Edi Rama, kryeministri i ri i Shqipërisë në kohën kur shqiptarët etnikë në Luginën e Preshevës kanë ngrirë raportet me regjimin e Beogradit, pritet që të vizitojë kryeqytetin serb gjatë muajit shkurt, vizitë që e kishte palajmëruar edhe kryeministri serb Dacic në muajin dhjetor të vitit të kaluar.
Vizita e Enver Hoxhës në Beograd rezultoi me: "Tito më tha që tani s’ta jap dot Kosovën” …Pas 60 vjetësh, a thua do përsërisë refrenin e Enver Hoxhës edhe Rama se: Dacic më tha që tani s’ta jap dot Preshevën?,
Këtë vizitë të kryeministrit nga Tirana e ka konfirmuar shefi i diplomacisë serbe Mërkiç përmes “Politika” duke nënvizuar se “nuk dihet data e saktë e vizitës së Ramës në Beograd, sepse Beogradi zyrtarë është i zënë me çështje të tjera të rëndësishme, si për negociatat me Prishtinën dhe fillimi i negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE..”
Në fakt, Edi Ramës në Beograd e kishte paralajmëruar i pari shefi i qeverisë serbe Dacic. Kryeministri Dacic më 4 dhjetor të vitit të 2013 rreth kësaj vizite të homologun e tij nga Tirana ka deklaruar se “ditët e ardhshme Beogradin do ta vizitojë Milo Gjukanoviç dhe kryeministri nga Shqipëria, Edi Rama…”
Në muajin dhjetor të vitit të kaluar u raportua se kryeministri Edi Rama së shpejti do të zhvillojë një vizitë në kryeqytetin e Serbisë, Beograd. Nga kjo vizitë e dytë, pas 20 vjetësh e Ramës në Tiranë pritet të nënshkruhet marrëveshja dypalëshe për cështje ekonomike” është thënë.
Vizita e Kryeministrit, Edi Rama në Beograd do të jetë vizita më e lartë zyrtare mes vendeve. Kjo pasi deri tani ka pasur vizita në rang ministrash të Jashtëm dhe zv.kryeministrash. Ministrin i Jashtëm i Serbisë, Ivan Mrkiç, zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë në tetor të vitit të kaluar. Në prag të vizitës së Edi Ramës janë marrë edhe mediat shqiptare për bashkëpumimi dhe vizitat mes autoriteteve të Beogradit dhe Tiranës, të cilat datojnë edhe më herët nga koha e diktatorit Enver Hoxha.
Më 27 nëntor të vitit 1946 në Beograd u themelua Konventa Ekonomike mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë.
Pas kësaj vizite, Rama ne shkurt do të gjendet në Beograd dhe sigurisht Dacic Ramës do t’i thotë: Mos iu afroni Preshevës apo nuk do ta jap Preshevën.
Meqenëse takimi në fjalë eshtë paralajmëruar për çështje teknike apo ekonomike (kujtojmë dialogun e paralajmëruar “teknik” mes Beogradit dhe Prishtinës) megjithë sipas burimeve tona, dy kryeministrat nuk do të bisedojnë vetëm për cështje teknike apo ekonomike, por do të përqendrohen edhe në politikë, pra edhe për Luginën e Preshevës, që ndoshta në opinion nuk do të dalin kurrë.
Sikur doli në pah pas 60 vitesh nga takimi i jugosllavit Tito dhe Enver Hoxhës, se ky i fundit kishte deklaruar: ”Tito më tha që tani s’ta jap dot Kosovën ?..”
Kërkesa e Edi Ramës në Beograd për bashkimin e Preshevës me Kosovën duhet të jetë legjitime dhe konform kartës së OKB-së si dhe vullnetit të shqiptarëve shumicë në Serbinë Jugore.
Gjatë vizitës në Beograd, Enver Hoxha kishte deklaruar se, Tito kishte shprehur mendimin se “Kosova i përkiste Shqipërisë, por kundërshtimi i fortë për kalimin e saj si pjesë të Shqipërisë e bëntë të papërshtatshme kohën për një veprim të tillë”. Dhe sigurisht sot shqiptarët e Luginës presin nga Edi Rama që t’i thotë Dacicit se Presheva eshte Kosovës..” Edhe nëse e shtron Rama kete kërkesë legjitime nuk do te ishte aq patriotike, kur edhe vet liderët e Luginës e kanë thënë disa herë në Beograd, gkekrese kjo legjtime e garantuar edhe nga Karta e OKB-së për popujt autokton. Pra, nëse kryemnistri shqiptar i thotë homologut të tij serb Dacic se Presheva i takon dhe duhet t’i bashkangjitet Kosovës, është kjo thjeshte një transmetim dhe prezentim i vullnetit dhe kerkesave të popullatës shqiptare në Luginë nga ana e Edi Ramës në Beograd.
Nuk eshte bashkim vetëm atëherë kur bashkohen dy tavolina për drekë (sic u pa ne Prizren) por edhe puna dhe kerkesat për të drejtat legjitime të popullit shqiptar ne këte rast të shqiptarëve në Luginë, përkujdesje qe e garanton edhe Kushtetua e Republikës së Shqipërisë. Pamvarësiht se në Prizren, Rama foli për “bashkim” dhe kundërshtoi lëvizjen e kufijve, bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën eshte nje proces i pashmangshëm, legjitim dhe e justifikuar nga vullneti i popullatës shqiptare në jug të Serbisë së shumicë edhe permes Referendumit të 1 dhe 2 mars 1992, akt ky konform Kartës së OKB-së, asaj të Helcinkit dhe konventave tjera ndërkombëtare që ju garanton popujve autoktone – vetevendosje!
Në fund do përkujtuar se marrëveshjet e Titos me Enver Hoxhën dhe tani mes Ivica Dacicit edhe Edi Ramës nuk janë të vetmet mes Beogradit dhe Tiranës. Mjafton t’i përmendnim vetëm disa nga to: Marrëdhëniet shqiptare-jugosllave pas Luftës Dytë Botërore deri në vitin 1948 janë zhvilluar mbi platforma unifikuese politike, ekonomike dhe ushtarake. Traktati i Miqësisë dhe Ndihmës Reciproke midis dy vendeve (9 korrik 1946) do të ndiqej nga një varg marrëveshjesh ekonomike.
Ndër to kryesonte “Konventa për Koordinimin e planeve ekonomike, për Bashkimin doganor dhe Barazimin e monedhave” (27 nëntor 1946). Në fushën ushtarake marrëdhëniet arritën kulmin sidomos në gjysmën e dytë të vitit 1947, kur përpjekjet për bashkim tashmë me hapjen e arkivave i gjejmë plotësisht të dokumentuara.
No comments:
Post a Comment