Ideart".

Ndersa degradonte diktatura dhe po frynte era e ndryshimeve ne Shqiperine socialiste. Ky eshte rrugetimi i kujtimeve te nje diplomati shqiptar ne vitet 1986-1991, tek sheh nga Parisi kataklizmen histoike te vendit te tij. Arqile Semini rrefen ne "Misionin e fundit" se si po perthyhej drita e vendit te tij tek dilte nga izolimi, dhe jehona deri ne ne metropolin evropian.

S'ka dashuri pa marrezira. Jeta e te dashuruarve, te cilen e enderrojme, nuk eshte vec nje takim i organizuar, i shpeshte, i perditshem, meqe secili shkon gjithnje drejt tjetrit, pa ndonje arsye. Heroi i romanit "Do te dashurohemi neser" i Andre Stil, kthehet nga rruga e dashurise, duke mbajtur ne duar vetem kujtimin. Nje histori dashurie e viteve '50. Eshte perkthyer nga Hamit Kokalari, botuar nga "Pegi".

"CIA kunder KGB, arti i spiunimit" shkruar nga ish drejtori i CIA-s Allen Dulles per 10 vjet, eshte nje studim qe ai ia kushton demaskimit te veprimtarise sekrete te KGB-se. Nje liber qe rrefen perballjes globale mes institucioneve me te medha te spinazhit te sy superfuqive. Nje veshtrim mbi te i njeriut nga ana tjeter e ish "perdes komuniste". Perkthyer nga Nikolla Sudar, botuar nga "Onufri".

C'ndodhi me trashegimtaret e familjes me te fuqishme arberore. Karlo Padilione, autori i librit "Skenderbeu dhe pasardhesit e tij" i shkruar nje shekull me pare, nderton ne menyre shkencore rrjedhat e breznive te Kastrioteve deri ne fund te shekullit te 19-te. Burimet per Kastriotin nuk jane ezauruar ende. Vepra eshte perkthyer nga Reshat Konci, botuar nga "Ideart".

"Skllever apo zoter te gjeneve tona, revolicioni biomjekesor" i Ethem Rukes, i ofron publikut shanset, por edhe rrisqet e guximit njerezor per t'i drejtuar gjenet tona, duke mos mbetur rob i llotarise se tyre. Deshifrimi i gjenomit te njeriut, eshte prologu i nje ndryshimi, pikenisja e kthimit te endrrave dhe miteve ne realitete njerezore. Botuar nga "Morava".

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...