BESNIK VELAJ
Ismail Bej Qemal Vlora i Kaninës dhe i shqiptarëve
Me rastin e 101 Vjetorit të Pamvarsisë,simbolit të lirisë,krijuesit të shtetit të parë shqiptar dhe të kryeministrit të parë që shpalli Pamvarësinë e Shqipërisë më 28 Nëndor 1912,nga shoqata Atdhetare-Kulturore”Kanina” po bëhet një punë e madhe për t’u njohur komuniteti kaninjot e më gjërë sot-po sot me figurat e mëdha poliedrike që kanë ndihmuar në Pavarësinë e Shqipërisë,kjo e lidhur edhe me dëshirën e popullit shqiptar se Shqipëria është e plotë me “Kosovë e Çamëri”.Ismail Bej Qemal Vlora si nismëtar,si realizues,si Kryetar i Qeverisë Kombëtare ,zotëronte me mençuri,hollësi situatën politike,kritike në të cilën ndodhej Shqipëria dhe në unitet me përfaqësuesit që kishin ardhur nga të katër anët e vendit,përpara vështirësive,vuri në jetë ëndrrën shumë shekullore të popullit shqiptar për të kurorëzuar përpjekjet e tij të pa ndërprera legjendare me Shpalljen e Pavarësisë dhe ngritjen e Flamurit me Shkabën Dy Krenare.Shqipëria u bë një shtet i ri dhe sot është më i ri akoma se”Dielli i saj lind andej nga perëndon”,sot u pranua në NATO,sepse ka 100 vjet shtet i lirë që hyn në radhët e shteteve të pavarura të botës ,me miq të mëdhenjë SHBA dhe BE-në,në saj të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut,Ismail Bej Qemal Vlorës,Nënë Terezës,Flamuri Kuq e Zi që ngrihet në Selin e NATO-së në Bruksel.Rreth përçimit të madhështisë,dritës,figurës poliedrike të Ismail Qemalit,veprës atdhetare të tij dhe origjinës me komunitetin kaninjot kanë punuar Zotrinjtë: Ymer Yzeiri,Sezai Osmani,Ermir Xhindi,Hamdi Kulaj,Agim Halili,Meleq Kapllani,Ptoleme Bega,Pëllumb Aliraj,Avdulla Fejzaj,Luftar Dulaj,shkrimtarja znj.Vilhelme Vehip Vranari e cila është gjak,kockë dhe mish nga trungu i Vrana Kondit nga ku ka marrë dhe mbiemrin Vranari-vëllai i Donikës-Andronikës së Skënderbeut(Është dhe kryeredaktorja e gazetës”Kanina”) dhe Dr.Neki Dredha.Në punën e tyre ,ata janë ndihmuar nga të dhënat e monografisë së Darling Vlorës,historianve Muin Çami,Ago Agaj,Neil Shehut dhe nga mbesa e Ismail Bej Qemalit,Nermin Vlora Falaskit.Ajo ishte e bija e Ballkizit dhe kishte gjyshe vajzën e madhe të Ismail Qemalit,Mevdet Vlorën.
Duke trashëguar virtutet e larta patriotike e shkencore të gjyshit punoi për propogandimin e kulturës dhe historisë së popullit shqiptar direkt me kaninjotët,sa herë vinte për vizitë në Kaninë për dashurinë e madhe për gjyshin,vendlindjen e saj,që kur ishte gjallë kërkoj të varrosej bashkë me bashkëshortin në Kaninë,ku ka dhe varrin e parë Ismail Bej Qemal Vlora.Kjo dëshirë ju ploësua nga shteti shqiptar dhe Nermin Vlora(Falaski) bashkë me Rexhio Falaskin prehen të dy në varrezën publike të qytezës ballkon të Kaniës.
Kanina,origjina e Vrana Kontit ose Kont Vranari(Urani)
Në vitin 2000 është botuar në Itali,nga shtëpia botuese”Argo”libri “Despoti D’Epiro…”shkruar nga Paolo Petta’.
Ky autor i lindur më 1942 dhe vdekur më 1999 nga një familje me origjinë nga Piana Degli Albanezi,ishte studiues i të Drejtës Konstitucionale dhe i Historisë,i njohur për shumë studime dhe botime historike.Në këtë libër të fundit ai trajton fatin e princërve shqiptarë të mesjetës pas vdekjes së Skënderbeut,dhe jetën e tyre si refugjatë në Itali;në mbretërinë e Napolit,në Venecie.Në këtë libër,përmenden edhe njerëzit e thjeshtë.Një zyrtar aragonez i shkruante mbretit të tij më 1467:”…Është dhimbje e madhe ,Zotri,të shikosh si vijnë njerëz tepar të varfër dhe të ngarkuar me fëmijë,të cilët nuk pranohen në qytet dhe tokat tuaja,por qëndrojnë lakuriq apo të veshur keq në fusha…pas shumë tragjetive në Otranto…”
Përsa u përket princërve të Ballkanit(dhe atyre të Shqipërisë),shumica e tyre u vendosën në pronat apo në feudet duke zënë fuksione të ndryshme në Mbretërinë e Napolit,Republikën e Venecias etj.Për vdekjene Skënderbeut Donika apo Andronika(e shoqja e Gjergj Kastriotit)informoi Mbretin Ferrante të Napolit,i cili iu përgjegj menjëherë:”…Ai ishte për ne si një baba i dytë pas Mbretit Alfons…”dhe menjëherë dërgoi njerëzit e tij për të sjell familjen e Skënderbeut në Napoli,të cilët u vendosën në feudin e Galatinas si pronë e tyre;aty Gjoni u martua me Irenën,vajza e Lazar Brankoviçit.Në këtë mënyrë u rregulluan pothuajsë të gjithë princat e Shqipërisë dhe Ballkanas që ikën nga sulmet turke,ata që qëndruan shumica u islamizuan.
Midis familjeve shqiptare që emigruan në Itali,ajo që shkëlqeu më shumë,me siguri që ajo e Kastriotve~Granai,mbiemri original i së cilës u shqiptua disa herë si Branai ose Vranai,që në realitet qenë pasardhësit e Kontit Vranai.Emri Vranai,i përkiste një nga familjeve më të famshme të Shqipërisë,në periudhën Bizantine që në shekullin e 13~të,viti 1266.Më 1399 përmendet Aleks Vranai Kastrioti,me kështjellën albaneze.Janë bërë diskutime për origjinën e kësaj familje dhe të gjitha studimrt serioze vërtetojnë se,që në 1368 është e pranishme kjo familje Kastrioti ose Vranai në Kështjellën e Kaninës,pranë Vlorës.Më vonë një përsonazh influent,i lidhur me Skënderbeun është Vranar Konti(vëllai I Donikës dhe kunati i tij),i cili u mbulua me lavdi duke drejtuar mbrojtjen ushtarake të Krujës, e rrethuar nga Sulltan Murat 2~të,në vitin 1450.Barleti,për Vranar Kontin flet si për kapitenin më me autoritet të Skënderbeut,me prejardhje të fisme,me moshë të pjekur,me eksperiencë luftarake.Pas rrethimit në vitin 1450,Skënderbeu e shpërbleu me faljen e katër fshatrave.Gjon Muzaka,princ shqiptar,refugjat në Mbretërinë e Napolit shkruan:”Konti Vranai(Branai)u martua,përpara se të shkonte në Itali,me Maria Zardarin,vajzë e një fisi prej Muzakëve,që ishte njëkosisht kushërirë e parë më nënën e Skënderbeut.
Fati i Kastriota~Vranai(Branai) në Mbretërinë e Napolit,është shëmbulli tipik i afirmimit të saj në shoqëri,në saj të besnikërisë,devocionit personal(sidomos ndaj dy mbretëreshave)të vlerave të tyre ushtarake,të një kapaciteti të lartë administartiv,si dhe të vlerave e suksesit politik mondan,ndoshta edhe të intrigave në dashuri.Për të gjitha këto,familja Vranai(Branai)pati suksese të shkëlqyeshme në Itali.Edhe sot e kësaj dite në Kaninë Vlorë,jeton fisi Vranai~Vranari,pasardhësit e të famshmit Vranar Konti;autori Paolo Petti do të kishte qënë i lumtur sikur ta dinte këtë fakt historik,megjithatë konkluzionet e tij se fisi Vranaj~Vranari(Branai~Granai)është nga Kanina,është i sakt.Ky fakt vërteton se nga Vlora nuk kanë dalë vetëm në luftën për Pamvarësinë e Shqipërisë në 1912,apo 1920 dhe në 1940~1945,por vazhdimisht,në të gjitha kohrat,edhe në mesjetë ,në kohën e Skënderbeut.Vrana Konti është një djalë nga Kanina~Vlora,një figurë që nderon Shqipërinë,Vlora do ta kujtojë gjithmon me nderim(Sipas Today Neëës~Vlora)!!!
Komuniteti kaninjot eshtë njohur dhe me studimet e Eqerem Bej Vlorës,djali i xhaxhait të Ismail bej Qemal Vlorës,lindur në Vlorë më 1884 dhe vdekur në Vjenë,të cilat hedhinë dritë më tepër mbi prejardhjen e familjes Vlora.Sipas studimeve të tij del se i pari I familjes “Vlora”,quhej GJERGJ GOLEMI DHE ISHTE NGA Golemi,që është stërgjyshi i Sinan Pashë Vlorës.Gjergj Golemi jetoi në Kaninë rreth viteve 1390.I përket familjes së Gjergj Arianitit,vjerrit të Skënderbeut.Ismail Bej Qemal Vlora,u rrit,u mënçurua nga trashëgimia e pararendësve dhe ndihma e pasardhësve dhe patriotëve të tjerë shqiptarë.Ata e ndihmuan tërë jetën Ismail Bej Qemal Vlorën të kryejë detyrat si një diplomat i kohës dhe patriot i përkushtuar deri sa u nda nga jeta.Atij i kanë treguar të parët e tij që në vogëli për Kalanë e Kaninës,ndërtuar mbi një qëndër të vjetër banimi në shekullin e III-të p.e.së re.Ajo ka një sipërfaqe prej 3,625 hektarësh.I kanë treguar se e ndërtoi PerandoriJustinian në shek.V-të të e.r.së re,i kanë treguar se tek Ana Komnena e gjakut të tij,flitet për luftrat e babait të saj Perandorit Aleks të Bizantit,kundër ushtrive normane.
Pa folur gjëerë e gjatë për kalanë e Kaninës ,ku kanë jetuar të parët e familjes Vlora nuk e kupton dot pamjen dhe shpirtin e madh të Ismail Bej Qemal Vlorës,Plakun e Urtë të Shqipërisë,që sa herë ka ditëlindjen apo ditën e vdekjës rilind përsëri e përsëri.
Në tërsine saj Kalaja e Kaninës paraqitet si katërkëndësh i parregullt e ndarë në tre sheshe që qëndrojnë në formë shkalle njeri mbi tjetrin.Muret e rrethinit hapen nga tre dyer;dera e fshatit Kaninë nga Jugu,dera e mbretit nga Veriu dhe dera e beut nga Lindja.Duke ju afruar kësaj dere majtas përpara na del një mur madhështor që përmban këndin Jug~Lindor të kohës dhe mbi baçen e sorkadheve,siç i kanë treguar Ismail Qemalit.
Në hyrjen e derës së lartpërmendur shihen në të dy anët dhomat ku banonin rojet dhe pak më tutje shtrihet një sheshore ku qëndronte gjatë kohës së sundimit “Saraj”i Gjergj Sinan Pashës(Vlorës).Banesa është një shtëpi e madhe me 4 kulla,të tipeve të shtëpive të forta në Labëri.Këto ishin madhështore.
Princeshat e Kaninës së Labërisë
Një tufë me zonja e shërbëtore të tyre zbukuronin jetën e përditëshme që zhvillohej në kështjellë.Të ngrënit dhe të pirit ishin të bollshme,se të ardhurat e pasurisë-tokës-blegtorisë-pronave shpenzoheshin në natyrë.Mënyra e jetësës ishte bujare.Po ti referohemi Fatos Mero Rrapajt,folklorit del se dy princeshat,dy heroinat kanë lindur e rritur në këtë kala.Ismail Bej Qemal Vlorës i kanë treguar për princeshën e parë që quhesh Rugjina Balsha,sundimtare e Kaninës në vitet 1396~1417.U bë e ndigjuar për qëndresën antiosmane kundra Hamza Evrenozit,komandant i ushtrisë turke,i cili me luftë e pushtoi Vlorën,Kaninën.Princesha Rugjina Balsha me forca të pakta çau rrethimin natën me luftë dhe emigroi jashtë atdheut.
Në bregun e djathtë të Lumit të Vlorës(Shushica),atje ku vendi mban emrin e “Përtej Lume”,një copë e vogël fushe,kjo i takon fshatit Gumenicë,gjendet”Rrapi i Rugjinës”(I thonë dhe i zinjës),Zonjës së Kaninës.Perimetri i trungut të këtij rrapi është 12 metra.Nënë hijen e këtij rrapi legjendar,Rugjina Balsha thirri në kuvend krerët e Labërisë,për tu dalë në ballë osmanve agresorë.Në këtë kuvend Gumenica përfaqësohej nga Pirro Duka(sot fis i shuar).Në afërsi të “Rrapit të Rugjinës”,kemi “Mullirin e Zonjës”,sot topgërmadhë,ndërsa në Lungarë-Shashicë kemi “Kroin e Zonjës”,i cili i rindërtuar në Lungar shërben dhe sot.
Po kështu në fshatin Radhimë ndeshemi në dy mikrotoponimedhe një hydronim që mbjnë edhe sot emrin:”Gryka e Rugjinës”,”Shpella e Rugjinës” dhe:”Prroi i Rugjinës”.Në Qafën e Llogorasë gjendet”Shkëmbi i Rugjinës”.Sipas gojëdhanës në këtë shkëmb të vetmuar qëndroi Rugjina Balsha për të shikuar dhe një herë atdheun e saj e të qajë me mallëngjim për të .Dhimbja e Rugjinës ka mbetur proverbial.
Në fshatin Dukat deri më sot mbajnë shprehjen”rënkoi si Rugjina”,për një që rënkon nga dhimbja e thellë.Thuhet se dhe emri i fshatit Rexhinë të Kurveleshit,afër fshatit Golem nga e kishte origjinën Princi i Kaninës,Gjergj Golemi,ka lidhje me emrin e Princeshës Rugjinë.Ja ç’na thot shkrimtari dukatas Hysni Kapo:”Ka një legjendë për të ku tregohet aq me mjeshtëri për vendin e humbur.Atje tek rrinte Rugjina,e mbante njerin sy pas,nga Oriku dhe Vlora,Kanina e pushtuar,kurse tjetrin e mbante tutje nga brigjet e detit.Dhe dëneste.Lotët i rridhnin çurg,i binin nga maja e mjekrës në grykën e shkëmbit.Ata lot ,të hidhur farmak,e gëryen dhe tretën dalë e ngadalë sipërfaqen e shkëmbit.Atje mbi gurin e tretur,mori formë dhe u ngurtësua syri i saj.Syri i Rygjinës qëndron atje mbi shkemb,duke kujtuar një mall e një merak për tokën e dashur që do vuante për shekuj të tërë nënë thundrën e pushtimit të egër…Pas kësaj Rugjina rrugën e përtej detit dhe varrin e saj e hap atje,në Korfuzin e largët dhe të afërt,nën hijen e ullinjëve jetëgjatë. A thua që autoritetet që shkuan dhe që janë,t’i jenë drejtuar këtij problemi me vlerë kombëtare? Përse të jetë harruar për ta në vetminë e saj një grua kaq popullore dhe kaq e lavdishme? Ç’e shtyn historianin dhe puntorin fjalëpak të çështjeve historike,të nderuarin Zotin Nevrus Bajramin ta gjejë atë varr lapidar e ta sjell në Shqipëri një foto të varrit të Rugjinës?
Kuptohet:Pasioni i studjuesit dhe krenaria kombëtare.Pa frikë mund të themi se varri i saj,shumë mirë mund të jetë vend pelegrinazhi këtu në ullinjtë e Vlorës,të Kaninës,të Orikut,ku do të frymëzoheshin me qindra breza shqiptarësh.Atje përtej me sytë për nga Arbëria prehet mbretëresha jonë.Ajo pret që dikush nga stërniprit e saj të kujtohet të zgjat dorën për të kaluar ato pak minuta det-vaj me det e të vinte në tokën e saj të mohuar,ku të prehet e qetë në gjirin e saj.Me sytë nga Shqipëria duhet të shikoj princesha Rugjina dhe jo Sebastianua nga gropa e varrit të tij nga Konica,krimineli Napoleon Zerva dhe Vasil Bollanua.Mendojmë se me pak mundim një gjë e tillë mund të arrihet.I nderuar qoftë në jetë të jetëve ai që do ta bëjë këtë vepër atëdhetare!!!
Ka shumë këngë,si dhe ndonjë tjetër të kësaj natyre,kanë tiparet e krijmtarisë popullore.Sa për kohën e krijimit të saj,kuptohet se do të jetë këngë e vonët,shprehja e kujtesës që mban populli nga e kaluara e largët dhe që trashgohet brez pas brezi për princeshën Rugjina Balsha.
-Pllakosi turku në Vlorë
-Ç’bën që rri Rugjinë e gjorë,
-mblidh djemtë e bëja forrë,
-se do të hedhin në dorë,
-Hamzai me tre taborë.
-Del e ik moj Rugjinë,
-se do të bënesh robinë.
-vendi të vithisetë’
-bota të përmbysetë’
-Rugjina nuk zihetë’,
-tek turku nuk ipetë’,
-nga muret do hidhetë’,
-poshtë në greminë,
-gjaku të mbulojë,
-nderin ta shpëtojë,
-Arbrin ta nderojë!
-Rugjinë,Zonja Rugjinë,
-erdhën turqit në Kaninë,
-të përpjetën e ngjinë,
-dhe tani bëjnë rrethimnë.
-Turqit me topa shumë,
-Rugjina hebe me gurë,
-turqit topa dhe trompeta,
-Rugjina gurë e shigjeta,
-Rugjina zemër shkëmbi
-zgjodhi djemtë e këtij vendi,
-me shigjeta e jataganë,
-çau turqit e dolli ndanë,
-kaloi nëpër Lungarë,
-përtej detit kaloi,
-në Korfuz vate qëndroi.
Ismail Bej Qemal Vlorës i kanë treguar dhe par Princeshën e dytë që ishte Donika e Kaninës,Donika(Andronika) e Skënderbeut,që sundimtari i Kaninës Gjergj Aranit Komneni,i vjerri i Skënderbeut(1376-1461)për tu bërë e bija shumë e bukur,trime,hyjnore,i ka shuar etjen me ujin e Kalasë,ku 20 metra nënë derën e Mbretit,është një burim me ujë të pishëm që quhet”Çezma e Harremeve”.Donika ka lindur në Kaninë më 1428,23 vjeçe u martua me Skënderbeun,kur ai ishte 46 vjeç.Donikës i thërrisnin dhe Andronika.
Martesa e Skënderbeut
Dasma e Donikës me Skënderbeun u bë 23 prill 1451 dhe zgjati tre ditë.Për këtë ka shumë fakte.Ka toponime në fshatin Penkovë që thirret dhe sot”Rrapi i Skënderbeut”.Ai ka qënë një rrap madhështor.Për këtë gojdhana thotë:”Një ushtar i Skënderbeut me urdhër të tij nguli një degë rrapi,për të lidhur në të kalin.Kjo degë zuri dhe u bë rrapi i madh.Për kujtim i mbeti emri deri më sot”Rrapi i Skënderbeut”.Akoma thonë në trevën e Labërisë e në Kaninë:”Qënke bërë si Rrapi i Skënderbeut”!
Jo larg këtij vendi,buzë Lumit të Vlorës(Shushicës),kemi dhe hydromin:”Vau i Skënderbeut”,në afërsi të fshatit Xhyherinë.Pak më tutje,në krahun e majtë të rrugës Penkovë-Xhyherinë(nën kala)-Qishbardhë ndodhet”Kroi i Skënderbeut”,ku thonë se ka larë sytë dhe ka shuar etjen Skënderbeu.Më vonë,mbasi uji buronte aty e ndërroi udhën dhe kaloi nën dhe,kroi shteroi.Për këtë asaj i është vënë emri”Çezma e Thatë”.Vitet e fundit,në kohët tona,ai, krua është rindërtuar përsëri dhe përsëri mban emrin e Skënderbeut,Heroit Kombëtar.
Veç këtyre është dhe një fshat në lindje të Vlorës,i cili ka marr këtë emër nga një kishë e ndërtuar me gurë të bardhë para se të vinte Skënderbeu në Kaninë.Mbas ardhjes së Skënderbeut,rreth kësaj kishe shtëpit u shtuan shumë dhe fshati u qujtë”Qishë e Bardhë”,ku martesës së Skënderbeut me Donikën ju dha bekimi.Cermonia pastaj vazhdoi në Manastirin e Ardenicës,më pas në Kalan e Beratit.Në këtë cermoni Skënderbeun e shoqëronin 5000 kalorës(Sot është për të vën në dukje se Vranarjtë~një pjesë e fisit të Vrana Kontit jeton në Qishëbardhë).Ja dasma e plotë e Skënderbeut e dhënë po e plotë nga folklori në formen e një poeme me subjekt:
-Skënderbeu mblodhi ushtrinë
-trimat më të mirë zgjodhi,
-për Vlorë udhën mori,
-para e prapa karakolli,
-përkëtej Vjosës dolli
-tre topa si shenjë hodhi,
-si shenjë për në Kaninë,
-trimat e Krujës po vijnë!
-Po na vijnë trimat e Krujës:
-Pesë mijë e ca kalorës,
-Dushkarak Vjosën e hodhë,
-erdhën te rrapi Penkovë,
-çadrat zunë e ndërtojnë.
-Erdh haberi e gojëdhënë,
-për trimin e madh Skënderbenë,
-Ajo ditë na qe e djelë,
-e djelë një ditë e mirë,
-zunë këmbanat e bijnë,
-Skënderbeu e la hordhinë,
-vate te qisha në brinjë,
-te Qisha në Qishë Bardhë,
-vate trimi për të falë.
-Mbi qishë në ca lëndina,
-Xbret Araniti me trima
-Araniti yll i rrallë,
-Kapetan mbi kapetanë,
-seç u poq me Skënderbenë,
-për kala muarën dervenë.
-Dhe krerët gjithë sa qenë,
-në Kaninë zunë venë,
-të piqen me Skënderbenë.
-Kremtë e madhe këtë rradhë
-asnjëherë nuk ishte parë
- nuk ishte parë asnjëherë,
-njiëmijë kokë desh u therë,
-u derdhën vazot me verë,
-që Mbretit t’i bëjnë nderë.
-Ç’dasmë që bë Araniti!
-Atë ditë Kalaja ndriti,
-kënga dhe vallja buçiti
-Çelën llamba e ndezën pisha,
-plot tryezat me të gjitha:
-Mish prej dashi Labërie
-verë PARGE ÇAMËRIE…
-Dhe kur pinë e u kënaqnë
-u vu buka që ta hajnë,
-dhe nishanet i ndanë
-Po SKËNDERBEUT në ballë
-Ç’farë nishani vallë i dhanë?
-pesë okë bishti i dashit,dhjamë.
-siç është zakoni në labë.
-Erdhë e u vrejtë SKËNDERBEU,
-këtë nishan s’e pëlqeu,
-dhe në fytyrë u zverdhua,
-Aranitit iu drejtua:
-Dëgjo zotëri~i thotë:
-mikun ne e nderojmë me kokë
-jo me bishta ç’fardo qoftë.
-Araniti burrë me kokë,
-që s’le fjalën të bjerë në tokë
-se ja priti dhe i thotë:
-Skënderbe, o trim i mirë
-fole ç’farë të kesh dëshirë!
-Po ne fajtorë nuk jemi,
-se këto zakone kemi.
-Edhe me këto të primë
-sipas zakonit Kaninë.
-Një shënjë jep Araniti,
-dhe akçiu më nuk priti,
-një kokë sorkadhi ka marrë,
-të pjekur ja solli pranë.
-Tundi kokën Skënderbeu,
-këtë nishan e pëlqeu;
-Hëngri piu ç’kish dash ZOTI
-SKËNDERBEU(KASTRIOTI)
-Ylli dritës kur kish dalë,
-për gjumë trimat kishin rarë
-karakollët në bedenë
-shojnë detin dhe sterenë.
18 vjet jetoi Skënderbeu me Donikën,duke u dalluar si bashkëshortë,këshilltarë,e urtë-plotë virtute për të shoqin.Ishte ajo që siguroi unitetin jugë-veri të Shqipërisë ,si Ismail Bej Qemal Vlora me Isa Boletinin më 28 Nëndor 1912.Donika ka lindur më 1456 Gjon Kastriotin,të cilin e edukoi me virtutet e të jatiti dhe derës fisnike nga e kish origjinën Donika(sipas z.Idajet Jahaj).Gjon Kastrioti 25 vjeç,ju përgjegj thirrjes së atdhetarëve të tij dhe mori komandën në krye të kryengritjeve të bregdetit Kaninë-Himarë.I mundi turqit nga Durrësi në Himarë dhe kapi rob komandantin turk Sulejman Pash Eunukun.Turqit në bregdet patën 1000 të vrarë.Donika vdiq më 1506 dhe u varros në Napoli në Kishën e Shën Trinës.
Shoqata Atdhetare-Kulturore”Kanina”,ka bërë një punë të mirë për të përçuar,treguar,edukuar tek komuniteti kaninjot trshëgiminë e prejardhjes fisnike të Ismail bej Qemal Vlorës,që kanë lindur,luftuar,udhëhequr Labërinë dhe kanë fituar mbi ç’do pushtues.Edhe Ismail Bej Qemal Vlora si Gjergj Golemi,Rugjina Balsha,Donika-Skënderbeu lindën e vdiqën në shkëlqimin e epokës kaluar dhe epokës,që bënë vetë”Prapa më vjenë historia”.Në festimin e ditëlindjes-apo mosvdekjes së tij në varrin e parë të tij që ka në Kaninë,ai ngjallë kujtesën historike si një dragua i futur ne emblemën Kuq e Zit të Flamurit me Shkabën Dy Krenore.
Segmentet me veladon të zi
Ka sot segmente me veladon të zi që netëve gri në të zezë uqërore greke që i kanë shkulur dy gërmat e para të emërit,për ta quajtur “Ilia”,apo i fshehin datën e vdekjes për të mohuar vlerën historike”Prapa më vjenë historia”.Por Shoqata Kulturore-Atdhetare”Kanina” duke pasqyruar historinë qindra vjeçare të kësaj familje princërore,trashgimtar i së cilës është Ismail Bej Qemal Vlora,është përpjekur të mbyt harresën e imponuar,të sqarojë kujtime lapidare të burrit të lavdishëm të Pamvarsisë,të ngrej lart në zemrat kaniniote emrin,veprën,luftën madhështore dhe ato të mbrekullushme që i kish dhënë shpirtit të shekujve arbëror kjo derë e madhe e historisë shqiptare.
Këto janë të paharruara në vatrat e komunitetit kaninjot-lab,zemrat e tyre s’kanë pushuar asnjëherë s’rrahuri për dashurinë që kanë për Ismail Bej Qemal Vlorën,për dashurinë për Atdheun.Më tepër se kurdoherë,tani që është shekulli i shqiptarëve,Pamvarsimi i Kosovës,antarsimi në NATO,s’shpejti në B.E,është ai i Rilindjes Kombëtare se pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri të plotë Etnike~Natyrale.
Mallkuar qofshin,mallkim të zi paçin kisha greke,Sebastianosi,Napoleon Zerva,Sherri Kozma Etoli,Bollanua dhe antishqiptarët!
Emëri i Heroit të Pamvarsimit të Shqipërisë është këthyer për Labërinë dhe Kaninën si një “Dritë-e-dritë”,siç shkruante Naim Frashëri dhe i tregon komunitetit kaniniot,tërë Labërisë rrugën e bashkimit,vëllazërimit,rrugën e përpjekjeve për dituri e liri.
Shoqata Atëdhetare-Kulturore “Kanina”në bashkëpunim dhe me Shoqatën Atëdhetare-Kulturore”Labëria”,kanë bërë një punë edhe më të madhe,këmbëngulse,kërkimore dhe i ka dhuruar komunitetit kaniniot,tërë Labërisë parardhësit dhe pasardhësit e Ismail Bej Qemal Vlorës,i ka bindur kombëtarisht përse emri i tij u bë,po bëhet për patrotët Shqiptar-Vlorë-Shqipërinë me Kosovë e Çamëri burim i pashtershëm frymëzimi në përpjekjet e tyre historike,apo ja se Flamuri i tij,Shkaba e Zezë Dy Krenore e Skënderbeut u bë Flamuri Kombëtar i shqiptarve.Qëllimi i Shoqatës Atëdhetare-Kulturore “Kanina” dhe “Labëria”,gazetave”Kanina”dhe “Labëria”,krijimtarisë së shkrimtareës Vihelme Veip Vranararit ,është që nëpërmjet matrialit të dokumentuar të pasqyrojë një nga periudhat më të ndritura mijra vjeçare të Kaninës,burrave të mbëdhenjë të saj,për statistikë përmendim se Kanina ka nxjerr dhe katër perandor të Bizantit dhe 18 kryeministra të Turqisë që kanë bërë historinë 1000 vjeçare të Ballkanit . Ai është një nder që u bëhet brezit të ri për respektin që duhet të kenë ndaj stërgjyshërve-gjyshërve,të cilët në kushtet e regjimeve të egra shekullore,në një kohë kur Shqipërin Etnike horizonti politik ishte i mbyllur,nuk u lëkundën por punuan si fitimtar për këtë 100 Vjetor të 28 Nëndorit 1912,vitin e ditëlindjes apo të mosvdekjes të Ismail Bej Qemal Vlorës apo 29 Nëndorit 1944 të L.Nac.Çlirimtare.
Jeta e Plakut të Urtë të Vlorës
Ismail Bej Qemal Vlora ka lindur më 24.01.1844 dhe ka vdekur më 26.01.1919 në Peruxhia të Italisë,i helmuar me fosfor të lëngshëm nga K|ministri dhe Ministri i Brendshëm Italian.Prindrit kanë qënë:-Babai,Mahmut Bej Vlora(1814~1866) me kulturë të gjërë perëndimore.Është interesante të theksojmë se fjala”Mahmut”përdorej në Turqi për personalitet që nuk nderonin fenë nga katolik në muslyman.Mahmuti i parë është babai i Sinan Pash Vlorës që këtheu mbiemrin nga Komneni në Vlora,pra nga dera perandorake e Komnenëve që sunduan Perandorinë Bizantine ishte e një fisi me Ismail Bej Qemal Vlorën.
Nëna e tij ishte Hedie Hanëmi,e bija e Tahir Bej Vlorës,Ismail Qemali mori emëin e gjyshit,ishte djali i madh dhe kishte vëlla Sulejmanin dhe motër Ballkizin…që vdiqën i pari 3 vjeç dhe e dyta 12 vjeçe.Studimet i kre në gjimnazin”Zosimea”të Janinëës,në vitin 1866 u vendos në Stamboll e filloi punën në Ministrin e Jashtme,në zyrën e përkëthimeve sepse ishte njohës i shumë gjuhëve aziatike dhe evropiane.Gjatë punës mbaroi edhe degën e jurispudencës që e ndihmoi të vihej Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashme.Aftësit e larta diplomatike e bënë këshilltarin e parë të sulltanit deri në vitin 1900 që u arratis.
Në krijimin e familjes me gruan parë nga Konica,e pati fatin të keq,mbasi ajo i vdiq bashkë me vajzën bebe.Me gruan e dytë(1867),me origjinë greke(Kleaniki Sumeli)pati lumturi,rriti dhe edukoi 6 djem e 3 vajza,të cilët ju bënë bashkëpuntorë e shok besnik.Nuk ju ndan të atiti të tyre si në kohë të mira dhe në kushte të vështira të shpëtimit të Adheut dhe të mbrotjes së lirisë së fituar.Asnjeri prej tyre në jetë nuk përfitoi të mira matriale,ata gjithmonë qenë dhe u ndanë nga jeta pa pasuri,por shqiptarë krenarë.Prandaj dhe i ati në vitin 1914u thotë: -”Djemtë e mi”!Nuk bëra pasuri t’ia lija trashëgimi Shqipërisë.Po ju le një Atdhe~amanet,Lamtumirë”!
Gjatë kohës që jetonte në vendet evropiane Ismail Bej Qemal Vlora financohej nga patriotët shqiptarë dhe sidomos nga miku i ngushtë e bashkëfshatari i tij Elmaz Xhafer Mustafaraj,-gjyshi i Ing.Frederik Mustafaraj ,që ka projektuar e bashkëndërtuar me shumë inxhinier të tjerë për 40 vjetë hidroçentralet madhështore të Shqipërisë.
Paraardhsit dhe pasardhsit e mëvonshëm
Shoqata Atdhetare-Kulturore”Kanina”,ashtu siç e ka njohur komunitetin kaniniot e më gjërë me paraardhsit e Ismail Bej Qemal Vlorës,e ka njohur dhe me pasardhsit.E kanë bërë këtë vepër atdhetare se ashtu siç pregatitën paraardhësit Ismail Qemal Vlorën,ashtu pregatiti dhe ai gjashtë djemtë,vajzat e tij,duke bërë kujdes të veçantë që të bëheshin të ditur dhe të ishin patriot të palodhur.Ja ç’na thot Sezai Osmani: -”Paraardhësit i dhanë Ismail Bej Qemal Vlorës edukatën,kulturën dhe atdhedashurinë që do ta karakterizonte të gjithë jetën”!
Po tu referohemi studjuesve dhe vet Ismail Bej Qemal Vlorës,i pari i tij ishte Sinan Pash Vlora,një nga tre vezirët më të mëdhenjë,më të spikatur në Perandorinë Osmane(bashkë me Feratin dhe Kuprilin)që e ngritën Turqinë në majën e famës ushtarake,ishte dhëndërr i Sulltanit.Ai ishte një admiral i flotës turke,u vra gjatë përleshjes me anijet napolitane,raguziane në Gjirin e Vlorës.U varros në Kaninë më 25.05.1503 në tyrben e posaçme në avllinë e Teqes Kaninës,një nga më të mëdhat e Ballkanit,ku u varrosën dhe pasardhësit e tjerë të familjes Vlora,që u shquan si qeveritarë të zot,përparimtarë,ushtarakë,dijetarë etj…duke lënë gjurmë të mira në historinë e Kaninës dhe mbarë Labërisë për Shqipërinë.
Ali Bej Vlora.Komandant i zoti,u vra në betejën detare më 1571.Ismail Pash Vlora dhe Ibrahim Vlora,i pari trim,shquhej si përparimtar dhe u vra me ferman të Sulltanit.I dyti,ishte drejtues i rrethit të Vlorës,personalitet shumë i çiltër,i ndershëm,i moralshëm,i urtë e shumë i mënçur,i ditur fare por pa shpirt luftarak.E mbyti Ali Pash Tepelena më 1819,pashai dinak dhe i egër që nënështroi familjen fisnike.
Ismail Vlora(1778~1829),Kryetar i Lidhjes Shqiptare të Beratit,beu i fuqishëm vlonjat e vrau Mehmet Pasha në Kalanë e Janinës,në befasi.Për këtë ngjarje popullore në Maj 1829 u thurrën vargjet e këngës:
“Qaj moj Vlorë e moj Kaninë
Ismaili shkoi në Janinë
Ismaili u ngjitë në shkallë
Dy kobure pas ja dhanë”.
Mahmut bej Vlora(1814~1866),pas vrasjes së të atit,Ismail Vlorës,u interrnua në Kalanë e Gjirokastrës dhe më 1831 u lirua.Bashkë me udhëheqsin popullor Zenel Hito Gjoleka,Rrapo Hekali ishte dhe Mahmut Bej Vlora,kundër reformave të Tanzimatit.U kap dhe internua në Konjë të Azisë.Më vonë u lirua dhe tregoi vehten strateg të fuqishëm në marrjen e Kalasë së Mecovës.Për trimërin e tregur ju dha shpata e nderit,vdiq në Stamboll më 1866.
Mustafa Pash Vlora dhe Ferit Pash Vlora,i pari(1824~1885),organizator dhe një nga udhëheqësit kryesor të lidhjes Shqiptare të Prizrenit.U internua nga Porta e Lartë.Ishte xhaxhai i Ismail Bej Qemal Vlorës.I dyti(1859~1914),nga 1902 deri më 1908 ishte kryministër i Turqisë.Ishte shumë filoturk,nuk kishte gjak shqiptari.
Siç dihet Ismail Qemali ka pasur dhe 6 djem dhe 3 vajza dhe bashkëpuntorët e tij shqiptarë.Nga këta Ahmeti vdiq 22 vjeç,nuk ka fotografi,ndërsa Mahmut Bej Vlora(06.09.1871)vdiq në Vlorë më 20.02.1920,ishte jurist përparimtar,burgoset për 7 vjetë në burg të nënëdheshëm ku sëmuret rëndë.La 3 fëmijë,Aleksandrin dhe 2 vajza.Aleksandri la Nedim Vlorën që është rektor i Universitetit të Barit dhe ka ardhur disa herë në Vlorë.
Tahir Bej Vlora dhe Ibrahim Bej Vlora,i pari mori emërin e gjyshit nga nëna,officer i lartë i marinës,e dërgoi sulltani në Londër për ti mbushur mendjen Ismail Qemalit të këhtehej në Turqi.I tha të atit të qëndroj me të dhe ai i tha:”Jo se shqiptarët nuk të hanë në besë,prandaj u këhtye në Turqi dhe vuajti dënimin si vëllai i madh,Mahmuti.E vranë në Francë më 10.06.1903.Nuk kishte fëmijë,ndërsa Ibrahim Etem Vlora(1885~1937) ishte kapiten,e shoqëroi Ismail Qemalin kudo që shkonte bashkë me Luigj Gurakuqin.Punoi në veri për njohjen e qeverisë së Ismail Qemalit.Nuk i është ndarë të atit deri në çastin e vdekjes.Vdiq në Tiranë më 7.maj.1937.Ishte një figurë patriote,i urtë,i matur,i ndershëm.Nuk la fëmijë.
Qazim Bej Vlora dhe Qamil Bej Vlora,i pari lindi në Stamboll më 1893 dhe vdiq në Strug më 1953.I qëndroi pranë Ismail Qemalit kudo që ai shkonte.Nuk la fëmijë,kurse Qamil Bej Vlora lindi 1895 ne Stamboll dhe vdiq në Tiranë më 1950.Djali më i vogël ishte eruditë,njohës i dhjetë gjuhëve të huaja dhe me kulturë të gjërë perëndimore.Ish sekretar i parë i Ministrisë së Punëve të Jashtme.Kundërshatr i Mbretit Zog dhe antikomunist.Vdiq nga turbekolozi që mori nga 2 vjetët e burgut që bëri par armëmbajtëje pa leje.Vdiq më 15.12.1950 në Tiranë.La dy djem,Ismailin dhe Xhevdetin. Më tutje Sezai Osmani dhe historiani Nevrus Bajrami na shpegojn se Ismail Bej Qemali kishte dhe 3 vajza: -Mevdet,Alije dhe Ylvie Vlora.
E para Mevdet lindi në Stamboll më 1873 dhe vdiq më 1954 në Tiranë.U martua me kapitetin turk me origjinë nga Bagdati,në Shqipëri jetoi me pensionin e lidhur nga Shqipëria si vajza e Ismail Qemalit.Kishte 3 fëmijë:Mustafa,Ballkiz dhe Hatixhe Mustafai.Mustafai ka vdekur para viteve 1940,Ballkizi më 1879 në Kolumbi dhe Hatixheja në vitin 1990 në Ankara.
E dyta Alije Vlora(Tiranë 1955)u martua me konsullin osman Mehmet Koxhameni,kishte 3 vajza(Rana,Sania dhe Mihria).Rana ka vdekur ne moshë të re para viteve 1930.Sania ka vdekur në Gjermani më 1984,Mihria ka vdekur në Tiranë më 1984.Vajza e tretë Ylvie Vlora u martua me gjeneralin turk Ahmet Hamdi Zarshati që kishte mbaruar akademin në Posdam të Gjrmanisë.Kishte 3 fëmijë:Sinan Zarshati ka vdekur në Tiranë më 1965,Adnan Zarshati ka vdekur në Tiranë në vitin 1996 dhe Suzana Zarshati ka vdekur në Tiranë më 1991.
Kufijtë pamatë të dhimbjesë njerëzore
Në vazhdën e aktivitetit patriotik në shërbim të çëshjes shqiptare,Ismail Qemali u detyrua të shkonte në Itali,të ndërmerrte një udhëtim për në Romë.Ja ç’shkruan Mihal Grameno në gazetën “Koha” më 12 dhjetor 1918:”Udhëtimi i Ismail Qemalit në Romë na gëzon shumë,pasi atje,ai, dotë ketë mundësi t’i parashtrojë qeverisë italiane dëshirat e kombit shqiptar dhe ta largoj synimin e Romës për një protektorat Italian mbi Shqipërinë dhe ta bind që Italia të përkrahë te drejtat e shqiptarëve duke e siguruar atë se kombi shqiptar do t’i jetë asaj mirënjohës për jetë”.
Në Romë,Ismail Qemali nuk arriti kurr.Kur hyri në Itali,Roma e njoftoi të qëndronte në qytetin Peruxhia e të pristë përgjigjen e kërkesës së tij.Ai fjeti në hotelin”Brufani”.Me këtë rast Mihal Grameno njoftonte,më 15 Janar 1919,se Ismail Qemali në një letër drejtuar krerëve të”Partisë politike”,u thoshte ndër të tjera:”Lërini të tjerët me ëndrrat e tyre që të punojnë ashtu siç u pëlqen,për mbrotjen e Shqipërisë dhe patriotët e vërtetë duhet sot të mos humbasin asnjë sekondë për shpëtimin e të dashurës Shqipëri se koha është shumë kritike”.
Qartësia diplomatike e Ismail Qemalit detyroi krerët e fedaratës”Vatra”të hiqnin dorë nga kritikat e ashpra që kishin zhvilluar deri atëhere kundër Plaku të Vlorës dhe të pranonin se vetëm ai po ua rrokulliste”planet e bukura”miqve të Italisë.Nga Peruxhia ai i nisi një letër më 15.Janar. 1919 Kryeministrit Italian Orlando,të cilin e njoftonte se priste me padurim takimin me të,e lajmëronte se kishte parapregatitur një punim,për ta paraqitur në Konfrerencën e Paqes në Paris,në emër të shqiptarëve të Amerikës.Punimin ja dorëzoi prefektit të Peruxhias për t’ia përcjellë Romës.Sipas Renzo Falaskit(bashkëshorti i Nermin Fallaskit),letra arriti në Romë pas tri ditësh,mbrëmjën e 18 Janarit dhe në kançelarinë e Kryeministrit mbrritja u rregjistrua më 19 Janar.Po atë ditë Kryeministri Orlando s’bashku me ministrin e Jashtëm Sonino u nisën për të marr pjesë në Konferencën e Paqesë në Parisë.
Njëri nga djemtë e Ismail Qemalit ka deklaruar në ato ditë se qëndrimi i Romës e dëshpëroi shumë babanë e tyre.Për të mos e lënë në harresë misionin e tij,Ismail Qemali ftoi në 23.Janar.1919 në hotelin”Brufani”,ku kishte ndenjur bashkë me të dy djemtë dhe Luigj Gurakuqin,korespodentët e disa gazetave italiane që ndodheshin në Peruxhia.Sipas të birit ,Et’hemit,kur Ismail Qemali,pasi kishte ngrënë drekë doli para 100gazetarëve dhe reporterve që po e prisnin,sapo filloi të fliste u zverdh dhe filloj të dridhej e të bëlbëzonte.Sipas Ali Asllanit(kryetar i Bashkisë së Vlorës:”i biri i tij Et’hemi i kishte thënë se Ismail Qemali”kërkoi ta shoqëronin në tualet”.Atje e mbyti shkuma dhe të vjellat…Pas tri ditësh sëmundje ai vdiq më 26.Janar.1919”.
Pabesitë e kundërshtarve të vjetër
Ismail Bej Qemal Vlora përfaqsonte denjësishtë një familje të madhe dhe të lashtë nga Vlora.Ishte patriot i flakt,mik i Italisë,i frymëzuar nga parimet e lirisë dhe drejtësisë,shihej me sy të keq nga qeveria turke,e cila e kishte dënuar dhe e kishte detyruar të kërkonte shpëtim në mërgim.Para se të ndërronte jetë ishte 75 vjeç,ruante mendimin e këthjelltë dhe fuqinë trupore,i palodhur në punë,sikur ishte i ri dhe i përzemërt me të gjithë.
Sipas të dhënave historike Shqipërisë nuk i kanë munguar as burrat e shquar dhe ,as tradhtarët, brenda shtëpisë.Që nga kohët e vjetra princrit luftonin njeri tjetrin ,deri tek betejat e gjakut të derdhur për të fituar” kurorën”.Për këtë do të duhej një studim i gjatë, ja lëm një rasti tjetër për të shkruarIsmail Qemali i takon kohës që po flasim.Ai e kishte kushëri Esat Pash Toptanin, kishte xhaxha Ferit Pash Vlorën dhe Syrja Bej Vlorën dhe të 3 i kishte kundërshtarë politik etj.,etj.Borën e bardhë të majës më të lartë të politikës e duan të gjithë për pastrtinë e saj,e duan por se arrijnë dotë,Ismail Bej Qemal Vlora i kishte arritur ato maja të politikës,i kidh ngjitur jo për interesin e tij por për interesatë e atdheut të tij Shqipërisë.
Sipas gazetës”L’Unione Liberale” në këtë variant ,Plakun e Vlorës e kishin helmuar.Këtë e shpalli publikisht Skënder Luarasi në biografin që ai botoi për Ismail Qemalin më 1962.Ja çshkruan Skënder Luarasi:”Kur Ismail Qemali mori vesh se Kryeministri Italian u largua për në Paris pa ju përgjegjur fare kërkesës së tij,u revoltua jashtë mase.”Më prenë në besë,paskësh thënë plaku i prekur thellë në sedrën e vet”.Megjithatë,vazhdon Skënder Luarasi,shkaku i vërtet i vdekjes duhet të ketë qënë një dozë helmi e dhënë nga një dorë e fshehtë para konferencës së shtypit.
Mirpo Renzo Falaski,i shoqi i Nermin Vlora Falaskit mendon ndryshe:”Në jetëshkrimin që ai ka hartuar për Ismail Qemalin,si shtojcë për vëllimin e kujtimeve që kemi në dorë,e ka diktuar vet Plaku i Vlorës,ai pranon se shaku i vdekjes së Ismail Qemalit ishte një hemoragji cerbrale e shkaktuar nga një vrull i furishëm qëmërimi,i krijuar nga njohja e papritur e një lajmi,që kishte qënë viktimë e mashtrimit të rëndë.Mbetet të zbulohet-vazhdon ai -se cili ishte shkaku i emocionit që e shprtheu zëmërimin e tij e që kishte lidhje me thirrjen përbuzëse për “njerzit e pabesë”.Por-vazhdon Renzo Falaski-rrethanat e përjashtojnë që Ismail Qemali t’i drejtohej për pabesi Orlandos.Sipas tij,mungesa e përgjigjes nga Orlando nuk mund të ishte arsyea e zëmërimit të Plakut të Vlorës,mbasi dihej se ai do të shkonte në Konferencën e Paqesë në parisë.Më tutje Renzo Falaski shton,se dhe ministri Jashtëm Italian,Sorinino,nuk kishte mundësi t’i përgjigjej,pasi dhe ai nis për në Paris.Me këtë rast,ai,supozon se revoltimi mund të jetë shkatuar,nga që Ismail Qemali mund ta ketë zbuluar këtë pabesi të re po nga ata kundërshtar të vjetër,gjë që zëmra e tij fisnike të mos e ketë përballuar dot(Sun Citu)
Prehja e shënjëtorit të kombit në tokën amë
Udhëtimi e arkivolit me eshtrat Ismail Bej Qemal Vlorës për ti bërë nderimet madhështore në Shqipëri u bë më 10.Shkurt.1919 me luftanijen italiane”Alpino”,e cila e solli në Skelë trupin e pa jetë të njeriut të madh(Frederik Stamati,Ariola Prifti).
-Varri i parë,paria vendosi që Ismail Qemali të varrosej në Kaninë,në varrezën familjare të familjes Vlora,”m.q.s nuk kishte mudësi urbanistike”…gjithçka e pengonin autoritetet italiane që e kishin Vlorën të pushtuar.Ata ja kishin frikën rebelimit të popullit dhe urdhruan të mos përdorej asnjë flamur shqiptar.Populli u poshtrua në ndjenjat e tij.Këshilli bashkiak këmbënguli në përdorimin simbolit kombtar shqiptar që ishte Flamuri Kuq e Zi.Pushtuesit u detyruan nga ultimatumi atëdhetar i kuptuar në heshtje dhe lejoi që arkivoli të mbulohej me flamurin Kuq e Zi.Në se flamuri është një symbol kombëtar,atëhere i gjithë kombi nderohet për njeriun që e ngriti kombin në përjetësi.Këtë flamur ia kishte dhuruar Ismail Qemalit duka i Monpasiesë në mars të vitit 1913,kur ai bëri një vizitë në Vlorë.Në ditët e zisë kombtare flamurin e mbante me vehte djali i madh i Ismail Qemalit,Et’hem Bej Vlora.Gjatë cermonisë më 12.Shkurt.1919 u mbajtën 2 fjalime nga Jani Minga dhe Qazim Kokoshi,mbas heshtjesë u ekzekutua dhe hymni mbretëror Italian.Në ora 10 kortezhi u nis për në Kaninë.Anash karrocës me 6 kuaj që tërhiqte arkovolin e Ismail Qemalit ecnin ngadalë në 2 rreshta ushtarët,banda egzekutonte melodinë e përmortshme”Jone” të kompozitorit Italian Petrella.Para kortezhit prinin 12 kurora me lule që mbaheshin nga “Djelmoshat e Vlorës” dhe gazeta “Kuvendi”,pas tyre vinte “Shoqëria Djaloshare”.Mbas bandës ushtarake ishin në shoqërim ushtarët e regjimentit 86 dhe reparti i mitralierëve italianë.Tërë kortezhin e dominonte arkivoli me Flamurin Kuqë e Zi,grupi i hoxhallarëve dhe djemtë e Ismail Qemalit,gjenarali Settimo Piacentini,kundëradmirali Lrubetti,autoritetet ushtarake dhe civile të krahinës,paria e qytetit dhe e qarkut,nxënësit e shkollave dhe në fund fare ushtarët e kavalerisë.Përpara varrimit flamurin e muarën djemtë e Ismail Qemalit,ky flamur u përdor përsëri në rivarrimin e tij në “Sheshin e Flamurit”më 28.Nëndor.1932.
-Varri i dytë,çështja e varrit të Ismail Qemalit mbeti për më tepër se një 10 vjeçar në heshtje.Zyrtarisht nismën e mori mbreti Zog i cili urdhëroi qeverin e Tiranës ta rivarroste atë më 28.Nëndor.1932 me rastin e 20 vjetorit të Shpalljes së Pavarsisë.Varri i ri u caktua aty ku Ismail Qemali kish ngritur për herë të parë Flamurin Kuq e Zi me Shkabën 2 Krenore më 28.Nëndor.1912,tek Sheshi Flamurit.Cermonin do ta organizonte prefekti i Vlorës Abedin Nepravishta.Sipas gazetës”Besa”,të nesrmen e cermonisë u pa më mirë ndriçimi i madhështisë së shpërnguljes së eshtrave të Ismail Qemalit nga Kanina Në Vlorë.Atë vit Vlora ishte zbukuruar ngado e kudo me flamujtë kombëtar,motivi i parë, ishte të nderonte Ismail Qemalin,motivi i dytë, se emëri tij është i lidhur sa askush tjetër me Shpalljen e Pavarsisë Kombëtare. Sipas gazetës”Besa”autoritetet qeveritare zunë vend në tribunën e ngritur në Sheshin e Flamurit,pati brohoritje të shumta nga populli.Pas fjalës së rastit nga prefekti,egzekutimit të himnit kombëtar nga banda muzikore,autoritetet shtetërore,bashkë me nxënësit e shkollave dhe me qindra qytetarë u nisën drejtë Kaninës.
Kur kortezhi arriti në Kaninë,u hap varri dhe trupi pjesërsht i tretur,u rivendos në arkivol të posaçëm.Biri i Ismail Qemalit,Et’hem Vlora i dorëzoi prefektit të qytetit flamurin që kishte shpalosur Ismail Qemali më 28.Nëndor.1912,për t’ia dhuruar Ministrisë Arsimit,e cila do ta vendoste në Muzeun Kombëtar.Arkivoli i shoqëruar nga shumë njerërz,40 kurora të dërguara nga mbreti Zog,qeveria,Parlamenti,prefektura,nga bshkitë,trupat konsullore,mori rrugën për në Vlorë.Gjatë rrugës për në Vlorë,kortezhin e paraprinte banda muzikore që egzekutonte marshe funebër.Ja si na infrmon më tutje gazeta”Besa” :”Kur kortezhi arriti para ndërtesës së Teatrit të Qytetit,trupat paraushtarake të Vlorës e pritën me nderime dhe pastaj duke u bashkuar edhe këta me popullsinë e shumtë që ishte mbledhur aty,morën drejtimin për në lulishten e qytetit ku ishte pregatitur varri dhe përmendorja e veteranit,e cila e përfytyronte ushtarin e panjohur të kombit tonë si mbrojtës të flamurit”.
I dërguari i posaçëm i mbretit,gjenerali Leon de Ghilardi,zbuloi monomentin e luftëtarit mbuluar me një napë.Monomentin e kishte realizuar skulptori Odise Paskali.Është ai që duket dhe sot,luftëtari,përfaqsuesi i çetave patriotike të Rilindjes Kombëtare,në një dorë flamurin dhe në tjetrën pushkën.Mesazhi i skulptorit ishte se luftëtari në atë qëndrim krenar përfaqësonte brezat shqiptarë,të cilët e sigurojnë Plakun e Vlorës të prehet I qetë,ata janë të vendosur ta mbrojnë me arëm veprën e tij madhore-Flamurin Kuq e Zi me Shkabën Dy Krenore të Shqipërisë”.
Gjeneral Ghilardi tha:”Sot,kur populli shqptar i përfaqësuar nga të gjitha anët e Atdheut tonë ,është mbledhur në këtë qytet historikë përpara varrit të Ismail Qemalit,patriotit të shquar të historisë sonë bashkëkohore,në emër të Lartmadhërisë së Tij Mbretit vij për të shfaqur ndjenjat e mirnjohjes për veprën patriotike e madhështore që tash 20 vjet më parë Ismail Qemali,i rrethuar prej shumë partotëve shqiptarë,kreu duke ngritur në këtë qytet shenjën e lirisë dhe të pavarsisë së Atëdheut tonë,flamurin e bekuar me të cilin këputi hekurat e robërisë etj.,etj”.
Më pas u krye cermonia e varrimit,mbi varr u vendosën të gjitha kurorat e luleve të ardhura nga e gjithë Shqipëria. Ja ç’tha ministri i Arsimit Hil Mosi,i cili në rinin e tij i kish qëndruar afër Ismail Qemalit:”Vëllezër shqiptarë.Sot mbushen plot 20 vjet që kurse Ismail Qemali,një nga bijtë më të çmuar të kësaj Vlorë trime,mu këtu në këtë shesh shpalli vetësundimin e Shqipërisë dhe valëviti në ajrin e lirë Flamurin tonë të shenjtë kombëtar.Me këtë vepër,Shqipëria,e cila për më se 4 shekuj kishte lënguar nën zgjedhën e huaj ,në mes të zjarrit të luftës ballkanine,nën udhëheqjen e një plaku,i cili për s’afërmi i kishte ndjekur lëvizjet kombëtare të rilindjes,qysh më 28.Nëndor.1912 e shpall si shtet të lirë e të pamvarur…këtë shtatore,që hijeshon varrin e Ismail Qemali e që simbolizon flamurin kombëtar,si dhe ata luftëtarë që ranë theror për nder të tij,e deklarojmë MONOMENT KOMBËTAR,edhe mirmbajtjen e ruajtjen e saj ia ngarkojmë prefektit të Vlorës si kryetar i këshillit arsimor”.
Pas Hil Mosit,foli kryetari i Parlamentit Eshref Frashëri dhe Prefekti i Vlorës Abedin Nepravishta,i cili lexoi mesazhin e mbretit Zog:”Me kënaqësinë më të madhe marr pjesë në gëzimin e popullit të Vlorës,në këtë ditë të shenjtë për kombin tonë.Sakrificat që ka bërë populli i Vlorës,për pamvarësinë dhe për mbrojtjen e Atdheut,janë fakte patriotizmi të paharrueshme.Siguroni popullin kreshnik të Vlorës se bashkë me patriotin e madh të Kombit tonë ,Ismail Qemalin,të gjithë dëshmorët janë gjallë në shpirtin tim”. Ditën e rivarrimit të Ismail Qemalit,djaloshi i ri nga Dhërmiu i Himarës labe,Petro Marko,recitoi një sonetë prej 14 vargjesh kushtuar patriotit të madh:
“FATOS,burimi që çele,po shtohet,
Dhe nuk do shteroj jo,bota t’humbasë!
Sa zëri i qiellit~fundi!~të bërtasë
-Drita e diellit mbi dhe të pushohet!-
Vepra e jote,përdita ndriçohet!
Po ti o Burrë,na ike pa gas,
Na le përjetë,po ti le pas
Lirinë,Lirinë që Kombi lëvdohet.
Heshtur ti prehesh në varr,
Dhe shqipja e lirë fluturon si e marrë,
Vërtitet nga brigjet në fush’e në mal,
Zemrat shqiptare përvlohen si zjarr!
Po digjet dhe Vlora,djepi ku u shpall
Idea jot’e shenjt’o Ismail Qemal!
Kanina e Lashtësisë
Me këtë epilog duam që Kaninën ta respektojnë të gjithë,e para,si vendëlindja e Ismail Qemalit,e dyta,të respektohet nga të gjitha institucionet vertikale dhe horizintale varri i parë i Plakut të Urtë të Vlorës dhe për ç’do 28.Nëndor.1912 kortezhi i kryesuar nga autoritetet shtetërore,përfaqëësit e ndryshme të qytetit të bëjnë një pelegrinazh drejtë Kaninës,e treta,varri I-rë Ismail Bej Qemalit të Kaninës dhe i shqiptarëve është në unitet me lapidarin e Skënderbeut,simbol i Besëlidhjes së Lezhës për alencën midis Gjergj Arianitit(jugu i Shqipërisë) dhe Skënderbeut(veriu i Shqipërisë).
Varri i Ismail Qemalit tek “Milet Baçeja”në Vlorë,nderohet ç’do vit me tufa lulesh nga qeveritarë,qytetarë,të rinjë e të reja,bashkëatdhetarët e tij 2 herë në vit-jo vetëm në ditëlindjen e tij por dhe në ditën e veprës së tij historike,duke u përulur para varrit të tij.
Pamvarsishtë nga sistemet e qeverisjeve ,më 1972 u ngrit në Sheshin e Flamurit në Vlorë,një tjetër monument kombëtar,Monomenti i Pavarësisë,vepër e vyer e një arti bashkëkohor,vepër e përbashkët e skulptorve Kristaq Rama,Muntaz Dhrami,Shaban Hadëri,në qëndër të së cilës qëndron Ismail Qemali në unitet dhe harmoni me burrat e mbëdhenjë të Rilindjesë Kombëtare.
Realitetet këto 20 vjetë demokraci janë të kundrta.Ditëlindjen dhe ditën vdekjes së Ismail Qemalit e ka festuar vetëm Kanina e Lashtësisë,Kanina e të gjithë kaniniotëve.Nuk kemi ndigjuar të vinë për këtë ditëlindje,ditë vdekje të mbëdha të këtij burri me vlera shumëdimensionale politico-atëdhetare as nga Presidenca,Kryeministria,Prefektura dhe Bashkia e Vlorës. Nuk kemi ndigjuar të marr pjesë as Kryetari i Komunës Qëndër Fredo Berberi,në fillim antar i PDNJës,PD-ës etj.,i cili me sa na kanë informuar,se ç’ka shkelur 3 a 4 herë,që nga”kapja e karrikes”për 2 mandate,me ndihmën e segmenteve progreke të pushtetarve vertkalë dhe horizontal,në Komunën e Qëndrës nuk ka ortodoks…votat e tij janë sa për një kryeplak në Nartë,në gjuhën shqipe do të thotë e “Artë”.
Ditëlindja dhe vdekja e Ismail Qemalit është e rëndësishme sa dhe 28 Nëndori i 1912,dita e ngritjes së Flamurit kuq e Zi,tani po tash kur Kosova fitoi Pamvarsinë,tani po tash që u antarësuam në N.A.T.O dhe do të hyjmë në B.E. A nuk mund të organizohej deri tani në Tiranë,Vlorë nga Akademija e Shkencave sesione shkencore,në të gjitha bashkitë e Republikës së Shqipërisë simpoziume,apo mediat dhe R.T.Shja,për të kujtuar ditëlindjen dhe vdekjen e Ismail Qemalit??? Deri tani 2 partit më të mbëdha(PD+PS),Presidenti,Kryeministri bëlbëzojnë”Flatra të fluturta fjalësh pa theksin e Ismail Qemalit!?
Shoqata Atëdhetare~Kulturore”Kanina” e ka mbushur këtë boshllëk të dhimbshëm,i kanë bërë nderin që i takon për Ismail Qemalin, 100 partit politike të Ramiz Alisë e kanë lyer shpirtin dhe cipën kombëtare me katran të zi,deri sa vështrojnë me indiferentizëm varrin e parë në Kaninë të mbillej me qepë,portretin e tij të çahej me thika nga bandat e tregishtorve më 1997,dhe tek varri Monomental në Vlorë ti shkuleshin gërmat e emërit të lavdishëm të tij.
Festave kombëtare tani u ka rënë dinjiteti i ndereve zyrtare që duhet tu bëjmë,në Sheshin e Flamurit festimet zgjasin vetëm 15 minuta,sipas vullnetit progrek të qeveritarëve vertikal dhe vendor.Kanë munguar deri lulet e freskta,konceptet e vërteta për të festuar me gëzim-hare-kënaqësi,me argëtim festën e madhe Kombëtare të të gjithë shiptarëve apo të Ismail Qemalit,plus shqiptarët e trojeve etnike në Kosovë, Maqedoni,Mal të Zi,shqipraëve kudo në botë,me Skënderben,bekuar nga Nënë Tereza dhe me ëndërr të këthjelltë,Çamërinë. Pas 15 minutash,VIP-të e Rripat kanë nxituar të shqyejnë mishra si uqër,ngrënë e pirë raki-xhin nëpër dreka e darka. A mund të jetë kjo Festa Kombëtare kur qeveritarët vertikal-horizontal të ngrenë Flamurin kuq e Zi një herë në 5 Vjet…larg qoftë sikur të vdes më 28.Nëndor,29 Nëndor,ai që e sajoi këtë farsë???
Ç’do vlonjat,shqiptar i Shqipërisë Etnike dhe Natyrale,më tutje duhet të bindet që festat Kombëtare,ngritja e Flamurit Kombëtar,të mos jenë monopol i partive,kjo është një angari nga e cila duhet të lirohemi.
Më shumë për këtë janë mërzitur vlonjatët,kosovarët e Kosovës Shtet i Pamvarur,të ftuarit e shumtë,të rriturit në Sheshin e Flamurit. Është një e vërtet e pjesshme se për 15 minuta vlonjatët patën pak më shumë drita në shtëpit e tyre për të parë më mirë njeri tjetrin në pasqyrë,por do të shikohen më shumë e do të ç’mallen më mirë kur të kenë drita 24 orë,ujë 24 orë,çmime të ulta të ushqimeve të shportës .Në ç’do vit për 15 minuta vlonjati është gënjyer se do t’i kish me bollëk dritat,ujët,ushqime me rastin e Festave Kombëtare.Dhe shpërblimi nuk mungon.Qeveritarët-qeverisjet për 20 vjet,kanë si dhuratë zhurmën e kërcitjeve të thata të duarve që duartrokasin,ftotësinë e njerzve dhe gjuhën nga prapa.
Vlonjatët,dhe gjithë shqiptarët kanë harruar,mbase kujtohen sot në 100 Vjetorin e Pamvarsisë për traditën,se si festohen Festat Kombëtare në dobi të shpirtit,Shqipërisë Etnike,por sot-po sot të paktën s’duan të hedhin parrulla për ata me mjekërr,2 metroshët,burrin blu-ble-e-eee të,por duan të protestojnë e hedhur parulla për drita,punë e bukë jashtë protokollit zyrtar të(Par)(ti)ve e partiçkave.Urojmë për më tutje që të hidhen më shumë fishekzjarrë më 28-29 Nëndor ,në këtë 100 Vjetor,kujdesë mos digjen, s’kemi as ujë të kripur politik nga “shitja e 24 kilometra katëror detë fqinjëve të shpartalluar helenë”.
Urojmë të ketë më shumë dasma,që festat e Pamvarësisë të mos zgjasin 15 minuta:”Vetëm 15 minuta”,që kosovarët të mos ikin pa e parë Flamurin të ngrihet.
I duam Festat Kombëtare të ngjajnë si gjithë festat e tjera të botës,si një detyrim jo partiak,ndjesi për burrat më të mëdhenj të Kombit Shqiptar,Ismail Qemali në ballë,që e kuptuan atëherë-mos ta harrojmë sot,si Ibrahim Rugova sot,se të festosh për Shqipërinë Etnike nuk është angari,por detyrim kushtetues!!!
Ismail Qemali duhet lexuar e vlerësuar si histori e madhe me gërma të arta mijëvjeçare e një peme gjeanologjike familjare që është në të vërtetë: -Historia e Shqipërisë,Perandorisë Bizantine,Ballakanit dhe Turqisë të mijëvjeçarit të fundit!!!
Po të prishet Kanina e Gjergj Golemit,Komnenëve,Rugjina Balshës,Donikës së Skënderbeut,Vrana Kontit,Ismail Qemal Vlorës,Vlora se ndërton dot madhështin shpirtërore kombatëre,ndërkombëtare të saj,kurse Kanina me gjakë blu mbretërish( si gjithë Labëria) e ndërton Vlorën.

No comments:
Post a Comment