Shkruan Flori Bruqi
Kryeministri shqiptar Edvin Kristaq Rama pas vizitës së nesërme në Beograd, në orët e hershme të mëngjesit të së martes do të udhëtojë për në Preshevë". Kështu ka deklaruar për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” znj. Suzana Vasilevic shefe e kabinetit të qeverisë serbe.
Me këtë konfirmim zyrtar për vizitën e kryeministrit Rama në Preshevë hiqen dilemat dhe shkrimet spekulative se Edvin Kristaq Rama nuk do të shkojë apo nuk do t’i lejohet të vizitojë qytetet shqiptare në Jugun e Serbisë, respektivisht në Preshevë dhe Bujanoc në të cilat janë bërë përgatitjet e duhura për këtë vizitë të pritur prej kohësh....
Analistët në Shqipëri vlerësojnë në mënyra të ndryshme qëndrimin dyditor të Edvin Kristaq Ramës dhe impaktin që do të ketë kjo vizitë në raportet mes dy vendeve. Për drejtorin e të përditshmes “Tema”, Mero Baze, kjo vizitë është e minuar praktikisht nga nacionalizmi serb dhe nuk po bëhet si pjesë e një procesi të brendshëm, por si pjesë e “aktorllëkut” para perëndimit. Pra, “serbët po e presin Edi Ramën, pasi nuk duan që shqiptarët të dalin para Evropës më evropianë se ata”, thotë Baze për “Deutsche Welle-n”. “
Analisti Blendi Fevziu, drejtues i emisionit “Opinion” në Televizionin kombëtar KLAN bën një paralelizëm mes vizitës së të hënës të kryeministrit Edi Rama me atë të 68 viteve më parë të Enver Hoxhës, kur ky i fundit, sipas tij, u soll dukshëm si një vasal politik i Titos. Për Fevziun, sot jemi në një kontekst tjetër, pasi Rama do të udhëtojë në Beograd, si kryeministër i një vendi anëtar i NATO –s, si kryeministër i një shteti që në procesin e integrimit është po aq i avancuar sa Serbia, që e ka GDP-në për frymë thuajse të ngjashme me atë të Serbisë, që ka një marrëdhënie impresionuese me SHBA, fuqinë më të madhe të globit dhe i një vendi që s'ka asnjë dilemë për përkatësinë euro – atlantike të tij.
Ndërsa komentatori politik Mentor Nazarko i shikon nga një këndvështrim tjetër pritmëritë e vajtjes së kryeministrit shqiptar në Serbi. “Të paktën relaksim të raporteve mes dy vendeve pas.klimës së krijuar nga ndeshja e Beogradit”, thotë Nazarko. “Ndikimi perëndimor, kryesisht ai gjerman, i biznesit serb që po kërkon hapësira të reja, por dhe qasja moderuese e politikës zyrtare shqiptare, do e përcaktojnë këtë relaksim. Shqipëria dhe kombi shqiptar ka fituar mbi Serbinë, falë aleancës me Perëndimin në fundshekullin e 20-të ndaj duhet ta trajtojë me.njëfarë zemërgjerësie vigjilente fqinjin ende të traumatizuar serb, siç u duk dhe me ngjarjet e Beogradit” thotë Nazarko.
Kohë më parë Kryeministri i Shqipërisë në OKB ka deklaruar se, integrimi i vendit në Bashkimin Europian, është një ndër prioritetet e qeverisë, por edhe prioritet i të gjitha vendeve të Ballkanit.
Për më shumë se 10 minuta, për herë të parë në sallën e OKB-së, Kryeministri i, Edvin Kristaq Rama tha se, Shqipëria nuk është vendi me imazhin e keq që është personifikuar nga disa filma që janë bërë nga Hollivudi.
Sipas tij, Shqipëria është një vend i vogël, me potenciale të mëdha, që aktorët e mëdhenj Al Paçino, Roberto Deniro, Dustin Hofman duhet ta njohin.
(Në foto: Kryeministri Edvin Kristaq Rama gjatë fjalës në OKB)
SHQIPËRIA, VEND I VOGËL ME POTENCIAL TË MADH
“Shqipëria është një vend i vogël me potencial të madh, me bukuri të jashtëzakonshme dhe sfida ime është që ky potenciat të rrihet të arrihet dhe të bëhet i prekshëm. Por për këtë gjë, do të duhet mirëkuptim nga miqtë dhe partnerët. Filmat si “Taken 1”, “Taken 2, “Bishti i Qenit”, apo dhe filma të tjerë, etj janë me subjekte që nuk flasin mirë për Shqipërinë dhe prandaj aktorët e mëdhej, Liam Nelson, Roberto De Niro, Dustin Hofman, duhet ta njohin këtë vend”, tha në fillim të fjalës së tij, Kryeminstri Edvin Kristaq Rama .
KORRUPSIONI DUHET TË MUNDET
Në fjalimin e tij, para përfaqësuesve të vendeve anëtare të OKB-së, kryeministri Edvin Kristaq Rama tha se, korrupsioni është një e keqe që duhet luftuar dhe Shqipëria do ta mundë. “Korrupsioni është një fenomen që bën të njëjtën gjë, që bën edhe një shpatë në një fytyrë të bukur, e shkatërron atë.
Korrupsioni kthen pas investitorëve të huaj pas. Korrupsioni duhet të mundet që të kemi investime, që të investojmë në turizëm, që ta shijojmë. Z. President bota ka ndryshuar mjaft kohët e fundit. Reforma e ndërmarrë nga OKB-ja duhet të ndryshojë botën”, tha Edvin Kristaq Rama .
SHQIPËRIA, SYNIM PËR TU ANËTARËSUAR NË BE
“OKB –ja është një prej organizmave më të rëndësishëm botëror, ne u bashkuan në mesin e shekullit të kaluar. Por kjo organizatë nuk është e vetme, pasi BE është një tjetër synim i yni. Nëse BE-ja ka kthyer vëmendjen e tij drejt vendit tonë, rajonit tonë, të gjithë së bashku, shqiptarë, serbë, malazezë, maqedonas, boshnjakë, duhet ti mbajmë sytë drejt BE, për një të ardhme më të mirë më të begatë. Bashkëpunimi që nuk do bazohet në ekonomi, nuk do të rezultojë efikas.
Ne nuk duhet të merremi për gjëra që na humbi kohë, pasi askush nga ne nuk e ka këtë luks. Ky bashkëpunim i sukseshëm ka një kriter për arritjen e bashkëpunimit ekonomik", theksoi Edvin Kristaq Rama .
THIRRJA E EDVIN KRISTAQ RAMËS: NJIHNI SHTETIN E KOSOVËS
Gjatë fjalës së tij në OKB, kryeministri i Shqipërisë, Edvin Kristaq Rama ka bërë thirrje që ata shtete që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë këtë gjë. Në fjalën e tij, Rama tha se, Kosova deri më tani është njohur nga 104 vende, ndërsa ka ende vende që janë skeptike për të. “U bëjmë thirrje të gjitha vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë këtë gjë që tu bashkangjiten atyre vendeve që me njohjen e tyre kanë luajtur një rol të rëndësishëm”, tha Rama, duke mos përmendur emrat e vendeve që ende nuk e kanë njohur, si Greqia, Serbia, Spanja, Rusia, apo vende të tjera.
“Vizioni im për Shqipërinë është një vizion që Ballkani të punojë së bashkë. Prandaj ta themi që luftërat janë pjesë e të shkuarës. Arritja e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë starton një eopkë të re në Europën juglindore. Dialogu me ndihmën e BE-së, sfidon çdo vend të rajonit në perfomaancat e reja të bashkëpunimi dhe kooperimit. Ka ende disa, aty-këtu që mendojnë se i përkasin të kaluarës. Por e vërtetë që mbizotëron është se Thaçi dhe Daçiç kanë ditur tu bëjnë ballë edhe sulmeve të ndryshme nga ata që nuk besonin në arritjet e marrëveshjeve.
Është thelbësore që epokën e re, ta jetojmë pa e kthyer kokën pas, tek luftërat. Prandaj Shqipëria është e angazhuar për paqen në rajon dhe prandaj do të punojë për pavarësinë e Kosovës.
U bëjmë thirrje të gjitha vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë këtë gjë që tu bashkangjiten atyre vendeve që me njohjen e tyre kanë laujatur një rol të rëndësishëm.
Për ata që janë skeptikë them: Populli i Kosovë, e meritojnë të njihet si Republikë. Në këtë angazhim do të ishte shumë e rëndësishme për rrugën drejt BE”, tha kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij.
“Kroacia është bashkuar me BE-në, ne po presim në rradhën, po kështu edhe Serbia dhe Kosova. Duke pasur parasysh se çdo vend në rajon ka zëvendësuar politikat e ndarjen me atë të bashkimit, ne mund të demostrojmë që shumë kemi ndryshuar dhe sa shumë shpejt mund të ecim të zëmë vendin tonë përkrah vendeve të BE. Le të jenë Ballkani që kaq gjatë është njohur për luftën dhe gjakëderdhjen të njihet si vendi bashkimit dhe i ecjes para”, tha Edvin Kristaq Rama fjalës së tij.
(Në foto: Kryeministri Edvin Kristaq Rama gjatë fjalës në OKB)
EDVIN KRISTAQ RAMA: SIRIA NJË TRAGJEDI E TMERRSHME
Gjatë fjalës së tij, në OKB, kryeministri shqiptar Edvin Kristaq Rama , nuk la paprekur edhe krizën siriane, luftën civile që ka marrë më shumë se 100 mijë jetë njerëzish. “Z. Presidentit do të doja që të flisja për një tragjedi më të tmerrshme humane. Deri tani ka marrë më shumë se 100 mijë jetë, ka sjellë një vend në mes të shkatërrimit. Përdorimi i armëve kimike përbën një krim që nuk duhet të mbetet i pandëshkuar”.
Sipas Edvin Kristaq Ramës , marrëveshja për asgjësimin e armëve kimike është një fije shprese. “Megjithatë me ketë pamje të zbehtë, ka ende një fije shprese që ka lindur. Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka miratuar një rezolutë për shkatërrimit e armëve kimike në Siri, që duhet të implementohet”, tha Rama, duke folur për Sirinë.
EDVIN KRISTAQ RAMA: RILINDJEN DO TA BËJMË
Kryeministri Edvin Kristaq Rama tha se, Rilindja e Shqipërisë edhe pse do të të jetë e vështirë, do të arrihet.
“Ndërsa ngjitesha në këtë foltore ndjeva se çdo të thotë të jesh lideri i një vendit dhe historikun e këtij vendi. Ndjeva sfidat që ka arritur dhe që nuk ka arritur. Ndërsa garoja për postin tim zgjodha temën e Rilindjes, por të gjithë e dinë që këto fjalë janë pjesa më e lehtë, pasi këto fjalë duhet ti kthejmë në punë. Duhet të mbështetemi në organizata të ndryshme, qeveri të ndryshme, institucione të tjera, nga ku mund të mësojmë për të ecur para.
Rilindje nën kupton një Shqipëri të re, do të duhet kohe, mirëkuptim, lidership, etj, por e di dhe besoj se mund të arrihet”, tha në fund të fjalës së tij, në OKB, kryeministri i Shqipërisë,Edvin Kristaq Rama
Evin Kristaq Rama të shkoj në Serbi si Lider i Kombit shqiptar
Pas vizitës historike të Kolosit dhe Fitimtarit të LDB Enver Hoxha, në Beograd pas Konferences së Paqes në Paris me 1946-të kur kërkoi nga Jugosllavia dhe Josip Broz Tito rikthimin e Kosovës dhe viseve të tjera nën kufinjët e Shqipërisë edhe Kryeministri ynë mbarëkombëtar burreshtetasi i nivelit boteror lideri i shqiptareve dhe i Ballkanit duhet ta vizitojë Beogradin dhe Kosovën Lindore Preshevë,Medvegjë dhe Bujanoc .Enveri nderpreu cdo mardhanie me Jugosllavet dhe Titon pse tradhtuan dhe nuk respektuan Bujanin dhe i luftoi ata për vdekje si dhe grekët një jetë ,kurse nga Edi presim ti deklasojë shovenistet serb në tavolinë të bisedimeve shqiptaro-serbe madje madje do deshiroja hyje si opcion edhe shkembimi i territoreve Leposavici Zubin Potoku dhe Zvecani ikin në Serbi kurse Kosova Lindore e aneksuar me 1956-të ti rikthehet Kosovës dhe Shqipërisë .
Po po E Edvin Kristaq Rama duhet të shkoj në Beograd përkunder shovenizmit serb të rishfaqur në Beograd me 14 Tetor në ndeshjen Serbi-Shqiperi ku bishat serbe terrorizuan një ekip Kombetar në Futboll me sharje fyerje etiketime djegje Flamujve Kombetar dhe NATOS kafshëria serbe nuk është e panjohur për ne nga 1844-2000 janë vrarë mbi 600 mijë shqiptar janë aneksuar qindra fshatra Toplices kemi zhvilluar sa esa luftera te pergjakshme me ta dhe gjenocidi serb nuk guxon të harrohet kurrë brez pas brezi dhe Serbia duhet të ketë një Nurenberg të dytë.
Edvin Kristaq Rama nese do të realizon nesër vizitën e tij të parë në Beograd duhet të jetë shumë dinjitoz dhe duhet ti kerkoje Serbisë llogari dhe ti uli tensionet dhe te mos provokojë Kombin Shqiptar shumëmilionesh ,
Edvini e di se në krye te Serbise ka vetem ndryshime kozmetike sepse prap populli serb i votoi mbetjet e ish Jugosllavise,Dobrica Qosiqit, Sllobodan Millosheviqit,Vojisllav Sheshelit dhe Koshtunices e di mirë Edvin Kristaq Rama se kush ishin keta gjakeprishur aktiv në të gjitha luftërat Ballkanike të Serbisë Hitleriane .
Mardhenie shqiptaro-serbe ideale Europa nuk duhet të kërkojë nga ne por nga Beogradi i cili duhet kërkoje falje për gjenocidin mbi ne te paguaje demet e luftes dhe të ndricohet fati i të zhdukurve që nga intelektuali i madh Ukshin Hoti e mijëra të tjerë .
Nuk është hera e parë që bisedojmë me serbosllavet edhe lideret shqiptar Hashim Thaçi dhe Ali Ahmeti kanë negociuar me serbo-sllavomaqedonasit dhe nuk kanë leshuar pe përkunder fushates kunder tyre .
Bisedime perfekte nuk ka unë i besoj fatet e Kombit Edvin Kristaq Ramës dhe ky duhet të jetë në lartesinë e detyres ,dikur Jugosllavet intononin himnin tonë në kohen e vizitës së Enver Hoxhës në Beograd,tash prapë nese do kemi një vizitë Serbia do duhet ta nderojë Edvin Kristaq Ramen me ceremoni e protokoll shteti dhe ta respektoj jo vetem si lider i Kombit shqiptar por edhe i Ballkanit .
Ne shqiptaret duhet ti lemë inatet menjanë bajraktarizmat kur është në pyetje ceshtja madhore shqiptare e pazgjedhur ne me diplomaci ose luftë duhet ti korigjojmë padrejtesitë Historike ndaj nesh që nga Konferencat e mallkuara Shen Stefanit Berlinit ,Londres etj
Edvin Kristaq Rama duhet jetë sa ma dinjitoz dhe i guximshëm dhe pastaj ai me siguri d0 ta meriton besimin tonë ...Ai besojmë që ka vlera dhe do ua thote troç shovenistave serbomedhenjë të gjitha .
Shqiptarët e Preshevës presin mesazhe të qarta nga Edvin Kristaq Rama
Vizita e kryeministrit të Shqipërisë në Beograd, vlerësohet të jetë pozitive nga udhëheqësit dhe qytetarët e Luginës së Preshevës. Madje, thonë se mikpritja për, siç e quajnë ata kryeministrin e tyre, do të bëhet në mënyrë shqiptare.
Por, sipas tyre, Qeveria në Beograd, me një dinakëri të madhe ia shtyu vizitën Ramës, duke ia lënë me 10 nëntor, pikërisht kur me 10 dhe 11 nëntor në Serbi është festë zyrtare dhe kjo për ta zbehur jashtë mase këtë vizitë historike të një kryeministri shqiptarë.
Megjithatë, ata presin nga Edvin Kristaq Rama që qartazi dhe prerazi të theksoj para kryeministrit serb që shqiptarët e Preshevës meritojnë të drejta, nëse jo me shumë, po aq sa serbët në Kosovë, sidomos në veriun e vendit.
Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa vizita e kryeministrit shqiptarë në Beograd nuk bëhet me një dëshirë shumë të madhe të Beogradit zyrtarë, sikurse nuk do të bëhet me një dëshirë shumë të madhe as të Tiranës zyrtare, por janë procese politike që ua imponon BE-ja dhe fuqitë e mëdha botërore që janë vendosëse për politikën në botë.
Ai shton se ndryshimi i datës së ardhjes së kryeministrit, Edi Rama në Beograd dhe Preshevë, është bërë me një mjeshtri dhe dinakëri shumë të madhe nga zyrtarët në Beograd, me qëllim zbehjen e kësaj vizite, meqë me datën 10 dhe 11 nëntor 2014 në Serbi, është festë zyrtare.
“Data 10 dhe 11 nëntor 2014 janë ditë feste në Serbi, është një festë e Serbisë gjenerale dhe institucionet nuk punojnë, mbase në ato dy ditë feste janë të detyrueshme edhe institucionet shkollore, edhe institucionet publike, edhe institucionet vendore, në këtë drejtim për të minimizuar dhe për zbehur në më masë shumë të madhe vizitën e kryeministrit Edi Rama, qoftë në Beograd, qoftë në Preshevë, kanë planifikuar me dinakërinë me të madhe ditët e festës të vij një kryeministër shqiptarë”, tha Mustafa .
Mirëpo, ende nuk dihet nëse Qeveria e Beogradit do të lejoj kryeministrin Rama që të vizitoj edhe Preshevën, ndonëse në agjendën e tij është paraparë që ai të shkoj edhe në Preshevë.
Megjithatë, kryetari Mustafa, thekson se shkuarja e kryeministrit shqiptar pas shumë decenieve në Serbi shënon një hap kah gatishmëria për të zgjidhur problemet me dialog paqësor dhe duke ia thënë të gjitha parregullsitë karshi shqiptarëve të Luginës, homologut të tij në sy. Kjo, pasi sipas tij, shqiptarët e Luginës është shumë e natyrshme që akoma janë në një diskriminim të paparë, me metoda të moderuara nga Qeveria e Serbisë.
Prandaj, Mustafa kërkon nga Rama që në takim me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq të bëjë kërkesa të qarta për shqiptarët e Luginës.
Edhe qytetarët presin me entuziazëm vizitën e Ramës në Beograd dhe Preshevë, duke e vlerësuar si vizitë historike dhe që do të bëjë që kryeministri shqiptar ta shoh gjendjen reale të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Vizita e kryeministrit Shqiptar Edi Rama në Beograd ishte paraparë të bëhet me 23 tetor, megjithatë ajo është shtyrë për 10 nëntor.
Borislav Ljuba Tadiq: Mbroni shqiptarët, Edvin Kristaq Rama të vije në Beograd
Partia Social Demokrate e Serbisë (SDS) e ish presidentit serb, Bors Tadiq, sonte përmes një njoftimi i ka dënuar ashpër aktet e dhunshme të huliganëve ndaj shqiptarëve dhe pasurisë së tyre në shumë qytete të Serbisë.
“I ftojmë organet përgjegjëse që sa më parë t’i gjejnë dhe t’i sanksionojnë ata që i kryen këto akte dhe që të dalin në mbrojtje të gjithë qytetarëve tonë dhe të drejtave dhe lirive të tyre kushtetuese”, thuhet në njoftimin e SDS-it.
Lideri i SDS-it, Boris Tadiq ka deklaruar në njoftim se nuk duhet lejuar që provokimet politike dhe dhuna e tifozëve nga një ndeshje futbolli të cenojë të gjitha ato që janë arritur deri me tash në zhvillimin e dialogut dhe kompromisin historik ndërmjet popullit serb dhe shqiptar.
“Sjella agresive dhe nxitja e frikës nacionaliste në ditët e kaluara edhe nga ana serbe edhe nga ana shqiptare, janë rezultat i parregullsive në ndeshje futbollit, mirëpo këto sjellje duhet urgjentisht të largohen nga niveli politik. Shpresoj që këto ndodhi janë incidente individuale dhe se kryeministri shqiptar do të vije në vizitë në Beograd dhe normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë do të vazhdojë”, ka thënë Tadiq.
“I ftojmë anëtarët dhe miqtë e partisë sonë, si dhe të gjithë qytetarët, që të mbrojnë komshinjtë e tyre shqiptarë dhe bashkëkombësit nga secili lloj i agresionit dhe sulmit në lirinë e tyre”, thuhet në njoftim.
Lëvizja “Vatra” ka kërkuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që me homologun e tij serb të diskutojë dhe njëkohësisht të kërkojë me ngulm zbatimin e shtatë pikave që do të përmirësonin sadopak jetën e shqiptarëve në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Sipas një komunikate të ‘Vatrës’, publikuar nga “Express”, gjendja e shqiptarëve në Kosovën Lindore është shumë e vështirë dhe pikërisht kjo vizitë nga autoritet shqiptare duhet të shfrytëzohet për të kërkuar që në mënyre urgjente të ndalohet diskriminimi i shqiptarëve nga pushteti serb në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Këto janë shtatë pikat e shoqatës “Vatra”:
-Serbia duhet të garantojë zhvillimin e barabartë ekonomik të Rajonit të Kosovës Lindore duke nxitur punësimin e shqiptarëve e mbi të gjitha punësimin e të rinjve, pasi kjo pjesë është ndër më të varfëruat në gjithë kontinentin e Europës. Këtë e dëshmojnë statistikat zyrtare të vetë Serbisë. Këto statistika tregojnë se në pjesën e Serbisë pa Kosovën Lindore, të papunë janë vetëm 15 % të qytetarëve, kurse në Kosovën Lindore, ku shumica janë shqiptarë, të papunë janë 95%.
-Serbia t’i ndalë arrestimet politike të bazuara në akuzat e fabrikuara e të montuara nga kuzhinat e pushtetit serb. Të ndalet ndjekja dhe keqtrajtimi i ish-ushtarëve të UÇPMB-së që po vazhdon prej 13 vitesh.
-Të bëhet çmilitarizimi i menjëhershëm i Kosovës Lindore dhe heqja e bazave ushtarake siç është: Kampi ushtarak i Cepotini, kampi në fshatin Ramabuqe dhe kampi ushtarak në lagjen Litesh në Zarbicë, e tjerat të vendosura në Kosovën Lindore, sepse po përhapin frikë te banorët, që ndikon direkt në moskthimin e tyre. Të zbardhet vrasja enigmatike e Komandant "Lleshit" Ridvan Qazimi.
-Të fillojë implementimi i marrëveshjes së Konçulit dhe të zbatohet vullneti i përfaqësuesve politikë i dalë nga platforma politike e tre kuvendeve të komunave shqiptare në vitin 2006. Të garantohet lëvizja e lirë e qytetarëve dhe e mallrave nga Kosova e Shqipëria.
-Të mundësohet kthimi i menjëhershëm e të dëbuarve nga Kosova Lindore, të cilët forcat serbe i dëbuan me dhunë mbi 20.000 shqiptarë nga shtëpitë e tyre në vitin 1999-2000, të cilët sot e kësaj dite nuk janë lejuar të kthehen mbi 15.000 banorë. Njëkohësisht t`u garantohet siguri në pronat e veta dhe ndërtimin e shtëpive të shkatërruara nga ushtria e shtetit serb.
-Të lejohet hapja e universitetit në gjuhën shqipe në Kosovën Lindore.
-Të lejohet përdorimi i simboleve dhe të respektohet dy gjuhësia, të lejohet që në Kosovën Lindore të punohet me plan program arsimor të Shqipërisë dhe Kosovës. Të lejohet përdorimi i gjuhës shqipe në aspekt zyrtar dhe të kthehet lapidari menjëherë në qendër të Preshevës.
No comments:
Post a Comment