U rikthye në vëmendjen e lexuesit me “Bishti i Kometës”. Vepra e promovuar dje është një përmbledhje esesh, si një udhëtim në kërkim të lirisë së shkrimtarit. Mustafaj u shpreh se egoja e shkrimtarit ka qenë më e forta se ambiciet politike, duke fituar letërsia
politikani i bën shkrimtarit tek ai.
Më tej, fjalën e mori Mimoza Hysa. Duke i bërë një analizë të shkurtër veprës, ajo tha se e sheh këtë libër të Mustafajt si një udhëtim në kërkim të lirisë së shkrimtarit.
“I ngjan një kërkimi të lirisë nga censura dhe autocensura, nga identiteti kombëtar. Ai e kthen gishtin nga vetja dhe na zbërthehet. Nuk e di nëse si gjini përfshihet tek esetë”, – tha Hysa, duke shënuar se dilemat e dyzimet e veta shkrimtari i gjen tek përkthimi. Këtu ajo përmendi përkthimin e poezive të Omar Khajam dhe Nazim Hikmet. Mandej, Hysa vërejti se Mustafaj e ka përdorur eksperiencën si politikan si një lëndë për shkrimtarin, e nëse gjërat si politikan janë të qarta, kur vjen puna te shkrimtari, ai futet në skutat më të errëta të dyshimit. Vetë autori në fjalën e shkurtër që mbajti u shpreh se ka lënë pa
përgjigje shumëçka në libër. “Kur nuk arrita të zgjidh problemin e kohës mes shkrimtarit e politikanit, ishte shumë problem. Megjithatë, vendosa ta lë politikën për letërsinë. Kuptova që gjatë gjithë kohës, brenda meje egoja e shkrimtarit ka qenë më e fortë, dhe fitoi letërsia. Ai shtoi se tek eseja “Shtrati i Prokustit”, e lindur si ide pas Luftës së Kosovës, ka dashur të zgjidhë marrëdhënien me urrejtjen. Një nga esetë më intriguese në libër është edhe ajo mbi rënien e komunizmit, Strategjia Gorbaçovqë i erdhi Ramiz Alisë dhe ndërhyrja e CIA-s.
No comments:
Post a Comment