Keto ditë doli nga shtypi libri;”Çeta e Brukselit, 2” i autorit Halit Elshani. Libri ka tetë kapituj nga gjithsejt 433 faqe. Autori Halit Elshani vjen më këtë libër të dytë më qellim qe të vejë bazat e shendosha dhe të argunentuara më fakte dhe më intervista nga mergimtarët qe kanë pasë fatin të jetojnë dhe veprojn më Heroin Enver Hadri i cili u ekzekutue më 25. 02. 1999 në Bruksel afër shtepise se vet nga dora gjakatare e sherbimeve sekrete ish jugosllave të porositur nga vet satrapi Millosheviq.
Mirpo sipas gjitha gjasave dhe shkrimeve të Bozhidar Spasiqit ish-kryeudbash famë keq, Vendimi për vrasjën e Enver Hadrit ishte marr në Prishtinë. Shi për këtë Xhavit Nimani, kryetar i Kryesis se KSAK, kishte porosit siq shkruën më poshtë.
NJË POHIM PËR ENVER HADRIN
Nga Prof dr. Zllatko Cërniq
Sa i përket Enver Hadrit dëshiroj të shpalos vetëm një kujtim të shkurtër, pohoi poeti dhe publicisti i mirënjohur, sot mbase penda më e ndritur shqiptare, z. Adem Gashi, gjatë një bisede të përzemërt në mes tjerash theksoi:
- Viteve të dymijta isha bursist i një fondacioni në Dyren të Gjermanisë. Nga kjo kohë e kam në dorëshkrim librin ”Portali i fshehtë” (me eseistetikë e dokumentar) në të cilën gjendet një mendim për Enver Hadrin dhënë nga prof. dr. Zlatko Cërniç, me origjinë kroate, profesor ky i atomistikës. Ai e kishte të ndaluar të dalë jashtë, e tash është në pension. Para kësaj telefonate unë kurrë më parë nuk kisha dëgjuar për të. Po ky njeri më thirri një ditë me telefon. E lamë një takim në stacionin e trenit, meqë unë nuk e njihsha qytetin. Kur erdhi ai në vendin e caktuar insistoi që me çdo kusht unë të shkoja me të tek ai në shtëpi. Ashtu edhe u bë. Tek ai bëmë një bisedë të gjithanshme.
- Nga radhët e shqiptarëve që kam njohur, nga përshtypjet e veçanta që më ka lënë, mbaj mend mikun tim z. Enver Hadri. Mendoj se ai është një nga njerëzit e rrallë me një shpirt të pastër prej demokrati, më tha në mes tjerash dr. Zlatko Cërniçi.
PORTALI I FSHEHTË I JETËS
Nga prof. Adem Gashi
Kisha edhe një orë për takimin me të panjohurin. Gjeta menjëherë “Dollomitin”, bëra një surveim dhe porosita një kafe. Zura ta pija me babëzi duke parë hyrje- daljet nga restoranti. I përcillja sidomos të sapoardhurit. Figura të çuditshme, gjysmëhije, gjysmënjerëz.Vallë nga këta është vrasësi im? Ja ai me xhaketë lëkure. Çfarë shikimi e çfarë lëvizjesh! Po më shikon. Çfarë sysh! Ku mund të ketë revolverin, në xhepin e majtë, në xhepin e djathtë, në brez? Eh në brez e mbajnë vetëm shqiptarët duke imituar koburën e Ali Pashait. Po Ali Pashanë, si e vranë? O jo, jo atë e therën. Po edhe ky vrasësi im mund ta ketë thikën në vend të revolverit. U kujtova të shija orën. S`kishin ikur as dhjetë minuta. Kur ngrita shikimin “vrasësi” ishte avulluar. Pagova nxitimthi dhe dola në ajër të pastër. Se si m`u kujtua ”Vdekja në ajër të pastër” e Ymer Shkrelit. Rugovasi, më kanë thënë, ka gjetur përngjasimin e bjeshkëve të veta në një mal të lartë në Zvicër dhe hedh në pluhur dallëdinë e ngjyrave, atë pjesë të shpirtit që nuk e shfaq dot letërsia. Tashti zura vetë një pikë vrojtimi nga larg, ku kapja hyrjn e restorantit dhe prisja minutat e takimit. Edhe pesëmdhjetë minuta,.. Edhe dhjetë, edhe pesë… U nisa. Sa u dhashë në erë pashë siluetën e gjatë të njeriut me mjekërr që më zgjati dorën duke u prezantuar. Ja sam…Idemo! Po ne sikur u morëm vesh se do të pinim nga një kafe! Thashë. Oh, jo, shtoi tjetri, deri këtu ishte pushteti yt. Tani jam unë që i vendos gjërat, i fola pastaj për Ludvigën…Ai erdhi me mua deri te makina e Ludvigës (e njihte), bëri një shënim sllavisht (për mua) dhe gjermanisht, ku i linte edhe numrin e telefonit, dhe e vuri në xhamin e makinës.
Zelko Cërniç ishte një burrë rreth të shtatëdhjetave (unë di t`ia jepja pesëdhjetë), një kroat nga Lika e Kroacisë, profesor i fizikës nukleare. Iku që kur nga Jugosllavia një veprimtar i palodhur i kauzës kroate. E shoqja e tij, Vera, soliste në operën kroate ishte shndërruar në këngëtare kori në një kishë katolike. Ajo kishte një rol edhe në shfaqjen “Romeu dhe Zhuljeta” të Kaqa Celanit, në premierën e së cilës më kishte parë Zeljkoja, derisa po bisedoja me vajzën e tyre. Cërniqët bënë një drekë për shtatë palë qejfe dhe ne e tundëm me verë dalmacie. Në Maqedoni sapo kishte nisur luftën Ushtria Çlirimtare Kombëtare nga miku im Ali Ahmeti. Zhelkoja nxori një hartë të Ballkanit dhe më kërkonte t`ia vizatoja trojet shqiptare në Maqedoni. Dikur u përmend më një tis mallëngjimi në fytyrë: Unë kam njohur pak shqiptarë këtej në perëndim. Po e mbaj në mend një mikun tim që e vranë, Enver Hadrin. Ai kishte një shpirt të mirëfilltë prej demokrati. Ke dëgjuar për të? Më pyeti. Ç`është ajo fjalë? Thashë. Disa herë kam qenë në Bruksel dhe e kam vizituar m`u vendin e vrasjes së tij në kryqëzimin e rrugëve, tek semafori.
Se ku lëshoi tingull një telefon. Zeljkoja po fliste me dikë dhe pa u vonuar ma zgjati: Është për ty? Hajde,-thashë me vete-si duket më gjetën! Pas zërit ngrohës krejt alt të Ludvikës u dha basi i Faruk Tashollit: A kështu i pret ti miqtë, a?
Pa e zgjatur, u ngritëm. Zeljkoja i kërkoj të shoqes ta ngiste makinën se e kishte trashur paksa me verën, sikur edhe unë. Më bënë ca dhurata, po midis tyre, krejt e sheshuar, një shishe verë dalmatine e shtëpisë. Në shtëpinë “time” dhoma ishte dendur me mysafirë edhe Cërniqët ju shtuan këtij kori për nja dy orë të mira.. kur ikën ata, terri tashmë kishte rënë. Unë së bashku me vetminë e ngremë dollinë e kotë. Krejt i babëzitur po e prisja “vrasësin” gjum.”
Marrë nga “Portali i fshehtë i jetës” i Adem Gashit, faqe 121,122,123, LSHK, Prishtinë, 2007.
Këtë do ta keni së shpejti në librin tim të lartpërmendur, tha në fund z. Adem Gashi.
Pra, Enveri që nga vitet e gjashtëdhjeta merret me shkrime, me poezi, prozë, tregime, poezi të rangut të Ali Podrimjes, me prozë të nivelit që për atë kohë ka lënë të shpresohet shumë. Citohen ca vargje të tij:
"… Gjak janë tue pi.
I ndruaj tash plumbat,
Lugetnit e kësaj nate
Që me shuejtën shtëpinë.”
Paralajmërim, një vizion që do ta kishte lakmi çdo njeri mendjelart si ai.
Shquhet edhe si satirist të quajtur prej meje si Fishta i vogël në Bruksel.
“Paskan ik, thanë për punë kombëtare
Sa me qit vehten fare
Janë përzi shumë kapuça,
Shumë kapuça e papuça.
Se je ba me të kajt një shka…
Me të kja shkau e me të kja shkina
Çfar rrebelash po çojka Prishtina
në Europë me u kujdes për njerëz:"
SHKRIMI NË “NOVA HRVATSKA”
Të vlerësosh intelektualizmin e një njeriu me një diapazon të gjerë njohurish si politolog, si editor, si njeri që i ka njohur gjashtë gjuhë të huaja, si arkitekt, si poet dhe si satirist, etj., duhesh të keshë njohuri më të larta, dhe mbi të gjitha, duhet njohur mirë veprimtarinë e tij të ndritshme!
Lidhur me tërë këtë në vazhdim shkëpusim dy mendime që flasin për Enver Hadrin.
Në fillim të vitit 1990 në Redaksinë e Gazetës “Nova Hrvatska” kemi organizuar në fshehtësi të plotë një takim dyditor me përfaqësuesit udhëheqës të Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, me seli në Bruksel: Erdhi Enver Hadri (1940-1990), kryetar i këtij Këshilli, me tre bashkëpunëtorë të vet. Kishte shumë arsye për mbledhje, kurse arsyeja kryesore kishte të bëjë me nevojën e bashkëpunimit rreth paraqitjeve të përbashkëta para Parlamentit Evropian, ku më 15 shkurt pritet votimi i Rezolutës mbi situatën në Kosovë, rezolutës së dytë të tillë brenda gjashtë muajve, për të cilën në masën më të madhe duhet t’i falënderohet angazhimit e lidhjeve të Enver Hadrit.
Ai pesëdhjetëvjeçar dinamik, me shpirt e paraqitje të pastër, e përfitonte njeriun gjatë minutave të para të njoftimit. Me profesion arkitekt, shpirtpastër dhe shumë i sigurt, zbulonte gjatë bisedës njeriun me inteligjencë të jashtëzakonshme çfarë rallë haset në rrethet politike e aq më pak në ato emigrante. Ai plotësisht me siguri ka qenë njëri nga njerëzit më të aftë që shqiptarët kanë pasur në botë, e me siguri edhe në vendin e tyre.
Për ndryshim nga shumica e madhe e emigrantëve shqiptarë, por edhe tanë (kroatë, vërejtja ime H. E.), ai plotësisht u përjetësua me mendimet perëndimore dhe saktësisht ka ditur të zgjedhë metodat e punës përmes së cilave ka fituar përmbajtjet më të mëdha mes parlamentarëve evropianë dhe në administratën evropiane. Bisedat dhe marrëveshjet tona kanë qenë me të vërtetë jo vetëm politike por edhe përjetime intelektuale. Mendoj se të gjithë njëlloj jemi kënaqur në takimin tonë, me bindje të fortë se jemi në një fillim të një lidhjeje jo të zakonshme dhe të një bashkëpunimi afatgjatë. Plumbat e vrasësit, para dritës së kuqe të semaforit, jo fort larg nga banesa e tij në Bruksel, e vranë këtë vizion.
Shkrimi në Gazetën ”Nova Harvatska”, Kosovo se ne predaje
Grupi i shqiptarëve në bisedë me kroatët
Me njërin nga dy plumbat e vrasësit profesional, është ndërprerë më 25 shkurt 1990 rruga e premtuar e Enver Hadrit. Kjo ka qenë vetëm disa javë pas takimit tonë dhe gati në të njëjtën kohë kur kemi pritur fotografitë e takimit tonë të përbashkët në Redaksinë tonë. Kjo ndodhi pak prej nesh nuk na ka tronditur aq shumë, si ky në vitin e fundit të daljes së “Nova Hrvatska.”
Pregaditi per shtyp
Shaban Shkupi
Bruksel, 10. 11. 14
No comments:
Post a Comment