Hetimi i Vështirë i Krimeve
Republika e Kosovës tashmë ka hyrë në rrugën e saj “pakthim” drejt Bashkimit Evropian, megjithatë
sfidat që dalin përpara janë jo lehtë të përballueshme. Luftimi i krimit të organizuar është një ndër
kriteret bazë që Kosova duhet plotësuar në këtë rrugëtim. Në këtë mes, luftimi i krimeve ekonomike dhe korrupsionit zë vend tejet të rëndësishëm.
Kualiteti i përgatitjes së dosjeve dhe infrastruktura për policët që punojnë në rastet hetimore është mesatare.Njëjtë edhe komunikimi me prokurorët. Ata rrallë ndonjëherë marrin mundin t’i udhëzojnë policët, le më rolin udhëheqës në hetimin e një vepre penale.
Bazuar në Ligjin për Inspektoratin Policor të Kosovës, inspektoret janë të autorizuar të bëjnë inspektimin e zakonshëm në Policinë e Kosovës për të vlerësuar mënyrën e kryerjes së detyrave në menaxhimin e dosjeve të hetimit të krimit si dhe bashkpunimit me organet gjyqësore.
Inspektimi është përqendruar në vlerësimin e kryerjes së detyrave policore nga menaxherët e hetimeve dhe policët hetues.
I funksionalizuar nga Departamenti i Inspektimit, ndërmarrja është zhvilluar nga shkurti i vitit 2010 e deri me tash.
Inspektimi është i përqendruar kryesisht në njësitë e hetimeve në nivelin lokal, rajonal dhe atë qendror.
Edhe pse fusha e menaxhimit të hetimit të krimit është inspektuar në mënyrë të përgjithësuar disa herë nga IPK-ja që prej vitit 2006, kësaj here është parë i nevojshëm zhvillimi i një inspektimi të veçantë lidhur me menaxhimin e dosjeve kriminale në Policinë e Kosovës.
Janë diku mbi 100 policë hetimorë në të gjitha nivelet në vendin tonë dhe fusha e hetimeve përfundimisht kërkon një organizim më të mirë.
Rezultatet e hetimit treguan se ka mangësi në kompletimin e dosjeve. Dosjeve u mungojnë vendimet e prokurorëve për fillimin e hetimeve. Gjatë intervistave me policë hetues është vërejtur se në mesin e tyre nuk kishte njohuri të duhur lidhur me atë se prej cilit moment llogaritet faza e arrestimit policor ose privimit të lirisë së një personi të dyshimtë.
Po ashtu, janë vërejtur lëshime në standardin e përpilimit të shkresave, të cilat përcillen me gabime drejtshkrimore dhe teknike. Njësitë hetimore në përgjithësi nuk i kushtojnë rëndësi evidentimit të përmbajtjes së dosjes.
Kjo ndodhë përkundër se plan-programet mësimore në Qendrën Kosovare për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim u ofrojnë njohuri zyrtarëve policorë në përpilimin e shkresave si me njësi mësimore teorike, po ashtu edhe me ato praktike. Megjithë programet e ofruara, në shumicën e rasteve shkresat polciore bëhen me dorë dhe pa një standard. Kallëzimi penal si shkresë e rëndësishme në dosje, në praktikën policore në shumë njësi hetimore, përmbante elemente të ndryshme dhe tjera.
Në një numër stacionesh është vërejtur mungesa e lidhjeve telefonike, gjë që u vështirëson hetuesve komunikimin me prokurorë në periudhat kur policia informohet për kryerjen e ndonjë vepre penale.
Inspektoratin Policor i Kosovës doli me disa rekomandime për menaxhmetin e lartë policor në lidhje me fshirjen e të dhënave personale nga sistemi i informatave, pajisjen e njësive hetimore me libra të nevojshëm zyrtarë për mbajtjen e evidencave, përmirësimit të kushteve të punës dhe hapësirave për njësitet e hetuesisë si dhe pajisjen me sirtarë të përshtatshëm për vendosje të dosjeve kriminale në regjione/stacione policore.
Një prej objektivave kryesore të policisë, të parapara me Ligjin për Policinë, është parandalimi, luftimi dhe zbulimi i krimit. Parandalimi i krimit përbën një nga çështjet dhe detyrimet më të rëndësishme për një shoqëri demokratike drejt sundimit të rendit dhe ligjit.
Mirepo, porblemet me hetimet shtohen edhe nga lloji i bashkëpunimit mes policisë dhe Prokurorit Publik. Ky i fundit, në bazë të ligjit, është organ i pavarur përgjegjës për hetimin e veprave penale, për ushtrimin e ndjekjes penale ndaj personave të akuzuar për kryerjen e veprave penale që ndiqen sipas detyrës zyrtare apo me propozimin e të dëmtuarit, për mbikëqyrjen e punës së policisë gjyqësore gjatë hetimit të personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale dhe për mbledhjen e të dhënave dhe informacioneve për fillimin e procedurës penale. Duke parë rolin e këtij organi si dhe lidhjen e ngushtë që duhet ta ketë me policinë, vlerësohet se në mes tyre ekziston një komunikim i dobët sa i përket rrjedhjes së hetimeve të rasteve. Bashkëpunimin jo të duhur në mes të prokurorëve dhe policëve hetues e ka potencuar edhe një raporti i EULEX-it i vitit 2010.
Edhe pse Kodi parasheh prokurorin publik si udhëheqës të hetimeve, ndërsa policinë si ndihmës të tij, në praktikë një veprim i tillë mungon. Për dështim në krijimin e një bashkëpunimi të duhur deklarohen edhe një numër i prokurorëve, sipas të cilëve ka munguar një iniciativë e përbashkët e dy autoriteteve për të nxitur një komunikim më të ngushtë përmes shkresave, që do të ngriste përformancën e hetuesisë
Edhe Kodi i Etikës së Policisë së Kosovës, në nenin 10 potencon bashkëpunimin funksional që duhet të ekzistojë në mes të policisë dhe prokurorisë. Por, gjatë inspektimit është vërejtur se kontaktet në mes të hetuesve dhe prokurorëve janë shumë më të pakta se sa kërkohet për zhvillimin e hetimeve.
Dispozitat e Kodit Penal qartas theksojnë që prokurori është ai që merr rolin udhëheqës në hetime penale. Por, kjo shpesh mungon në praktikë. Hetuesit tregojnë për vështirësitë në kontaktimin e prokurorëve dhe marrjes së informatave mbi rastet.
Po ashtu, hetuesit deklarojnë për mungesë të informatave rreth rasteve për të cilat kanë përfunduar hetimet dhe personat që janë akuzuar për veprat e kryera. Sipas hetuesve, prokurorët publikë shumë rrallë paraqiten në vendin e ngjarjes në rastet e veprave të rënda penale (përveç rasteve shumë të rënda, ku i tërë komunikimi bëhet përmes telefonit), rrall-herë marrin rol aktiv në udhëheqjen e hetimeve që nga fillimi dhe kanë performancë të dobët për sa i përket dhënies së udhëzimeve me shkrim dhe atyre me gojë për hetuesit.
Duke iu referuar kushteve në të cilat janë të angazhuar zyrtarët policorë që merren me hetime, mund të thuhet se ato nuk janë të kënaqshme në disa njësi. Në disa rajone është vërejtur mungesa e automjeteve për hetuesit policorë, kurse hapësira e zyrave për punë dhe ruajtje të dosjeve vlerësohet e pamjaftueshme. Varësisht nga stacioni apo regjioni policor, ndryshojnë edhe kushtet e punës për hetues. Vërehet edhe mungesa e pajisjeve kompjuterike, çka paraqet një ngecje dhe pengesë serioze në përgatitjen dhe kompletimin e dosjeve kriminale (në të gjitha stacionet policore të inspektuara, mesatarisht tre e më tepër hetues përdorin të njëjtin kompjuter).
Gjithashtu problemt këtu nuk mbarojnë pasi mungon edhe nxistja e tyre përmes pagës shtesë për blerjen e rrobave civile dhe shtesës së veçantë për hetimeve ndonëse ka qenë kërkesë e vazhdueshme e hetuesve të niveleve qëndrore dhe lokale. Jo vetëm që kjo kërkesë nuk është implementuar nga departamenti financiar, por atyre u ndalohet edhe marrja e se drejtes së uniformës për çdo pesë vjet në bazë të vendimeve të lëshuara nga drejtorati.
Megjithëse ka shumë probleme të krijimit të kushteve të punës, nuk mungojnë as presionet politike në lidhje me rastet e zbuluara. Hetimi i krimit është vërtet detyrë shumë e komplikuar në Kosovë.
Gjatë këtij viti falë punës së palodhshme dhe profesionale të Stafit menagjues dhe inspektorëve të IPK-së,mbi 116 policë janë nën hetime.
Nga ky numër ndaj 54 prej tyre janë ngritur kallxime penale ,29 janë dërguar në raport të veçantë,ndërsa për 33 raste janë në proces të hetimit,34 zyrtarë policorë hetohen për keqperdorime të detyrës zyrtare,22 kanë rrezikuar trafikun,18 po hetohen për lendime trupore,10 për kanosje dhe 9 si të dyshuar për falsifikim.
Kohë më parë nga Policia e Kosovës për menaxhim të dobët ka suspenduar edhe ish ushtruesin e U.D. - Drejtorit në DMO të Policsë së Kosovës .

2.
Redaksisë së portalit e-novine i është lajmëruar polici Petar Dordevic (Gjorgjeviq) i cili akuzoi anëtarët e Ministrisë serbe të Punëve të Brendshme se kanë kryer krime monstruoze në Kosovë. Ai thotë se ishte viktimë e Njësisë për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe Prokurorisë serbe për Krime të Luftës. Dordevic me gruan dhe dy fëmijë jeton në Lihtenshtajn. Thotë se është motivuar nga Slobodan Stojanovici dhe interesimi i opinionit publik për rastin e tyre dhe për gënjeshtrat që i kanë thënë prokurori Vladimir Vukcevic dhe zëvendësprokurori për Krimet e Luftës, Bruno Vekaric. Telegrafi sjellë më poshtë rrëfimin e tij.
Diku në mars 2009, pas paraqitjes time dhe të tre kolegëve në TV B92 - me imazhet tona të errësuara - nga rrëfimet tona për krimet ndaj civilëve që kanë bërë policët dhe ushtarët kudo në ish RSFJ, e sidomos pas presionit të publikut, Prokuroria nisi hetimin kundër Radoslav Mitrovicit, komandant i Detashmentit 37 të Policisë Speciale të Serbisë, Nenad Stojkovicit, komandantit të çetës IV, si dhe disa policëve tjerë nga Leskoci dhe Vlasotinci.
Kur emisioni mbaroi, në rrugën nga Beogradi në Leskovc na thirrën disa miq dhe të afërm që thanë se të gjithë në qytet e dinë se ne ishim ata që kemi folur. Kështu filluan kërcënimet nga ana policëve ndaj familjeve tona. Në atë moment ne nuk e dinim si u kuptua kjo, por më vonë ishim të sigurt se Prokuroria ka ofruar informacion për çdo gjë tek ata të cilët i kemi akuzuar. Madje të akuzuarit i kishin të gjitha deklaratat tona me shkrim dhe kopjet e tyre i ndanin në qytet.
Nëpër Vlasotinc dhe Leskoc filloi në ndjekje e paparë në ne dhe familjet tona. Mua “personat e panjohur" ma kanë gjuajtur me gurë shtëpinë, i kanë thyer tjegullat e dritaret, ndërsa çdo ditë detyrohesha t’i dërgoj e t’i kthej fëmijët nga shkolla. Në stacionin e policisë në Leskoc kishin biseduar hapur që të më vrasin, ose djalin tim, sepse kam folur për krimet e tyre.
Të gjitha kërcënimet dhe sulmet unë dhe miqtë i lajmëronim te prokurorët Vladimir Vukcevic dhe Dragoljub Stankovic. Për këtë ka shënime zyrtare. Për të gjitha kërkesat tona ata na bindnim se nuk kemi nevojë për panik e as të shqetësohemi.
Pastaj ata vendosën të arrestojnë Radoslav Mitrovicin, Nenad Stojkovicin, Dragan Milenkovicin të quajtur Sisarka, dhe të tjerët. Kundër tyre janë ngritur akuza për disa gjëra pa kuptim, edhe pse ne kemi folur për krimet më monstruoze që ata dhe policët tjerë kanë kryer. Prokurorët kanë anashkaluar dhunimet e tmerrshme të shqiptareve, vrasjen e fëmijëve, plaçkitjet e shumta dhe djegiet masive të fshatrave të tërë...
Më larguan nga shërbimi, natyrisht për shkak të dëshmisë për krime. Është montuar procedura mia gjyqësore për posedim të paligjshëm të armëve, e ato i inskenuan policët e Vlasotincit, në mesin e të cilëve Dragan Milenkovic Sisarka që ka marrë pjesë në krime. Në gjykatë kam marrë dënim katërvjeçar, sepse unë nuk jam mbrojtur si duhet ndaj akuzave pa kuptim, sepse mendoja se këtu nuk ka asgjë me rëndësi. Në Gjykatën e Lartë dënimi është përgjysmuar.
Në ndërkohë, Nenad Stojkovic, i cili erdhi në pozitën e Shefit të Administratës Policore në Leskovc, tha: 'Veç sa të shkosh në burg, se na ta përfundojmë tregimin”! Ai donte të më thoshte se nga burgu nuk do të dalë gjallë. Sepse, para kësaj kam lajmëruar për veprimet dhe kam dhënë deklarata kundër këtij grupi keqbërësish. Kam qenë kërcënim i madh për ta, sepse kam marrë pjesë në të gjitha aksionet e Detashmentit 37 në Kosovë me çetën e Leskocit. Unë i takoja sektorit të zbulimit.
Me 30 prill 2009, papritmas dhe pa paralajmërim në orët e mbrëmjes, në shtëpinë e familjes time, ku kam jetuar me gruan time, me dy fëmijë të mitur dhe një vajzë për të cilën ishim familje kujdestare, vijnë dy anëtarë të Njësisë për mbrojtjen e dëshmitarëve, Velimir Perisic dhe Dejani (nuk më kujtohet mbiemri). Më kanë thënë se në afat sa më të shkurtë duhet të bëhemi gati e të shkojmë me ta, se kanë urdhër nga Prokuroria për Krimet e Luftës që të na “mbrojnë”, sepse jetët i kemi në rrezik. Nuk kishim kohë për të menduar, sepse ata nga ngutnin duke thënë: “Mos ia lëni pastaj dikujt fajin nëse nuk vini tash me ne”. Shkuam.
Kemi arritur në Beograd rreth orës 23.00. Që atëherë, e në dy vitet e ardhshme, ne thjeshtë ishim pronë e Njësisë dhe Prokurorisë, pa asnjë të drejtë njerëzore, skllevër... Menjëherë pas mbërritjes në Beograd na morën të gjitha dokumentet personale (pasaportat, kartat e identitetit, kartat shëndetësore, librezat e punës...) dhe telefonat celularë pa asnjë konfirmim me shkrim të konfiskimit, të cilat janë të nevojshme të jepen dhe të ceken shkaqet e marrjes. Në ditët në vijim jemi detyruar të bëjmë teste psikologjike (më vonë e kam ndërlidhur këtë me profilin e specifikuar të personalitetit, që të caktonin "masat" për ngacmim dhe torturë psikologjike). Kemi qenë të detyruar për të kaluar një ekzaminim të plotë fizik në rrugë Durmitor në Beograd, me skanim të detyrueshëm të EKG-së që ju bë pa nevojë edhe fëmijëve.
Më pas mua, me ditë të tëra, nga mëngjesi deri në mbrëmje, më merrnin në pyetje në vendndodhjen e Njësisë në ndërtesë të MPB-së. Njëri pyeste, e dy shkruanin me dorë. Marrja në pyetje kishte të bënte se çfarë krime kam parë, kë dua ta akuzoj, cili është motivi i dëshmisë dhe kush tjetër mund të dëshmojë për këtë dhe krime të ngjashme... Për këtë në dy vitet e ardhshme më kanë marrë në pyetje, nga dita në ditë .
Në banesë gjithmonë vinin pa paralajmërim dhe papritur, nga 4-5 anëtarë të Njësisë, gjithmonë të zemëruar dhe të shqetësuar, duke bërtitur se jemi barrë për shtetin dhe se sa kushton mbrojtja e dëshmitarit. E gjithë kjo para fëmijëve tanë të mitur. Ata disa herë vinin natën për të kryer bastisje, duke thënë se verifikojnë mos strehojmë dikën në banesë. Gjithashtu, ata e dinin se zotëroj më shumë se njëqind fotografi tek të cilat kam shënuar krimet të tmerrshme të policisë kundër civilëve shqiptarë në Kosovë, si dhe dokumente të tjera. Shpesh i kanë kërkuar, që gjoja t’i ruajnë.
Gjatë i kam lutur nëse mund të flas me shefin e tyre, Milos Perovic. Më në fund, kur ia dola të takohem me të, i tregova në mënyrë të detajuar në lidhje me gjithë këtë dhe e luta të më mbrojë nga anëtarët e Njësisë, ndërsa ai qeshej me cinizëm e thoshte: “Epo, nuk është mirë ajo që ta kanë bërë e kjo nuk do të përsëritet”. Të nesërmen, herët në mëngjes vjen një banesë banda nga katër anëtarë të Njësisë, të udhëhequr nga ndihmësi i Perovicit, Velimir Perisic, i cili me britma tha se kundër meje do të iniciojë procedurë penale dhe se do të më largojë nga programi i mbrojtjes për shkak se kam guxuar të ankohen për sjelljen e tyre.
Meqë kam punuar në Beograd, shumë policë të Njësisë i njihja. I kam parë edhe në Rahovec ku është bërë masakra ndaj civilëve. Për mua kjo është e pakuptueshme dhe e pakonceptueshme: këta njerëz janë caktuar të kujdesen për mua që jam rrezik potencial për ta!
Me një rast, në rrugën deri në Prokurorinë për Krime, në makinë ishin Aleksandar Lukic, Sinisa Savic dhe një tjetër polic që nuk e njihja. Savic e tha me zë të lartë para tyre që të kem kujdes çfarë bëj që të mos përfundojë si Zoran Vukojevic...
Si gjithmonë kur dilja nga banesa, merrja fotografitë me dokumente, sepse kisha frikë se shkojnë në posedimin të Njësisë. Në Prokurori më ka pritur Dragoljub Stankovic që i kërkoi fotot dhe dokumentet që t’i ruajë në kasafortë. Ai tha: “Më njeh moti dhe do të ishte më mirë që t’i dorëzosh që këta të Njësisë mos t’i shkatërrojnë”. Unë i besova dhe ia dhashë tre albume me fotografi, si dhe dosjet me dokumente që dëshmojnë për krime të shumta të oficerëve të lartë të policisë dhe të anëtarëve tjerë. Më vonë nga Stankovici kam kërkuar t’i kthejë fotot dhe dokumentet, e ai në ato dosje më dha letra koti, si dhe një korrespodencë ndërmjet Prokurorisë dhe Fondit për të Drejtën Humanitare. E pyeta ku janë fotot e mia, e ai tha se këtu s’kam asgjë timen. Nuk i ktheu. Besoj se i ka shkatërruar, sepse kanë mundur të përdoren si dëshmi kundër zyrtarëve të lartë të policisë.
Shumë herë jam dërguar në Prokurori për "biseda", siç thoshin Velimir Perisic dhe policët tjerë. Kjo dukej kështu: në njërën nga zyrat e Prokurorisë më kanë pritur Dragoljub Stankovic, Nebojsa Markovir, Mioljub Vitorovic dhe Snezana Stankovic të ulur në një gjysmërreth. Unë duhej të ulesha në mes, ndërsa rreth meje ishin disa policë të Njësisë. Që nga hyrja ime ata fillonin me kritika, poshtërime dhe kërcënime. Unë kështu me orë duhej t’i dëgjoja e të mos them gjë. Prokurorët më bërtitnin, se si me sjelljen time po kërcënoj jetët e policëve. Pas daljes nga Prokuroria, ndjehesha keq dhe i çorientuar. Në jetë më mbante vetëm ideja për fëmijët.
Arsyeja për sjellje të tillë ishte se unë me shkrim i jam drejtuar Fondit për të Drejtën Humanitare për të më ndihmuar që të shpëtojë nga kthetrat e Zyrës së Prokurorisë dhe Njësisë që në mënyrë të sinkronizuar e me poshtërsi kanë punuar për të më shkatërruar mua dhe familjen time, për të hequr unë dorë nga dëshmia dhe për të pezulluar procedurën penale kundër kriminelëve të luftës.
Kur koha kalonte, e unë nuk doja t’i tërhiqja akuzat, kam duruar kërcënime më të mëdha, shantazhe, tortura... Deri aty kanë shkuar sa që biri im (atëherë 12 vjeç) u sulmua fizikisht nga persona të panjohur me shkopinj. Kam raportuar këtë, por nga hetimet nuk doli gjë.
Tortura vazhdoi: vinin natën dhe kryenin bastisje, trokitnin në derë. Na ndalën ujin e ngrohtë, e pastaj ngrohjen. Ngroheshim me shporet duke ndezur të gjitha ringlat.
Bisedat me anëtarët e Njësisë ishin të tmerrshme. Më kanë pyetur: "A do ti të holla. A ke?”, ndërsa unë thosha se kam nevojë, sepse jemi pa bukë. Ata pastaj: “Sa keq që nuk do. Hajt gëzuar”. Ose: “Çka mendon ti, se jemi postierë të të sjellim para? Çfarë të duhen paratë”?
Kërcënuan se do të më heqin nga mbrojtja, ndërsa në Prokurori Dragoljub Stankovic tha të rri sepse çfarë do të bëj pastaj. Kam kërkuar ndonjë punë, që të ushqeja familjen. Më thanë se e kam të ndaluar. I përmendnin disa rregulla, ndërsa flisnin me hamendje. Gjatë tërë qëndrimit nuk i pash ato rregulla që ta di se çfarë guxoj e çka jo.
Nuk kisha kontakt me askënd. Ma ndalën telefonin. Nuk mund ta dëgjoja as nënën që më mbeti në shtëpi. Ky ishte një ekip i tmerrit.
Tortura vazhdoi edhe kur u ktheva në shtëpi. Vinin njerëz të panjohur, ofronin disa marrëveshje, dërgonin SMS. E pashë se duhet të iki nga Serbia. Tri herë nuk ia dola, e të katërtën herë po, falë Zotit.
E lash programin e mbrojtjes. Ika më 4 korrik 2011. Nuk do t’ia dilja po të mos më ndihmonte Fondi për të Drejtën Humanitare, duke më siguruar një makinë. Nuk kisha as para, asgjë. Ishim të shkatërruar. /Telegrafi/
(Petar Dordevic është pseudonim i bashkëpunëtorit. Atë e njeh edhe dëshmitari Slobodan Stojanovic dhe disa të tjerë nga Detashmenti 37 që shpejtë do të japin intervista për e-novine)
3.
Krimi Kibernetik- edhe në Kosovë i përhapur
Krimet kibernetike, janë ndër krimet më të sofistikuara në nivel global. E nga këto lloj krimesh nuk po shpëton as Kosova.
Një formë e sofistikuar e vjedhjes së bankave, e bërë në SHBA para një viti, duket të jetë specialitet i një grupi të hajnave rumunë. Një formë të ngjashme të vjedhjes, ditë më parë kanë kryer në Kosovë, tre shtetas rumunë.
Me 14 shtator, sektori për hetimin e krimeve kibernetike në polici, në një operacion policor kanë arrestuar këta persona të dyshuar për kryerje të veprës penale, lëshim të çeqeve pa mbulesë dhe keqpërdorim të kartelave bankare. Atyre ndër të tjera u janë sekuestruar 7745 euro, si dhe pajisje të modifikuara për të kryer veprën penale.
Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija, thotë pwr RTK se në vitet e fundit është përmirësuar siguria në bankat e Kosovës, sa i përket atakimeve kibernetike. Por problem më të madh sheh plaçkitjen e armatosur që po u ndodh bankave. Ndërsa kërkon rritje të dënimeve për kryerësit e këtyre veprave penale.
“Rreziqet janë të njëjta por efektiviteti më i madh për krimet kibernetike. Plaçkitjet fizike kërkojnë më shumë punë, më të rrezikshme, ngritje të kapaciteteve… duhet dënimi të jetë shumë serioz”, theksoi ai.
Tash tri vjet është funksionalizuar njësiti për hetimin e krimeve kibernetike dhe nga atëherë ky njësit ka hetuar 35 raste të krimeve kibernetike. Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Brahim Sadriu, thotë se, rastet më të shpeshta të raportuara në polici janë hyrja në llogaritë personale si dhe lëshimi i çeqeve të rreme.
“Te rastet e cenimit të privatësisë, numri më i madh, kemi të bëjmë me thyerje të passwordave, postohen gjëra pa leje, ndërhyrje në të dhëna personale. Kartelat bankare, kemi të bëjmë me klonim të kartelave, dhe tërheqja e mjeteve”, tha ai.
Viktimat më të shpeshta të atyre që në gjuhën e teknologjisë informative njihen si “hacker”, janë përdoruesit privat, thotë specialisti i sigurisë së webfaqeve, Shpend Kurtishaj. Ai thotë se është shumë me rëndësi që përdoruesit të jenë të kujdesshëm në dhënie të informatave për shkak që ato mund të keqpërdoren.
Por, Betim Musliu nga Instituti për Drejtësi, numrin e vogël të rasteve të raportuara nuk e ndërlidh me mungesë të këtij fenomeni, por me mungesë të kapaciteteve për ta luftuar atë. Sipas tij, krimi kibernetik është mjaft i koklavitur dhe kërkon kuadro të specializuara në organet e drejtësisë dhe sigurisë që të mund të jenë në hap me kriminelët.
“Duke u bazu në rezultatet e institucioneve të drejtësisë, mund të themi se ska shumë raste, por unë mendoj që kemi mungesë të përgatitjes së prokurorëve dhe gjyqtarëve. Të kemi njohuri për ndjekjen e krimeve kibernetike”, theksoi ai
Edhe njohësja e çështjeve të sigurisë, Diana Likaj, vlerëson se këshilli gjyqësor dhe prokurorial duhet të kenë parasysh që ky krim global është në rritje, prandaj duhet të ketë profilizim dhe specializim të prokurorëve dhe gjykatësve.
“Një gjykatës që ka punu në kohen tradicionale, duhet të ketë gjykatës dhe prokuror të specializuar në fushën e kibernetikës”, tha ajo.
Likaj, rrezikun më të madh e sheh tek hyrja në të dhëna konfidenciale të institucioneve në shtetërore, që sipas saj mund të përdoren nga terroristët potencial.
Edhe ekzekutuesit pranojnë se problemet e kësaj lëmie janë mjaft e ndërlikuara për tu hetuar. Prokurorja, Shemsije Asllani, në një përgjigje elektronike, thotë se në vitin 2013 janë ngritur 7 raste që kanë të bëjnë me veprën penale, hyrje në sistem kompjuterik, ndërsa këto raste janë ende duke u hetuar. Ajo shton se bashkëpunimi me policinë dhe gjykatat është në nivel të duhur, por ka mungesë të stafit në këtë lëmi.
Por, zyrtarët policor thonë se policia ka nivel të lartë të sigurisë së të dhënave. Edhe Shpend Kurtishaj, pajtohet se kohëve të fundit është përmirësuar dukshëm siguria e softuerëve në institucione.
Krime kibernetike janë aktivitete kriminale të zhvilluara në rrjet që ka si objekt keqpërdorimin e sistemeve kompjuterike dhe të dhënave kompjuterike.
Një formë tjetër që mund të sulmohen qytetarët dhe bankan janë edhe përmes transaksionave bankare. Prandaj, drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija kërkon nga qytetarët të kenë kujdes se ku bëjnë blerje si dhe të kenë antivirus në kompjuterët e tyre. Ai pohon se vetëm brenda një viti, në Kosovë janë bërë afro 1 miliard transaksione bankare përmes internetit.
Në Kosovë ka njerëz të zhvilluar teknikisht, dhe fatkeqësisht që aftësitë e mira teknike nuk po përdoren për së miri, por për thyerje të websites, thotë Shpend Kurtishaj, i ri nga Kosova i cili ka arritur të gjejë dobësi të sigurisë në kompani të mëdha të internetit. Në këtë formë ai është kontraktuar nga kompani të mëdha sic janë EBAY dhe Facebook. prandaj ai inkurajon të rinjtë e talentuar që aftësitë e tyre t””i përdorin për së mbari.
Vetëdijesimi qytetarë është një prej formave që vendet e zhvilluar po provojnë të aplikojnë për të mbrojtur qytetarët e tyre të cilët çdo moment mund të jenë të sulmuar nga keqpërdoruesit e internetit.
Suedia liron policin serb të akuzuar për krime në Kosovë
Gjykata e apelit në Suedi liroi të mërkurën një ish-oficer policisë serbe, i dënuar në janar për krime lufte në fshatin Qyshk në Kosovë, në vitin 1999.
Vendimi u mor pasi një gjykatë suedeze në janar dënoi Milic Martinovicin me burgim të përjetshëm për vrasje të civilëve në fshatin Qyshk në Kosovë, në maj të vitit 1999.
Gjykata e Apelit rrëzoi vendimin e shkallës së parë të mërkurën, duke thënë se nuk janë paraqitur prova të mjaftueshme për të vërtetuar përfshirjen e Martinovicit.
“Gjykata e Apelit vendos se ka dyshime dhe rreziqe në lidhje me identifikimin. Ky është një person të cilin asnjë nga fshatarët nuk e njihnin, identifikimet u bënë disa vite pas ngjarjeve”, tha gjykata.
“Për më tepër, foto të të dyshuarit ishin shfaqur në media për disa kohë, para se të bëheshin identifikimet”, shtoi ai.
“Këto fotografi, të marra një vit para masakrës, e tregojnë në uniformë, disa herë bashkë me njerëz që dihet se kanë qenë të përfshirë në ngjarjet në Qyshk” tha ai.
Gjykata pranoi se Martinovic është përgjuar kur disa persona u arrestuan në Serbi për përfshirje në masakrën e Qyshkut dhe se regjistrimet tregonin se ai e dinte për masakrën.
“Por sipas gjykatës, përgjimi nuk vërteton se 35-vjeçari kishte marrë pjesë në masakër”, thuhet në vendim.
Martinovic u arrest në prill të vitit 2000 në Suedi pas dyshimeve se ka qenë një nga luftëtarët serbë që sulmuan Qyshkun, më 14 maj 1999.
Për krimin, Zyra e Prokurorisë Serbe për Krime Lufte ka hapur rastin për kundër 13 personave, ish-anëtarë të njësisë të njohur si “Çakallët”.
Aktpadia thotë se “Çakallët” vranë të paktën 44 persona dhe grabitën shtëpi të shqiptarëve për të hapur frike mes fshatarëve dhe për t’i detyruar të largoheshin dhe të lëviznin në Shqipëri.
Pas sulmit, më shumë se 400 fshatarë, përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar u larguan nga shtëpitë e tyre. Para konfliktit, Qyshku kishte rreth 2 000 banorë, shumica shqiptarë etnikë.
Prokuroria thotë se fshati u sulmua sepse ishte vendi i lindjes i Agim Çekut, ish-lideri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe tani ministër i Forcave të Sigurisë në Kosovë.
Gjatë sulmit, shtëpia e familjes së Çekut u dogj, ndërsa babai i tij, Hasan Çeku, u vra.
Sulmi në Qyshk ndodhi në mes të konfliktit në Kosovë mes forcave të sigurisë serbe dhe UÇK-së, dhe gjyqi është një nga rastet më të mëdha të krimeve të luftës që është mbajtur më parë në një gjykatë në Beograd.
LEXONI EDHE KËTË:
http://www.unodc.org/documents/data-and-analysis/statistics/corruption/Kosovo_Business_corruption_report_ALB.pdf
No comments:
Post a Comment