Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/11/21

‘Kosova nuk mund të krahasohet me Krimenë’




Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani mori pjesë në Samitin e 6-të të Këshillit Atlantik për Energjinë dhe Ekonominë, i cili po mbahet në Stamboll në prani të përfaqësuesve të lartë të shteteve, me qëllim përballimin e sfidave energjetike, ekonomike dhe politike.
nishani
Në fjalën e tij, Nishani tha se krahasimi midis aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe shpalljes së pavarësisë së Kosovës është i papranueshëm.

“Aneksimi brutal i Krimesë nga Rusia, që u realizua duke zbatuar politikën e ‘faktit të kryer’ nëpërmjet përdorimit të shantazhit dhe forcës, në shkelje të marrëveshjeve të nënshkruara nga vetë Rusia, si dhe të drejtës ndërkombëtare përbën një precedent të rrezikshëm, që mund të ndikojë në qëndrueshmërinë afatgjatë të hapësirës evropiane dhe rreth saj”, nënvizoi Nishani

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...