Shefqet Dibrani
Bexhet Jakupi, në çarqet zvicerane është i njohur me emrin ledhatues Köbi. Ai është pronar i Reastorantit ADLER (në shqip SHQIPONJA), në njërën nga lagjet më aristokrate në qytetin St. Gallen (Shën Gallusi), në Zvicër. Etimologjia e emrit Köbi, vjen nga mbemri i tij familjar „Jakupi“ të cilin zviceranët për lehtësime më shumë e kanë thirrur si „Jakob“, nga ku del llagapi, përkatësisht nofka Köbi, me të cilën zviceranët jo vetëm në lagje, por në tërë qytetin e njohin.
Bexhet Jakupi, ka lindur në vitin 1959, në lagjën e Liteshëve në fshatin Zarbicë, komuna e Bujanocit. Bexheti fëmijërinë e kaloi në këtë fshat ku e mbaroi edhe shkollën filore, ndërsa në fillim të viteve të ‘70-ta, familja do të shpërngulet në Bujanoc, ku ai do ta përfundoj edhe gjimnazin klasik në këtë qytet. Fill pas përfundimit të shkollës së mesme do të kryej shërbimin ushtarak, dhe me t’u kthyr nga shërbimi do të merrë rrugën e mërgimit, ku jeta do ta sjell në Zvicër.
I vetëdijshëm se për të pasur sukses duhet njohur gjuhën e vendit, dhe krahas saj duhej kualifikuar për tregun e punës. Vetëm 6 muaj pasi vendoset në Zvicër, Bexheti do ta regjistroj shkollën e mesme të gastronomisë (hoteleries), në sistemin pa shkëputje nga puna, me që rast ai kualifikohet dhe mëson gjuhën njëkohësisht.
Sistemi i shkollimit pa shkëputje nga puna si dhe mësimet praktike do ti nis në Hotel BODAN në Romanshorn të kantonit Thurgau dhe në Hotel CITY në qytezën Buchs të kantonit St. Gallen.
Pas përfundimit të shkollimit, për një kohë të caktuar do të punësohet në Multi Shop, në Multergasse të qytetit St. Gallen, një restorant i njohur i cili pas një kohe do të pushon veprimtarinë e gastronomisë. Por, Bexhet Jakupi në saje të asaj eksperience pa ndonjë vështirësi do të kaloj si udhëheqës i restorantit që gjendet në „Stadttheater“, përkatësisht në objketin Tonhalle (Teatri Popullor i qytetit St. Gallen). Aty, Bexhet Jakupi, ka punuar për rrth 16 vjet. Puna në këtë restorant do t’i jap atij mundësinë për përfeksionimin e artit të kuzhinës dhe do të mosojë mirë edhe psikologjinë e punës në këtë lëmi siç do të shprehet edhe vet ai: „Vërtetë ishte një eksperiencë jashtzakonshme, sepse kontakti me njerëz eminent të kulturës dhe artit të qytetit e kantonit, dhe jo vetëm kaq por takimi me ansamble e trupa artistike ndër më të njohurat e Evropës dhe Botës që kanë dhënë koncerte e shfaqje në këtë qytet, më kanë ndihmuar shumë“. Në atë restorant, janë ushqyer, e madje e kanë pasur si piktakim edhe personalitetet politike dhe ato akademike të të gjitha niveleve, prandaj kontakti me këto kultura ka pas rol ndikues edhe në emancipimin, në sjelljen dhe në shërbim, gjë që ai vazhdimisht u është mirënjohës strukturave drejtuese të këtij institucioni, qoftë për mirëkuptim e qoftë për përkrahje e cila nuk i ka munguar në asnjë çast.
Kur jemi tek përkrahja Bexheti është i vetëdijshëm, e duke qeshur shton se „për një gastronom përkrahja më e madhe është prezenca e përhershme e personlaiteteve të njohura në nivel qyteti dhe kantoni, që padyshim ishte një certifikatë vlerësimi për punën time“.
Në saje të përvojës së krijuar, qoftë në gatim, qoftë në shërbim, por edhe nga eksperienca në menaxhim, ai që nga viti 2004, përkatësisht më 1 nëntor 2004, bashkë me gruan e tij Fatimen, do të bëhen pronar, kurse Bexheti drejtues i Restorantit „ADLER“ i cili gjendet, siç e theksuam edhe më parë në njërën nga lagjet më aristokrate të këtij qyteti.
Fillimet kanë qenë paksa refuzuese, pasi Bexheti ishte ndër të parët, (nga të huajt), që nis një veprimtari në këtë lagje. Por me kalimin e kohës të gjitha paragjykimet do të thyhen dhe ai të premtën e fundit të muajit tetor, përkatëisht më 31.10.2014, do të festojë 10-Vjetorin e vaprimtarisë gastronome.
Kjo ngjarje u bë shkas edhe i këtij reportazhi, që shënohej në mesin e mysafirve të tij të cilët kryesisht ishin zviceran, pastaj kishin ardhur familjar të shumtë dhe një numër simbolik edhe i bashkëtdhetarëve të tij, të cilët uronin dhe i gëzoheshin suksesit të tij.
Në këtë atmosferë, si kurrë më parë ai rrëfen copëza jete, ngjarje të caktuara që i kanë lënë mbresa të pashlyera në eksperiencën e tij dhjetëvjeçare, bënte shaka dhe vraponte nga tavolina në tavolinë për ti nderuar e për t’u gjendur afër secilit.
Bashkëshortët Jakupi, në këtë restorant i kanë të punësuar edhe 5 punëtor e puntore të tjerë, të cilët janë me orar të plotë si dhe 5 – 6 të tjerë janë të angazhuar sipas nevojës.
Restoranti i ka 140 ulëse, me dy salla të vogla, në njërën për duhanxhinjët dhe tjetrën me 40 ulëse për ngjarje, festa e mbledhje të caktuara, ndërsa në katin sipër restorantit është edhe salla e madhe me mbi 350 ulëse, në të cilën zhvillohen konferenca, fushata zgjedhore, mbahen koncerte dhe ahengje të shumta familjare.
Derisa Restoranti „ADLER“ ka ekskluzivisht mysafir zviceranët, salla lart është shndërruar në një qendër të manifestimeve, koncerteve dhe ahengjeve familjare, të cilin dita ditës e begatojnë prezenca e grupeve dhe shoqërive shqiptare duke e shndërruar Restorantin SHQIPONJA, tamam në një vatër të shqipeve që vijnë gjithë andej hapësirës ku ka shqiptar.
Në interesimin tonë se si i sheh bashkombasit e vet, ai do të përgjigjet shkurt: Shqiptarët, sidomos viteve të fundit dallojnë për një kulturë, sjellje dhe rregull të mirë, jo vetëm në sallë dhe korridore, por kjo kulturë shihet edhe në rrugë dhe kudo.
Ai, vazhdimisht i falënderon bashkombasit e vet, të cilët përzgjedhin restorantin e tij, për ndeja të thjeshta apo për tubime e manifestime, por veçmas i dallon ata që mbajnë dasma dhe ahengje familjare, e të cilët i pëlqejnë gatimet nga kuzhina e tij, për që gjë ka vetëm komplimente, për shërbime dhe organizim të pëlqyer.
Natyrisht, nuk ishin të gjitha, as nuk janë ato që duhen të thuhen në kësi përvjetorësh, për një pronar të sukseshëm siç është Bexheti, ndërsa për mua ishte mjaftë impresionuese atmosfera impozante, sa herë ai vinte pran nesh, rrëfente një ndodhi të jetës që i kujtohej, evokonte ndonjë kujtim që më dukej se fliste për një copë jetë e cila atë e ka bërë emër të njohur dhe mjaftë të respektuar në këtë qytet!
No comments:
Post a Comment