2014-11-18

Rrugët e krimit me narkotikë në Kosovë kërcënim serioz për të rinjtë




Shkruan Prof.Dr.sc.Kadri Bicaj



Pas përfundimit të luftës, që dhjetë vite, tani më shtetët që përkufizohet Kosova, ndodhet bota krejt tjetër në zhvillimet e mëdha shoqërore, ekonomike dhe politike me avansime të reja zhvillimore, por e rrethuar me rrugët e kriminalitetit të organizuar me pije të ndryshme narkotike të helmuara që paraqet kërcënim serioz për të rinjtë.
Kriminaliteti i organizuar me narkotikë është një nga veprimtaritë kriminale më të përhapura sot në botë.Si një nga format e krimit të organizuar, i cili kriminalitet realizohet brenda një kohe të caktuar dhe e përgaditur mirë sipas një sërë rregullave dhe parimeve të caktuara i cili karakterizohet në veçanti me tregtimin e narkotikëve ose substancave psikotrope i planifikuar mirë dhe i kontrolluar rreptësisht nga grupet kriminale të kriminelët profesional.
Rrugët e krimit me narkotikë kërcënojnë seriozisht, tani në kohën e zhvillimit të hovshëm të trafikut dhe komunikacionit shtetëror dhe ndërkombëtar ku asnjë shtet nuk është i kursyer nga kjo e keqe mbarënjerëzore.

Deri para disa vjetësh, rrugët e kriminalitetit të organizuar me narkotikë (prej vendeve prodhuese deri tek ato konsumuese) ka qenë në dy drejtime.Njëri drejtim ka qenë nga Azija Juglindore ku është baza e morfiumit (nëpër Bankok narkotikët janë bartur deri në Hong-Kong, ku është përpunuar në Heroinë). Nga Hong-Kongu, heroina është bartur në shtetët evroperendimore nëpër Los Anxhelos dhe San-Francisko dhe është shitur nëpër tërë territorin e SHBA-ve.

Drejtimi tjetër ka qenë nga Turqia, ku një pjesë është bartur nëpër Siujdhesën Ballkanike dhe Evropën e Mesme për në Francë e Spanjë e një pjesë nëpër Lindjën e Afërt nëpër det, nëpër Itali për në Spanjë e Francë.Konsiderohet se 65%, e narkotikëve bartën me anije, 25%me automobila dhe 10% me aeroplan dhe tren të rrjetit trafikues në mënyrë më konspirative dhe ilegale.

Këto rrugë kah fundi i mileniumit të kaluar, fatbardhësisht u ndërpren plotësisht, meqë në Iran u aprovuar Ligji me të cilin u aplikuar dënimi me vdekje për ata përsona që organizojshin dhe drejtojshin organizata kriminale me qellim kultivimi, prodhimin, fabrikimin ose trafikimin e jashtëligjshëm të narkotikëve, mirëpo paraja konvertibile e bënë të vetën ku shumë organizata kriminale që merrën më trafikimin ose tregtimin e jashtëligjshëm me narkotikë, mjerisht nga vendi ku kultivohen narkotikët e kualitetit të lartë, nga Pakistani dhe Afganistani, narkodilerët kanë gjetur rrugë të re nëpërmjet të ish Bashkimit Sovjetik tani Rusisë nëpër Belorusi, Poloni për në Gjermani në një kahje-drejtim, ndersa drejtimi tjetër është nga Afganistani në Ashazi e Çeçeni e Gruzi nëpër Detin e zi, Bullgari, Maqedoni, ish Jugosllavi, Hungari, Austri e në shtetët e Evropës Perëndimore dhe drejtimi tjetër nga Kurdistani nëpër Turqi, Greqi, pjesërisht nëpër Shqipëri, Itali, Zvicer dhe në shtetët e tjera evroperendimore.



Në Kosovë narkoterrorizëm ndërkombëtar nuk ka pasur me përmasa ndërkombëtare të mëdha sikurse në shtetët e ndryshme evroperendimore, mirëpo, mjerisht para disa vitesh në shtator 2003, nga policia e ish UNMIK-ut dhe të SHPK-së kapën mbi 6oo kilogram marihuanë të paligjshëm e cila është sasia më e madhe e drogës që është kapur ndonjëherë në Kosovë dhe ky aksion konsiderohet një nder sukseset më të mëdha të policisë në luftë kundër drogës në këtë hapsirë dhe konsiderohet një nder krimet vertetë të pazakonshme për Kosovës e në veçanti për policinë kosovare e cila polici si mund ta luftojë kriminalitetin e organizuar me narkotikë kur policët tanë duhet ta presin autobusin lokal për vajtje në punë e të cilët duhet ta luftojnë kriminalitetin multimiliardëshe të kriminalitetit të organizuar me narkotikë që kanë një detyrë të rëndë të ndalojnë industrinë e kriminalitetit në forma të ndryshme me edhe pa mjete adekuate.

Edhe përkundër asaj se për policinë e ish UNMIK-ut çështja e narkotikëve në Kosovë nuk konsiderohet alarmante dhe në përgjithësi kriminaliteti i organizuar me narkotikë në forma të ndryshme në Kosovë, nuk renditët në listën e atyre krimëve që nuk janë prioritare për tu luftuar dhe parandaluar, sepse ishte e orijentuar më tepër në krimet e tjera, si vrasjët, rrembimet, dhe të trafikimit me qenje të gjalla dhe se nuk ka pasur rastin të merret me këtë lloj kriminaliteti. Mirëpo, me rastin kur edhe numri i vrasjeve dhe e krimëve e tjera ka rënë, tani policia shtetërore e Kosovës mundet të fokusohet me njësitët e saja ta parandalojë dhe luftojë këtë lloj kriminaliteti me përmasa botërore.
Në Kosovë nuk po mungon intersimi nga Policia e Kosovës për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit të organizuar në të gjitha format, e cila në mënyrë aktive me autoritetet e Polocisë ndërkombëtare e EULEXSIT cila ndodhet në Kosovë po i koordinon punët për luftimin dhe parandalimin e kësaj dukurie sidomos, kontrabanden nga ana e fqiut verior.

LIBERALIZIMI I KUFIJVE TË KOSOVËS TË MOS KEQPËRDOREN NGA ANA E FQIUT VERIOR - SËRBISË


Fitimet jashtëzakonisht të mëdha të kriminalitetit të organizuar me narkotikë, nxisin shtimin e numrit të organizatave profesioanle kriminale që merren me trafikimin dhe shitjën e narkotikëve.Nga këto organizata kriminale për të arritur”sukses”në tregun me narkotikë, kryhet organizimi mirë i rrjetit dhe i keqpërdorimit tregtar.Në kuadër të veprimtarisë kriminale të kontrabandizmit e trafikimit me narkotikë, vitëve të fundit ka përpjekje jo vetëm të tranzistimit të narkotikëve nëpër Kosovë, por edhe të strehimit ose të deponimit të disa sasive të narkotikëve shumë të dyshimtë deri sa atë ta kërkojë tregu i brendshëm apo ai i jashtëm..

Duke pasur parasysh ndalimin e shitjës, të keqpërdorimit dhe të qarkullimit ilegal të drogave apo të pijeve të ndryshme narkotike në tërë botën, tregtia e jashtëligjshme nga organizatat e ndryshme kriminale që merren me kriminalitetin e organizuar-shitjën e drogave e kryejnë në një mënyrë sa ma konspirative dhe ilegale.

Kosova duhet dhe ka mundësi, sa nuk është bërë vonë, që nëpër pikat kufitare të cilat janë pragu i shtepisë së një shteti të caktojë doganier të specializuar për zbulimin e drogave apo të lëndëve të ndryshme narkotike në të dy pika kufitare të veriut që të parandalojë hyrjën e narkotikëve qofshin ato natyrore apo sintetike me një kontroll rutinor e të shpejtë, por pa pengesa të zhvillimit normal dhe të qarkullimit të udhëtarëve, kuptohet në të gjitha pikat kufitare. Kalimi i tyre mos të jetë i mërzitshëm-sepse kjo dukuri i shkon në dëm të vet zhvillimit tregtar dhe turistik të Republikës së Kosovës.
Është dështim i njëmendët doganor dhe atij policor nëse përhera insistohet që keqpërdorimin dhe zbulimin e drogave apo pijeve të ndryshme narkotike të kryhet në vet pikat kufitare.
Parandalimi i kriminalitetit të organizuar në forma të ndryshme e në veçanti i tregtisë së palejushme me droga apo me pije të ndryshme narkotike nuk parandalohet dhe luftohet vetëm në kufi. Kosova me liberalizimin e kufijve dhe me hapjën e tyre gjatë kontrollit doganor duhet ti përmbahet parimëve të kontrollit doganor sa ma të përsosur dhe praktikës së shteteve evroperendimore, sepse edhe Republika e Kosovës është pjesë e Evropës.


No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...