2014-11-21

PËRFUNDOI FESTIVALI NDËRKOMBËTARË ‘HYJNESHA NË FRON’

Nata e parë e festivalit në stacionin e trenit në Fushë Kosovë | Foto: Donjeta Mejtani


Komuna e Fushë Kosovës, INFRAKOS-i e TRAINKOS-i, bashkë me Ministrinë e Diasporës dhe ate të Sportit Kulturës e Rinisë, ishin të pajtimit se këtij qyteti i ka munguar një ngjarje e tillë dhe e kanë përkrahur ate me potencialin që kishin. Përfaqësuesit e tri institucioneve me seli në Fushë Kosovë janë treguar entuziaste në idenë që Festivali të mbështetet edhe në të ardhmen. Përfaqësuesit e tyre do ti drejtohen komunitetit të artistëve të premtën, në mbrëmjen përmbyllëse të Festivalit, kur do të ndahen cmimet e filmave fitues.



Më ndryshe se festivalet tjera, me ide kreative, me shfaqje të filmave edhe në tren, sonte në Fushë Kosovë ,përfundoi Festivali Ndërkombëtarë ‘Hyjnesha në Fron’.

Madje, edhe ambienti i ceremonisë së mbylljes  së këtij festivali ishte ndryshe, ishte zgjedhur kinemaja  e stacionit të trenit në Fushë Kosovë.

U vlerësua ide brilante, e paparë ndonjëherë që në një festival ndërkombëtarë filmat konkurrues të shfaqen edhe në tren, e jo në ndonjë kinema, në ndonjë hapësirë të hapur, apo në teatër.

Festivali nisi me shfaqjen e filmit të metrazhit të gjatë nga Maqedonia, ‘Babai im’, për të vazhduar me shfaqjen e filmave në tren.

Themeluesi i Festivalit, Besim Ajeti, në hapjen e Festivalit, theksoi se gjatë këtyre ditëve, në Fushë Kosovë, do të shijojnë momentet e mira nga kinematografia vendore e botërore. Sipas tij, së bashku, do të kapin trenin e të shijojnë copëzat e artit në rrugëtimin e tyre drejt Pejës apo Elez Hanit.

Ajeti shtoi se depërtimet, vrasjet, persekutimet, sikurse të filmi ‘Lista e Shindlerit ’ apo edhe të filmat ku trenat transportonin njerëzit, numra, drejt Aushvicit, ku diçka të tillë përjetoj edhe populli shqiptarë në Kosovë, ndoshta jo në nivelin e Aushvicit, megjithatë dhimbja mbetet e njëjtë.

E, sipas tij, në këtë listë ka edhe shumë filma që ndjellin shpresë e gëzim, madje, në të gjithë këta filma rrugëtimi i trenit kishte një fillim, një nisje, një cak dhe një qëllim.


“E, qëllimi ynë, i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit ‘Hyjnesha në Fron’, është të inkurajoj komunitetin e artistëve të shprehen, të shfrytëzojnë talentin e tyre dhe dijen për të influencuar procese pozitive…për të krijuar mendësi progresive. Besoj se arti është mjeti më i mirë për të ndryshuar rrethanat e izolimit politik në të cilin ndodhemi. Komuniteti i artistëve të Kosovës do ta kap trenin për ti takuar hapësirës së integruar evropiane. Getoja në art është e papranueshme, e zvarritjet për daljen nga kjo situatë janë të pakuptimta”, tha Ajeti.

Ajeti shtoi se nesër do të udhëtojnë për Pejë, por pas ca vitesh ‘Hyjnesha’ do të udhëtojë në Minhen, Londër, Bruksel, e gjetkë. Madje, ai pati edhe një mesazh për miqtë ndërkombëtarë.

Ajeti: Kam një mesazh edhe për miqtë tonë ndërkombëtar
“Kam një mesazh edhe për miqtë tonë ndërkombëtar, të cilët duket se janë në hall të gjejnë shprehjet adekuate për t’i përshkruar gjërat (momentet politike) që ne t’i kuptojmë lehtësisht. Disa nga shprehjet që kemi identifikuar, e që besojmë se do tu ndihmojnë atyre për ambientet ku ndodhemi sonte janë: E duam ‘Hyjneshën në Evropë’. Jo, nuk thashë Hajneshën. E thashë Hyjneshën. Atyre lartë u ka ikur treni, siç thotë populli, këtyre zotnive ju ka ik pampuri. E për ne, por edhe për ju miq, ky është treni i fundit drejt hapësirës së integruar evropiane”, theksoi ai.

Për aktorin e njohur, Enver Petrovci, i cili është anëtarë i jurisë së këtij Festivali, kjo mënyrë e realizimit të Festivalit është origjinale, ku nëse ke ide, mund ta realizosh atë, madje edhe në tren.

“Është një mënyrë origjinale. Kjo flet se nëse ka dëshirë, nëse ke imagjinatë, mund të bësh ide të këndshme, në këtë rast edhe në tren...Mendoj se ky festival duhet të rehatohet këtu, Fushë Kosova po ndërtohet në një qytet shumë të bukur, një qytet me plan, evropian, në krahasim me Prishtinën, por edhe qyteteve tjera, dhe ky festival është si rezultat i këtij modernizimi, ose kësaj bukurie që po ndodh në Fushë Kosovë, pse jo mos ta ketë edhe një festival siç është ky”, tha Petrovci.

Aktori Petrovci, vite me parë kishte marr pjesë edhe në cilësinë e anëtarit të jurisë, por kishte marr edhe çmim me një rol të një prej filmave që ishte shfaqur.
​“Hyjnesha në Fron” sot udhëton për Pejë
Festivali ndërkombëtarë ‘Hyjnesha në Fron’, është mbështetur edhe nga Ambasada e Britanisë së Madhe.

Ambasadori i Britanisë së Madhe Ian Cliff tha se kishte dijeni për ndërtesën e stacionit të trenit në Fushë Kosovë, por asnjëherë nuk kishte menduar se kjo ndërtesë mund të përdoret në mënyrë kaq kreative.


































“Mendoj që është ide shumë e mirë që ky festival do të shfaqet edhe në qytetet tjera, në tren siç është paraparë. Jam shumë i lumtur që ambasada e mbretërisë së bashkuar ka mbështetur këtë festival të sjell aktor të ndryshëm nga rajoni, po ashtu edhe regjioni. Po ashtu do të ketë edhe një fokus nga komuniteti Rom, Ashkalinj dhe Egjiptas këtu në Kosovë”, tha Cliff.

Festivali Ndërkombëtarë ‘Hyjnesha në Fron’, zgjati nga 17 deri me 21 nëntor 2014 , ku sonte në oret e vona u ndanë çmimet për filmat fitues.

-------------------------------


Si për çudi juria e moderuar "Sorosiste"nuk e dekoroi me kurorë të" Hyjneshës në Fron"  filmin më të mirë "Qyteti i zi".Psehin vetëm këta matrapaz kulturor   e dijnë?Turp...



Skena te filmit "Qyteti i zi", i cili u shfaq mbreme ne kuader te Festivalit te filmit "Hyjnesha ne Fron" (20/11/2014) - Hyjnesha ne rrugetim me tren drejt Evropes...






Pamjet e trishtuara te filmit te shkurter, dhe me shum domethanje e me skena gati holivudjan mi tregoi nje shok , sot ne prishtin, rezhija dhe skenari iDibran Fylli.


kush tjeter em tha , pertej qmimit te par e pertej mundsive qe ka kosova te vlersoj punen e tij, ohh sa me gezoj nji lajm i till, 
kur une e njha mir ket njeri te istikameve te burgjeve pas lufte dhe te veprave te botuara me dhjetra sosh, po thuja se askush nuk i doli edhe aq ne ndihm tja konpenzoj te pakten mundin keti njeriu te madh, qe njerzit e kultures se artit te shtat, 7 . athua ja kan zili apo popull ka nder qe ket mik e shok timin e ka ne mbreni te shpirtit dhe te kultures komtare e edhe pertej kesaj, qe projektet e tij po ndryshojn edhe tituj e historis son mbarkomtare , ju uroj shendet dhe mirnjohe te madhe per kto vepra madhore , reale e autobiografike te tij,,, do ti numroja dhe me gjat meritat e tij , duke lutur zotin qe shendetin e kti miku se edi qart se ska forc qe e ndal deri ne frymen e fundit,



















No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...