Tridhjetë e dy portrete në dimensione mbireale, në lastra transparentë, duket sikur qëndrojnë pezull në hapësirën e Galerisë “Zeta” dhe duket sikur në zymtësinë e tyre të veshur në artin grafik flasin për një rrugëtim, një rrugëtim i përditshmërisë që përfundon në një bashkim, nga ka marrë edhe emrin ekspozita “Merger” e çelur më 3 nëntor dhe që do qëndrojë e hapur për dashamirësit e artit viziv deri më 12 nëntor. Autorja, artistja e re, Dorina Elmazi rrëfen se kjo ekspozitë e parë personale është vazhdim i projektit të diplomës, por e rikonceptuar dhe rikompozuar në formë instilacioni. Elmazi zbulon se për realizimin e këtij cikli portretesh ka punuar me teknikën e gërvishtjes me bisturi dhe spraj të zi. Subjektet janë njerëz të një rrethi që përbën të përditshmen e saj; të afërm, miq, kolegë, pedagogë, njerëz që kanë drejtime të ndryshme në jetë, por që i bashkon arti në mënyrë të drejtpërdrejt apo tërthorazi) dhe pikëtakohen diku me autoren. “Portretet janë sjellë grafikisht, sepse unë kam studiuar degën e Grafikës në Universitetin e Arteve. I zhvesh nga elementi i ngjyrës dhe fokusohem më tepër tek forma, shikimi, tiparet që i bëjnë personat të dallueshëm dhe të identifikueshëm si karaktere unike. Pjesa ku jam fokusuar më tepër dhe ajo që synoj të shpreh më shumë në një portret janë sytë, shikimi, komunikimi përmes tyre, dinamika që përcjellin, e që përforcohet dhe nga teknika e përdorur”, – thotë Elmazi. E ka titulluar ‘Merger’, që do të thotë njehsim, shkrirje, e që përftohet falë elementit të transparencës duke lejuar në këtë mënyrë që portretet të përzihen mes tyre, duke projektuar imazhe të tjera të reja, shpesh deri në shpërbërje, deformim, tjetërsim duke marrë dhe dhënë mes tyre.
Agjencioni floripress.blogspot.com
2014/11/17
Merger, portrete që shpërbëhen

Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës
Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
http://floart-press.blogspot.com/2010/10/nga-flori-bruqi-panajot-plaku-gjenerali.html Kush ishte Panajot Plaku? Biografi e shkurtër, e pë...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
-
-------------------------------------------------------------------------------------------------------- Bekim Fehmiu,aktor ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh,...
-
Nga Dan KOSUMI Një ngjarje e madhe e librit dhe studimeve letrare u konsiderua promovimi i librit studimor të poetes, shkrimtar...
No comments:
Post a Comment